NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pro-amerikanizmi i shqiptarėve ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Pro-amerikanizmi i shqiptarėve ...   Wed Oct 05, 2011 9:13 am

Pro-amerikanizmi i shqiptarėve do tė zgjasė

"Pro-amerikanizmi i shqiptarėve do tė zgjasė pėr sa kohė tė jetojė ideali i lirisė sė tyre". Kryeministri Berisha, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij, zonja Liri Berisha ishte i pranishėm dje pasdite nė pritjen e dhėnė nga ambasadori i SHBA-ve nė Shqipėri, Aleksandėr Arvizu, me rastin e 20-vjetorit tė rihapjes sė ambasadės amerikane nė Tiranė. Duke pėrshėndetur tė pranishmit, Kryeministri Berisha e vlerėsoi kėtė ngjarje, si mė tė rėndėsishmen nė historinė e dy vendeve dhe kombeve, si dhe i shprehu ambasadorit Arvizu mirėnjohjen mė tė thellė pėr mbėshtetjen e jashtėzakonshme qė SHBA, qeveria dhe kombi amerikan i kanė dhėnė Shqipėrisė nė momentet mė tė rėndėsishme historike. Berisha shprehu krenarinė e shqiptarėve qė janė miq tė kombit amerikan. "Ēdo shqiptar ėshtė krenar me proamerikanizmin e tij, ndjenjė kjo e rrėnjosur nė lirinė e tyre dhe qė do tė zgjasė pėr sa kohė tė jetojė ideali i lirisė sė tyre. Njė mirėnjohje tė veēantė qeverisė suaj, Presidentit Obama pėr ndjenjat miqėsore dhe mbėshtetjen e madhe qė i jep Shqipėrisė. Ne jemi njė komb i vogėl dhe ėshtė nė bindjen time mė tė thellė se gjėja mė e madhe qė ne mund t'i ofrojmė kombit tuaj nė shenjė mirėnjohjeje dhe respekti ėshtė ndėrtimi dhe konsolidimi i atyre vlerave tė mėdha, tė cilat kanė bėrė kombin amerikan, mė tė madhin, mė tė fuqishmin, mė tė ndriturin nė botė. Ne jemi shumė krenarė nė miqėsinė qė kemi ndaj jush dhe nė ndjenjat tona miqėsore ndaj kombit tuaj", u shpreh Berisha. Nė fjalėn e tij tė mbajtur pėrpara tė pranishmėve nė kėtė ceremoni, Kryeministri shprehu mirėnjohje edhe pėr misionarėt e parė diplomatikė. "Zoti ambasador, do ta mbyll kėtė fjalė, duke shprehur njė mirėnjohje shumė tė thellė pėr misionarėt e parė diplomatikė tė 20 viteve mė parė, mikun e shquar tė kombit shqiptar Chris Hill dhe mikun tjetėr tė madh, ambasadorin Rajerson, tė gjithė paraardhėsit tuaj dhe ju zoti ambasador, por dhe pėr qindra e qindra burra e gra, djem dhe vajza tė kombit tuaj, qė me pėrkushtim tė madh ndihmuan Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Unė jam dėshmitar i asaj kohe, kur vendi ngjante me njė akullnajė tė vėrtetė dhe era e lirisė do tė shkrinte njė e nga njė akujt e kėtij vendi. Ekspertėt, specialistėt, punonjėsit tuaj nė tė gjitha fushat dhanė njė kontribut tė jashtėzakonshėm", u shpreh Berisha. Ndėrsa shprehu mirėnjohjen e popullit shqiptar, Berisha u shpreh se, nė kohėn kur tė tjerėt vendosėn tė fshinin shqiptarėt nga harta ishte Presidenti Uillson ai qė i mbėshteti shqiptarėt nė rrugėn e pavarėsisė. "Nė kėtė 20-vjetor, sigurisht qė ka njė bilanc, por e pamundur qė ta pėrqendrosh atė nė 20 vite. Tė gjitha vendimet e Presidentėve tė vendit dhe tė qeverisė suaj nė 90 vitet e fundit janė vendime qė kanė tė bėjnė direkt me ekzistencėn e lirė tė shqiptarėve, me pavarėsinė e tyre. Nė njė kohė kur tė tjerėt vendosėn ta fshinin nga harta Shqipėrinė, ishte Presidenti Willson, lisi, nė tė cilin siē do tė thoshte Noli, kombet e shtypura kanė ndėrtuar foletė e lirisė, qė do tė hidhte poshtė me pėrēmim kėto plane dhe do tė mbėshteste shqiptarėt nė rrugėn e pavarėsisė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt luftuan nė njė koalicion me vendin tuaj tė madh, por ranė nė diktaturėn mė ēnjerėzore. Presidenti Truman mori tė gjitha vendimet pėr t'u treguar shqiptarėve se ai dhe qeveria e tij do tė bėnin ē'ishte e mundur pėr lirinė e tyre. Por, zoti ambasador, ka dhe njė moment shumė tė veēantė tė 20 viteve mė parė. 20 vjet mė parė qarkullonte njė ide se Shqipėria mund tė mbetej dhe si 'Kuba e Ballkanit'. Shqiptarėt i lėndonte shumė kjo ide, por tė kėtij mendimi nuk ishin Presidenti i SHBA-ve dhe qeveria juaj. Ky ishte mesazhi i madh qė solli Sekretari i Shtetit Baker nė Sheshin 'Skėnderbej' nė Tiranė, se pėr ju shqiptarė liria do tė funksionojė dhe funksionon", theksoi Berisha. Gjithashtu Kryeministri u ndal nė ndihmėn qė SHBA i dha Shqipėrisė nė kalimin e regjimit tė diktaturės. Ai shtoi se nė vitin 1991 Presidenti Bush dhe Sekretari Beker sollėn mesazhin e lirisė, ndėrsa mė vonė Presidenti Klinton udhėhoqi Aleancėn e Atlantikut, duke theksuar se Presidenti Bush nė komunitetin ndėrkombėtar kryesoi nė pavarėsinė e Kosovės. "Shqiptarėt patėn rastin t'i dėshmojnė kombit tuaj dhe mbarė botės nė pranverėn e vitit '91 se vėrtet ambasada e SHBA-ve pushoi sė funksionuari gjatė viteve tė egra tė diktaturės, por kjo ndėrtesė gjeti strehė tė plotė nė zemrėn dhe mendjen e shqiptarėve. Pritja e jashtėzakonshme qė shqiptarėt i rezervuan Sekretarit tė Shtetit, James Baker, mė e madhja dhe mė e zjarrta qė ata i kanė rezervuar ndonjėherė ndonjė miku tė shquar nė kėtė tokė, dėshmoi se aspirata e tyre e lirisė ishte njė me dashurinė dhe respektin e tyre pėr SHBA-tė, ndihmėn dhe kontributin e tyre nė lirinė e shqiptarėve. Nė vitin '91 Presidenti Bush dhe Sekretari i Shtetit Baker sollėn mesazhin e lirisė pėr shqiptarėt. Presidenti Bill Klinton udhėhoqi Aleancėn e Atlantikut tė Veriut nė ēlirimin e shqiptarėve nga njė regjim barbar. Presidenti Xhorxh Bush udhėhoqi komunitetin ndėrkombėtar nė pavarėsinė e qeverisė sė Kosovės. Presidenti Barak Obama firmosi anėtarėsinė e Shqipėrisė nė NATO. Tė gjitha kėto janė akte madhore nė lirinė e shqiptarėve", theksoi Berisha. Mė pas, pritja vijoi nė njė ceremoni, ku ishin tė pranishėm politikanė, deputetė, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, drejtues tė medias, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Pro-amerikanizmi i shqiptarėve ...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: