NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kursi i ri i Ramės – njė kohė e re me gėnjeshtra tė reja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Kursi i ri i Ramės – njė kohė e re me gėnjeshtra tė reja   Sun Sep 18, 2011 2:37 am

Kohė tė tjera, gėnjeshtra tė reja. Komunistėt pėrpara sė tė vinin nė Pushtet hapėn fjalė nė qytet dhe fshat se kur do tė vinin ata, tė gjithė do tė hanin me lugė flori. Sot pasardhėsit politik tė komunistėve janė padyshim socialistėt e Ramės qė kanė hapur fjalė pėr “kursin e ri”, qė do t’i sjellė ata nė Pushtet dhe shumė tė mira vendit. Bile ai ka premtuar Europėn si nuse. Taktika mė e re, e dalė nga sutaku i Ramės pėrqendrohet nė shpalljen e mrekullive qė do tė ndodhin pėr meritė tė profetit socialist, qė pas humbjen ka pasur zėra nga lart. Kėto “zėra” i kanė sugjeruar liderit tė opozitės tė ndryshojė qėndrim, vizion dhe tė ketė njė platformė politike tėrheqėse, si dhe njė koherencė me ndėrkombėtarėt. Brenda Ramės ziejnė dy personalitete, ai i publicistit tė paepur qė sulmon “Saliu” sepse ky ėshtė nė qendėr tė punėve shqiptare; dhe tjetri politikani i pazhvilluar qė luan njė lojė politike tė ditės e pėrbėrė me shumė me sulme dhe denigrime, sipas parimit qeveritė nė Shqipėri ndryshojnė vetėm kur qytetarėt mėrziten me kryeministrin.
Mirėpo, si shpesh herė Rama ka gabuar nė kėto llogari sepse kryeministri Berisha ėshtė njė nga njerėzit me tė votuar nė Shqipėri. Aleanca politike dhe filozofike qė ai ngriti nė kėmbė pėr qytetarin mė 8 maj marshon me 142 mijė persona mė shumė sesa aleanca e “kundėr armikut” tė Ramės. Matematika nuk ėshtė njė opinion. Nėse zgjedhjet parlamentare do tė provojnė se ky koalicion qytetar ka sėrish tė njėjtat vota, pra mbi 140 mijė vota, pėr opozitėn dhe Partinė Socialiste gjėrat janė pėr t’u vajtuar. Kėtė fakt tė pakundėrshtueshėm tė mbėshtetjes qytetare tė qeverisė Berisha nuk vjen nga qielli. Ajo ėshtė rezultat i mbajtjes sė premtimeve dhe angazhimeve, tė anėtarėsimit nė NATO, liberalizimit tė vizave, tė fushatės infrastrukturės rrugore, qė nė pak vite janė shtruar e hapur aq kilometra rrugė, sė 90 vite marra sė bashku. Prandaj trendi pozitiv ka themele ku tė mbahet, e qė sulmet e natyrshme tė opozitės nuk mund ta mposhtin.
E vetmja rrugė e opozitės ėshtė gjetja e vetvetes. Ajo duhet ta pyesė vetėm se ēfarė duhet tė bėjė kur tė jetė e madhe. Foshnjėria revolucionare me bojkot, me grevė urie dhe demonstrata tė dhunshme janė tė paefektshme nė fryrjen me vota. Sot vendi ka krijuar njė masė gri borgjeze qė shikojnė tek partitė politike interesat e shtresės sė tyre. Nėse Rama flet gjithė ditėn pėr “vjedhje e maskarada”, tė tjerėt janė tė interesuara pėr politikėn fiskale qė mund tė ketė Partia Socialiste. Mirėpo PS-ja pėrgjatė zgjedhjeve parlamentare tė 2009 prodhoi njė libėr-program 1000 faqe, qė pastaj tė gjithė kuptuan se ishte bosh, njė bllof i Ramės, qė i thosh tė gjithėve qytetarėt votojnė personin dhe jo programin. U gabuan nė atė gjykim. E pėrsėriti gabimin nė zgjedhjet lokale tė 8 majit, kur Basha e mundi sepse kishte njė vizion dhe njė program, kurse Rama u propozoi qytetarėve kudo qė shkonte jo vetėm nė Tiranė, se “fajin e ka Saliu”.
Sidoqoftė kursi i ri ėshtė njė bllof politik qė PS-ja paraqet pėr tė fshehur kundėrthėniet strukturale qė ka brenda saj. Parashtrimi “kurs i ri” ishte njė narkotizues pėr mendimin ndryshe qė ka filluar tė lėvizė me liderin e saj tė ri, Arben Malaj. Islami dhe Harasani kanė dalė hapur kundėr drejtimin pa vizion tė Ramės, i cili pritet t’i godasė pėrgjatė Kongresit socialiste tė 5 (ose Cool nėntorit. Megjithatė Rama ėshtė ende i fortė brenda Partisė, por e njėjta gjė s’mund tė thuhet jashtė saj. Rėnia e besueshmėrisė si brenda dhe jashtė vendit janė tė atij lloji saqė ėshtė shumė e vėshtirė tė rikuperohet pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė pas dy viteve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Kursi i ri i Ramės – njė kohė e re me gėnjeshtra tė reja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: