NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pranvera politike e Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Pranvera politike e Shqipėrisė   Sat Mar 15, 2008 8:41 pm

Pranvera politike e Shqipėrisė

Presidenti amerikan Xhorxh Bush pritet tė rithėrrasė nė Zagreb liderėt e Shqipėrisė, Maqedonisė e tė Kroacisė, si vendet qė do tė marrin ftesėn pėr t’u anėtarėsuar nė NATO. Kryeministri Sali Berisha paralajmėroi dje se kjo pranverė do tė sjellė rezultate tė prekshme edhe pėr lėvizjen pa viza tė shtetasve shqiptarė drejt vendeve tė hapėsirės “Shengen”


Presidenti Bush ka nė plan tė vizitojė Ukrainėn, Rumaninė dhe Kroacinė dhe tė takohet me udhėheqėsit e kėtyre vendeve nė kuadrin e udhėtimit tė tij muajin e ardhshėm pėr takimin e NATO-s nė Bukuresht. Shtėpia e Bardhė nxori pak detaje dje pėr itinerarin e Presidentit Bush. Ai do tė shkojė fillimisht nė Kiev dhe do tė takohet mė 1 prill me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainės. Zoti Bush do tė qėndrojė nė kryeqytetin e Rumanisė, Bukuresht pėr tri ditė dhe do tė takohet me udhėheqėsit e Rumanisė, si edhe do tė marrė pjesė nė takimin e nivelit tė lartė tė NATO-s, qė fillon mė 2 prill. Mė pas, presidenti Bush do tė shkojė nė Kroaci. Nė deklaratėn e Shtėpisė sė Bardhė thuhet se udhėheqėsi amerikan do tė takohet me udhėheqėsit kroatė, si edhe me “udhėheqėsit e atyre vendeve pėr tė cilėt udhėheqėsit e NATO-s do tė vendosin tė bėjnė ftesa pėr anėtarėsim nė NATO, gjatė takimit tė Bukureshtit”. Nė njoftimin e Shtėpisė sė Bardhė thuhet se transformimi i vazhdueshėm i NATO-s ka qenė njė sukses historik nė konsolidimin e Aleancės, pėrmes nxitjes sė paqes dhe sigurisė, si edhe pėrparimit tė lirisė dhe demokracisė nė Evropėn Qendrore dhe Lindore. Vizita e Presidentit dhe zonjės Bush nė Ukrainė, Rumani dhe Kroaci, vazhdon mė tej njoftimi do t’i vėrė theksin rėndėsisė sė forcimit tė njė Evrope tė bashkuar, tė lirė dhe nė paqe
Berisha: Kėtė pranverė shqiptarėt hyjnė nė njė tjetėr zhvillim tė madh/Kreu i qeverisė Sali Berisha, duke pėrcjellė urimet e tij me rastin e Ditės sė Verės, deklaroi se kjo pranverė po i gjen shqiptarėt mė tė afirmuar me Evropėn dhe mė pranė realizimit tė synimeve luajale pėr anėtarėsim nė NATO dhe BE. Nė kėtė drejtim, kryeministri Berisha e cilėsoi vitin 2008, si mė tė suksesshmin pėr Shqipėrinė nė sajė tė pėrkushtimit dhe punės madhore qė ekzekutivi shqiptar ka pėrmbushur gjatė afro tre viteve tė fundit tė qeverisjes. Kėsisoj, ai deklaroi se kėtė pranverė shqiptarėt hyjnė me njė zhvillim tė madh. Nė kėtė drejtim, Berisha vuri nė dukje se pas hapjes sė negociatave me Bashkimin Evropian dhe nėnshkrimin e marrėveshjes pėr regjimin e vizave, qytetarėt e tė gjithė Shqipėrisė, nė fund tė kėtij procesi, do tė mund tė udhėtojnė pa viza nė hapėsirėn politike mė tė gjerė nė botė, atė tė BE-sė. “Ne hyjmė nė kėtė pranverė me njė shpresė tė madhe se java e parė e prillit do tė jetė java nė tė cilėn ne, nė Bukuresht, do tė mund tė marrim ftesėn pėr anėtarėsimin e plotė tė vendit nė NATO”, vijoi Kryeministri. Ndėrkohė, gjatė njė takimi me Ambasadorin e Hungarisė nė NATO, Zoltan Martinus, Kryeministri Berisha mori garancinė se Hungaria do ta mbėshtesė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO gjatė samitit tė Bukureshtit. Ambasadori Martinus, vlerėsoi arritjet mbresėlėnėse dhe performancėn shumė tė mirė tė qeverisė shqiptare nė realizimin e reformave integruese. Berisha garantoi se Shqipėria do tė bėjė ē’do pėrpjekje pėr tu bėrė pjesė e aleancės gjatė muajit prill. Ambasadori Martinus, vlerėsoi arritjet mbresėlėnėse dhe performancėn shumė tė mirė tė qeverisė shqiptare nė realizimin e reformave integruese. Ai deklaroi se “perspektiva e Shqipėrisė pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė Samitin e Bukureshtit ėshtė shumė e mirė”. Kryeministri informoi mbi reformat e ndėrmarra nga qeveria nė funksion tė zhvillimit tė vendit dhe tė integrimit euroatlantik tė tij, duke theksuar se “tashmė nė vend ekziston njė klimė shumė e mirė bashkėpunimi dhe po ecet pėrpara me reformėn nė fushėn e drejtėsisė, si dhe po punohet bashkėrisht me opozitėn pėr reformėn elektorale, tė cilat konsiderohen reforma shumė tė rėndėsishme pėr procesin e integrimit”. Kryeministri theksoi se dy projektet madhore tė qeverisė dhe shtetit shqiptar janė integrimi nė NATO dhe BE. Ambasadori hungarez nė NATO vlerėsoi rolin konstruktiv dhe moderues tė Shqipėrisė nė rajon, nė funksion tė forcimit tė stabilitetit dhe sigurisė, si dhe shprehu mirėnjohjen e “NATO-s pėr pėrfaqėsimin dinjitoz tė vendit tonė nė misionet paqeruajtėse pėrkrah NATO- s, nė Afganistan, Irak, Bosnje”. Nė takim, tė dy personalitetet diskutuan edhe pėr zhvillimet nė rajon, veēanėrisht zhvillimet nė Kosovė. Kryeministri Berisha theksoi se pavarėsia e Kosovės ėshtė kusht thelbėsor pėr stabilitetin dhe sigurinė e gjithė rajonit.
Hungaria: Shqipėria me arritjet pozitive, e meriton plotėsisht tė jetė edhe “de jure” anėtare e NATO-s/Ambasadori hungarez nė NATO, Zoltan Martinus, duke vlerėsuar progresin dhe arritjet pozitive tė Shqipėrisė nė kuadėr tė pėrmbushjes sė detyrimeve pėr integrim nė Aleancė deklaroi dje se Shqipėria e meriton plotėsisht tė jetė de jure anėtare e NATO-s. Gjatė njė takimi me Presidentin e Republikės, Bamir Topi, ambasadori hungarez vuri nė dukje se vendet anėtare tė NATO-s janė tashmė tė bindura qė Shqipėria me arritjet pozitive dhe pjesėmarrjen e saj aktive nė sigurimin e paqes gjatė operacioneve tė NATO-s, sidomos nė Afganistan, e meriton plotėsisht tė jetė anėtare edhe de jure e Aleancės politike dhe ushtarake tė Atlantikut Verior. Nga ana e tij, Presidenti Topi, duke vlerėsuar mbėshtetjen qė Hungaria po i jep integrimit tė vendit tonė nė NATO, deklaroi se ecuria pozitive e Shqipėrisė drejt pėrmbushjes sė aspiratės sė saj integruese nė strukturat euroatlantike, po e bėn kėtė njė fakt tė kryer, pasi Shqipėria ka mundėsinė mė madhore qė gjatė samitit tė Bukureshtit tė bėhet pjesė e aleancės. Ai theksoi jo vetėm kryerjen e reformave tė rėndėsishme si reforma nė drejtėsi e ajo zgjedhore, konsensusin e gjerė tė forcave politike, por edhe mbėshtetjen e mbarė shoqėrisė shqiptare pėr arritjen e kėtij objektivi me rėndėsi strategjike kombėtare. Kreu i shtetit nėnvizoi faktin se, gjatė bashkėpunimit me Aleancėn e Atlantikut Verior, Shqipėria ka vepruar si anėtare de facto edhe nė kuadrin e Kartės Adriatik 3, duke marrė pjesė intensivisht edhe nė misionet paqeruajtėėse anembanė botės, si nė Irak, Afganistan dhe Bosnjė dhe tani vendi ynė pret i sigurt marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nga Samiti i ardhshėm i NATO-s nė Bukuresht. Presidenti i Republikės, pasi vlerėsoi rolin moderues tė Shqipėrisė nė rajon nė shėrbim tė paqes dhe qėndrueshmėrisė afatgjatė, theksoi se pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, shtetit tė ri, demokratik e shumetnik, tė gjitha vendet e Ballkanit e kanė projektuar tė ardhmen e tyre tė sigurt nė gjirin e familjes sė madhe euroatlantike. Ambasadori hungarez, Martinus, e siguroi Presidentin Topi se mbėshtetja e Hungarisė do tė jetė e vazhdueshme nė drejtim tė pėrmbushjes sė aspiratave integruese tė Shqipėrisė, sepse rruga drejt BE-sė kalon nga NATO dhe zgjerimi i saj edhe me vendet e Kartės “Adriatik 3” do tė ishte edhe nė interesin e vetė Aleancės dhe rritjen e sigurisė e qėndrueshmėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Pranvera politike e Shqipėrisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: