NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hiqen Vizat me SHBA: ne mandatin e trete te Berishes.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Hiqen Vizat me SHBA: ne mandatin e trete te Berishes.   Wed May 15, 2013 1:20 am

Pas heqjes se vizave me vendet e Bashkimit Evropian, kreu i qeverise premton edhe heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kryeministri Sali Berisha tha dje nga Durresi ne celje te fushates elektorale te Partise Demokratike ne kete qytet, se pas heqjes se vizave me Evropen, me reforma te thella do te hiqen vizat edhe me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. “Me reforma te thella, ne hoqem vizat me Europen, me reforma te thella do te heqim vizat me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ju do te levizni te lire ne mbare boten. Ne na besojne. Ne jemi serioze.”, - tha Berisha para qindra te pranishmeve ne mitingun festiv. Sipas tij, ne 23 qershor shqiptaret tek kutite e votimit kane dy alternativa. Alternativen e djathte, te bazuar sipas tij ne vlerat me te mira, per punesim dhe per integrimin e vendit si dhe alternativen e majte, te bllokimit, kaosit dhe shkaterrimit te vendit. “Alternativa tjeter eshte ajo e rritjes se taksave, e shkaterrimit te vendeve te punes e ndalimit te investimeve te huaja ne vend. Ata duan qe shqiptaret te punojne per qeverine, ne kemi alternativen qe qeveria te punoje per shqiptaret. Edi Rama perdor mashtrimin, trillimin, vetem qe te merzise zgjedhesit, te ngjalle tek ata deshperimin sic e ka shpirtin vete. Sepse te vish ketu, ne Diten e Evropes, pasi e ke demtuar vendin tend, dhe te betohesh per integrimin, Evropen, eshte ose Nastradin ose hipokrit i lindur dhe i pa shprese”, - akuzoi kreu i qeverise kundershtarin e tij. Ai e konsideroi mitingun e djeshem festiv ne Durres, si zbarkimin e uraganit te fuqishem te fitores se 23 qershorit, uraganin e vazhdimit perpara drejt nje mandati te trete qeverises. Berisha siguroi se Partia Demokratike dhe deputetet e saj kane dhe do te kene ne qender te punes dhe programit te tyre qytetarin. Kryeministri shtoi se PD shkon ne zgjedhje me programin me te shkelqyer dhe konkret per punesimin e shqiptareve. Sipas tij, punesimi eshte qellimi me madhor i programit ekonomik. Ndersa opozita ofron vetem bllokimin. “Ju bej thirrje te dashur miq, qe jeni ne kete shesh, mendoni si ka mundesi, 22 vjet me radhe, te gjitha ngjarjet e medha te integrimit, anetaresimi ne Keshillin Evropian, ne NATO, MSA, propozimi i statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, te lidhen vetem me emrin e Partise Demokratike?Ne nuk kemi qene 22 vite ne pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opoziten, por kemi qene ne mbeshtetje te fuqishme te integrimit. Dhe si ka mundesi qe partia tjeter, ajo Socialiste ne 22 vite, nuk ka.. qofte edhe nje firme per integrimin e Shqiperise drejt Botes Perendimore. Nuk ka sepse, ne krye te partise ishin bolshevike te vertete, nuk firmosen”, - vijoi kreu i qeverise.

Cara kerkon votat e Durresit per mandat te 3-te

Ne emer te Partise Demokratike, deputeti i Igli Cara, kerkoi dje nga Durresi qe ne 23 qershor, te votoje kete force politike per marrjen e nje mandati te trete. “Te dashur qytetare, ta hapim kete miting te fitores ne 23 qershor me nje mireseardhje durrsake per Kryeministrin e vendit, kreun e Partise Demokratike, Sali Berisha. Ne kerkojme voten per mandatin e trete, sepse kontrata jone me qytetarin dhe per qytetarin vijon dhe do te vijoje edhe pas 23 qershorit drejt nje mandati te trete”, - u shpreh Cara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Hiqen Vizat me SHBA: ne mandatin e trete te Berishes.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: