NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Terapia me letra-editoriale i qetėson Edvinit shpirtin e trazuar nga zilia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Terapia me letra-editoriale i qetėson Edvinit shpirtin e trazuar nga zilia   Wed Aug 24, 2011 11:04 am

Problemi mė i madh qė po e bren nė shpirt publicistin Edi Rama ėshtė kryeministri Sali Berisha. Kėtė problem tė kahershėm me kryeministrin ai e ka shfaqur kudo dhe kurdo, madje edhe kur ėshtė me pushime. Tė gjithė njerėzit shkojnė me pushime pėr t’u larguar sadopak nga rutina e zakonshme e punės, dhe pėr t’u larguar nga lodhja e mėrzitshme. Kurse kreu i opozitės, edhe pse shullėhet nė njė shezlong tė njė hoteli privat ėshtė nė rutinėn e akuzave me letra tė hapura ndaj kryeministrit Berisha, qė pėr tė ėshtė njė njeri i rėndomtė, aq sa e varfėron fjalorin me nofkėn “Saliu”.
Mirėpo kryetari i Partisė Socialiste duhet tė kuptojė, qė politikani dhe intelektuali Sali Berisha ėshtė mbi tė gjitha kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė, prandaj ėshtė padashje edhe kryeministri i tij. Dhe derisa qytetarėt do ta votojnė me shumicė, siē u pa edhe nė zgjedhjet e 8 majit ku koalicioni i drejtuar prej Sali Berishės fitoi 140 mijė vota mė shumė sesa koalicioni i drejtuar nga zoti Rama, afėrmendsh ky i fundit do tė shikojė pėr hall tė tij, kryeministėr Sali Berishėn. Ky ėshtė parimi i demokracisė: njeriu mė i votuar drejton vendin.
Sakaq Sali Berisha si kryeministėr i njė vendi tė NATO-s, me patjetėr ka tė gjithė drejtėn e perėndisė dhe lejen e lirisė tė pėrshėndesė operacionet e drejtuara nga komanda e Aleancės Veri-Atlantike, pėrderisa anėtarėsimi nė kėtė Super-strukturė tė demokracisė dhe tė lirisė ka qenė kryesisht pėr meritė tė qeverisjes sė tij. Zilia e Ramės shfaqet si hije e pakuptueshme pėr njerėzit qė dashurojnė lirinė, dhe Sali Berisha e ka dėftyer me vijė-sjelljen politike se ėshtė njė kampion i demokracisė.
Megjithėse Rama ruhet fort nė letrėn e fundit drejtuar redaksive mediatike, qė tė thotė se “s`ka dyshim qė Shqipėria s`ėshtė Libia, as Saliu s`ėshtė Kadafi”, se ka njė hall tjetėr. Por gjurmėn e sė kaluarės nuk mund tė fshihet, sepse kėtė konstatim e kish thėnė edhe Gramoz Ruēi me datė 24 shkurt kur Partia Socialiste tentoi tė bashkonte betejat pėr lirinė nė Afrikėn Veriore me ngjarjet e pas 21 janarit me silogjizmin komunist “Shqipėria nuk ėshtė Libi, por ka njė udhėheqės si Gadafi”.
Mirėpo kjo tentativė atėherė u shua shumė shpejt, ngase SHBA-ja reagoi fort me Zėvendės/ndihmės-sekretarin amerikan tė Shtetit, Tomas Kantrimen, i cili tha se “Shqipėria ėshtė njė demokraci funksionale”. “Ajo nuk do tė ishte nė NATO, nė tė kundėrt. Krahasimi i Shqipėrisė me Egjiptin, Tunizinė e Libinė ėshtė njė fyerje pėr popullin shqiptarė dhe progresin e bėrė prej tyre nė 20 vitet e fundit. Nuk ėshtė njė vend i pėrkryer, por, ėshtė demokraci”.
Sidoqoftė problemi personal qė ka Rama me kryeministrin Berisha ėshtė pėr motive krejt tė dobėta, edhe pse njerėzore. Njė njeri qė dėshiron aq patologjikisht pėr t’u bėrė kryeministėr i vendit jashtė radhės sė gjėrave, jo me votė popullore, por me revolta popullore ka tė gjitha arsyet e nėntokės tė shkruajė letra tė hapura, edhe kur ėshtė gjoja me pushime. Shfryrja e vrerit e qetėson shpirtin e trazuar nga zilia. Terapia me letra tė hapura drejtuar kombit ėshtė njė zhanėr i lėruar mė parė edhe nga diktatori Hoxha, po ashtu Mao Ce Duni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Terapia me letra-editoriale i qetėson Edvinit shpirtin e trazuar nga zilia
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: