NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arvizu: Ftesa e Ramės pėr debat me Berishėn? Sa e vonuar...!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Arvizu: Ftesa e Ramės pėr debat me Berishėn? Sa e vonuar...!   Sun Oct 02, 2011 12:17 pm

Reagon dhe kreu i OSBE-sė, Wollfarth: Dialog dhe nė parlament pėr reformėn zgjedhore

UPDATE- Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, komentoi sot ftesėn e kryesocialistit Edi Rama, pėr debat tė hapur me kryeministrin Berisha. Sipas Arvizu, ky ėshtė njė hap i vonuar, pasi nė njė vend demokratik liderėt s’duhet tė kenė frikė nga pėrballja e drejtpėrdrejtė me njėri-tjetrin. Arvizu tha se midis tė tjerash, debatet e drejtpėrdrejta zhvillohen gjatė zgjedhjeve, ndėrsa tani ėshtė momenti qė midis tyre tė zhvillohet njė takim privat. “Debati i propozuar nga Rama nuk ėshtė ide e keqe dhe do doja qė tė kishte pasur mė shumė debate gjatė zgjedhjeve vendore. Por, mendoj se duhet tė ketė njė takim privat mes tyre dhe jo debat publik”- u shpreh Arvizu. Gjithashtu ambasadori u tregua i gatshėm qė kėtė takim ta mirėpresė nė shtėpinė e tij: “Jam i gatshėm qė kėtė takim ta bėjnė nė shtėpinė time dhe i pranishėm tė jetė edhe ambasadori Sequi. Nėse mund tė ndihmojmė pėr tė afruar palėt, do ta bėjmė”- tha mė tej ai. Ftesa e Ramės pėr debat me Berishėn ka sjellė edhe reagimin e kreut tė prezencės sė OSBE-sė nė vendin tonė, Eugen Wollfarth. Ambasadori Wollfarth tha se mbėshtet ēdo ofertė qė sjell dialog dhe mirėkuptim mes palėve. Sipas tij, ka ardhur koha qė puna tė spostohet nė Parlament pasi aty ėshtė vendi qė tė punohet edhe pėr ndryshimet nė reformėn zgjedhore.
Nė editorialin e tij tė 8-tė radhazi, kryesocialisti Rama, krejt ndryshe nga e kaluara e errėt e tij nė pėrballjen me kundėrshtarėt politikė, shtron nė formėn e njė ftese, njė debat tė drejtpėrdrejtė televiziv me kryeministrin Sali Berisha. Ende s’ėshtė e qartė nėse Rama e ka marrė seriozisht kėtė punė, apo ka qenė njė moment emocional ai qė e ka shtyrė tė shkojė drejt pėrballjes direkte me rivalin Berisha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Arvizu: Ftesa e Ramės pėr debat me Berishėn? Sa e vonuar...!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: