NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 USA:KQZ, pergjegjese partite qe terhoqen anetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: USA:KQZ, pergjegjese partite qe terhoqen anetare   Thu May 30, 2013 5:45 am

Partite qe kane terhequr perfaqesuesit e tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet te mbajne pergjegjesi si per funksionimin e ketij institucioni ashtu dhe per faktin nese KQZ eshte ne gjendje apo jo te certifikoje rezultatin e zgjedhjeve kur duhen se paku pese anetare nga shtate gjithsej. Pohimin e beri dje pasdite, Drejtori per Europen Qendrore dhe Jugore ne Departamentin Amerikan te Shtetit, Jonathan Moore ne nje takim me gazetare dhe opinioniste.

Takimet me politikanet

Ne perfundim te takimeve me lideret politike, z. Moore, tha se do te ishte mire qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te plotesohej, por per cdo rast zyrtari i SHBA-ve tha se ajo mund te mbetet edhe me kater anetaret ekzistues qe i quajti funksionale.

“Situata me pozitive do te ishte qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, te ishte plot me 7 anetare, shpresojme qe kjo do te ndodhe, jane vetem 4 anetare aktive. Kjo mund te zgjidhet shpejt, ose mund te mos zgjidhet. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do i japin vemendje te shtuar te gjithe procesit te zgjedhjeve, do monitorojme edhe situaten parazgjedhore”, - vleresoi dje Moore, duke u shprehur ne lidhje me problematiken ne KQZ, pas konsumimit te bisedave me lideret kryesore politike ne vend. Por nga ana tjeter, zyrtari i SHBA tha se ka edhe institucione te tjera me rendesi ne zgjedhje si Kolegji Zgjedhor, ndaj ftoi shqiptaret te jene besimplote. “Por dua te them se ka edhe institucione te tjera me rendesi si Kolegji Zgjedhor, qe mund te vleresoje procesin e zgjedhjeve. Ne duam qe votuesit te kene besim te plote tek institucionet qe merren me menaxhimin e zgjedhjeve”, -komentoi Moore, per mundesine e funksionimit te KQZ-se me kater anetare deri ne perfundim te zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit. Moore siguroi se SHBA-te do t’i japin vemendje te madhe jo vetem procesit zgjedhor por edhe pas zgjedhjeve te 23 qershorit.

Konferenca me mediat

Zyrtari i larte amerikan pohoi se politika eshte shume e veshtire ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera, duke shtuar se ka shembuj ku kompromisi eshte i mundur dhe “ndoshta do ta shohim kete neser ne Parlament me votimet per te ardhmen europiane ne Shqiperi”. Kurse me tej u ndal ne ngercin e KQZ, duke qartesuar: “Parti te tjera qe kane terhequr perfaqesuesit e tyre nga KQZ-ja kane gjithashtu disa pergjegjesi per funksionimin e ketij institucioni, vecanerisht ne lidhje me rolin e KQZ-se dhe te qenit e saj ne gjendje qe te certifikoje rezultatin, per te cilin duhen pese anetare”.

Ne biseden me gazetare, z.Moore beri dhe nje apel: “Qytetaret e Shqiperise duhet te jene te informuar per partite dhe kandidatet individuale dhe te marrin pjese ne zgjedhje. Nuk eshte nje mekanizem i perkryer. Einston Churchill ka thene qe “demokracia eshte forma me e keqe e qeverisjes, pervec te gjitha formave te tjera qe jane provuar”. Ne ne SHBA kemi gezuar demokracine per 250 vite dhe procesi yne eshte ende ne zhvillim. Ne do te donim qe qytetaret e Shqiperise te votojne sipas zgjedhjes qe bejne ata”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
USA:KQZ, pergjegjese partite qe terhoqen anetare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: