NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  KRIMINELI I KOMBIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: KRIMINELI I KOMBIT   Sun Oct 09, 2011 9:55 am

500 tė vrarė nė kufi me urdhrin e Alisė

6535 ėshtė numri i njerėzve tė pafajshėm, qė u pushkatuan dhe vdiqėn nė burgjet komuniste, por falja ndaj tyre ėshtė lėnė amanet nga diktatori i fundit, Ramiz Alia qė tė mos kėrkohet. Edhe pse mund tė kishte shprehur keqardhje pėr krimet e padrejta siē i quan vetė, Alia gjatė njė interviste dhėnė pėr Gjekė Martinaj, tė cilit i ka kėrkuar qė ta publikojė intervistėn pas vdekjes, ka konsideruar mėkat tė komunizmit "Tufėzimin" dhe jo vrasjet. "Ėshtė e njohur qė veprimtaria ime nė politikė lidhet me socializmin. Kemi dėnuar ata qė me tė drejtė e tė padrejtė i quanim armiq tė pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qenė mėkati ynė mė i madh. Tufėzat po. Tufėzat varfėruan fshatin dhe qytetin. Ky ka qenė mėkati ynė mė i madh", shprehet diktatori i fundit i komunizmit nė Shqipėri. Pėrgjatė 46 viteve tė regjimit komunist fillimet e vrasjeve nisėn nė Libohovė, ku nė gusht tė vitit 1943 u vranė 11 vetė, nėntor 17 vetė, kurse numri i tė vrarėve arriti nė 104 vetė. Numri i tė rėnėve gjatė LDB nė Shqipėri ėshtė rreth 30,000 mijė vetė, nga tė cilėt ¾ janė viktima tė luftės civile tė iniciuar nga komunistėt shqiptarė. Nė fazėn e parė tė vendosjes sė regjimit komunist, nė vend u instalua njė sistem policoro-ushtarak, i cili dėnonte dhe ekzekutonte ngado "armiqtė e popullit dhe partisė", luftontė klerin (sidomos atė katolik) dhe terrorizonte popullin shqiptar. Kjo bėri qė kryengritjet e para antikomuniste nė Europė, si ato tė Malėsisė sė Madhe dhe Postribės tė fillonin pikėrisht nė Shqipėri. Opozita politike u eliminua nė disa okazione e sidomos me tė a.q "gjyqin e deputetėve" dhe me atė tė bombės nė ambasadėn sovjetike nga viti 1951. Por deri nė grahmėn e fundit etja pėr pushtet dhe mbajtja e saj mori jetėn e 6535 njerėzve tė pafajshėm, qė u pushkatuan dhe vdiqėn nė burgjet komuniste. Edhe pse nė fund tė jetės sė tij, diktatori Alia nuk u ndal sė vrari, por kėsaj radhe dhimbjen e familjeve tė mbi 6 mijė tė pafajshmėve. Ai nė intervistėn e fundit ka vendosur jetėt e tyre pas njė reforme ekonomike. "Jo vrasjet, por tufėzimi ka qenė mėkati ynė mė i madh", ėshtė shprehur ai. Kolektivizimi i plotė nė vitin 1983 arriti deri nė pėrmasa absurde tė tufėzimit tė gjithė bagėtive tė fshtarėve, duke shkaktuar njė krizė tė rėndė ushqimore.

Urdhri

Vrasja e njerėzve tė pafajshėm pėr diktatorin e fundit komunist Ramiz Alia, pasardhėsit tė Enver Hoxhės ishte mėnyra e vetme pėr tė mbajtur pushtetin. Vetėm nė kufijtė tokėsorė shqiptarė, me urdhėr tė Alisė mendohet tė llogaritet njė shifėr prej 500 emrash tė vrarėsh, ndėrsa nuk figurojnė fare viktimat nė kufijtė detarė, si Kanali i Korfuzit, i Otrantos, etj., apo nė kufijtė liqenorė me Maqedoninė e Malin e Zi, numri i tė cilėve mendohet tė jetė edhe mė i madh. Nė kujtim tė tė pafajshmėve tė vrarė duke kaluar kufirin pak kohė mė parė ėshtė ēelur njė ekspozitė me emrat e tyre. Fotografi makabre pushkatimesh, tė vrarėsh nė kufi, dhoma tė mbushura me kufoma e fytyra tė zverdhura pėrpara hetuesisė tregoheshin nė kėtė ekspozitė. Ishte njė rastėsi "fatlume", por edhe e trishtė qė materialet e paraqitura nė ekspozitė, i kishin shpėtuar shkatėrrimit dhe ishin pėrfshirė nė tė tjera dosje tė kohės nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme. Nga raportet dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, aso kohe figurojnė viktima nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, janė nga Fieri, Vlora, Korēa, Shkodra, etj. Janė tė gjithė tė rinj. Ka edhe nxėnės shkolle mes tyre, por edhe kooperativistė e shoferė, qėllimi i largimit tė sė cilėve, nuk mund tė ketė qenė veēse, pėr arsye ekonomike. Tė gjitha procesverbalet datojnė pas ndryshimit tė ligjit mė 8 maj tė vitit 1990. Ky varg procesverbali vijoi edhe nė muajt e parė tė vitit 1991. Fotografitė e pakta janė edhe mė rrėqethėse. Ėshtė tronditėse mosha e re e viktimave, sot pa varr. Vrasjet nė kufi, kanė ndodhur thuajse nė grahmat e fundit tė diktaturės komuniste, vetėm me urdhėr tė Ramiz Alisė. Me Ligjin "Mbi disa ndryshime nė Kodin Penal", vepra penale e tradhtisė sė atdheut nė formėn e arratisjes ėshtė ndryshuar, duke u cilėsuar si kalim i paligjshėm i kufirit. Ky cilėsim i ri juridik bėnte qė kjo vepėr tė konsiderohej me rrezikshmėri shoqėrore shumė mė tė vogėl nga dispozita e mėparshme. Gjatė kėsaj periudhe ėshtė vėnė re prirja e mjaft personave pėr kalimin e kufirit shtetėror.





Si u vranė 13 veta, vetėm pėr 1 muaj

Si pasojė e urdhrit tė Alisė vetėm nė periudhėn 23 maj 1990 deri nė datėn 8 korrik 1990 u vranė 13 shtetas. Kėshtu, janė vrarė nga forcat e kufirit tė rretheve Korēė, Ersekė, Librazhd, Shkodėr, Sarandė, Gjirokastėr shtetasit Sokol Lika, Sami Daja, Kujtim Xhaja, Bujar Osmani, Fatmir Duro, Nik Hoti, Pėllumb Pėllumbi, Artan Ēemi, Muhamet Nurja, Harallamb Papuēiu, Ilia Dalla, Thoma Boda, Enver Duka dhe ėshtė plagosur shtetasi Kristaq Lloci.

Raportet se si zbatohej urdhri i Ramiz Alisė pėr vrasjet nė kufi

Tiranė mė 20.06.1990

Pėr kalimin e paligjshėm tė kufirit

Rastet e kalimit tė paligjshėm tė kufirit po rriten si numėr. Gjatė kėtij viti, nga muaji janar deri mė 19 qershor janė kapur nė tentativė pėr tė kaluar kufirin 108 persona dhe ėshtė evidencuar nga Hetuesia kalimi i paligjshėm i kufirit nga 46 persona tė tjerė. Ndėrsa, gjatė vitit 1989 kanė kaluar kufirin nė mėnyrė tė paligjshme 54 persona dhe u kapėn nė tentativė 70 persona tė tjerė.

Nė 16 raste, kur personat nuk kanė qėndruar nga thirrjet e njėsive kufitare ndaj tyre ėshtė hapur zjarr. Pėr pasojė janė vrarė 16 persona. Kėto kanė ndodhur nė kėto rrethe: 5 nė Shkodėr, 4 nė Ersekė, 1 nė Sarandė, 1 nė Peshkopi, 4 nė Korēė dhe 1 nė Librazhd. Ka patur edhe disa plagosje.

Vrasjet nė kufi janė rritur nė mėnyrė tė dukshme nė vitin 1990, qė ka edhe intensifikim tė kalimit tė paligjshėm tė kufirit. Nė tė kaluarėn ka patur 3 vrasje. Pėr herė tė parė ka patur njė vrasje nė vitin 1985 nė Librazhd dhe dy vrasje tė tjera nė Shkodėr nė vitin 1989.

Personat qė kalojnė kufirin nė mėnyrė tė paligjshme janė shtuar sidomos gjatė muajit maj 1990 pas ndryshimit tė dispozitės sė arratisjes nė kalim tė paligjshėm tė kufirit. Pas kėsaj periudhe kanė kaluar kufirin 40 persona, janė kapur 66 persona dhe janė vrarė 10 persona.

Kryetari i Hetuesisė sė Pėrgjithshme

Qemal Lame

Tiranė mė 6.10.1990

Lėnda: Pėr ushtar Lauro Vorfin dhe 4 persona tė tjerė qė kaluan kufirin nė Korēė

Sekretarit tė Komitetit Qendror tė PPSH

Shokut Xhelil Gjoni

Tiranė

Nė datėn 5.10.1990 nė pikėn kufitare Vėrnik kanė kaluar kufirin Lauro Vorfi, ushtar nė Repartin 6555 Kokogllovė dhe 4 persona tė tjerė.

Nė datėn 4.10.1990 nė orėn 23.15 Lauro Vorfi, duke qenė nė shėrbim nė fjetore ka shkallmuar armaturėn e truprojės ku ka marrė 90 fishekė, tre pushkė dhe njė automatik. Pas kėsaj ka marrė nė depon e veshmbathjes, ēelėsin e tė cilės e kishte vetė, njė palė rroba tė reja ushtarake dhe ėshtė larguar nė drejtim tė paditur.

Nė mėngjesin e datės 5.10.1990 njėsiti kufitar i postės sė Vėrnikut ka parė 5 persona, tė cilėt kishin mundur tė prisnin 5 fije tė pengesės elektrosinjalizuese. Nė momentin e konstatimit, shkelėsit kanė qėlluar me armė dhe ushtarėt u janė pėrgjigjur, duke i qėlluar me armė. Njėri perj ushtarėve ka shtirė 10 fishekė, ndėrsa tjetri 3 fishekė. Pas kėtyre tė shtėnave tė dy ushtarėve ju janė bllokuar armėt, pasi fishekėt i kishin pa barut dhe kanė ngelur nė tytė. Shkelėsit, duke pėrfituar edhe nga mjegulla kanė mndur tė kalojnė kufirin. Gjatė kontrollit nė vijėn e kufirit janė gjetur 2 kapele ushtari dhe njė xhaketė ushtarake, e cila kishte edhe pika gjaku.

Nuk janė saktėsuar gjenealitetet e personave qė kaluan kufirin dhe po vazhdon hetimi.

Kryetari i Hetuesisė sė Pėrgjithshme

Qemal Lame

Librazhd mė 31.5.1990

Informacion

Mbi kapjen dhe asgjėsimin e disa shkelėsave, tė cilėt tentuan tė kalojnė kufirin nė mėnyrė tė paligjshme nė sektorin e Repartit 210 Librazhd, gjatė muajit maj 1990.

Komitetit tė Partisė Rrethit

(Sekretarit tė Parė sh. Zenel Hysa)

Librazhd

Pėr dijeni Komitetit Qendror tė PPSH-sė

(Sektorit pėr Organet e P.Brendshme)

Tiranė

Veprimet e efektivit tė postės kufitare:

Nė orėn 03.32 jepet sinjal nė aparaturė nė sektorin ku kaluan shkelėsit e mėsipėrm. Komandanti i pikės, Arben Duka, mbasi njoftohet nga posta kufitare Rrajcė pėr sinjalin e dhėnė me shpejtėsi merr masa pėr bllokimin e vijės sė kufirit dhe nė tė njėjtėn kohė nis grupin pėr verifikimin e sinjalit tė shkaktuar. Nė tė njėjtėn kohė qė grupi i verifikimit konkludoi pėr kalesė tė pengesės nga mė shumė se 3-4 persona njoftoi komandėn e postės dhe pikės dhe vihet nė ndjekje tė shkelėsve. Nga ana tjetėr, njėsitet bllokuese bien nė pėrpjekje me shkelėsat. Nė afėrsinė 5-6 metra u bėjnė ndalje dhe u kėrkojnė qė ata tė dorėzohen. Kujtim Xheja, i cili udhėhiqte grupin nė kėtė veprimtari, thirrjes sė ushtarėve pėr ndalje dhe dorėzim ju pėrgjigj me fjalė fyese, duke i sharė nga nėna e motra, kėrkoi tė hapet kufiri dhe tentoi tė ikė me forcė e vrap nė drejtim tė vijės sė kufirit, nė kėtė kohė njėsiti hapi zjarr ku dhe e asgjėsoi atė.

Sekretari i Komitetit Partisė DPBr

Xhevit Kullolli

Viktimat nga diktatura komuniste

Tė pushkatuar e tė vdekur nė burgjet e komunizmit 6535;

Tė pushkatuar 5548, mes tyre 91 gra;

Tė burgosur 14563, mes tyre 445 gra;

Tė vdekur nė burg 987, mes tyre 7 gra;

Tė futur nė psikiatri 308, mes tyre 35 gra;

Tė internuar e tė dėbuar 21401, mes tyre 9322 gra.

U pushkatuan, burgosėn dhe vdiqėn nė burgje:

Klerikė katolikė 120;

Klerikė bektashinj 83;

Klerikė myslimanė 60;

Klerikė ortodoksė 39.

U shkatėrruan dhe u mbyllėn

2169 institucione fetare;

Xhami 740;

Kisha e manastire ortodokse 608;

Kisha e manastire katolike 157;

Teqe e tyrbe 530.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
KRIMINELI I KOMBIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: