NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rama i vė Evropės 10 kushte, bllokon integrimin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Rama i vė Evropės 10 kushte, bllokon integrimin   Fri Sep 23, 2011 7:57 am

Zbardhet mashtrimi qė prej disa muajsh, Edi Rama po u bėn interlokutorėve ndėrkombėtarė. Dje publikisht PS ka deklaruar se s’do tė votojė 12 rekomandimet e kėrkuara nga Brukseli pėr marrjen e statusit tė kandidatit, nėse mazhoranca nuk i plotėson atij 10 kushte, tė cilat nė fakt janė parakushte qė ai tė pėrjetėsohet nė krye tė partisė dhe t’i premtohet marrja e pushtetit nė 2013-n. Marrja peng e procesit tė integrimit po konfirmon linjėn antiperėndimore tė njė celule qė ka marrė pushtetin e opozitės shqiptare

Opozita humbi dje mundėsinė tė tregonte para shqiptarėve se bojkoti 2 vjeēar i Kuvendit ka qenė i pa-qėllimshėm pėr tė penguar integrimin evropian tė Shqipėrisė. Seanca e djeshme e Kuvendit mendohej tė ishte test pėr rolin e opozitės nė kuadėr tė plotėsimit tė detyrave tė Brukselit dhe kontributit tė saj nė funksion tė ēeljes sė dritės jeshile pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat brenda kėtij viti. Fundi i seancės plenare rezervon njė tė vėrtetė tė hidhur! Partia Socialiste ngre kartonėt kundėr integrimit, ndėrsa nė vend tė tyre ngre 10 pika tė tjera qė s’kanė lidhje me procesin e integrimit tė Shqipėrisė as me pėrsosjen e kuadrit legjislativ, por thjeshtė e vetėm zvarritjen e progresit evropian tė vendit. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruēi shpalosi draftin e kushtėzimit tė votave tė opozitės, i cili pėrbėhej nga 10 pika, ku ndėr to binte nė sy shantazhi i socialistėve pėr ligjet me shumicė tė cilėsuar, kthimi i drafteve ligjore edhe njėherė nė komisionet e pėrhershme parlamentare, ndryshimin e rregullores sė kuvendit etj,. Atėherė kur pritej qė PS tė faktohej para opinionit publik si forcė politike qė i ishte rikthyer konstruktivitetit dhe dialogut parlamentar, ndodh krejt e kundėrta, PS ka mbetur nė origjinėn e saj tė largėt me qėllim adaptimin e praktikave tė PPSH-sė, tė cilat s’janė gjė tjetėr veēse paralele pėr tė mbajtur Shqipėrinė larg ndikimit tė evropės sė bashkuar dhe vendeve demokratike. Deputetėt e Partisė Socialiste seleksionojnė numrat-vota kundėr ligjeve me shumicė tė cilėsuar, duke e detyruar Kuvendin tė tėrheqė draftin e ligjeve me 3/5. Sigurisht ky s’ėshtė njė lajm i mirė, por po tė mendojmė se pas kėsaj ēorbe anti-parlamentare dhe anti-demokratike fshihen 65 deputetė, atėherė ēėshtja meriton tė marrė pėrmasat e seriozitetit. Padyshim qė qindra e mijėra qytetarė shqiptarė ishin spektatorė tė maskaradės sė kursit tė ri, teksa nė Kuvend me kartonat e opozitės rrėzoheshin ligjet e integrimit, pjesė e draftit tė rekomandimeve me 12 pikat e Brukselit, pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat. Shqipėria rrezikon seriozisht qė edhe pėr kėtė vit tė mbetet jashtė hapėsirės sė ndikimit tė Bashkimit Evropian, pasi nė rast tė njė vlerėsimi negativ nė progres-raportin e Komisionit Evropian, atėherė ministrat e Jashtėm tė BE nė mbledhjen e tyre tė muajin dhjetor, mund tė ri-pėrsėrisin mesazhin e tyre refuzues pėr statusin e vendit kandidat, ēka automatikisht do tė thotė mos hapje tė negociatave tė anėtarėsimit. Dhe problemi ėshtė pėrsėri midis nesh...te vota kundėr ligjeve tė integrimit nga Partia Socialiste dhe 65 deputetėt e saj nė Kuvendin e Shqipėrisė. Pėr PS-nė janė mė tė rėndėsishme 10 pikat e saj, se sa 12 pikat e Bashkimit Evropian. Pikėpyetjet janė tė mėdha dhe domosdo i duhen adresuar kryekėput Partisė Socialiste. Pse PS refuzon ngritjen e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore? Pse PS kėrkon rikthimin e ligjeve nė komisionet parlamentare tė Kuvendit, atėherė kur draftet ligjore janė miratuar njėherė me konsensus bipartizan PD-PS? Pse kėrkesat e opozitės nė Kuvend depozitohen atėherė kur Kuvendi ka njė tjetėr axhendė, atė tė diskutimit dhe miratimit tė ligjeve qė janė pjesė e draftit voluminoz tė rekomandimeve tė Bashkimit Evropian? E thėnė qartė dhe shkurt, parlamenti ka njė opozitė miope dhe se “kursi i ri” i propaganduar fuqishėm nga Edi Rama, s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė flluskė sapuni, pasi opozita e dhunės dhe destruktivitetit mbetet e njėjta, veēse thjesht sa po tenton tė maskohet dhe fshihet pas epiteteve. Kaosi opozitar s’ka arsyeshmėri tė mbrojė veprimet e veta, pasi duket qartė qė opozita s’ėshtė nė gjendje tė ndjekė rrymėn e dialogut, ndėrsa deklaratat e lėshuara nė emėr tė gjuhės sė kompromisit thjesht e vetėm sa zbulojnė gjithnjė e mė shumė krizėn e identitetit tė sė majtės politike dhe problemet e brendshme tė Partisė Socialiste...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Rama i vė Evropės 10 kushte, bllokon integrimin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: