NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Opozita e ka kuptuar se me njė lider jokarizmatik ėshtė e dėnuar tė mbesė nė opozitė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Opozita e ka kuptuar se me njė lider jokarizmatik ėshtė e dėnuar tė mbesė nė opozitė   Thu Sep 15, 2011 6:37 am


Kreu i PS-sė, Edi Rama ka thėnė dje gjatė prezantimit tė njė libri mbi tranzicionin shqiptar se “opozita ėshtė e dobėt nė numėr, e dobėt nė zė, pėr shkak se janė tė pakėt ata qė e kanė dhe e pėrēojnė kurajėn pėr tė qenė vetvetja, pavarėsisht rrethanave dhe kushteve”. Auto-analiza frustruese e Ramės ėshtė trishtuese, por e vėrtetė. Ėshtė njė autokritikė qė i shėrben Ramės pėr t’i shpėtuar gjykimit tė mėtejshėm tė Kongresit Socialist tė 5 (Cool nėntorit. Nė tė vėrtetė autokritika e Ramės ėshtė e vonuar dhe ngjan mė shumė me njė auto-akuzė qė projekton dėshtimin e projektit tė tij pėr Partinė Socialiste. Metafora e dobėsisė ėshtė me vend pėr kėtė opozitė anoreksike nė ide e bulike nė akuza. Sot PS-ja ėshtė e dobėt jo vetėm nė numrat nė parlament, por edhe jashtė saj ndėr qytetarė. Zgjedhjet e fundit lokale, tė cilat ishin konkurruese dhe transparente, dėftejnė se maxhoranca ka njė bazė tė gjerė mbėshtetje, qė vlerėsohet nė 140 mijė vota mė shumė. Kjo shifėr pėrkthehet nė zgjedhje tė mundshme parlamentare nė njė epėrsi shtesė prej 7-8 deputetė pėr shumicėn qeverisėse.
Megjithatė opozita sot ėshtė e dobėt sepse zėri i saj ėshtė konsumuar nė opereta bajate, si melodi e kauzave tė pasinqerta dhe absurde. Edi Rama dhe shtabi i luftės socialiste i ka kumbuar aq herė “popullit opozitar”, saqė ka humbur kredibilitetin ndėr qytetarė dhe ėshtė identifikuar si bllokues i reformave integruese. Opozita nėn hyqmin socialist ka pasur dredhime, greva urie dhe demonstrata tė dhunshme, qė kanė pasur synim tė vetėm ardhjen nė pushtet pa kaluar nga legjitimimi i votės.
Gjithashtu opozita ėshtė e dobėt dhe me zė tė ngjirur sepse ka braktisur misionin fisnik pėr tė pėrqafuar interesa tė ngushta. Opozita ėshtė me defekt mbasi ka humbur komunikimin me realitetin, pasi kjo ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr tė. Nuk mund ta prekim, ta ndjejmė, nuk mund ta shohim nuk mund ta pėrjetojnė Pėr mė shumė se dy vite opozita ka bojkotuar kuvendin pėr tė pėrqafuar rrugėn e protestave, si e vetmja rrugė pėr tė mbajtur ngrohtė vezėt e kryetarit. Opozita ėshtė e sėmurė nga njė patologji infantiliteti qė e ndalon tė mendojė pėr gjėrat kur do tė jetė e madhe.
Kuptohet vetiu qė ėshtė e vėshtirė tė mbash kėmbėt nė tokė kur ndjek logjikėn e miliardave qė e rrethojnė opozitėn. Deputetėt multi-miliarderė qė mbajnė ndezur pishtarin e opozitės ndriēojnė vetėm interesat e tyre, qė janė nė kundėrthėnie me shtresėn nė nevojė, qė pretendojnė tė interesohen. “Pėr tė qenė njė socialist i mirė dhe i pranueshėm” - thoshte shkrimtari italian Ignazio Silone - “duhet tė jesh miliarder”. Kėshtu qė njė metaforė shkrimtari ėshtė kthyer nė njė tejkalim realiteti nė Shqipėri, sigurisht sapo u hedh njė sy deklarimeve tė pasurisė sė deputetėve tė opozitės. Edhe pse miliardere, opozita ėshtė e pėrēarė, me debate tė brendshme e mendime ndryshe, ku deputetėt dalin haptazi kundėr drejtimit tė kryesisė sė Ramės.
Sidoqoftė autokritika e Ramės se “opozita ėshtė e dobėt” ėshtė njė reflektim objektiv i gjendjes sė mjerueshme tė opozitės socialiste. Rama ėshtė kthyer nė njė barrė pėr PS-nė, mjafton tė shihen rezultatet e zgjedhjeve tė fundit. Brenda opozitės shumė drejtues tė partive tė vogla e kanė kuptuar qė me njė lider jo karizmatik si Edi Rama ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė fituar njė palė zgjedhje. Ai ėshtė njė kalė i lodhur dhe tė vėsh bast pėr tė, ėshtė tė hedhėsh para dhe energji kot.
...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Opozita e ka kuptuar se me njė lider jokarizmatik ėshtė e dėnuar tė mbesė nė opozitė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: