NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dosja e njeriut tė masakrave nė kufi dhe nė Tivar Vdiq diktatori i fundit komunist

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Dosja e njeriut tė masakrave nė kufi dhe nė Tivar Vdiq diktatori i fundit komunist   Sat Oct 08, 2011 8:03 am

Dosja e njeriut tė masakrave nė kufi dhe nė Tivar

Vdiq diktatori i fundit komunist

20 vjet pas rėnies sė regjimit 45-vjeēar mė tė egėr qė njohu Europa pas atij tė Hitlerit, vdiq nė moshėn 86-vjeēare diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia. Diktatori i fundit i komunizmit nė Shqipėri, Ramiz Alia do tė kujtohet nė analet e historisė si diktatori qė vetėm nėpėrmjet urdhrit pėr kalimin e paligjshėm tė kufirit vrau mbi 500 shqiptarė, pa pėrfshirė kėtu viktimat nė kufijtė detarė. Nė vitin 1990, pasi kishte rėnė perdja e hekurt, kur nė vendet ish-komuniste tė Evropės Lindore po fillonin tė vendoseshin sistemet demokratike, nė Shqipėri vazhdonte dhuna e sistemit komunist, mė e egėr se kurrė. Vetėm nė kufijtė tokėsorė shqiptarė mendohet tė llogaritet njė shifėr prej 500 emrash, ndėrsa nuk figurojnė fare viktimat nė kufijtė detarė, si Kanali i Korfuzit, i Otrantos, etj., apo nė kufijtė liqenorė me Maqedoninė e Malin e Zi, numri i tė cilėve mendohet tė jetė edhe mė i madh. Ishte njė rastėsi "fatlume", por edhe e trishtė. Nga raportet dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, aso kohe figurojnė viktima nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, janė nga Fieri, Vlora, Korēa, Shkodra, etj. Janė tė gjithė tė rinj. Ka edhe nxėnės shkolle mes tyre, por edhe kooperativistė e shoferė, qėllimi i largimit tė sė cilėve, nuk mund tė ketė qenė veēse pėr arsye ekonomike. Tė gjitha procesverbalet datojnė pas ndryshimit tė ligjit mė 8 maj tė vitit 1990. Ėshtė tronditėse mosha e re e viktimave, sot pa varr. Vrasjet nė kufi kanė ndodhur thuajse nė grahmat e fundit tė diktaturės komuniste, e cila deri atėherė mori jetėn e 6535 njerėzve tė pafajshėm, qė u pushkatuan dhe vdiqėn nė burgjet komuniste. Pas vdekjes sė diktatorit Enver Hoxha, Ramiz Alia u emėrua pasuesi i tij, nga viti 1985 deri me 1991.

Dėshmia/ Urdhri pėr eliminimin e mbi 5 mijė shqiptarėve

Njė fakt tjetėr qė vėrteton urdhrin e Ramiz Alisė pėr tė vrarė mijėra shqiptarė, pararendėsit e shembjes sė diktaturės, ku midis tyre ishte edhe Artin Basha, ėshtė intervista e Werner Daum, ish-ambasadori ad interim i RFGJ-sė (1987-1990) nė Shqipėri nė intervistė pėr "Deutsche Welle-n". Sipas tij, Ramiz Alia kishte vendosur ta sulmonte ushtarakisht ambasadėn gjermane, edhe ambasadat e tjera. "Vetėm dy apo tre vite mė parė kam mėsuar nga ambasadori shqiptar nė Londėr, qė nė atė kohė ka qenė shef i kabinetit tė Reiz Maliles, se qeveria e Ramiz Alisė kishte vendosur ta sulmonte ushtarakisht ambasadėn gjermane, edhe ambasadat e tjera, por mė shumė ambasadėn gjermane. Nėse do tė ndodhte kjo, atėherė unė nuk do tė isha kėtu pėrpara mikrofonit tuaj, por do tė kisha ndoshta njė monument nė Tiranė", shprehet Daum. Duke e cilėsuar kėtė akt si fillimin e njė lufte, Daum tregon se vetėm presioni i bėrė nga ministri i Jashtėm shqiptar nė atė kohė, Reiz Maliles bindi Sekretarin e Parė tė PPSH-sė qė tė tėrhiqej nga ky urdhėr. "Unė nga kolegu nė Londėr mėsova se qeveria e kishte vendosur pėr kėtė sulm, por Reiz Malile kishte kėrcėnuar se do tė jepte dorėheqjen publikisht dhe do t'i bėnte publike tė gjitha detajet. Pra, ai arriti ta bllokojė kėtė vendim. Po e pėrsėris qė kėtė e kam mėsuar vetėm tre vjet mė parė dhe mė duket shumė fakt interesant", thekson ish-ambasadori gjerman. Sipas dėshmive mė lart, tregohet qartė vendosmėria e Ramiz Alisė pėr tė eliminuar mijėra tė rinj e tė reja qė dolėn hapur kundėr regjimit komunist dhe tė bashkonin fatin e tyre me atė tė 17-vjeēarit, Artin Basha.

***

Plagosja e tė riut Artin Basha ditėn e 2 korrikut, ku mijėra shqiptarė u pėrpoqėn tė rrėzonin "Murin e Berlinit" shqiptar dhe vdekja e tij vetėm 6 ditė mė vonė ėshtė cilėsuar nga regjimi komunist i kohės si njė ngjarje aksidentale. Megjithė tentativat pėr ta cilėsuar vrasjen e martirit tė demokracisė Basha, si njė ngjarje aksidentale, dokumentet zyrtare tė mbajtura nė mbledhjen e Komitetit Qendror tė Partisė, nė datėn 23 korrik tė vitit 1990 nxjerrin nė pah tė kundėrtėn. Nė kėto procesverbale shpjegohet qartė se Ramiz Alia dha urdhrin pėr vrasjen e cilitdo qė do tė tentonte tė shkelte kufijtė shqiptarė (qė nėnkupton edhe futjen nė ambasada tė mbi 5 mijė qytetarėve nė 2 korrik tė 1990), si pasojė edhe vrasjen e 17-vjeēarit Basha. Sipas Ramiz Alisė, duke ndėrtuar analogjinė me kalimin e kufirit urdhri ka qenė i prerė pėr tė gjithė policėt kufitarė qė tė qėllojnė me armė kėdo qė tenton tė kalojė kufirin. "Nuk duhet tė marrim nė mbrojtje veprime e qėndrime tė padrejta. Nėqoftėse polici, pėr shembull, pėr njė shkak tė parėndėsishėm, pėrdor dhunėn ndaj qytetarėve, duke dalė jashtė kompetencave tė tij, duhet thėnė qė ky veprim ėshtė i gabuar dhe ta dėnojmė, por nuk mund tė themi tė njėjtėn gjė pėr kufitarin, qė nė krye tė detyrės qėllon me armė dikė qė tenton tė kalojė kufirin. Gjatė kufirit tonė me Greqinė janė afruar grupe tė mėdha diversantėsh. Ku ta dijė kufitari se ai qė kalon kufirin nuk ėshtė njė diversant qė ka hyrė e kėrkon tė dalė? Ku ta dijė ai se ky njeri nuk ka me vete drogė apo nuk ėshtė njė vrasės? Kufitari i thotė 'ndal' shkelėsit tė kufirit dhe atė qė nuk ndalet e qėllon. A mund ta bėjmė fajtor pse qėlloi?! Jo, ai bėri detyrėn. Fajtor nuk mund ta bėjmė policin, sepse kur njė njeri qėllohet me armė, edhe mund tė vritet", shprehet Alia nė mbledhjen e sekretarėve tė Komitetit Qendror tė Partisė, duke dalė nė mbrojtje tė urdhrit tė tij. Kėto ishin direktivat e fshehta tė Ramiz Alisė pėr tė eliminuar ata shqiptarė qė me guximin e tyre i treguan regjimit komunist qė shqiptarėt e duan lirinė. Por, duke u mbuluar nga ruajtja e sekretit tė informacioneve nė mbledhjet e Komitetit Qendror, Ramiz Alia shfaqej me tė tjera bindje nė opinionin publik, duke e cilėsuar vrasjen e 17-vjeēarit Basha si incident. Hera e parė qė Alia tentoi ta quante aksidentale vrasjen e 2 korrikut ishte nė takimin qė Sekretari i Parė i KQPPSH-sė dhe kreu i shtetit tė asaj kohe zhvilloi me pėrfaqėsues tė inteligjencės krijuese tė kryeqytetit nė gusht tė vitit 1990. Kishin kaluar vetėm disa ditė nga 2 korriku '90 dhe situata ka qenė mjaft e tensionuar. Ramiz Alia e thėrriste kėtė takim me intelektualėt pas disa mbledhjeve tė tensionuara tė Byrosė Politike dhe tė Sekretariatit tė Komitetit Qendror. Nė mbledhje, Alia ėshtė munduar ta kalojė si njė incident tė rėndė vrasjen e 17-vjeēarit Artin Basha, por kjo ėshtė kundėrshtuar menjėherė nga Sali Berisha, qė nė atė ditė ka qenė intelektuali i vetėm qė ka ngritur zėrin pėr kėtė krim tė diktaturės. "Unė mendoj, para sė gjithash, se informacioni duhet tė jetė i vėrtetė, gjė qė ēalon shumė. Unė po jap njė shembull. U dha komunikata pėr ngjarjen e 2 korrikut dhe u tha qė pati plagosje tė lehtė nga tė dyja palėt, kur nė fakt njė 16-vjeēar ishte duke vdekur nė Spitalin 2 dhe siē dihet, ai vdiq. Atij i bėnė roje tek koka pėr dy ditė rresht diplomatėt e ambasadės gjermane. Thuaji sa tė duash ti personelit tė klinikės sime qė pati vetėm plagosje tė lehta, ai nuk e beson. Mirėpo janė 600 veta aty, qė nesėr thonė tė kundėrtėn". Pas kėtij qėndrimi tė Berishės, Alia ka reaguar duke pėrsėritur se vrasja ka qenė aksidentale.

PJESĖ NGA MBLEDHJA E KOMITETIT QENDROR TĖ 25 GUSHTIT '90

SHOKU RAMIZ ALIA: Nė kėto situata ėshtė e domosdoshme tė luftohen me kėmbėngulje tė metat e gabimet e njerėzve tanė, tė distancohemi nga ato me tė cilat nuk pajtohemi dhe qė armiku mund t'i shfrytėzojė. Nuk duhet tė marrim nė mbrojtje veprime e qėndrime tė padrejta. Nėqoftėse polici, pėr shembull, pėr njė shkak tė parėndėsishėm, pėrdor dhunėn ndaj qytetarėve, duke dalė jashtė kompetencave tė tij, duhet thėnė qė ky veprim ėshtė i gabuar dhe ta dėnojmė, por nuk mund tė themi tė njėjtėn gjė pėr kufitarin qė nė krye tė detyrės, qėllon me armė dikė qė tenton tė kalojė kufirin. Gjatė kufirit tonė me Greqinė janė afruar grupe tė mėdha diversantėsh. Ku ta dijė kufitari se ai qė kalon kufirin nuk ėshtė njė diversant qė ka hyrė e kėrkon tė dalė? Ku ta dijė ai se ky njeri nuk ka me vete drogė apo nuk ėshtė njė vrasės? Kufitari i thotė "ndal" shkelėsit tė kufirit dhe atė qė nuk ndalet e qėllon. A mund ta bėjmė fajtor pse qėlloi?! Jo, ai bėri detyrėn. Por, nė kolektivin e Kinostudios njė shok qenka shumė i shqetėsuar pėr kėtė problem dhe kėrkon pėrgjigje. Nuk ėshtė e vėshtirė dhe s'ka pse tė ngurrojmė pėr t'i dhėnė menjėherė pėrgjigjen qė kėrkon Foto. Ē'do tė bėnte pėr shembull, roja e Kinostudios, nėqoftėse dikush do tė pėrpiqej t'i hynte pėr tė djegur arkivin e filmit?

SHOKU FOTO ĒAMI: Edhe unė e lidha pėrgjigjen qė i dhashė atij me njė shembull: Nėqoftėse dikush do t'i shkonte pėr t'i vjedhur shtėpinė, ē'do tė bėnte ai?

SHOKU RAMIZ ALIA: Nė kėtė rast nuk mund tė bėhet krahasimi me vjedhjen e shtėpisė, se shtėpia ėshtė pronė personale, ndėrsa arkivi i Kinostudios ėshtė njė pronė me vlerė tė madhe shtetėrore e kombėtare.

Natyrisht, kur polici vret njė njeri qė kėrkon tė djegė Kinostudion, ne nuk i themi, "mirė bėrė qė e vrave"! Ai njeri mund edhe tė kapej e tė dėnohej ose tė plagosej lehtė nė kėmbė etj. Por as fajtor nuk mund ta bėjmė policin, sepse kur njė njeri qėllohet me armė, edhe mund tė vritet.

SHOKU RAMIZ ALIA: E keqja ėshtė se aparatet, kuadrot e komunistėt janė mėsuar qė vendimet ose i zbatojnė me metoda burokratike, ose i quajnė si masa kalimtare. Fakt ėshtė qė te ne ende nuk po kuptohet se zbatimi i vendimeve tė partisė kėrkon tė ndryshohen shumė konceptime. Pėr ta ilustruar kėtė po ndalem pak nė ēėshtjen e mbrojtjes sė kufirit. Nė ndryshimet qė pėsoi Kodi Penal u prek edhe krimi i arratisjes. Tashmė arratisja trajtohet si kalim i paligjshėm i kufirit, jo si tradhti ndaj atdheut. Mirėpo ai qė braktis atdheun, qė i kthen shpinėn shtėpisė, braktis nėnėn, babanė, vėllezėrit, motrat, tė afėrmit e tjerė, vihet nė shėrbim tė armikut, qė bėhet pre e tė huajve ligjėrisht nuk konsiderohet tradhtar i atdheut, po nga ana morale tradhtar mbetet, opinioni si tė tillė e trajton. Nė kėto rrethana rinia dhe populli qė punojnė e jetojnė nė brezin kufitar nuk mund tė thotė: "Le tė iki, le ta kalojė kufirin s'ka ndonjė gjė". Po kėshtu edhe ushtari i kufirit nuk mund tė mendojė se: "Nuk prish punė, nuk kryen tradhti ndaj atdheut" dhe ta lėrė tė kalojė kufirin atė qė tenton tė arratiset.

Domethėnė ne u gjendėm tė papėrgatitur, madje jo vetėm kaq, por nė vend qė tė bėjmė ne propagandėn tonė, pra qė partia dhe rinia tė gjithė tė mendojnė si t'i shpjegojnė mirė kėto masa qė po merren e tė kuptohen nga njerėzit, nė tė kundėrtėn: i lanė shteg punės qė bėri armiku.

SHOKU FOTO ĒAMI: Ėshtė e vėrtetė qė ndryshimet nė Kodin Penal masės sė njerėzve nuk u ėshtė shpjeguar. Tani organet e drejtėsisė kanė marrė si aksion tė madh tė punojnė dekretin e Kuvendit Popullit pėr manifestimet publike nė tė tėra kolektivat punonjės. Unė kėtė gjė e mora vesh rastėsisht, se mė njoftuan nga Vlora dhe e ndalova menjėherė tė punohej me kolektivat.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ti Foto, je Sekretar i Komitetit Qendor qė merresh me problemet e ideologjisė dhe propagandės. Si nuk e paske ditur njė gjė tė tillė?

SHOKU FOTO ĒAMI: Jo, nuk kam urdhėruar unė.

SHOKU RAMIZ ALIA: Epo, atėherė tė ka ikur nga duart kjo, por propagandėn ti e drejton.

SHOKU FOTO ĒAMI: Po ka dhėnė urdhėr tjetėrkush pėr kėtė, shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Disa fenomene po na ikin nga duart dhe neve si parti dhe qeverisė dhe po kthehen nė tė kundėrtėn tonė.

Diktatori i fundit komunist kėrkon vėnien nė shėrbim tė PPSH tė shkrimtarit tė madh, ndėrsa aludon nė mbledhjen e Sekretariatit tė Partisė se ai po bėn lojėn e armikut dhe tė borgjezisė.

RAMIZ ALIA: Tė vihet para pėrgjegjėsisė Ismail Kadare.

SHOKU LISEN BASHKURTI: Ismailit i kemi shkuar tre herė nė shtėpi pėr t'i kėrkuar njė intervistė pėr gazetėn "Zėri i Rinisė", por nuk pranoi ta pėrgatiste...

SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse nuk shkruani nė gazetė qė Ismail Kadare nuk pranoi tė jepte intervistė? Kėshtu do ta vinit para pėrgjegjėsisė morale dhe para opinionit tė mbarė rinisė.

SHOKU LISEN BASHKURTI: Kur bisedoi me tė gojarisht Remzi Lani i tha se, intervistėn tjetėr qė ia paraqiti "Zėrit tė Rinisė" me dėshirėn e tij, ia botuam menjėherė, kurse tani ka nevojė vetė redaksia t'i drejtohet atij. Nė njė farė mėnyre e vuri para pėrgjegjėsisė...

SHOKU RAMIZ ALIA: Kėtyre njerėzve ne kemi tė drejtė t'u themi: "Kėtė situatė nė Tiranė e nxiti dhe e krijoi armiku. Ja, ē'kėrkon armiku! Po ti qė hesht, me kė je"?

A ėshtė nė nderin e intelektualit tonė tė mos i thotė njė fjalė Presidentit Miteran qė e ftoi Ismail Kadarenė pėr vizitė nė Francė, pikėrisht nė kėtė kohė, kur kryheshin tėrė ato veprime tė kurdisura armiqėsore dhe propaganda e tyre borgjeze villte vrer kundėr Shqipėrisė? Demokracia e humanizmi, pėr tė cilat flet Ismaili, nuk janė tė drejta abstrakte, as nuk mund tė konceptohen si tė tilla. Pėr cilėt njerėz kėrkohen kėto tė drejta, nėqoftėse nuk gjejnė shprehjen konkrete tek interesat e atdheut e tė popullit? Jashtė kėtyre interesave ēdo lloj demokracie ėshtė demagogji.

A mund ta mohojė kush tani se temat pėr partinė, Enver Hoxhėn, atdheun, socializmin janė boshti kryesor qė pėrshkon tėrė veprėn e Ismailit, qė nga poemat "Pėrse mendohen kėto male", "Shqiponjat fluturojnė lart", e deri te romanet "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Dimri i madh", "Koncert nė fund tė dimrit" etj. Situata e tanishme kėrkon qė Ismaili, me emrin e qėndrimin e tij prej intelektuali tė njohur t'i bėjė njė shėrbim tė ri popullit, partisė, atdheut. Ky qėndrim do ta lartėsonte, ndryshe a mund tė qėndronte nė krahun tjetėr e tė pranonte si Tuxhmani se ka gabuar dikur, kur ishte i ri? Ėshtė koha kur ndonjė intelektuali tė tillė i duhet thėnė: "Ti flet me kaq zjarr pėr demokracinė, lirinė e individit e indinjohesh pse polici pėrdor shkopin, e sheh se ē'po bėn i huaji kundėr lirisė sė Shqipėrisė. Kujt do t'i vlenin botimet e tua, kur nuk thua njė fjalė pėr kėtė qė sheh?

Desha tė tėrheq vėmendjen se ka disa tipa njerėzisht me prirje negative e formim jo tė shėndoshė. Nė pėrgjithėsi ata janė intelektualė tė rinj, si ndonjė pedagog nė Institutin e Lartė tė Arteve, ndonjė punonjės nė Kinostudio apo nė shtypin letrar, ndonjė piktor etj., me ta duhet punuar me durim e duhen mbajtur afėr pėr t'ua thyer "mitet", pėr tė mos i lejuar tė bėhen pėrēues tė njė vije tė gabuar.

SHOKU XHELIL GJONI: Ndoshta ka nevojė tė organizohen me kėta njerėz disa debate nė grupe tė ngushta pėr probleme tė ndryshme, qė kėrkojnė tė sqarohen. Pėr shembull, ka patur mjaft pyetje pėr ēėshtjen e marrjes sė kredive. Mund tė ftohen nė auditorė tė ndryshėm njerėz, shokė kompetentė e me nivel, si Farudin Hoxha, t'ua sqarojnė. Po kėshtu, mund tė veprohet edhe pėr ēėshtje tė tjera.

Diskutohet mjaft pėr problemin e Kosovės, si dhe pėr pozicionin e inteligjencės kosovare. Reaksioni dhe nė kėtė ēėshtje pėrpiqet tė hedhė vrer kundėr nesh. Flitet pėr problemin e bashkimit tė Kosovės me ne, pėr tė cilin thonė se, "ėshtė e interesuar edhe Amerika e se pas kėtij bashkimi, vetvetiu mund tė arrihet nė zgjedhje tė pėrgjithshme".

SHOKU RAMIZ ALIA: Ka dhe nga ata qė e pėrziejnė kėtė ēėshtje me pozitėn e disa intelektualėve kosovarė, qė propagandojnė se duhet braktisur ideologjia dhe duhet tė merremi mė parė me nacionalizmin.

Parulla e tyre ėshtė "Shqipėria etnike". Por tė pranosh nacionalizmin do tė thotė tė vijnė kėtu Rexhep Krasniqi, Balli Kombėtar, Legaliteti. Ne nuk mund t'i sakrifikojmė idealet tona pėr njė Shqipėri tė tillė "etnike". Mund tė ketė edhe ndonjė tjetėr, qė ekzaltohet pėr njė "shtėpi evropiane", krejt tė hapur me plot kate e apartamente, po ta dojė veē me njė ideologji tė borgjezisė!!

E theksoj edhe njė herė se, pėrballė kėtyre dėshirave e parullave nuk duhet tė qėndrojmė tė tėrhequr, por tė hidhemi nė sulm. Veprimtaria jonė duhet tė jetė e efektshme, e dendur e sistematike. Mitingu qė u organizua nė Tiranė, pėr shembull, ishte mjaft i mirė dhe e arriti qėllimin, por ai nuk u shoqėrua mė pas me njė punė intensive. Duhet tė njihen mirė tėrė anėt e problemeve, qė tė jetė e mundur tė ndėrtohet njė program i qartė e i konkretizuar pėr zgjidhjen e tyre. Mund tė krijohet edhe njė shtab kundėr parullave armiqėsore, ndaj tė cilave kėrkohet vigjilencė, pėrgatitje, luftė ideologjike e shkathtėsi. Sot, nuk mund t'u flitet masave me slogane e fjalė tė pėrgjithshme. Ndonjėherė ėshtė mė e efektshme njė bisedė e ēiltėr, qoftė edhe me 2-3 vetė, ku rrihen pikėpamjet dhe konkluzionet janė bindėse.

Do tė ishte mirė tė organizohej edhe ndonjė takim me njė grup intelektualėsh prej 14-15 vetash. Me ta duhet biseduar mė parė si e shohin situatėn aktuale dhe pastaj njė nga njė t'u thuhet me argumente ndonjė pikėpamje e gabuar. Po kėshtu, duhet vepruar edhe me disa grupe tė rinjsh, pėrpara se tė mblidhen organizatat e rinisė. Me inteligjencėn duhet ndėrtuar njė punė e veēantė, e programuar e sipas kategorive, duke u ndalur sidomos nė disa institucione e qendra tė mėdha si Kinostudioja, Lidhja e Shkrimtarėve, Radiotelevizioni etj.

Njė tjetėr program i studiuar dhe mbi bazėn e kontakteve direkte duhet ndėrtuar edhe nė punėn me rininė. Duhet tė gjallėrohet tėrė veprimtaria me tė rinjtė universitarė e shkollarė, si nė formė dhe nė pėrmbajtje. Ajo nuk duhet tė reduktohet vetėm nė mbledhje e manifestime tė mėdha, por tė pėrfshijė dhe njė larmi formash, qė nga bisedat me grupe tė vogla e deri nė programet kulturore, artistike, politike etj., tė cilat duhet tė jenė tėrheqėse e tė organizuara mirė. Veprimtari tė mėdha, mund tė zhvillohen pėr shembull me rastin e fillimit tė vitit tė ri shkollor nė mjedise tė ndryshme, nė formė mitingjesh, koncertesh, lojėrash sportive etj., ku tė pėrfshihen e argėtohen masa tė gjera tė rinisė.

Qė tani dhe gjatė gjithė muajit gusht duhen marrė masa pėr organizim tė rregullt tė jetės nėpėr konvikte, duke caktuar e afishuar pėr ēdo konvikt listat e tė rinjve sipas fakulteteve dhe kujdestarėt apo pėrgjegjėsit qė ndjekin veprimtaritė e ndryshme nga rinia, partia pedagogėt. Nėpėrmjet tėrė llojeve tė veprimtarive duhet synuar qė rininė ta mbajmė kurdoherė pranė e ta ushqejmė me ideologjinė tonė, sepse pas dėshtimit qė pėsoi nė fazėn e parė tė programit tė tij, armiku do tė synojė tė kėrkojė mbėshtetje te rinia shkollore, studenteske dhe tek inteligjenca. Atij i intereson ta prekė kėtė shtresė delikate, tė pėrbėrė nga bijtė e popullit, pėr tė atakuar vijėn e partisė. Mungesa e kujdesit dhe e vėmendjes sonė nė kėtė drejtim ėshtė e pafalshme. Nė rast se ndaj veprimeve tė disa huliganėve e patėm mė tė lehtė tė mbanim qėndrim e tė ngrinim opinionin, nga qė populli i njihte si tė tillė, ėshtė shumė vėshtirė tė ngresh kėtė opinion kundėr atyre elementėve tė rinisė studenteske qė mund tė bien nė prehėrin e armikut.

Opinioni i shėndoshė duhet mbajtur nė kėmbė e duhet hedhur nė veprim edhe ndaj familjeve apo kolektivave punonjėse, pjesėtarė tė tė cilėve hynė nėpėr ambasada. Tė diskutohen qėndrimet e tyre nė ēdo bllok e lagje dhe tė bėhet i njohur gjykimi i shėndoshė e i pėrgjithshėm i njerėzve.

Kujdes i duhet kushtuar edhe informacionit pėr popullin lidhur me zbatimin e vendimeve tė plenumeve tė fundit dhe pėr probleme tė ndryshme. Nga organet qendrore, si dhe nga disa organe tė bazės, ka shumė zvarritje tė pajustifikueshme nė zbatimin e vendimeve tė marra, siē ėshtė ai i Plenumit tė 8-tė tė KQ tė Partisė pėr ndėrtimin e banesave private. Populli ka nevojė pėr njė informacion mė tė gjerė, sidomos pėr ato ēėshtje qė janė nė studim e nė kėrkim tė rrugėzgjidhjeve tė reja tė leverdisshme pėr tė. Pėrse ngurrohet pėr shembull, tė jepet informacion publik nėpėrmjet mjeteve tė propagandės, pėr studime tė tilla, si ai i rritjes sė pagave qė janė nėn 600 lekė?

Situatat kėrkojnė qė dhe ēdo shok i udhėheqjes sė partisė e tė shtetit pa qenė nevoja pėr fjalime tė mėdha, nėpėrmjet televizionit apo takimeve direkte me popullin tė zbėrthejė ndonjė tezė tė plemumeve tė fundit. Ai mund tė sjellė njė informacion mė tė plotė e mė tė saktė pėr sektorin qė mbulon, pėr problemet e rrugėzgjidhjet qė kėrkohen. Kjo do ta rriste mė shumė pėrgjegjėsinė e secilit prej nesh, por dhe do t'u priste rrugėn mjaft thashethemeve e parullave armiqėsore se, "nė udhėheqje ka pėrēarje, ka konservatorė e liberalė". Natyrisht nė kėto pozita nuk qėndron asnjė nga shokėt tanė, por ngadalėsia, mefshtėsia, burokracia e paaftėsia, kudo qė shfaqen nuk mund tė mos lėnė gjurmė nė ndėrgjegjen e popullit. Ato duhen luftuar me kėmbėngulje e punė tė palodhur, duke gjallėruar e perfeksionuar vazhdimisht edhe tėrė mjetet e format e informacionit dhe tė propagandės sonė.

SEKRET

MBLEDHJE E SHOKĖVE SEKRETARĖ TĖ KOMITETIT QENDOR TĖ PARTISĖ

Mė 24 gusht 1990

Nė kėtė mbledhje u diskutua pėr masat konkrete qė duhet tė merren nė zbatim tė vendimeve tė partisė, si dhe pėr punėn qė duhet bėrė me rininė studenteske.

SHOKU RAMIZ ALIA: Aktualisht para partisė kanė dalė disa probleme tė mėdha, qė duhen vlerėsuar e t'u jepen rrugėzgjidhje. Pėr mendimin tim, as aparati i Komitetit Qendror, as organet e organizmat shtetėrore dhe as masat e popullit nuk janė tė pėrgatitur seriozisht pėr masat qė duhen marrė pėr zbatimin e vendimeve pėr demokratizimin e mėtejshėm tė jetės sė vendit. Edhe prapaganda e shtypi dhe mjetet e tjera tė informacionit nuk po u bėjnė jehonė sa duhet vendimeve tė partisė, nuk dinė t'i pėrgatisin masat pėr zbatimin e tyre. Kjo ėshtė njė ēėshtje me konseguenca tė mėdha.

E keqja ėshtė se aparatet, kuadrot e komunistėt janė mėsuar qė, vendimet ose i zbatojnė me metoda burokratike, ose i quajnė si masa kalimtare. Fakt ėshtė qė te ne ende nuk po kuptohet se, zbatimi i vendimeve tė partisė kėrkon tė ndryshohen shumė konceptime. Pėr ta ilustruar kėtė po ndalem pak nė ēėshtjen e mbrojtjes sė kufirit. Nė ndryshimet qė pėsoi Kodi Penal u prek edhe krimi i arratisjes. Tashmė, arratisja trajtohet si kalim i paligjshėm i kufirit jo si tradhti ndaj atdheut. Mirėpo, ai qė braktis atdheun, qė i kthen shpinėn shtėpisė, braktis nėnėn, babanė, vėllezėrit, motrat, tė afėrmit e tjerė, vihet nė shėrbim tė armikut, qė bėhet pre e tė huajve ligjėrisht nuk konsiderohet tradhtar i atdheut, po nga ana morale tradhtar mbetet, opinioni, si tė tillė e trajton. Nė kėto rrethana, rinia dhe populli qė punojnė e jetojnė nė brezin kufitar nuk mund tė thotė: "Le tė iki, le ta kalojė kufirin s'ka ndonjė gjė". Po kėshtu edhe ushtari i kufirit nuk mund tė mendojė se: "Nuk prish punė, nuk kryen tradhti ndaj atdheut" dhe ta lėrė tė kalojė kufirin atė qė tenton tė arratiset.

Domethėnė, ne u gjendėm tė papėrgatitur, madje jo vetėm kaq, por nė vend qė tė bėjmė ne propagandėn tonė, pra qė partia dhe rinia tė gjithė tė mendojnė si t'i shpjegojnė mirė kėto masa, qė po merren e tė kuptohen nga njerėzit, nė tė kundėrtėn: i lanė shteg punės qė bėri armiku.

SHOKU FOTO ĒAMI: Ėshtė e vėrtetė qė ndryshimet nė Kodin Penal masės sė njerėzve nuk u ėshtė shpjeguar. Tani, organet e drejtėsisė kanė marrė si aksion tė madh tė punojnė dekretin e Kuvendit Popullor pėr manifestimet publike nė tė tėra kolektivat punonjės. Unė kėtė gjė e mora vesh rastėsisht se mė njoftuan nga Vlora dhe e ndalova menjėherė tė punohej me kolektivat.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ti Foto, je Sekretar i Komitetit Qendror qė merresh me problemet e ideologjisė dhe propagandės. Si nuk e paske ditur njė gjė tė tillė?

SHOKU FOTO ĒAMI: Jo, nuk kam urdhėruar unė.

SHOKU RAMIZ ALIA: Epo, atėherė tė ka ikur nga duart kjo, por propagandėn t'i e drejton.

SHOKU FOTO ĒAMI: Po ka dhėnė urdhėr tjetėrkush pėr kėtė, shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Disa fenomene po na ikin nga duart dhe neve si parti dhe qeverisė dhe po kthehen nė tė kundėrtėn tonė.

(Diskutimet nė mbledhjen e sekretarit tė Komitetit Qendror tė 25 gushtit, kur diktatori kėrkoi nga forcat e Ministrisė sė Brendshme qė ata qė tentojnė kalimin e kufirit tė konsiderohen tradhtarė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Re: Dosja e njeriut tė masakrave nė kufi dhe nė Tivar Vdiq diktatori i fundit komunist   Sat Oct 08, 2011 8:08 am

I fundmi i diktatorėve, por jo i nostalgjikėve



Tek ne edhe diktatorėt jetojnė mė gjatė. Dje vdiq i fundmi i komunizmit nė tė gjithė Europėn Lindore, Ramiz Alia, nė moshėn 86-vjeēare. Njeriu qė mori frenat e regjimit menjėherė pas vdekjes sė Hoxhės mundi ta drejtojė diktaturėn pėr 5 vjet, ndėrsa ishte brenda saj pėr gjysmė shekulli. Mbetet njė nga periudhat historike tejet tė ngarkuara me ngjarje tė mėdha, e shoqėruar me pėrmbysjen e madhe qė nisi me Lėvizjen Studentore nė dhjetorin '90.

Pas vdekjes sė Hoxhės, Alia ngjalli njė iluzion jo vetėm tek disidenca e brendshme shqiptare, por dhe jashtė vendit. Mos ndoshta diktatura do tė zbutej, krimet do tė ndaleshin dhe shpresa pėr njė hapje tė Shqipėrisė me botėn perėndimore do tė mund tė bėhej realitet?

Asnjėra prej tyre nuk ndodhi. Pėr tė gjykuar Alinė nuk mund tė nisesh nga prilli i vitit 1986. Historia e tij nis qė nė vitet e luftės. Ai ishte bashkėthemelues i atij regjimi barbar dhe mund tė ndahej prej tij po aq sa mund tė ndahej Stalini, po aq sa Pol Poti, po aq sa shumė tė tjerė tė kėsaj race nė tė gjithė Europėn Lindore.

Alia u gradua nga regjimi menjėherė pas Masakrės sė Tivarit nė prillin e vitit 1945 pėr tė dalė nga politika me urdhrat pėr vrasjet nė kufi nė vitet 1989-1991. Shumė krime, shumė vrasje dhe jetė tė pafajshme kanė rėnduar pėrgjatė 45 viteve nė supet e kėtij diktatori me zė tė hollė dhe fytyrė tė rafinuar nga dredhitė dhe dinakėritė qė e kanė shoqėruar dhe qė e bėnė tė mbijetonte si pak tė tjerė pėr afroi gjysmė shekulli nė njė parti ku njeriu hante njeriun.

Shumė vrasje nė kėtė gjysmė shekulli mbajtėn vulėn e Ramėz Alisė. Bilanci ėshtė tejet tragjik. Si fillim i diktaturės, rreth 4 mijė kosovarė tė ekzekutuar nė Masakrėn e Tivarit, pėr tė ardhur mė pas nė fundin e viteve '80, ku pėr vrasjet nė kufi numri i tė vrarėve ende nuk dihet saktėsisht edhe pėr vėshtirėsitė e gjetjes sė tė gjitha kufomave.

"Qėllojini dhe vritini, ushtarėt nuk mund tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr ata qė tentojnė tė shkelin kufirin", ishte urdhri i dhėnė nga Alia nė fundin e viteve '90. Njė urdhėr qė u pasua me vrasje dhe terror thuajse nė tė gjithė brezin e kufirit. Si tė mos mjaftonin vrasjet, diktatori kishte urdhėruar edhe shfaqjen e terrorit pas kėtyre akteve. Te vrarėt merreshin, lidheshin dhe tėrhiqeshin zvarrė nėpėr qytet nga kamionė tė Sigurimit famėkeq tė Shtetit dhe tė Ministrisė sė Brendshme.

Linēimi i kufomave, ashtu sikurse ishte edhe varja nė litar e poetit Havzi Nela, ishte pjesė e skenarit pėr tė mbajtur nėn panik njė shoqėri, e cila po kėrkonte tė ringrihej. E gjithė Lindja kishte pėrfaqur demokracinė, ndėrsa nė Shqipėri, Ramiz Alia mundohej tė tregonte dhėmbėt duke forcuar diktaturėn edhe pėrmes ekzekutimeve tė intelektualėve.

Do tė duhej tė vinte pushkatimi i Ēausheskut qė diktatorit i fundit komunist tė mendonte fundin e tij. Ēaushesku u kthye nė makthin e pėrditshėm tė tij, qė ai e pranonoi edhe vetė sė fundmi, nė njė intervistė tė dhėnė pėr BBC-nė. Fundi i Ēausheskut e trodhi regjimin. Alia nisi tė bėjė llogaritė mė ndryshe. Hidhte plumbin dhe fshihte dorėn dhe fantazma e Ēausheskut e shoqėroi deri nė fund tė largimit.

Vdekja e Alisė ėshtė mbyllja fizike e njė kapitulli diktatorėsh tė Europės Lindore qė lindėn tiraninė dhe e mbajtėn atė nė kėmbė pėrmes gjenocidit. Ajo ėshtė njė prej periudhave mė tė errėta qė ka njohur njerėzimi. Janė mbi 100 milionė tė vrarė prej kėtyre regjimeve komuniste me tė tillė diktatorė.

Krimet e komunizmit nuk janė pėrfillur, veēanėrisht tek ne. Ėshtė kaluar njė periudhė e gjatė tranzicioni me njė mospėrfillje, duke sjellė tek shumica edhe vetėhumbje tė kujtesės ndaj atij gjenocidi tė pashembullt qė u pėrjetua pėr gjysmė shekulli.

Dėshmi e qartė e kėsaj ishte mėnyra se si pjesa mė e madhe e mediave e pasqyruan dje vdekjen e kėtij diktatori. Askujt nuk ia bėri zemra qė tė etiketojė Ramiz Alinė si diktator, ashtu sikurse ai ishte. Askush prej tyre nuk kujtoi, se ky njeri qė vdiq, ka vrarė me mijėra njerėz tė pafajshėm. Fshehėn krimet e kryera pėrgjatė njė gjysmė shekulli jo nė emėr tė harresės, por nė emėr tė nostalgjisė pėr atė regjim.

Sot, 21 vjet pas ngjarjeve tė dhjetorit '90 degradimi moral arrin deri aty sa publikisht diktatorit i thuhet udhėheqės apo President duke u fshehur e vėrteta, duke u fshehur krimet dhe mijėra jetė njerėzish tė vrarė.

Nėse ai nuk paska qenė diktator, atėherė kushdo nga tė rinjtė e sotėm qė nuk e kanė jetuar atė kohė ka tė drejtė tė mendojė se nuk paskemi qenė nė diktaturė deri nė vitet '90, ndėrsa ata tė vrarė nė kufi mund tė konsiderohen si shkelės tė ligjit dhe aspak si martirė tė lirisė.

Ēfarė manipulatorėsh, ēfarė qėniesh tė neveritshme, qė kėrkojnė tė risjellin lavazhin e trurit tė shoqėrisė me metoda tė teknologjisė sė fundit. Nė kohė dhe nė rrethana tė reja, por me objekt tė njėjtė. Fshehjen e diktaturės, krimeve tė saj dhe lanēimin deri si hero tė njė diktatori. Kjo ka ndodhur dje pėrgjatė gjithė ditės. Online nė tė gjitha ekranet.

Njė dhunim i hapur i sė vėrtetės dhe njė rivrasje pėr sė dyti pėr ata mijėra jetė njerėzish tė pafajshėm tė masakruar nėn diktaturėn e Alisė. Njė maskaradė e paimagjinueshme pėr ditėt e sotme. Njė sfidė dhe njė provokim pėr ata qindra e mijėra familje tė afėrmit e tė cilėve janė pushkatuar, burgosur dhe internuar nga ai regjim.

PS ka akuzuar PD se ka nėn kontroll mediat. Dje ishte njė ditė e veēantė, ku kushdo mund tė shihte se PD jo vetėm qė nuk kishte asnjė media qė tė reflektonte qėndrimin e saj pėr Ramiz Alinė, por e pa veten, ndoshta mė keq se nė vitin '91.

Diktatori u bė udhėheqės me unanimitet njėlloj si atėherė kur direktivat pėr mediat jepeshin nga zyrat e Komitetit Qendror. Tė paktėn atėherė kishte njė media tė vetme, ndėrsa dje ishin shumė, shumė, shumė. Dukej se kishte edhe njė garė mes tyre se kush do ta pėrkėdhelte mė shumė "udhėheqėsin" e partisė, qė "nuk jeton mė nė zemrat e tyre". Dje mediatikisht u kthyem atje ku kishim qenė 26 vjet mė parė, tek kronikat me "udhėheqės legjendarė" qė ndahen nga jeta. Njė prej tyre arrinte deri atje sa tė kėrkonte edhe ceremoni shtetėrore pėr varrimin e diktatorit.

Dje, vdiq i fundmi i diktatorėve, ndėrsa nostalgjikėt u rishfaqėn duke lėshuar mesazhe publike pėr tė rekrutuar ithtarė tė rinj, ndėrkohė qė plagėt krimeve tė vjetra janė ende tė hapura.

Diēka duhet bėrė, diēka duhet tė lėvizė nė funksion tė institucioneve tona tė kujtesės. Makineria duhet vėnė nė lėvizje sa nuk ka zėnė ndryshkun e kohės. Pėrndryshe, askush pas pesė apo dhjetė vjetėsh nuk do ta dijė mė se nė kėtė vend ka ekzistuar diktatura komuniste dhe diktatorėt. Do tė jenė mė tė shumtė ata qė do tė besojnė se Ramiz Alia paska qenė udhėheqės dhe jo diktatori i fundit komunist.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Dosja e njeriut tė masakrave nė kufi dhe nė Tivar Vdiq diktatori i fundit komunist
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: