NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?   Thu Mar 23, 2017 10:48 am

Ēmendet Biba i KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me votim 4 me 3 vendosi qė tė shqyrtojė tė 21 funksionarėt pėr zyrtarėt e lartė, 13 deputetė dhe 8 kryetarė bashkie qė nuk kanė deklaruar tė gjitha tė dhėnat nė formularėt e dekriminalizimit.

Riverifikimi i formularėve pėr deputetėt dhe kryebashkiakėt po bėhet rast pas rasti.

Fillimisht pėrfaqėsuesit e PD nė KQZ, kėrkuan shqyrtimin e vetėm dy kryetarėve tė bashkive Adriatik Zotkaj dhe Termet Peēit, pėr tė cilėt prokuroria ka kėrkuar ndėrprerjen e mandatit.

Drejtoresha juridike e KQZ, Dėshira Pasko ka deklaruar se u vendosėm nė lėvizje, pasi dolėn fakte tė reja.

'Artan Gaēi nuk ka treguar pėr hetimin pėr kontrabandė pėr tė cilin ėshtė shpallur i pafajshėm nga gjykata" u shpreh ajo.

Nė shqyrtimin qė po bėhet rast pas rasti, Asllan Dogjani, pjesė e listės me 13 deputetėt nuk ka deklaruar njė hetim penal pėr shpifje pėr tė cilin ėshtė shpallur i pafajshėm, por ai u shpreh se "Ilir Meta nuk e ka deklaruar nė formular qė ka qenė nė hetim nga gjykata e Lartė.

E cila nuk dha kurrė vendim tė formės sė prerė pėr tė. Vetėm nė atė rast duhet shkruar ne formulat".

Pėrsa i pėrket rastit tė deputetit Sali Berisha, i cili ka ndryshuar gjeneralitetet, pėrfaqėsuesi i PD, Ivi Kaso u shpreh se "E ka bėrė gabim Gjendja Civile, diku me 'h' e diku pa 'h'. Nuk e ka ndryshuar asnjė herė emrin.

Ndėrsa pėr kryebashkiakun e Poliēanit, juristėt e KQZ u shprehėn se Adriatik Zotkaj ėshtė nė kushtet e ndalimit tė mandatit.

Debati pėr Zotkajn
Avokati i Zotkajt: Mund tė kishte qenė dhe 400 herė tė tjera nė burg por nuk ėshtė subjekt i atij ligji.

Hysen Osmanaj: Ėshtė patjetėr!

Avokati: Prokuroria shoė, ndėrsa ju e keni analizuar mė herėt dhe thoni se nuk ishte subjekt.

Denar Biba: Nuk i kemi futur tė gjithė subjektet nė njė thes

Rasti i Tėrmet Peēit
KQZ:Tėrmet Peēi nuk ishte nė kushtet e ndalimit tė mandatit. Prokuroria na kėrkoi tė bėnim njė hetim tė ri mė tė thelluar.

Tėrmet Peci sipas prokurorisė ėshtė nė kushtet e ndalimit tė mandatit. Nuk ka deklaruar dėnimin me gjobė nė formularin e parė, por ka sjellė shtesė.

Nė tė gjitha rastet ėshtė nė kushtet e ndalimit tė mandatit se nuk ka deklaruar tė dhėnat.

Gėzim Veleshnja: Pėr mua tė gjitha rastet janė tė tė njėjtės natyrė me ato dy qė ka sjellė prokuroria dhe vendimi duhet tė jetė i njėjtė.

Klement Zguri: Nuk ka bazė ligjore, futen persona qė nuk kane lidhje nė njė thes me kriminelet. Asgjėsuam ligjin e dekriminalizomit.

Hysen Osmanaj: Cdo vendim qė merret sot ėshtė nul, kemi pėrfshirė krimet penale me gabimet nė gjendjen civile. Tė ndahet shqyrtimi dhe vendimit pėr Zotkajn dhe Pecin me pjesėn tjetėr tė deputetėve.

Tre anėtarėt e propozuar nga opozita nė KQZ janė larguar nga mbledhja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: