NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ps si PASOK, shkon drejte shperberjes .

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Ps si PASOK, shkon drejte shperberjes .   Wed May 08, 2013 8:06 am

PS si PASOK, shkon drejt shpėrbėrjes

Partia Socialiste po shkon drejt zgjedhjeve tė 23 qershorit e pėrēarė si asnjėherė tjetėr. Debate, kritika, akuza pėr blerje tė vendeve nė lista dhe grushtat kanė shoqėruar hartimin e 140 kandidatėve tė PS-sė. Nė mbrėmjen e sė hėnės, pasi iu komunikua drejtpėrdrejt moskandidimi, i pari qė ka shpallur largimin dhe kandidimin si i pavarur, po si njė kandidat i majtė nė Qarkun e Vlorės, ishte Arben Malaj. Mė pas, nga selia e PS doli i irrituar Arben Isaraj i pėrjashtuar dhe pas tij dolėn duke u konfrontuar fizikisht, Shkėlqim Cani dhe Ardit Kaja. Kjo ishte panorama e selisė sė Partisė Socialiste mesnatėn e tė hėnės, ndėrsa njė ditė mė pas, kur u bėnė edhe zyrtare listat, drejt kryetarit socialist, Edi Rama janė lėshuar njė sėrė akuzash si i korruptuar, kryetar kooperative apo neodiktator. Ilir Gjoni ėshtė njė nga emrat mė tė njohur nė radhėt e socialistėve qė nuk u pėrfshi nė skuadrėn e Ramės. Pėrmes njė statusi nė Facebook, Gjoni pohon se kryetari nuk i ka shpjeguar pse e la, siē shprehet, jashtė "kooperativės sė tij, qė gjithsesi ngeli e tipit tė ulėt". Gjoni shkruan se Rama ka disa ēėshtje personale me tė. "Kjo ma lehtėson shumė punėn, shton deputeti socialist, pasi qyqari nuk e di se fisi dhe miqėsia ime nga veriu nė jug mund ta mbysin vetėm me pėshtymė, pavarėsisht gjatėsisė sė tij". Kryesia socialiste vendosi tė lerė jashtė kandidimit edhe Arben Isaraj, Marko Bello, Albert Ēaēi, Alfred Dalipi. Nė listėn kombėtare tė PS-sė nuk figuron emri i kryetares sė FRESSH-it, Elisa Spiropali, edhe pse moskandidimi i saj, ishte paralajmėruar me protesta nga njė grup i madh tė rinjsh tė kėtij forumi. Nė njė njoftim nė rrjetin social Facebook, Spiropali shpreh keqardhjen pėr mospėrfaqėsimin e tė rinjve socialistė nė Kuvendin e Shqipėrisė. Spiropali shkon edhe mė tej kur flet pėr klientelizėm, arrogancė dhe korrupsion nė hartimin e listave nga kreu i PS, Edi Rama. "Ju qė mė keni shkruar mesazhe aq tė ndjera dhe aq tė bukura pėr mospėrfshirjen time nė listat zgjedhore tė Partisė Socialiste dhe gjithė tė tjerėt, jua them me shpirt: Unė, Elisa Spiropali nuk jam nė politikė pėr ta kaluar kohėn duke pritur tė mė heqin a vėnė emrin nėpėr lista. Unė ndjej se kam bėrė shumė rrugė drejt zemrave tuaja. Ky fakt ėshtė pėr mua njė frymėzim i ashtershėm. Si kryetare e FRESSH-it, duke kėrkuar, aq sa mė pėrket, ndjesė qė FRESSH nuk do tė pėrfaqėsohet nė Parlamentin shqiptar, shpreh keqardhjen dhe indinjatėn time pėr faktin se mijėra tė rinj idealistė, dinjitozė, seriozė, atyre vetė u ėshtė ngushtuar hapėsira pėr tė garuar dhe pėrfaqėsuar dhe as nuk do tė kenė model tė tyre pėrfaqėsimi nė Parlament pėrmes angazhimit dhe kontributit. Lejomėni t'u them gjithashtu, se e ndjej pėr detyrė qė shumė shpejt tė vij aty ku jeni ju miqtė e mi tė panumėrt anembanė Shqipėrisė. Pėr t'ju shprehur mirėnjohjen time pėr bashkėpunimin qė kemi patur pėr tė ērrėnjosur sistemin e urryer klientelist, arrogant dhe korruptiv qė ka kapur pėr fyti Shqipėrinė tonė nė ēdo qelizė tė saj, si dhe pėr ta ēuar mė tej kėtė betejė tė mundimshme, por jo tė pamundur", shkruan e irrituar Spiropali. Ndėrkohė, anėtari i Kryesisė, Arben Isaraj, gjithashtu i lėnė jashtė listave e ka cilėsuar Ramėn si mosmirėnjohės. "Nė politikė, si dhe nė shoqėri, lumturia ėshtė si e vėrteta: nuk mund ta kesh, duhet tė jesh", shkruan Isaraj nė profilin e tij. Isaraj thekson se pėr tė, lidhja e vetme mes lumturisė politike dhe ndėrgjegjes politike ėshtė mirėnjohja, shprehet Isaraj. Pėrplasje me Edi Ramėn pėr shkak tė largimit nga lista tė eksponentėve socialistė me peshė nė elektoratin e majtė ka patur edhe deputeti Fatmir Xhafaj. "Unė nuk jamė dakord me kėtė listė", ėshtė shprehur ai kur Edi Rama ka prezantuar emrat nė lista.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Ps si PASOK, shkon drejte shperberjes .
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: