NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bunkerėt, tunelet dhe antieuropianizimi i PS

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Bunkerėt, tunelet dhe antieuropianizimi i PS   Tue Sep 20, 2011 2:02 am

Tė shkruash sot pas 21 vjetėsh pėr ato ēfarė ka pėrjetuar populli shqiptar nė kohėn e diktaturės shqiptare edhe ėshtė, edhe nuk ėshtė e lehtė. E them kėshtu, sepse aq shumė ngjarje, bėma, monstruozitete, pėrēundime qė ka bėrė i ashtuquajturi komunizėm nė Shqipėri, sa shpesh mė kujtohen fjalėt e xhaxhait tim tė ndjerė "tė shkruash pėr to do tė thotė ta bėsh qiellin letėr dhe detin bojė dhe nuk mjafton". Plotėsisht e vėrtetė dhe e besueshme pėr ne dhe prindėrit tanė qė e jetuan atė natė tė zezė staliniste, fatkeqėsisht gjysėm shekullore.

Me shumė pak fjalė do tė thoja se rruga e sistemit enverist nė Shqipėri nisi me parullėn komuniste se, "do tė hamė me lugė floriri" dhe pėrfundoi me faktin diktatorial tė tė ngrėnit pras dhe spinaq. Ku shkoi pasuria kombėtare gjatė 45 vjetėve. Kėto kohėt e fundit marrim vesh se veē 750 mijė bunkerėve, ne nuk dinim se sa mijėra kilometra tunele janė bėrė nė kėtė tokė tė bekuar, qė e mallkoi prishja e kontratės me Zotin. Gjithkush qė sot nė kėto ditė merr vesh se ēfarė tunelesh gjigantė janė ndėrtuar nė Porto Palermo, nė Gjirokastėr, nė Skrapar, nė Krrabė apo nė Tiranė dhe sa e sa tė tjerė presin tė dalin nė dritė, nė mendje ēon pyetjen: pėrse tė gjitha kėto? Ato nuk janė ndėrtuar me frymėn e shenjtė, por me punėn e bijve tė kėtij vendi, qė si skllevėr u pėrdorėn ushtarėt e popullit pėr tė ndėrtuar varrin e vetė sistemit. Deri mė sot asnjė zyrtar i kohės sė diktaturės apo pasues tė tyre, pasues idesh dhe gjenetik nuk kanė thėnė qoftė edhe 1 fjalė tė vetme pėr ato vrasje qė janė bėrė nė ndėrtimin e kėtyre bunkerėve dhe tuneleve, qė nuk janė njė e dy, por me qindra. Tė gjithė ishin bijė nėnash qė e donin jetėn, por qė ua morėn shpirtin me zor. Pėr ta s'ka patur kurrė protestė, ndėrkohė qė zėri i kryesocialistit Edi Rama dhe i disa altoparlantėve tė tij ngrihet nė kupė tė qiellit pėr aksidentet e ndryshme qė fatkeqėsisht kanė marrė jetė njerėzish. Janė miliona e miliarda dollarė qė shkonin pėr betone dhe hekur dhe qė nga ana tjetėr popullit i jepeshin tollonat. Nuk janė pak dy, por 45 vite tė njė regjimi skllavopronar qė pėrdori si bujkrobė dhe kavie eksperimentale tre milionė njerėz.

Nėse babai i njė amerikani, shoku i ngushtė i njė shqiptari tė arratisur nga Durrėsi mė 1985 mbeti pa fjalė kur babai i durrsakut i tregonte se ēfarė kishin hequr nė atė sistem, nė njė moment, pas kėmbėnguljes tė djalit nga Shqipėria pėr tė shprehur mendimin pėr ato ēka i thoshte i ati, amerikani pyet "ka shumė kohė qė baba e pėrdor drogėn?". "Ēfarė droge pyet ky?", pyeti babai i durrsakut, fjalė tė cilėn djali ia pėrcolli babait tė shokut tė tij. Amerikani i thotė "kėto qė po mė tregon ai mund tė jenė ngjarje qė bėhen nėn efektin e drogės". Me gjithė kėtė fabul do tė thoja se nuk ėshtė vetėm ky amerikan apo ato europianė qė nuk e njihnin realitetin e diktaturės staliniste tė Enver Hoxhės, por sot janė fėmijėt tanė qė pyesin se a janė tė vėrteta kėto qė na tregoni apo ato qė ata shohin vetė nė dokumentarėt e asaj kohe dhe rrėfimet e asaj historie me zhurmues. Atyre u duken tė pabesueshme faktet se ēfarė ka ndodhur mbi kurrizin e kėtij populli nga ēmenduria e njė sistemi, qė nė vend tė ndėrtonte autostrada e superstrada, ndėrtoi bunkerė. Nė vend qė tė ndėrtonte jetėn mbi tokė pėr tė bėrė tė lumtur njė popull qė besoi nė propagandėn komuniste ndėrtoi tunelet e errėsirės si objekte viktima tė kėsaj ēmendurie.

Pėrballė njė viktimizimi tė tillė tė njė populli qė doli nė dritė nė kėto 20 vjet, ne sot pėrballemi me njė tjetėr tendencė dhe frymė tipike bunkeri dhe tuneli, qė fatkeqėsisht udhėhiqet nga e njėjta filozofi e antieuropianizimit, ato ēfarė sot manifestohen nga lidershipi socialist shqiptar, janė elementė tė duarve tė zgjatura tė diktatorit qė ende kėrkon tė mbajė tė lidhur pas vetes kėtė PS. Bunkeri i fundit qė kėrkohet tė mbrohet pėr tė mos u shkatėrruar nuk ėshtė thjesht Piramida nė mes tė Tiranės. Bunker dhe tunele janė mendjet tipike tė Edi Ramės dhe disa bashkėpunėtorėve tė tij, qė pėrsėri kėrkojnė tė viktimizojnė njė popull tė tėrė.

Nuk ka qeveri qė nuk bėn gabime, sepse prandaj ndodhin rrotacionet nė pluralizėm. Por tė kėrkosh pushtet mė 21 janar apo tė bojkotosh pushtet si ajo pas 2009, thjesht kemi tė bėjmė me njė pėrqasje nė kohė dhe hapėsirė tė njė filozofie tė shkuar me paraqitjen e djemve dhe vajzave tė rinj tė mbarsur me filozofinė e bunkerit dhe tė tunelit. Kur pėrgjegjėsit e kėtyre eventeve qė kanė patur vetėm dėshtim, nuk tėrhiqen pėr t'i hapur rrugė ēbunkerizimit tė PS, atėherė kemi tė drejtėn tė themi se ndodhemi pėrballė grykės sė njė tuneli qė nuk na duhet dhe nuk i vlen askujt si ai i Porto Palermos.

Nėse jeta jonė e para 20 viteve shkoi me bunkerė dhe me tunele, u rrėgjua brenda telave me gjemba dhe u vra nė burgjet famėkėqij tė kėtij vendi, jeta e fėmijėve tanė kurrsesi nuk duhet tė rikthehet tek bunkeri dhe tuneli i sotėm qė kėrkon tė ndėrtojė PS me Edi Ramėn. Kur kundėrshtohet lustracioni, kur goditet shteti, kur frymėzohen gangsterė pėr tė kriminalizuar jetėn tonė, kjo ėshtė rruga qė na fut nė bunkerė dhe nė tunele pėr tė mbetur pėrjetėsisht jashtė Europės qė shembi muret e ndarjes, ndėrsa ne s'kemi rrėzuar ende murin ndarės mes nesh qė kėrkon tė mbajė tė ngritur mendja e njė njeriu qė i ka ardhur koha pėr t'u bunkerizuar nė tunelet e pikturave tė absurdit tė tij.


Hyqmet ZANE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Bunkerėt, tunelet dhe antieuropianizimi i PS
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: