NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Edvini bėn ftesė pėr debat, qė nga bunkeri..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Edvini bėn ftesė pėr debat, qė nga bunkeri..   Sun Oct 02, 2011 12:10 pm

Sėrish nga jashtė Shqipėrisė, ku ndodhet pėr rehabilitim, Edvini kėrren absurdin e radhės, duke ftuar pėr debat publik, lidhur me 10 parakushtet e tij. Politikani qė asnjėherė s’ka bėrė ndonjė pėrballje me gazetarė, por veē komunikime gazetareske me pagatorėt e tij, mundohet tė deklarojė se e do integrimin e vendit, paēka se tezat e bunkerit, s’e lėnė t’i sjellė nė parlament, votat qė populli i dha, qė Shqipėria tė jetė si e gjithė Europa

Editoriali i djeshėm i Edi Ramės, i kėrryer qė nga jashtė shtetit, me ftesėn pėr debat publik lidhur me Pakt-Dekalogun e tij, pėrbėnte njė kulm absurdi tė paarritur deri mė tani nė politikėn shqiptare tė pas viteve ‘90. Replika e tij nė distancė me kreun e qeverisė, shastisi tė madh e tė vogėl, pasi “trimėria” e Edi Ramės shkonte pėrtej imagjinatės njerėzore. Dukshėm i ndjerė nė hall dhe i frikėsuar nga pėrgjegjėsitė qė merr ai dhe Partia Socialiste nė rast tė njė vlerėsimi negativ nga Brukseli, tė progres-raportit tė Shqipėrisė pėr vitin 2011, kryesocialisti Edi Rama, pėr herė tė parė nė jetėn e tij politike, i bėn thirrje kundėrshtarit politik ta sfidojė nė njė debat tė hapur televiziv. E pa dėgjuar mė parė, pėr faktin e vetėm se pėrballja e hapur dhe publike me kundėrshtarin politik ka qenė njė nga fobitė disa vjeēare tė Ramės, ose mė saktė nė gjithė karrierėn e tij prej ‘politikani’, ka refuzuar tė ulet nė njė panel me rivalin, apo mė keq akoma tė merrte pjesė nė diskutimin e alternativave dhe politikave efikase nė dobi tė komunitetit tė gjerė dhe qytetarėve. Kundėrshtari i tij i pėrjetshėm politike, kryeministri Sali Berisha, e ka ftuar Ramėn nė 3 palė zgjedhjesh parlamentare dhe lokale qė ai tė ulet nė njė debat tė drejtpėrdrejtė televiziv, nė sytė e tė gjithė shqiptarėve, pėr tė prezantuar secili platformėn e vet politiko-elektorale. Por, Edi Rama pranonte me inferioritet se nuk i reziston debatit tė drejtpėrdrejtė dhe po tė mendosh se pėrballė do tė kishte rivalin historik. Kjo ia shtonte dhe mė shumė frikėn, pasi dukshėm dhe kuptueshėm, nė njė debat tė drejtpėrdrejtė tė transmetuar nga njė platformė e shtrirė nė gjithė territorin, apo edhe nga Televizioni Publik Shqiptar, njėri apo tjetri nga debutuesit do dilte i humbur nga debati. Kėtė nuk do ta mėsonte vetėm audienca e platformės apo televizionit, por e gjithė Shqipėria dhe impakti i saj ndjeshėm do ndikonte nė rezultatin elektoral. Deri kėtu, Edi Rama merr meritat e tė “zgjuarit”, pasi ka arritur tė neutralizojė pensionin e parakohshėm politik, edhe pse e ka shtyrė atė njėsoj si kura e mjekut tek njė i paralizuar. Me afrimin e sfidave tė vėrteta politiko-ekonomike dhe ato tė integrimit evropian, Partia Socialiste ėshtė e vetmja strukturė elektorale nė vend qė mendon dhe prodhon nė mėnyrė tė verbėr kundėr aspiratės evropiane tė vendit. Edhe nėse ftesa publike e Edi Ramės pėr debat publik me kryeministrin Sali Berisha, ėshtė e vėrtetė dhe shkon pėrtej palo-bisedave tė tij me gazetarė dhe analistė pagatorė, pikėpyetje tė mėdha lidhen me mėnyrėn e propozimit. Pėrsa kohė Edi Rama i drejtohet Berishės me njė editorial pėr mediat e shkruara (edhe pse kuptohet qė ai sa herė shkruan editoriale, nuk ndodhet nė Shqipėri), nesėr ose pasnesėr kur ai t’i bėjė bisht kėrkesės sė tij, mund tė “fshihet” dhe maskohet pa mė tė voglin dyshim, nisur nga mungesa e mundėsive fizike (kronika) tė mediave vizive, pėr propozimin nė fjalė. Dilemat janė tė ndryshme duke filluar nga ato se “ky qė ka shkruar editorialin nuk ėshtė Edi Rama..., Edi Rama ka ndryshuar..., e deri te situata nė tė cilėn ai ka qenė kur ka shkruar artikullin nė fjalė. Pasi, mė herėt pėr kryeministrin Berisha dhe mazhorancėn parlamentare janė adresuar 10 pika, kushte kėto, pėr dhėnien e votės pėr ligjet me shumicė tė cilėsuar, edhe pse destinimi i tyre ėshtė qė tė mos merren parasysh nga asnjė instancė politike e mazhorancės. Edhe propozimi tjetėr, ai i debatit publik me kryeministrin, duket tė marrė tė njėjtin “vlerėsim”, por kėtė radhė nga vetė Edi Rama, pasi me siguri pas pak ditėsh do tė thotė se nuk e kishte seriozisht! Ai vazhdon tė ketė frikė nga debati i drejtpėrdrejtė me kundėrshtarin e tij politik!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Edvini bėn ftesė pėr debat, qė nga bunkeri..
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: