NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Urrejta veriore- fetare e Edi Rames.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Urrejta veriore- fetare e Edi Rames.   Mon May 27, 2013 2:18 am

Urrejtjen krahinore dhe fetare, fatkeqesisht Edi Rama po e shfaq me nje dredhi te fshehur, gjoja te rastesishme, por me efekte krejt negative, si asnjehere tjeter, sidomos ne fushatat elektorale. Kjo, po krijon nje precedent me djallezi tinezare brenda, aq sa shqiptaret me mision per tu bashkuar si komb ne BE, ndjejne luhatjet e nje kandidat-politikani, ne vrapin per ti ndare, duke pare se njeriu me sloganin “Tradheti””, po anon fort nga e keqja. Dhe dje ne Vlore, u betua se nuk do te tradhtoje, sikur te kerkonte falje se keshtu di te sillet per tradhti te perseritur, por me kete deklarate shfaqi dyshimin e shume te tjereve, e shume bashkepunetoreve, te cilet kane ndjere ne punen me te, te kunderten e asaj deklarate bere nga Vlora. Thjesht, mendimi i pare per t’u thene, eshte se ky piktor i tronditur ne mendje, nuk e ka aspak seriozisht, me qytetaret, qofshin keta socialiste dhe demokrate. Turpi kete here sigurisht nuk eshte krejt mavi, ngjyra e shartuar e partise se vjeter. Jo, dikush nga vete Partia Socialiste, duhet t’ia kujtoje se veriu, jugu, lindja dhe perendimi, myslimanet, katoliket, ortodokset, te gjithe se bashku kane nje fe te perbashket, nje atdhe te perbashket, nga rrenojat e mijera viteve, ate te Pashko Vases, perkatesise se tyre etnike, nga ju buron edhe emri i mbijeteses dhe ekzistences sone ne qindra e mijera vite gjak te derdhur, jane shqiptare. E kjo, i ka bere te jene model ne planet per harmoni fetare dhe krahinore, duke sherbyer si rast krahasues ne te gjitha raportet nderkombetare. Ky eshte nje aset i lindur i shqiptareve, te cilin nuk mund ta vjedhe askush, pavaresisht nese eshte lider,apo kandidat lider. Ky eshte nje cak, ku nje njeri me pese grame mend, nuk duhet te hyje,nese pretendon te marre respektin e se paku qytetareve te ketij vendi. Populizmi pa kufi dhe tentativa per te mbjelle sa me shume mjegull, e ka bere kreun e opozites, te kandidoje serish per te njejtin vend, te mbetet perseri ne opozite. Ketu eshte caku ku ai mendon te qendroje, pa per te tjeret, merita nuk ka akses dhe aksione elektorale. Kur Rama ngulmonte si ish-kryebashkiak per te bere mbikalimin te Zogu i Zi, peshperitjet e stafit te tij ishin cinizem dhe shperfillje, teksa shperndante nen dore mesazhin, se duhet te ve nje kufi per cecenet, ata te ardhurit andej. E ne kontekstin andej emertonte ashtu si po ben sot veriun. Kjo trashesi turpmbushur komunikimi, nuk ka asnje permase te nje lideri, por te nje perpjekje shume hileqare te krijoje ndarje, te shperfille njerezit. Ne takimet e bera ne Paskuqan dhe ne Kamze, por edhe ne disa te tjera me heret, kemi pare Edi Ramen ti kthehet temes se veriut e te jugut, por me nje tentative perfshirje edhe te paret e tij, te cilet paradite jane nga veriu, e pasdite nga jugu, ne mengjes myslimane, ne dreke katolike, e ne darke ortodokse. Eshte shtyre deri ne katerqind vjet ne histori per te gjetur ndonje damar, ku stergjysher te gjysherve te tij, kane qene nga Mirdita, nga Shkodra, nga Tropoja, ndoshta dhe nga Dibra, por dallget e jetes se te pareve, e kane shtyre tutje ne jug, ne Himare, e keshtu ai qenka perzier si produkt i hershem verior, rastesisht rene ne jug, duke qene njekohesisht nga te gjithe trevat e Shqiperise ne keta peseqind vjet. Ka potencuar lidershipin e ngushte te tij, si pjese e ndare e nje pakice fetare, duke mos bere kujdes se kjo eshte pjekja e dyte e pa mencur ne Shqiperi. Nje rrekje e perseritur te shtiret sikur eshte larg myslimaneve, se keshtu ngjan me i pranueshem ne Evrope, duket si perendimor, ndonese eshte strukturuar ne permbajtje plotesisht ndryshe dhe jo maturisht. Duke dashur te behej verior ne Kamze, e sterjugor ne Vlore, Rama ka nisur te ngaterroje rrethet, e te mos ndaje se ne cdo takim qytetaret jane bashkuar pa e vrare aspak mendjen se nga jane e cfare besimi kane, thjesht per te degjuar nje oferte, nje pjese programi, per ta marre ne konsiderate nese vlen per tu votuar apo kundershtuar. Duke dialoguar ai pyeti ne nje nga keto takime, se “Kush jua pushkatoi gjyshin une apo Pjerin Nderu?”. Mendje tjeter kjo per tu shtirur si naiv ndaj te persekutuarve. C’eshte kjo, mundohej Rama t’u mbushte mendjen banoreve ne Kamze e Paskuqan, se ai ishte axhami e s’dinte c’kishte ndodhur. Perse ai eshte nga veriu ju paska ne xhep e u dashka ta votoni???!!!! Po zoti Rama, Havzi Nelen e pushkatoi bashkerisht me te tjeret yt ate, si nje nga firmetaret plotesisht dakord per te ekzekutuar te riun e fjales se lire ne nje moshe dhe bindje krejt te pafajshme dhe kulmore ne pranveren e jetes. Sepse ti nuk kishe mundesi fizike te ishe vendimmarres, por Kristaq Rama po, sic dokumentacioni ne arkivat e dosjeve te Sigurimit te Shtetit, ofrojne hapur pas zbardhjes se pjesshme, tashme publikuar ne shtyp gjate dhe me detaje. Tjeter mungese serioziteti ne kete fushate eshte edhe kapitulli i Dajres. Ne takimin e bere ne Tirane per te prezantuar kandidatet e opozites,Edi Rama u nis me orkester sigurisht ne autobus dhe gjate gjithe kohes i binte dajres duke kercyer e kenduar, bashke me ahengxhinjte disi te murrme ne cehre. Ekzaltimi i nates se rremujshme e beri te kaperceje pragun dhe nje nder refrenet e dajres ishte ...e te votosh tre ligjet me kolone zanore gjithnje.. ra faja prej fikut..., te kenges dasmore te Shqiperise se mesme. ...duke e bere komike dhe njeheresh cinike trajten e permbajtjes se ofertes evropiane per Shqiperine. Madje ne gjysme dite kete kenge dalldie socialistet e hodhen ne You Tube, por te nesermen dikush me i kthjellet se kryetari e krasiti nje minute kengen, pikerisht duke hequr refrenin e saj ku ai dhe orkestra recitonte me kolone zanore dajren, per tre ligjet. Njeriu i fshehur nen petkun e urrejtjes krahinore dhe fetare, eshte me rrezik per vendin, ndaj shqiptaret kane ndare mendjen te mos e lene te shkoje me larg se ne opozite. Shqiptaret nuk dine te ndahen as gjeografikisht as ne besim, kjo eshte jeta e tyre, pavaresisht fushatave elektorale...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Re: Urrejta veriore- fetare e Edi Rames.   Mon May 27, 2013 4:05 am

pale Sleep
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Urrejta veriore- fetare e Edi Rames.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: