NEWBALLKAN


 
ForumiPortalli*RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Testet e matematikes, letersise dhe lendeve me zgjedhje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan


Numri i postimeve: 646
Join date: 29/02/2008

MesazhTitulli: Testet e matematikes, letersise dhe lendeve me zgjedhje   Sun Mar 23, 2008 5:05 am

Testet e matematikes, letersise dhe lendeve me zgjedhje

E Diele, 23 Mars 2008


Te gjithe maturantet, qe hamendesojne ne lidhje me pyetjet qe do t'u bien ne provimet me detyrim dhe me zgjedhje te Matures Shteterore, e kane nje zgjidhje per t'u qartesuar. Agjencia e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve, AVA, ka botuar 6 buletine me informacione te plota per kete ceshtje. Ne buletine, gjenden modele testesh per te gjitha llojet e lendeve, te cilat synojne qe te ndihmojne nxenesit per t'u perqendruar pikerisht ne mesimet qe duhen dhe qe do t'u pyeten ne provimet e Matures Shteterore. Drejtori i AVA-s, Edmond Lulja, sqaroi se ky botim eshte mundesuar nga fondet e buxhetit te shtetit dhe projekti "Cilesi dhe Barazi" ne arsim. Titujt e ketyre buletineve jane: Teste te Matures Shteterore 2006, teste te Matures Shteterore 2007, ushtrime te zgjidhura matematike, teste model, teste te standardizuara, vleresimi i arritjeve te nxenesve. Sipas drejtorit Lulja, buletinet ne fjale jane shperndare falas ne te gjitha shkollat e mesme te vendit.

Permbajtja

Ne dy buletinet e para jane perfshire testet e dhena ne provimet e detyruara dhe me zgjedhje te Matures Shteterore te viteve 2006 dhe 2007, bashke me skemat e korrigjimit dhe celesat e pergjigjeve. Buletini i trete permban ushtrime te zgjidhura matematike, qe u sherbejne maturanteve per pergatitjen e tyre per provimin e detyruar te Matures Shteterore ne kete lende. Nga ana tjeter, buletini "Teste model" u sherben mesuesve te lendeve te ndryshme si ne arsimin e mesem dhe ne arsimin e detyruar. Sipas drejtorit te AVA-s, Edmond Lulja, buletini "Teste te standardizuar" u sherben mesuesve dhe specialisteve te letersise dhe matematikes, duke u dhene atyre analizen statistikore dhe komentet perkatese per pergjigjet e dhena nga nxenesit ne provimet e detyruara te Matures Shteterore ne vitet 2006 dhe 2007. Dhe se fundmi, buletini "Vleresimi i arritjeve te nxenesve" eshte nje permbledhje artikujsh, qe trajtojne probleme te metodologjise se vleresimit ne lende dhe ne cikle te ndryshme te arsimit parauniversitar ne vendin tone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 

Testet e matematikes, letersise dhe lendeve me zgjedhje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN ::  :: -