NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gėnjeshtra mė e madhe, ėshtė ajo e “politikės sė re”, e lajmėruar pėr tė filluar nė shtator.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Gėnjeshtra mė e madhe, ėshtė ajo e “politikės sė re”, e lajmėruar pėr tė filluar nė shtator.   Mon Aug 29, 2011 6:19 am

Nė muajin e pėrgjigjeve pėr reformėn zgjedhore dhe marrjen e statusit tė kandidatit, Edi Ramės i ka humbur edhe zėri, edhe figura. Ai ėshtė shndėrruar nė njė politikan ilegal, pasi s’pėrballet dot me bashkėpunėtorėt e tij, tė cilėt pėrgjatė dy viteve i ka mbushur me gėnjeshtra tė pėrbindshme dhe ka shuar ēdo perspektivė pėr kthimin e PS nė pushtet. Nė kushtet kur ai ka frikė edhe tė marrė kartė identiteti e tė lėrė shenjat biometrike, monologu pa zė e figurė mbetet mėnyra e vetme pėr tė shtyrė kohėn derisa t’i harrohet radha e disfatave politike e elektorale

Javėt, pse jo edhe muajt e parė, qė e gjejnė Edi Ramėn nė opozitė “full time”, po demonstrojnė qė ai, as rolin e opozitarit nuk di tė bėjė. Kur pritshmėria ishte qė ai tė ishte mė “aktiv” dhe tė hiqte dorė, tė paktėn njė herė tė vetme, tė paktėn kėtė vit, nga “tradita” e pushimeve tė stėrzgjatura, kreu i PS-sė, jo vetėm qė nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė, por ka kaluar nė ekstremin tjetėr, dhe ndėrsa po tregohet “pasiv” mė shumė nga ē’duhet, duket se nuk ia ndjenė aspak, as pėr tė bėrė tė paktėn formalisht, ndopak opozitė.
Nė qoftė se Edi Rama, i cili tashmė gjendet nė rolin e kryeopozitarit 100 pėr qind, kupton me tė bėrit opozitė, tė shpėrndajė e-maile dhe autointervista nėpėr gazeta, ky natyrisht ėshtė problemi i tij dhe i opozitės qė ai mendon se i shkon nga pas... Por, gjithsesi kjo nuk mjafton dhe pėr mė tepėr as nuk ia vlen tė konsiderohet si tė bėrit opozitė..., vetėm nė qoftė se kėtė gjetje tė re, tė rikthimit te publicistika, nuk po e shfrytėzon “pėr tė bėrė ca pare mė shumė”...
Pse a nuk e shfrytėzojnė kėtė gjė, analistė e komentatorė tė shumtė, qė shkruajnė pėr policėt e qarkullimit rrugor, apo edhe pėr gra qė vetė i lėnė virtualisht me barrė... dhe prapė se prapė, duke mos thėnė asgjė, pėrfitojnė honorare tė majme...?!
Pse, ēfarė i kushton Edi Ramės, qė tė pėrfitojė edhe ai nga buxheti i honorarėve tė mediave qė kontrollon...?! Aq mė tepėr, qė tashmė i janė prerė burimet e tjera tė pėrfitimit...
Biles..., biles..., kėtė punėn e pėrfitimit tė honorarėve, e ka edhe mė tė lehtė pėr ta bėrė, kur ka “Harry Potter”-in e tij, qė ia shkruan e ia bitis e-mailet dhe autointervistat..., megjithėse edhe kjo ka koston e saj, sepse..., sepse..., nė fund (edhe) dėshtimin nė publicistikė e paguan ai vetė, Edi Rama, i cili nuk ėshtė se ka bėnė ndonjė gjė tjetėr, apo diēka mė shumė, veēse i lė nė pėrdorim, pa shpėrblim, adresėn e tij tė e-mailit, “zemrės” sė tij, Endrushkės..., sė bashku edhe me tė drejtėn pėr tė pėrdorur “siglimin” e kryetarit, pėr llogari tė kryetarit...
Ndėrsa kjo sjellje prej “pasivi” e Edi Ramės nuk pritej, tė paktėn nė periudhėn e parė tė gjendjes sė tij nė opozitė, nė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale, kreu i PS-sė ka zgjedhur qė tė “mos heqė dorė” nga sjellja e tij, e tė paktėn dy viteve tė fundit.
E thėnė ndryshe, Edi Rama, i cili ende nuk po arrin tė kuptojė dhe bėjė dallimin, mes tė qenurit kryebashkiak dhe tashmė njė ish-kryebashkiak, vazhdon nė tė njėjtėn linjė, sikurse tė dy viteve tė fundit, duke shpėrndarė receta me gėnjeshtra nga mė tė pėrbindshmet, receta tė cilat, bashkėpunėtorėt e tij, kundėr vullnetit tė tyre, janė tė detyruar ti bėjnė tė tyret.
Gėnjeshtra mė e madhe, ėshtė ajo e “politikės sė re”, e lajmėruar pėr tė filluar nė shtator.
Kjo “politikė e re”, e pompuar si gėnjeshtėr e radhės, me shumė sforco nga kreu i PS-sė, duket, nuk ėshtė asgjė mė shumė, se sa varianti “i pa censuruar” nga “Harry Potter”-i (i njohur ndryshe edhe si Endrushka, “zemra” e Edi Ramės), i njė autointerviste tė botuar dje nė njė tė pėrditshme, sipas tė cilės, midis tė tjerave Edi Rama shprehej se, “Do shikoj se ēfarė do bėjė Qeveria e pastaj do shikoj se ēfarė do bėj unė. Ato paguhen pėr tė bėrė gjėra unė nuk kam mė as rrogėn si kryetar Bashkie dhe as deputet nuk jam”.
Duke e marrė me rezerva pretendimin e disa blogjeve dje nė internet, se gjasme kishin zbuluar autointervistėn e pa censuruar tė Edi Ramės (e cila i vishet si e artikuluar nga kryesocialisti), gjithsesi fraza e mėsipėrme, nuk e fsheh njė tė vėrtetė tė madhe.
Kjo e vėrtetė, ndėrsa mė herėt i ėshtė vėnė nė dukje nga “zėrat kundėr” tė shtuar nė radhėt e PS-sė, dje konfirmohej edhe nga Edlira Haxhiymeri, sekretare e PS-sė pėr Shoqėrinė Civile dhe Shanset e Barabarta, e cila e etiketonte kreun e partisė sė saj, midis tė tjerave, si njė njeri qė “nuk ka forcėn dhe kurajėn pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e njė lideri”, “tė dobėt si intelektualisht, ashtu edhe emocionalisht”, apo edhe “qė nuk pėrdor dot forcėn e tij tė arsyes”.
Pėrpos, qėndrimeve dhe etiketimeve tė drejtuesve tė PS-sė, bashkėpunėtorė tė Edi Ramės, tė shfaqur sėrish si “zėra kundėr” nė PS, kreu “de jure” i opozitės, dukshėm nuk e ka fshehur qėndrimin e tipit “Do shikoj se ēfarė do bėjė Qeveria e pastaj do shikoj se ēfarė do bėj unė”, kur ai jo vetėm qė kur ka ardhur nė krye tė PS-sė, nuk ka ndėrmarrė asnjė nismė politike, por as nuk ka ofruar asnjė lloj perspektivė pėr partinė qė drejton.
Kjo sjellje e vazhdueshme e tij, natyrshėm nuk e ka penguar tė jetojė nė ilegalitet e nė botė virtuale e tė gėnjeshtėrt..., duke ju gėzuar, po aq nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt, mundėsisė pėr tė mos u pajisur me kartė identiteti, pėr tė mos qenė i detyruar kėshtu, tė lėrė edhe shenjat biometrike... Paralelisht, kjo sjellje e Edi Ramės, i hap atij “horizonte tė reja”, tė ndėrrojė e shpresojė, se rruga e vetme qė do tė mund tė ēojė nė harresė kėtė politikė dėshtake dyvjeēare, ėshtė monologu pa zė e figurė..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Gėnjeshtra mė e madhe, ėshtė ajo e “politikės sė re”, e lajmėruar pėr tė filluar nė shtator.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: