NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Prokuroria te hetoje pasurite e Edvin Rames.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Prokuroria te hetoje pasurite e Edvin Rames.   Sun Mar 03, 2013 7:17 am

Reagon deputeti i PD, Osman Metalla

Thirrjeve drejtuar ndėrgjegjes sė Edi e Linda Ramės u ka ardhur fundi. Mazhoranca kėrkon tani reagimin e institucioneve kushtetuese, tė cilat kanė pėr detyrė tė hetojnė origjinėn e parave me tė cilat u ndėrtua pallati nė pajė i Linda Bashės e po ndėrtohen sarajet nė periferi tė kryeqytetit, por edhe refuzimi i familjarėve tė Edi Ramės pėr tė deklaruar pasurinė, sipas ligjeve nė fuqi

Deputeti i Partisė Demokratike Osman Metalla deklaroi se kreu i PS, Edi Rama refuzon tė bėjė transparencė pėr pasurinė e tij dhe tė bashkėshortes, Linda Rama. Nė njė deklaratė pėr mediat, deputeti i PD-sė theksoi se, “rilindėsi Edvin jeton nė Shqipėrinė ku thotė se nuk ėshtė i varfėr, por refuzon tė bėjė publike pasurinė e tij pasi siē thotė ai nė kėtė ēėshtje ėshtė mjaft i ndjeshėm. Pėr Ramėn faturat tatimore nuk janė detyrime ligjore. Ato janė detyrime ligjore vetėm pėr qytetarėt e thjeshtė. Pėr tė njėjtat arsye ndershmėrie ende sot e ėma dhe i biri nuk kanė bėrė publike pasuritė e tyre, pasi nuk e ndjejnė qė e kanė kėtė detyrim ligjor”. Sipas tij, deri nė vitin 2004 Edi Rama thjesht ka refuzuar tė deklarojė pasurinė, ndėrsa nė vitin 2005 dhe nė vazhdim deklaron vetėm borxhe, madje nė ditėn mė tė mirė borxhliu Edvin deklaron jo mė shumė se 3 mijė Euro pasuri. “Nė vitin 2011 karta e tij e kreditit rezulton me -242 Euro, nuk ka shtėpi edhe pse gjatė mandatit tė tij tė fundit si kryetar i Bashkisė sė Tiranės ka dhėnė leje pėr afro gjysmė milion metėr katror pėr Rilindėsit e tij. Tė ardhura ka vetėm rrogėn e shtetit por po ndėrton njė vilė prej 2800 m2 , nė njė truall prej 5800 m2 tė dhėnė pothuajse pėr sevap por jo nė Tiranėn qė ndėrtoi me Fidelėt e tij, por jashtė saj. Dje nė Pezėn e rilindėsit Dash, sot nė Dajtin e rilindėsit Xhemal. Jeton gjithashtu nė Shqipėrinė ku njė familje mesatare si ajo e znj. Linda Basha ka mundėsinė tė falė 100 mijė Euro, madje i mbeten dhe 1 milion Euro tė tjera pėr tė ndėrtuar modestisht njė pallat, e gjitha kjo duke u marrė vetėm me mėsimdhėnie dhe me punė shkencore”, vijoi ai. Ndėr tė tjera, sipas deklarimeve tė tij theksoi Metalla, “Shqipėria nė tė cilėn jeton rilindėsi Edvin, qenka njė vend goxha i mirė pėr tė jetuar, mirėpo ai kėrkon pėr tė drejtuar njė vend krejt tjetėr, njė Shqipėri ku siē thotė ai 1 milion veta janė tė papunė dhe 4 milion shqiptarė nuk kanė tė hanė, tė pinė, tė vishen. Krejt logjikshėm lind pyetja: Cila ėshtė Shqipėria e vėrtetė, ajo nė tė cilėn jeton aktualisht rilindėsi Edvin apo ajo e zhytura nė mjerim tė cilėn kėrkon tė drejtoj si rilindės? Ēdo shqiptar qė siguron jetesėn nga pika e djersės qė derdh ēdo ditė, e ka pėrgjigjen e kėsaj pyetje. Besoj se instituti i deklarimit tė pasurive dhe prokuroria duhet tė bėjnė punėn e tyre”....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Prokuroria te hetoje pasurite e Edvin Rames.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: