NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aleanca pėr Qytetarin” fiton nė shkallė kombėtare me 140 mijė vota mė shumė se “Aleanca pėr tė Ardhmen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Aleanca pėr Qytetarin” fiton nė shkallė kombėtare me 140 mijė vota mė shumė se “Aleanca pėr tė Ardhmen   Mon Aug 22, 2011 3:45 am

Me votimin nė komunėn Shalė, u mbyllėn Vendoret, KQZ pritet tė publikojė rezultatin pėrfundimtar

Komuna Shalė e qarkut tė Shkodrės, ishte njėsia e fundit vendore, nė tė cilėn nuk ishte votuar qė prej datės kushtetuese tė 8 maj 2008. Mos zhvillimi i procesit tė votimit nė kėtė komunė, por edhe nė 9-tė komunat e tjera, tė cilat e pėrmbyllėn votimin nė 31 korrik, mbante peng rezultatin pėrfundimtar pėr zgjedhjet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apeloi disa herė pėr mos bllokimin e procesit, por rrethanat e ndryshme dhe mes tyre edhe motivet politike, ēuan nė zvarritjen e zgjedhjeve nė plot 10 njėsi vendore. Pasi u arrit finalizimi nė kohė, pas rivotimit nė 9 njėsi vendore mė 31 korrik, pėrsėri komuna Shalė nė Shkodėr, pėr tė dytėn herė radhazi s’kishte ēelur Qendrat e Votimit. Do tė duhej, pėrcaktimi i njė tjetėr date nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pėr zhvillimin e zgjedhjeve pėr kryetar komune dhe kėshillin komunal nė kėtė njėsi vendore. Zėdhėnėsi i KQZ-sė Leonard Olli, dy ditė mė parė shprehu shqetėsimin e institucionit qė administron zgjedhjet, pėr publikimin e raportit tė ODIHR, pa pėrfunduar mė parė procesi zgjedhor. Pėrgjegjėsinė pėr zvarritjen e procesit ai ia ngarkon partive politike, tė cilat nė njė apo disa raste, janė treguar mos bashkėpunuese dhe nė rastin mė tė keq, kanė ēuar nė bllokimin e zhvillimit tė procesit. Qėndrimi mė i plotė nga KQZ pėr zgjedhjet vendore tė 8 majit dhe raportin e ODIHR, pritet tė publikohet ditėt nė vijim. Kohė kur KQZ do tė zyrtarizojė rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve vendore tė 8 majit. Aktualisht, mazhoranca dhe koalicioni i drejtuar prej saj, “Aleanca pėr Qytetarin”, ėshtė fituese nė rang kombėtar me 140 mijė vota mė shumė, ndaj koalicionit tė majtė, “Aleanca pėr tė Ardhmen”, i cili drejtohet nga Partia Socialiste.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Aleanca pėr Qytetarin” fiton nė shkallė kombėtare me 140 mijė vota mė shumė se “Aleanca pėr tė Ardhmen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: