NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gedafi, letėr tė hapur Ramės.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Gedafi, letėr tė hapur Ramės.   Thu Aug 25, 2011 1:35 am

I dashur miku im

Po tė shkruaj nga njė bunker i Tripolit ku jam fshehur 24 orėt e fundit dhe qė pėr mua ėshtė po aq i ēmuar sa ē'janė edhe pėr ty bunkerėt e Shqipėrisė dhe Piramida e Tiranės. Jo mė kot, unė gjatė 42 vjetėve i ndėrtova kėto bunkerė dhe jo mė kot ti po i mbron ato sot nė Shqipėri, se ku i dihet, mund tė vijė dita qė shumė shpejt edhe ti tė kėrkosh strehim nė ndonjė nga ata bunkerė, prandaj, duhet t'i mbrosh dhe tė mos lėsh asnjė t'i prekė dhe t'i shembė ato. Ajo ėshtė e ardhmja jonė, ėshtė e ardhmja jote.

Ne tė dy kemi humbur kontaktet dhe komunikojmė virtualisht me njerėzit. Ti pėrmes letrave, unė pėrmes kasetave. Ka pasur edhe tė tjerė pėrpara, qė i drejtoheshin popullit me korrespondenca, por iku koha e atyre burrave tė mėdhenj, tani kemi mbetur vetėm ne tė dy. Jemi unikė nė zgjedhjen tonė. Nga bunkeri ku gjendem kėrcėnova NATO-n se do ta zhduk nga faqja e dheut, ashtu sikurse bėre edhe ti nė letrėn qė adresove pas raportit tė OSBE/ODIHR, ku i the qartė dhe troē OSBE-sė, NATO-s, BE-sė dhe gjithė botės se do ta bėsh Tiranėn si Londra.

Kjo ėshtė rruga mė e mirė pėr tė arritur tek suksesi. Shikomė mua ku jam sot, qė ta provosh se sa e suksesshme ka qenė politika ime e kėrcėnimeve ndaj armiqve. Ti i the Francės "matrapaze", qė po shitej me disa helikopterė qė do i blinte Berisha, unė i thashė "budallaēkė", qė mendonte se mund tė bėnte ē'tė donte kėtu nė Libi. Ti i the Berluskonit "fashist" kur ai erdhi pėr vizitė nė Tiranė, unė e kėrcėnova se do t'i bėj atentat nė Itali. Ti ke denoncuar nė mediat e tua kompanitė amerikane qė janė afruar nga Berisha duke zhvatur pasuritė tuaja kombėtare, unė i denoncova ata si kolonizatorė dhe ashtu sikurse ti, e ftova popullin tim pėr protesta tė mėdha. Ti ke kėrkuar mosndėrhyrjen e ndėrkombėtarėve nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, unė i kam shpallur ata, agresorė. Ti dogje flamurin e NATO-s nė Tiranė, unė po djeg ushtrinė e kėsaj Aleance nė Tripoli.

Ashtu si ty, edhe mua amerikanėt mė kėrkuan qė tė heq dorė nga dhuna. Po ti e bėre 21 janarin pa pyetur pėr atė qė tė tha Departamenti i Shtetit, ashtu sikurse unė i godita kundėrshtarėt e mi me avionė luftarakė nga ajri pa pyetur pėr atė qė thoshin amerikanėt. Ty s'tė lanė amerikanėt tė marrėsh pushtetin me dhunė, mua s'mė lenė tė mbaj pushtetin me dhunė. Tė dyja kėto ngjarje kanė qenė afėr nė kohė dhe duket se sinkronizimi ynė taktik dhe ideologjik ka qenė thuajse perfekt.

Dhe, ja ku jemi tani tė dy. Ty s'tė lė njeri tė vish nė pushtet, mua s'mė lė mė njeri tė qėndroj nė vendin tim. Unė po i shtyp kokėn njerėzve tė mi, NATO-s, BE-sė dhe kujtdo qė po mė kėrkon, po aq sa ti, kundėrshtarėve tė tu qė nuk tė durojnė dot prej sukseseve qė ke arritur.

Tė dy i udhėhoqėm njerėzit tanė nga "fitorja nė fitorje", unė pėr 42 vjet, kurse ti bashkė me tėt atė pėr 55 vjet. Unė i vrisja armiqtė e partisė pa gjyqe, megjithėse yt atė ma ka kaluar, pasi ka varur nė litar edhe poetė qė unė nuk arrita ta bėj. Natyrisht edhe ti je nė tė njėjtėn rrugė, se ajo shprehja "bėmė baba tė tė ngjaj" ėshtė edhe kėtu nė Libi. Ma ngrohe zemrėn kur pas pėrpjekjes pėr tė marrė pushtetin me gjak dole para kamerave dhe u the njerėzve se nuk do tė tėrhiqesh edhe sikur tė vriten me qindra dhe me mijėra njerėz. Edhe unė tani tė njėjtėn gjė po u them njerėzve tė mi. Ose do tė mposhtim armikun, ose do tė martirizohemi.

Lexova me kujdes editorialin tėnd ditėn e djeshme. E botoi dhe gazeta ime "Zėri i sė vėrtetės" kėtu nė Tripoli dhe ka sjellė njė motivim tė madh tek tė gjithė luftarėt. Prej saj u inspirova dhe i thashė zėvendėsambasadorit tim nė OKB tė bėnte deklaratė publike, qė ta merrte vesh gjithė bota se Tripoli do tė ēlirohet brenda 72 orėve. Dhe kur tė ēlirohet, do tė ftoj ty tė parin tė vish me pushime bashkė me Lindėn.

Njerėz tė tillė, si kundėrshtari yt Berisha qė shpresojnė se unė kam marrė fund janė tė pakėt. Ishte edhe komisionerja e Jashtme e BE, Ashton qė hapi po dje nė Benghazi misionin diplomatik, po ai nuk do ta ketė tė gjatė. Po kėshtu janė disa dhjetėra qeveri nga Franca e Britania, e deri nė Shtetet e Bashkuara dhe sė fundi edhe nė Rusi qė kanė njohur prej disa javėsh dhe po vazhdojnė tė njohin si qeveri legjitime, Komitetin e Tranzicionit, qeverinė e rebelėve, po kjo ėshtė njė qeveri e dalė nga vendime tė manipuluara tamam si qeveritė e Berishės.

Pėrkundrejt kėtyre vendimeve qė i ngjajnė zėrave nė shkretėrirė janė tė shumtė mbėshtetėsit tanė. Unė tė mbėshtes ty kudo me kaseta nga bunkeri, ti po ashtu po mė mbėshtet mua pėrmes letrave tė hapura. Njė tjetėr mbėshtetės i madh i yni ėshtė edhe Hugo Chavez, i cili po ashtu si ne nuk beson se ne jemi tė marrė fund. E tha dje, menjėherė pas letrės tėnde ishte ai qė reagoi, megjithėse nuk e njoha se kishte ndryshuar shumė pasi ishte pa "tjegulla" ose pa flokė si i thoni ju. I ka ardhur ngordhja mė tha Al Said, se ėshtė me kancer, megjithatė, ai e bėri tė vetėn.

Mė ka zhgėnjyer heshtja e Fidelit, atij tė Kubės, jo atij qė ke atje nė Tiranė, se ai veē pallate di tė bėjė. Megjithatė e mirėkuptoj se ėshtė i sėmurė dhe qė kur ka nisur tė pshurė pa vetėdije ja ka lėnė vendin tė vėllait, ashtu sikurse do tė bėjmė edhe ne. Unė kam gati testamentin pėr Al Saidin, kurse ti mė thanė e ke bėrė gati pėr Erionin. Edhe ai e meriton.

Unė e kam mirė me ty dhe Chavezin, po e kam keq me SHBA, BE, NATO, OKB. Po kėshtu edhe ti. E ke mirė me mua, po e ke keq me ata tė tjerėt. Po ēfarė na duhen tė tjerėt pėrderisa ne kemi njėri-tjetrin? Dje u binda se shumė njerėz mė kanė tradhtuar dhe ju drejtova me kasetė tė hapur tė gjithė popullit qė tė ngrihej dhe tė shpėtojė vendin nga tradhtarėt, ashtu sikurse bėre edhe ti gjatė zgjedhjeve kur i ēove Kaēit nė shtėpi, "grupin e zjarrit". Duhet tė shpėtojmė nga tradhtarėt. Unė kam vendosur t'i vras tani, t'i vriti nė Kongres.

E kuptoj qė edhe ti si unė ke shumė kohė qė je shkėputur nga njerėzit. Unė nė bunker do tė rri dhe vendin nuk do ta braktis, kėshtu qė tė kėshilloj edhe ty tė kthehesh, megjithėse mė thanė se je nė plazhet publike tė Mesdheut. Bėj kujdes atje me fotot nė plazh qė tė mos dalin si herėn tjetėr. Ruaji ato pėr vitin 2013 qė siē fitove Tiranėn atėherė, tė fitosh nė tė gjithė vendin.

Po e mbyll kėtė letėr tė hapur qė ta shkruaj nga bunkeri nė dalje tė Tripolit, sepse atė tjetrin ma shkatėrruan. Ashtu sikurse thoje edhe ti nė letrėn e mėparshme, janė orė tė vėshtira pėr tė dy, ditėt po kalojnė dhe mosha po shkon. Edhe unė tė kuptova atėherė kur thoje se katėr vjet tė tjera si ato atje nuk shtyhen mė. Po mos e mėrzit, se edhe pleqėria do tė kalojė.

Tė tė rrojė gruaja dhe Erioni
.
I yti Gedaff
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Gedafi, letėr tė hapur Ramės.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: