NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Amerika "digjej" dhe "kurva e PS" edhe sot pas 10 vitesh na i kujton se si krihej nė ato momente

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Amerika "digjej" dhe "kurva e PS" edhe sot pas 10 vitesh na i kujton se si krihej nė ato momente   Sun Sep 11, 2011 7:38 am

Ka zgjedhur pikėrisht 10-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė Rama tė tallet dhe tė ndėrmarrė njė sėrė akuzash monstruoze ndaj SHBA dhe vlerave tė lirisė qė ato pėrfaqėsojnė sot nė botė. Pėrmes letrės sė radhės tė hapur, tė drejtuar nė stilin enverist mediave tė tij, kreu i PS ka shkarkuar tė gjithė dufin dhe vrerin ndaj Shteteve tė Bashkuara pėrmes talljes dhe akuzave qė i adresohen kėtij vendi kampion tė lirisė.

Qė nė krye tė letrės, Kryetari i PS kujton se impakti qė 11 shtatori kishte nė Tiranė dhe nė punėn e tij si kryebashkiak ishte krejt i ndryshėm nga atė qė ndjenė miliona qytetarė tė botės sė lirė. Nė kujtimet e kėtij 10-vjetori, Rama kujton se cila ishte mbresa mė e madhe qė i ka lėnė ai 11 shtator dhe cili ishte pengu i atyre akteve terroriste qė ndryshuan historinė e botės.

Ai shkruan, se nuk e kujton 11 shtatorin si ditėn e madhe tė terrorit mbi lirinė, si ditėn kur mijėra jetė tė pafajshme u flijuan, se si dy kullat simbol tė lirisė ekonomike tė tregut u shembėn. Meraku i madh i Ramės, nė ato momente tė 10 viteve mė parė, kur bota shtangu dhe ngriu, kur sytė dhe veshėt ishin drejtuar tė gjithė nga Shtetet e Bashkuara, paska qenė Bienalja e Tiranės, e cila ishte parashikuar tė hapej nė tė njėjtėn ditė. Dhe pėr rrjedhojė, sulmi terrorist spostoi vėmendjen e Botės nga Binalja e Tiranės nė Amerikė.

Nuk mund tė ketė tallje mė tė madhe publike me kėtė atė akt ēnjerėzor tė 10 viteve mė parė, se ai qė Rama i ka bėrė dje jo vetėm Shteteve tė Bashkuara, por dhe tė gjithė shqiptarėve dhe ndjenjave tė tyre pro amerikane. "Kullat binjake u goditėn me forcėn e verbėr tė sė keqes, nė ditėn kur prisnim miqtė e ftuar pėr Bienalen e Tiranės", thotė Rama. Ku e gjetėn atė ditė terroristėt? Si nuk u rakorduan me kryetarin e atėhershėm tė Bashkisė sė Tiranės qė ta pyesnin, se cila ishte data mė e mirė pėr tė, qė edhe misioni i tyre tė realizohej edhe Bienalja e tij tė mos prishej?! Tė paktėn, ta kishin shtyrė me njė ose dy ditė, vetėm e vetėm qė Ramės edhe sot pas 10 vitesh t'i hiqej nga mendja meraku i madh qė i ka mbetur, ai i prishjes sė Bienales. Pėr Ramėn ishte mjaft domethėnės 11 shtatori i vitit 2001, pasi pjesėmarrėsit nė Bienale nuk kishin arritur tė gjenin bileta udhėtimi ajror, (pasi ishin bllokuar fluturimet) dhe tė vinin nė Tiranė pėr tė marrė pjesė nė atė harem qė organizohej nė mes tė kryeqytetit, ku palo burra, pseudo artistė tė tipit Rama shurronin nė mes tė Akademisė sė Arteve, njė tjetėr pozonte me bythėt pėrpjetė, dhe njė tjetėr, nė emėr tė modernizmit, mbante njė banane nė gojė.

O tempora, o mores! Amerika "digjej" dhe "kurva e PS" edhe sot pas 10 vitesh na i kujton se si krihej nė ato momente. Imagjinoni njė politikan tė tillė, nė kėtė rang pėrfaqėsimi, nė ēdo vend tė botės, qė ta kujtojė 11 shtatorin 2001, sot pas 10 vitesh, ashtu si e kujton Kryetari jonė i opozitės. I ka prishur Bienalen. E gjithė bota mban mend nga 11 shtatori 2001 humbjen e mijėra jetėve tė pafajshėm, mban mend rrėzimin e kullave simbol tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė, ndėrsa paska njė njeri nė kėtė rruzull, tė cilit 11 shtatori 2001, nuk i kujton asgjė nga ato tė mėsipėrmet, por prishjen e ceremonisė sė Bienales.

Si tė mos mjaftonte tallja nė pjesėn e parė tė letrės sė hapur, nė pjesėn e dytė, Rama sulmon pikėrisht vlerat amerikane, tė cilat pėr dekada me rradhė janė pikė refrifimi pėr botėn e lirė. Pasi ka gjetur se ēfarė ka humbur vetė nga 11 shtatori 2001, mundohet tė gjejė se ēfarė ka pėrfituar kundėrshtari i tij. Shtetet e Bashkuara pėr Ramėn janė ato qė kanė bėrė pazar me vlerat e lirisė nė Shqipėri dhe i paskan "shitur" ato vetėm pse Berisha paska demonstruar gatishmėrinė pėr tė qenė pjesė e koalicionit ushtarak tė NATO-s tė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kundėr terrorit dhe diktaturave si ajo e Sadamit, apo ajo e talebanėve nė Afganistan.

Sipas Ramės, "rreshtimin pėrkrah Shteteve tė Bashkuara, Saliu e pėrdori si kartabiankė pėr tė shkelur nė Shqipėri liri e tė drejta, pėr tė abuzuar me shtetin e me ligjin, pėr tė garantuar stabilitet falė cėnimit tė demokracisė dhe keqpėrdorur mbėshtetjen tradicionale tė Shteteve tė Bashkuara pėr Shqipėrinė si kėmbim nė mbėshtetje pėr karrigen e tij…proamerikanizmin e popullit shqiptar e pėrdor pėr tė grabitur zgjedhjet e pėr ta kthyer nė fakt tė kryer pėrmes votave tė vjedhura qeverisjen e qytetarėve tė kėtij vendi, nė nivel kombėtar a vendor".

Njė gjuhė disi e harruar. Mė parė e kishin pėrdorur Sadami, Gedafi, Bin ladeni, por tani ata nuk janė. Kemi njė njeri qė na i kujton tė gjithė ata pėrmes retorikės antiamerikane, sipas sė cilės, busulla e Shteteve tė Bashkuara nuk ėshtė liria dhe demokracia, por interesi. Ėshtė i njėjti refren qė ai e ushqen prej kaq kohėsh nė mediat qė ka nėn kontroll pėr tė sulmuar kompanitė amerikane pėrse ato investojnė nė Shqipėri. Edhe kėto kompani sikurse edhe prania e trupave ushtarake shqiptare krah koalicionit amerikan pėr kėtė njeri ėshtė pjesė e pazarit qė Shtetet e Bashkuara kanė bėrė me Berishėn.

Si pinjoll i Bllokut dhe si enverist i pandreqshėm nė mentalitetit dhe formim, Rama nuk arrin tė kuptojė se propaganda antiamerikane me recetat qė ofronte kuzhina e tė atit tė tij ka vdekur dhe sot nuk ėshtė mėkat tė pranohet me zė tė lartė, se mirėnjohja e shqiptarėve pėr Amerikėn ėshtė mė e madhe se urrejtja e njė grushti tė vogėl qė po kėrkojnė tė luajnė rolin e dordolecit.

As Sadami nuk jeton mė, as Gedafi nuk shpėrndan mė kaseta dhe as Bin Ladeni nuk del mė tek Al Xhazira. Tani kemi letrat e hapura tė Ramės pėr tė kuptuar tė shkuarėn dhe pėr tė parė tė sotmen e njerėzve tė vegjėl, tė cilėt mendojnė se bota rrotullohet rreth tyre dhe se janė tė aftė tė ngrejnė dhe tė ushqejnė ideologji tė reja antiamerikane edhe nė ato vende ku nuk ka mė tė tilla.

Njerėz tė tillė mendojnė se pėr tė gjithė impotencėn e tyre mund tė shfajėsohen, mjafton qė tė gjejnė ose tė sajojnė njė armik imagjinar dhe tė fuqishėm. Pėr tė gjitha dėshtimet, mendojnė se justifikohen duke fajėsuar tė gjithė botėn. Padrejtėsia mė e madhe pėr ta ėshtė largimi nga pushteti, jo i vitit 2005, as i vitit 2011, por i vitit 1992. Atje janė kthyer pėrmes letrave tė hapura dhe nuk ėshtė ndonjė humbje e madhe nėse vazhdojnė tė jetojnė me imazhet e parajsės sė humbur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Amerika "digjej" dhe "kurva e PS" edhe sot pas 10 vitesh na i kujton se si krihej nė ato momente
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: