NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rama,fjale e genjeshter

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Rama,fjale e genjeshter   Mon Mar 04, 2013 12:36 am

Fushata e Edi Ramės ėshtė e mbushur me gėnjeshtra tė pacipa. Kritikohet INSTAT-i se nuk certifikon realitetin e zi qė ata dėshirojnė, kritikohet policia pse ka shėnuar rekord tė zbardhjes sė krimeve dhe kritikohet qeveria pse ka njė rekord tė investimeve publike. Nė fjalėt e Ramės pėr aleatėt spikat hileja, nė marrėdhėniet e Ramės me biznesin spikat arroganca, ndėrkohė qė nė pėrgjėrimet e Ramės pėr tė majtėn, zbulohet gėnjeshtra, si njė refren i fushatės sė opozitės..

Kreu i PS-sė Edi Rama gjatė njė konferencė nė rrjetin social “Tuiter” siguroi se pavarėsisht prurjeve tė reja nė parti, deputetėt socialistė aktual nuk do tė ndryshojnė. Nė fakt, kjo ėshtė gėnjeshtėr e pastėr pasi blerjet e reja tė Edi Ramės nė PS janė pėr listat e kandidatėve pėr deputet nė pragun e sigurt, ēka do tė thotė spostim tė deputetėve aktualė. Vendi i blerjes sė re tė PS, Ilirian Celibashi nė listėn pėr deputet duhet tė jetė i sigurt, pėrderisa Rama e konsideroi si “njė vlerė tė shtuar tė Kuvendit tė ardhshėm”. Kėtė fat pat edhe deputeti Skėnder Hasa nė Peqin qė u spostua nga Alfred Peza, po ashtu u mėnjanua Asllan Dogjani pėr t’i lėnė vendin Vexhi Muēmatės. Megjithatė nė konferncė Edi Rama pyetjes se a do mjaftonte njė mandat si kryeministėr pėr tė rimėkėmbur vendin, me anė tė “Rilindjes Kombėtare”, i pari i socialistėve u pėrgjigj se mandati i parė do shėrbejė pėr tu kthyer besimin shqiptarėve. Kėto fjalė tė pėrgjithshme “rikthim besimi” s’janė asgjė pėrballė fushatės qė Edi Rama po bėn pėr tė nxirė realitetin duke u shitur nė mediat si shpėtimtar i kombit nėpėrmjet Rilindjes. Ai kritikon INSTAT-i se nuk certifikon realitetin e zi qė ata dėshirojnė. Ish-deputeti i PS, Ilir Beqja thotė se tė dhėnat e Institutit tė Statistikave nuk janė nė pėrputhje me realitetin, por nuk thotė sesi e mat ai realitetin faktik pėrderisa tė dhėnat statistikore tė institucioneve janė pėr tė certifikuar njė realitet tė caktuar. Po kėshtu Edi Rama kritikon policinė nė vend tė sensibilizohet dhe tė denoncojė krimin. Ai kritikon policinė e Shtetit pse ka shėnuar rekord tė zbardhjes sė krimeve dhe kritikohet qeveria pse ka njė rekord tė investimeve publike. Ai ēdo ditė flet ndryshe nga njė ditė mė parė. Njė herė i quan vegla tė pushtetit si LSI-nė e pastaj i kėrkon nė koalicion, Bamir Topit i tregon rrugėn qė tė ndjek sikur ta kishte mentor politik, ndėrsa PBDNJ e orienton sikur e ka nėn sqetull, edhe pse fut nė koalicion faqezinjtė qė sulmojnė Vangjel Dulen. Nė fjalėt e Ramės pėr aleatėt spikat hileja, nė marrėdhėniet e Ramės me biznesin spikat arroganca, ndėrkohė qė nė pėrgjėrimet e Ramės pėr tė majtėn, zbulohet gėnjeshtra, si njė refren i fushatės sė opozitės. Edi Rama ėshtė i papėrgjegjshėm nė deklarata sepse i ndryshon ēdo ditė. Ai flet pėr pavarėsi njerėzish e institucionesh e tė “pavarurve”, ndėrsa fut nė listat e kandidatėve tė PS ish-kryetarė tė KQZ, ish-prokurorė tė Republikės, ish-gazetarė qė gjithė kėto vite zbulohet se vėtėm tė pavarur nuk paskan qenė pėrderisa simpatizonin Edi Ramėn. Sidoqoftė njė gjė ėshtė e sigurt, Shqipėria e gėnjeshtėr pėr tė cilėn flet Edi Rama ekziston sepse kėshtu mendon Edi Rama. Shqipėria reale ėshtė ajo qė ngrihet nė mėngjes dhe shkon ēdo ditė nė punė, qė paguan taksat pavarėsisht se iu thuhet se do t’ju heqim taksat, pasi ata e dinė mirė se Shteti me taksa mbahet dhe jo me fjalė e gėnjeshtra politike. Shqipėria reale ėshtė ajo qė kėrkon marrjen e statusit tė vendit kandidat dhe jo qarkun e Fierit, pėr shembull. Shqipėria reale ėshtė ajo qė kėrkon qė shtetit tė mos ndėrhyjė nė tregun e lirė, ashtu siē kėrkon tė bėjė Edi Rama, duke futur duart nė xhepat e shqiptarėve...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Rama,fjale e genjeshter
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: