NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Opozita do te kete 330 mijė vota mė pak nė vitin 2013

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Opozita do te kete 330 mijė vota mė pak nė vitin 2013   Fri Oct 14, 2011 3:56 am

Komisioni Evropian njoftoi vendimin e tij nė Raportin vjetor, me tė cilin informon shqiptarėt dhe opinionin publik se, Shqipėria nuk fiton statusin e kandidatit, pėr shkak tė ngėrēit, bojkotit politik tė kėtij vendi. Sė pari, dėshiroj edhe njė herė tė shpreh mirėnjohjen time tė thellė ndaj Komisionit Europian dhe taksapaguesve tė vendeve anėtare pėr ndihmėn e tyre tė jashtėzakonshme bujare qė i kanė dhėnė dhe i japin Shqipėrisė, nė kėto 20 vjet, duke u shndėrruar nė donatorin kryesor tė kėtij vendi dhe duke bėrė realitet me qindra e qindra projekte, nė tė gjitha fushat.

Gjithēka pėr afrimin e vendit me BE

Sė dyti, dua tė garantoj qytetarėt shqiptarė se ēdo orė, ēdo ditė, ēdo javė, ēdo muaj, ēdo vit, kjo qeveri do tė bėjė gjithēka, me pėrkushtimin mė maksimal, pėr ta afruar vendin me Bashkimin Europian, do tė bėjė gjithēka qė procesi i integrimit tė jetė njė proces i parikthyeshėm. Nė ndjesinė dhe besimin e ēdo shqiptari, ky ėshtė njė proces, nė tė cilin qytetarėt e kėtij vendi bėhen mė tė lirė, mė tė mėkėmbur e mė tė sigurt. I gjithė pėrkushtimi ynė ndaj procesit tė integrimit buron e do tė burojė, frymėzohet e do tė frymėzohet vetėm nga kėto parime e interesa. Por, qė shqiptarėt ta gėzojnė me dinjitet kėtė proces, ēdo qytetar i kėtij vendi duhet ta marrė e ta pranojė si njė proces tė bazuar nė meritė, si njė proces tė bazuar nė performancė. Qeveria shqiptare, nė ēdo aktivitet tė saj, nė ēdo ligj e vendim, nė ēdo praktikė e udhėzim ka pėr guidė standardet europiane, afrimin e vendit me kėto standarde. Tė tilla kanė qenė e janė pėrpjekjet tona, nė tė gjitha fushat. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj ia kemi dalė qė nė rroga e pensione tė lėmė mbrapa jo mė pak se 2-3 vende anėtare tė Bashkimit Europian. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj sot kemi nė sistemin tonė arsimor, nivelet mė tė larta nė Europė e nė Botė nė rekrutimin e nxėnėsve nė shkollat e mesme dhe rekrutimin e tyre nė shkollat e larta. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj Shqipėria vrapoi nė njė vit, mė tė vėshtirin nė historinė e botės, me 16 pėrqind nė lirinė ekonomike. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj nė kompetivitetin, treguesin e tė gjithė treguesve, ky vend la mbrapa tė gjitha vendet e rajonit, pėrfshi ndonjė prej tyre anėtar tė Bashkimit Europian. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė rajon qė ka pasur njė rritje prej 316 pėrqind tė investimeve tė huaja, nga viti 2006-2010, sipas UNCTAD, ndėrkohė kur nė botė, ato janė ulur 37 pėrqind. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj vitin e kaluar, njė vit kulmor krize, u investuan nė kėtė vend, 1 miliard e 97 milionė dollarė nga investitorė tė huaj dhe mbi 2 miliardė nga investitorė vendas. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj kemi regjistruar bizneset nė kohėn mė rekord, tė renditura nė 10 vendet e para tė botės. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj jemi nė 10 vendet e para tė botės pėr administratėn publike mė tė lehtė. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj renditemi sot, nė njė nga vendet qė garanton investimet e vendit e tė huaja mė mirė nė Europė e nė botė. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj ia kemi dalė qė eksportet e kėtij vendi tė trefishohen nė gjashtė vite. Ju qė kėrkoni tė ndėrtoni republikėn e tregtisė, harrojeni, merruni sa tė doni me banane dhe pastilie, ne do tė ndėrtojmė Shqipėrinė e prodhimit. Shqipėria prodhuese ėshtė qėllimi ynė. Tre herė mė shumė eksporte nė 6 vite. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj sot, rroga minimale nė kėtė vend ėshtė 100 pėrqind mė e lartė, sesa ishte pesė vjet mė parė. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj rroga mesatare nė vend ėshtė 120 pėrqind mė e lartė se pesė vjet mė parė. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj pensionet e fermerėve shqiptarė janė sot, 100 pėrqind mė tė larta se pesė vjet mė parė. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj pensionistėt nė qytet janė me tė ardhura pensionale mbi 120 dollarė. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj Shqipėria ėshtė sot, vend anėtar i NATO-s dhe pėrmbush me dinjitet tė gjitha detyrimet e saj. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj shqiptarėt lėvizin sot, tė lirė nė mbarė Europėn. Ky ėshtė zotimi ynė.

Opozita e miliarderėve, votė kundėr mirėqenies sė qytetarėve

Por ka edhe njė realitet tjetėr. Nė kėtė sallė, si nė asnjė vend tjetėr nė Euopė e nė botė, e vetėshpallura opozita e miliarderėve voton kundėr rritjes sė rrogave, kundėr rritjes sė pensioneve, kundėr uljes sė taksave, kundėr rritjes sė ndihmės ekonomike. Shqiptarė, kėta zotėrinj nuk kanė bllokuar vetėm ligjet me 3/5, por kanė votuar kundėr tė gjitha ligjeve tė votuara nė kėtė sallė dhe e kanė bėrė kėtė, vetėm e vetėm se e keqja juaj ėshtė e mira e tyre, vetėm e vetėm se kėta duan tė fėrkojnė duart me papunėsinė tuaj, me varfėrinė tuaj, me rrogat tuaja tė ulėta, me pensionet tuaja tė ulėta, me izolimin tuaj. Ėshtė unike nė historinė e vendit e tė Europės, qė njė opozitė lufton nga mėngjesi deri nė darkė, pėr tė bllokuar vizat. Nė memorien e ēdo shqiptari, kjo do tė mbetet si pėrpjekja mė diabolike, qė u bė nga ata qė, pėr tė justifikuar aktin e tyre absurd e tė turpshėm, i thoshin njėri-tjetrit nė kafene, pse si kėmbėt e dhisė u bėnė tė gjithė qė tė lėvizin pa viza, sepse vetė lėviznin me pasaporta diplomatike. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj sot, shqiptarėt lėvizin tė lirė, me dokumentat mė tė shkėlqyera nė Europė, nė zonėn e Shengenit. Kėto janė standarde tė realizuara me mund, pėrpjekje e djersė. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj sot, shqiptarėt do tė ecin nė rrugė tė reja nga maja e Ēajupit nė Valbonė. Nė katėr vite, ndėrtuam e rindėrtuam 8 mijė kilometra dhe do tė vazhdojmė tė ndėrtojmė edhe 3-4 mijė tė tjera. Kemi ndjekur kėto standarde, ndaj po hapim malet e po i japim ēdo shqiptari tė paktėn 60 pėrqind tė kohės. Ju keni votuar kundėr tė gjitha kėtyre. Ju keni votuar kundėr ēdo akti e veprimi qė rriste sadopak tė ardhurat, mirėqenien, jetėn e qytetarėve shqiptarė.

Qytetarėt i dhanė PS disfatėn mė tė thellė

Njė ditė, nė tempullin e Brukselit, njė personalitet i shquar do tė mė thoshte: mirė ai, zotėri, se ėshtė kaq antishqiptar, po ata qė e ndjekin nė kėtė mėnyrė, ēfarė janė. Pėrgjigja ime ishte se edhe ai, edhe ata janė shqiptarė, sepse atė qė i kanė bėrė shqiptarėt, Shqipėrisė, nuk ia ka bėrė asnjė barbar. Atė qė i ka bėrė Enver Hoxha, Shqipėrisė, nuk ia kanė bėrė tė gjitha pushtimet. Atė qė i kanė bėrė shqiptarėt, Shqipėrisė, nuk ia ka bėrė kurrkush. Kur unė u deklarova njė herė, se kėta jemi ne, shqiptarėt, me kėtė desha tė them se unė nuk ju pėrjashtoj dot, ju jeni shqiptarė, jeni pjesė e kėtij vendi, pjesė e kėtij kombi. Ju nėnshtroheni si skllevėr. Kryetari juaj, pasi humbet me 141 mijė vota, ju thotė: bėmė gabim e do tė votojmė gjithēka pėr integrimin dhe ju thoni: 'Eureka', 'Rroftė kryetari', se do tė votojmė. Por pastaj, ai ju thotė prisni, do tė votoni, por do njė letėr pėr Ina Ramėn, do tė votoni, por do tė lajė hesapet me njė pjesė tuajėn kėtu, me Wikileaks dhe ju sėrish nuk votoni. Po, Wikileaks-in e ka me ju dhe veten e tij e pėr kėtė lexoni kabllin e tmerrshėm. Jeni ulur prej tre muajsh kėtu dhe talleni me veten tuaj dhe jo me shqiptarėt, sepse shqiptarėt e kanė kuptuar qė ju nuk votoni. Ju nuk mund t'i mashtroni shqiptarėt. I mashtruat dy vjet dhe ju dhanė atė qė meritonit, ju dhanė disfatėn mė tė thellė qė mund tė ketė marrė njė opozitė, nė historinė e zgjedhjeve, i dhanė disfatėn personale kryetarit tuaj me 10 907 vota mė pak nė Tiranė. Nuk ra ai, por ratė ju. Pėrveē njėrin qė e ka bėrė hero, ju tė tjerėt as nė lista nuk hyni mė. Por ju vazhdoni!

Bllokmenizmi ėshtė ulur kėmbėkryq nė PS

Unė dua t'ju them juve, por edhe tė gjithė bashkėbiseduesve tė mi, se mbetemi tė vendosur e tė hapur plotėsisht pėr njė bashkėpunim konstruktiv, mbi bazėn e parimeve tė shpallura. Por jam i bindur, se ju nuk mundeni, sepse nuk ju lė zotėria e tij, i cili, nė psikologjinė e etėrve, nuk ka asnjė interes tjetėr pėrveē ideologjisė atėrore. Nė mėnyrė tė pėrsėritur kam deklaruar se, bllokmenizmi ėshtė ulur kėmbėkryq nė kėtė anė. Unė nuk kam asgjė, me asnjė nga fėmijėt, por kur fėmijėt manifestojnė nga mėngjesi deri nė darkė, vetėm trashėgiminė e etėrve, vetėm se, ndėrkohė qė etėrit tuaj bėrtisnin 'Poshtė imperializmi amerikan', 'Poshtė Europa', sot, kryetari juaj nuk bėrtet kėtė, por i thotė gjithė botės 'jo' dhe ju e dini vetė se cili ėshtė fjalori i tij ndaj miqve e aleatėve tė Shqipėrisė dhe mė pas bėn letra nga mė tė pėshtirosurat qė mund tė ekzistojnė. Kėto nuk i kam pėr ju, por pėr shqiptarėt. Pėr ju nuk kam asnjė fjalė. Pėr ju mbetem i hapur, nė doni tė ulemi pėr Reformėn Zgjedhore, absolutisht dakort, nė doni tė ulemi pėr Reformėn e Rregullores sė Parlamentit, absolutisht dakord, por harrojeni qė kryetari juaj, atė qė nuk e merr dot me votė, do tė mund ta marrė me tryezė. Unė jua kam faktuar kėtė. Ju vazhdoni tuajėn dhe unė do tė vazhdoj reformat, me tė gjithė forcėn time. Unė do tė bėj gjithēka me mazhorancėn dhe qeverinė time qė ky vend tė eci.

Oferta pėr Reformėn Zgjedhore dhe Rregulloren

Qeveria ėshtė e vendosur sė pari, tė ofrojė konsensus tė plotė nė Komisionin e Reformės Zgjedhore, tė punojmė me konsensus tė plotė pėr reformėn dhe, nė qoftė se nuk doni kėtė, hartoni tė gjitha amendamentet, i dėrgoni nė Komisionin e Venecias dhe ODIHR-in dhe mazhoranca do t'i votojė njė pėr njė, ashtu si t'i sjellin ata. Sė dyti, nėse doni tė shqyrtoni rregulloren e Parlamentit, tė ulemi qė nesėr, me cilindo komision tė doni, tė marrim e tė shohim rregulloren e Parlamentit Europian. Por qė t'u japim juve leva pėr bllokimin e votimit, kėtė nuk e bėjmė. Ne kemi votuar mbi 400 ligje dhe do tė miratojmė edhe 400 tė tjera. Nėse doni rregulloren e Parlamentit Europian, plotėsisht dakort. Ne nuk duam t'u cenojmė asnjė hapėsirė tė vetme. Por, nėse doni rregulla pėr tė eliminuar Parlamentin, kjo nuk mund tė ndodhė kurrė. Nėse doni rregulla pėr tė dhunuar parlamentarizmin, kjo nuk mund tė ndodhė kurrė. Nėse doni tė bėheni zėdhėnės tė Presidentit, bėhuni, por ne jemi shumica sovrane e popullit shqiptar dhe do t'i pėrmbahemi sovranitetit. Ju vazhdoni ashtu si tė doni. Ne nuk ju diktojmė asgjė. Kjo ėshtė oferta jonė. Tė jeni tė sigurt se shqiptarėt, ashtu siē e panė qė bėtė gjithēka pėr tė bllokuar vizat, ju dhanė 141 vota mė pak, 2013 do tė vijė shumė shpejt dhe do t'ju japin 330 mijė vota mė pak. Ju vazhdoni tė bėrtisni 'Rroftė kryetari'.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Opozita do te kete 330 mijė vota mė pak nė vitin 2013
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: