NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Brenda kėtij mandati ēdo fshat do tė ketė rrugė tė asfaltuara

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Brenda kėtij mandati ēdo fshat do tė ketė rrugė tė asfaltuara   Thu Aug 25, 2011 9:18 am

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga pėrurimi i fillimit tė punimeve pėr asflatimin e rrugės nė komunėn Hotolisht, tė rrethit Librazhd, se brenda kėtij mandati s’do ketė asnjė rrugė tė paasfaltuar nė ēdo fshat dhe komunė tė Shqipėrisė. Berisha mori sot pjesė nė inaugurimin e fillimit tė punimeve nė rrugėn Hotolisht-Qendėr-Frar nė nėnprefekturėn e Librazhdit.
Nė fjalimin para banorėve tė zonės, Kryeministri u shpreh se qeveria ėshtė e vendosur tė vazhdojė investimet e premtuara. “Librazhdi, - u shpreh Berisha, - ėshtė njė vend i pasur me ujra e rezerva hidrike dhe pėr kėtė qėllim janė parashikuar tė ndėrtohen njė sėrė hidrocentralesh nė pėrrenjtė qė derdhen nė lumin Shkumbin”. Mė tej, ai garantoi se qeveria qė ai drejton do tė financojė projekte pėr rrugėt, shkollat, kanalizimet, ujėsjellėsa, qendra shėndetėsore dhe nė infrastrukturė. Ai u ndal nė mėnyrė tė veēantė nė sistemin e vaditjes. “Ne do tė pėrqendrohemi veēanėrisht nė vaditje dhe do tė bėjmė qė fermerėt e Librazhdit tė kenė sistemin mė modern tė ujitjes nė Evropė. Librazhdi, - tha Kryeministri, - ka edhe rezerva tė mėdha minerare qė pėrbėjnė njė bazė tė madhe pėr zhvillimin e zonės”. Projekti pėr ndėrtimin e punimeve tė rrugės me dy korsi Hotolisht-Qendėr-Frar ėshtė njė financim prej 1.5 milion Euro dhe u shėrben drejtpėrdrejtė 6850 banorėve.
Kryeministri ka garantuar se qeveria do tė mbajė premtimet e saj pėr tė lidhur ēdo skaj tė largėt tė fshatrave me rrugė automobilistike me qendrat e komunave dhe zonat urbane.
Nė qarkun e Elbasanit vazhdojnė njėkohėsisht disa projekte nė kėtė drejtim, por projekti mė i madh mbetet ai i rrugės Elbasan-Tiranė me tunel.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Brenda kėtij mandati ēdo fshat do tė ketė rrugė tė asfaltuara
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: