NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Misioni i Edi Ramės, “Kthimi i PS nė identitet”..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Misioni i Edi Ramės, “Kthimi i PS nė identitet”..   Tue Oct 04, 2011 6:19 am

Pas vitit 2009 po qartėsohet agjenda politike e Edvinit. Izolimi i PS-sė, theksimi i linjės antiamerikane e antiperėndimore tė sė majtės, si dhe bllokimi i aspiratave pėr integrimin e vendit nė BE e kanė origjinėn tek identiteti bolshevik i Partisė Komuniste, e cila synonte barazimin nė mjerim i shqiptarėve dhe “mbijetesėn me forcat tona”. Ky “kthim nė identitet” ėshtė shndėrruar kėtė vjeshtė nė agjendėn politike parakongresuale tė Edi Ramės

Nė mė se dy vitet e fundit qėllimi i Edi Ramės nga pozitat e kreut tė PS-sė, ka qenė bllokimi i aspiratave integruese tė Shqipėrisė. Kėtė, ai ėshtė pėrpjekur ta bėjė me metoda tė cilat qartėsisht kanė rezultuar dėshtuese. Ėshtė e tepėrt tė pėrmendet kėtu tentativa e bllokimit tė integrimit nė NATO, me protestat qė bėnte pėr njė aksident tė rėndomtė tė Kosta Trebickės, gjatė kthimit tė kėtij tė fundit nga gjuetia. Po aq e tepėrt ėshtė edhe tė pėrmendet “lufta” e tij, pėr uljen e ēmimit tė kartave tė identitetit nga 1200 lekė (tė reja) nė 200 lekė (tė reja), luftė qė pėr hir tė sė vėrtetės, ishte mė “e ashpėr”, se “lufta” e sotme e tij, pėr uljen e ēmimit tė qumėshtit. Kjo “luftė” mbahet mend qė “u ndez” nė prag tė liberalizmit tė vizave, proces pėr bllokimin e tė cilit, Edi Rama thirri nė “front” edhe Valentina Leskajn, pėr tė kėrcėnuar Europėn me “pushtimin” e saj nga njė milionė shqiptarė tė papunė. Kėto tentativa janė mė pikantet, sepse nė formė “intermexosh”, dėrgata deputetėsh socialistė, janė lodhur duke u ankuar nėpėr dyert e institucioneve evropiane pėr mosliberalizimin e vizave... Por nė fund tė fundit, sot, shqiptarėt gėzojnė tė drejtėn tė lėvizin pa viza nė Europė, me gjithė investimin edhe personal tė Edi Ramės, pėr tė kundėrtėn. Nė vijim tė politikės sė tij mė se dy vjeēare, Edi Rama sėrish tashmė i ėshtė kthyer bllokimit tė marrjes sė statusit kandidat pėr nė BE tė vendit tonė. Kėtu duket se “po i buzėqesh paksa fati”, sepse tė vetmen gjė qė ka nė dorė, votėn konsensuale, nuk pranon ta japė pėr reformat integruese. Se sa pėr anėtarėsimin nė NATO, apo liberalizimin e vizave, Edi Rama nuk pati gjė nė dorė pėr ti penguar si procese, veēse tė vetėpėrjashtohej nga bėrja pjesė e kėtyre eventeve historike. Kėtė tentativė pėr bllokimin e aspiratave pėr integrimin e vendit nė NATO apo edhe nė BE, Edi Rama e ka shoqėruar ngushtėsisht me njė theksim tė linjės antiamerikane e antiperėndimore. Kėtė e ka bėrė dhe vazhdon ta bėjė, pėr njė arsye sa tė thjeshtė aq edhe banale. Sepse..., sepse..., ai sheh te “rreziku euro-amerikan”, mbėshtetėsit, apo shprehjen e simpatisė sė kėtyre, pėr qeverinė. Kjo, sipas “syzeve”, me tė cilat i sheh Edi Rama, qėndrimet ndėrkombėtare ndaj qeverisė shqiptare. Sipas, logjikės sė sjelljes sė Edi Ramės, integrimi i Shqipėrisė nė NATO e nė BE, janė bonuse, qė “shpėrndajnė amerikanėt dhe europianėt pėr qeverinė dhe nuk lodhet tė mendojė e tė besojė, se kėto bonuse tė merituara janė pėr gjithė shqiptarėt. Pėr Edi Ramėn nė krye tė PS-sė, nė tentativėn e tij tė sforcuar pėr “ta kthyer nė identik” kėtė parti, duket ka zėnė vend identiteti bolshevik i Partisė sė Punės, sipas sė cilės, pjesė e rėndėsishme e doktrinės sė saj ishte barazimi nė mjerim i shqiptarėve dhe “mbijetesa me forcat tona”. Duke i parė arritjet e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, vetėm bardhė e zi, ai mendon dhe beson, se pėr shkak tė ēmimit tė qumėshtit, i cili sipas tij ėshtė i shtrenjtė, shqiptarėt nuk kanė pse tė bėhen anėtarė ėt NATO-s, apo tė aspirojnė tė jenė pjesė edhe e familjes sė madhe tė BE-sė. Nė funksion tė kėsaj, bllokimin sa tė mundet tė integrimit nė BE, Edi Rama ka bėrė prej kohėsh pjesė axhendės sė tij politike, politikat bllokuese, tė cilat korrespondojnė me axhendėn e re politike parakongresuale tė tij, gjatė sė cilės ai duhet “tė sqarojė” disa probleme me humbjen e radhės sė zgjedhjeve tė radhės. Pėr kėtė ai ka zgjedhur qė “me qitje tė largėt”, tė godasė nga tė mundet, duke ju rikthyer fronteve “tė vjetra tė luftės”, brenda apo edhe jashtė Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Misioni i Edi Ramės, “Kthimi i PS nė identitet”..
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: