NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Abuzim me taksat, Basha shkarkon 51 inspektorė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Abuzim me taksat, Basha shkarkon 51 inspektorė   Sat Aug 27, 2011 9:30 am

Puna e tyre per gjate ketyre 7 muajve ka qene e dobet, per kete arsye drejtuesit e Drejtorise se Pergjithshme te Tatim-Taksave ne bashkine e Tiranes kane marre vendimin per largimin nga detyra. Sipas nje njoftimi per shtyp te Bashkise se Tiranes, behet e ditur se drejtoria e Pergjithshme e Tatim-Taksave ne kete institucion, vendosi lirimin nga detyra te 51 inspektoreve, pasi morri ne shqyrtim gjithe rendimin e punes dhe eficensen ne kete sektor. "Nisur nga performanca e ulet dhe favorizimi i informalitetit, drejtoria e Pergjithshme e Tatim-Taksave ka marre vendimin per largimin e ketyre punonjesve. Po keshtu eshte analizuar edhe puna 7-mujore e secilit prej inspektoreve eshte konstatuar se te liruarit nga detyra nuk kane kryer detyren, duke mos bere kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitetin deri ne rritje te borxhit ndaj Bashkise" thuhet ne njoftimin per shtyp te Bashkise. Bilanci i pare qe u be nga administrata per perfundimit te zgjedhjeve vendore nxori ne pah dhe problematiken e funksionimit te sektorit te Tatim-Taksave. Mos mbledhja e detyrimeve ne kohen e duhur ka bere qe arka e bashkise te kishte te ardhura te pakta, gje qe ka rritur dhe borxhin e ketij institucioni ndaj kompanive qe jane kontraktuar nga bashkia per te realizuar projekte te ndryshme. Ne shtate muajt e fundit mbledhja e taksave nga Bashkia e Tiranes kishte kapur kuotat me te uleta, duke krijuar probleme serioze per buxhetin. Vendimi i Bashkise se Tiranes vjen ne kohen kur nga ky institucion synohet start i ri, me qellim zgjerimin e investimeve dhe venien ne jete te mjaft projekteve. Eficensa e mbledhjes dhe perdorimit te detyrimeve te qytetareve dhe bizneseve eshte nje prej premtimeve kryesor te fushes se kryebashkiaktur te ri. Nderkohe persa i perket funksionimit te metejshem te ketij sektori ne Bashkine e Tiranes, pritet te kete emerime te reja per shkak te vendeve bosh, pasi ish-drejtuesit dhane doreheqjen menjehere pas largimit nga detyra te ish-kryebashkiakut Rama. Deri me tani, ne Bashkine e Tiranes eshte bere emerimi i disa drejtuesve te rinj. Ne postin e Administratorit te pergjithshem eshte emeruar Etion Kapedani, shef i Kabinetit te kryetarit Lulzim Basha eshte Florian Pustina. Shume poste te tjera do lihen vakante deri ne momentin qe do te miratohet struktura e re e Bashkise nga Keshilli Bashkiak. Sipas informacionit te dhene nga Bashkia, mbledhja e Keshillit pritet te zhvillohet pas dates 15 shtator. Vec dy nenkryetareve, Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti qe jane prezantuar nga kryebashkiaku Basha, jane emeruar ne postin e drejtorit te Drejtorise se Sherbimeve, Taulant Zeneli, ndersa drejtor i Policise Bashkiake, Florenc Hoxha. Emertimet e tjera ne sektoret me vende vakante pritet te behen gjate diteve ne vijim, ne baze te ligjit per ligjeve per administraten publike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Abuzim me taksat, Basha shkarkon 51 inspektorė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: