NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rama nuk duhet tė rikandidonte pėr kreun e PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Rama nuk duhet tė rikandidonte pėr kreun e PS   Sun Aug 07, 2011 3:25 am

Ish-kreu i shtetit, Rexhep Meidani, nė njė intervistė pėr “Panoramėn”, shprehet se Edi Rama, pas humbjes sė zgjedhjeve nė 2009- n, nuk duhet tė rikandidonte pėr kreun e PS. Duke folur pėr gabimet e fushatės, Meidani e sheh rikandidimin e Ramės pėr mandatin e katėrt, por dhe aleancat e dobėta, si disa nga shkaqet e humbjes sė PS nė Tiranė.

Zoti Meidani, nė zgjedhjet e 8 majit nė Tiranė, PS humbi Bashkinė dhe disa minibashki, duke e pėrmbysur raportin nga 9 me 2 pėr opozitėn nė krye tė minibashkive, nė 7 me 4 pėr maxhorancėn. Ky rezultat, mendoni se vjen pėr shkak tė rikandidimit tė Edi Ramės pėr mandatin e katėrt tė tij, pėr shkak tė njė koalicioni mė tė dobėt se ai i PD-sė, apo tė manipulimit tė votės, siē pretendohet nė mėnyrė absolute nga ana e selisė rozė?

Po e filloj nga pjesa e fundit e pyetjes tuaj. Pa u futur nė gjykime apo akuza tė palėve tė interesuara, pas “pasave” institucionale: KQZ – Kolegj Zgjedhor, zgjidhja e vetme, pėr mendimin tim, mbetej pėrsėritja e zgjedhjeve nė Tiranė, qoftė dhe nė mėnyrė tė pjesshme. Madje kjo duhej kėrkuar qė nė fillim nga secila palė, apo tė arrihej aty me konsensusin e tyre, nė sajė tė diferencės sė konstatuar nė pėrfundim tė numėrimit. Por jo tė vazhdohej me “teatrin” absurd tė KQZ-sė! Kjo, pėr shumė arsye, nė radhė tė parė pėr vlerėsimin ndėrkombėtar tė institucionit tė votės sė lirė, tė ndershme e demokratike, nė prag tė procesit tė fitimit tė vendit kandidat. Mė tej, me “teorinė” e saposhpikur pėr konsiderimin e ēdo vote, u arrit “klonimi” i kompetencave ligjore dhe i kapacitetit ndėrhyrės e vendimmarrės tė vetė KQZ-sė, deri nė njė ndryshim rregullash pothuajse nė fund tė procesit tė numėrimit. Mbi tė gjitha, me mjaft gjakftohtėsi u “pompua” njė vendimmarrje vetėm me votat e shumicės (kur kėrkohej njė shumicė e theksuar pėr kėtė vendimmarrje kaq tė rėndėsishme!). Pėr mė tepėr, edhe sikur tė ishte arritur konsensusi i tė gjithė anėtarėve tė KQZsė dhe vendimmarrja tė merrej para fillimit tė procesit tė votimit (por jo nė fund tė numėrimit tė tij), prapė nga ana ligjore njė gjė e tillė nuk do tė mund tė vlerėsohej si e shėndetshme, edhe pse politikisht, nė funksion tė stabilitetit institucional, ajo do tė ishte deri diku e pranueshme nė sajė tė konsensusit tė arritur! Sepse, nė fund tė fundit, nė kushte politike normale, kuadri ligjor apo ligjvėnia bazė (jo nėn-aktet shoqėruese) nuk i takojnė KQZ-zė, por vetėm organit legjislativ, Parlamentit shqiptar. Nga ana tjetėr, njė sjellje e tillė partizane e joligjore, u reflektua, nė njė mėnyrė apo tjetrėn, edhe nė vendimin pėrfundimtar, bazuar dhe nė atė tė Kolegjit Zgjedhor… Nė lidhje me pjesėn e parė tė pyetjes tuaj, pėrgjigjja nė analizėn time ėshtė disi tjetėr, edhe pse nė kushte normaliteti e ndershmėrie ajo do tė vlente dhe pėr pjesėn e mėsipėrme tė pėrgjigjes. Sidoqoftė, pa pretenduar pėr ndonjė ndershmėri “speciale” tė palėve nė zgjedhjet pėr minibashkitė, njė problem nė vete ka qenė aty cilėsia dhe gjerėsia e aleancave, serioziteti, sinqeriteti e mobilizimi nė realizimin e tyre, apo vetė pėrzgjedhja e kandidatėve. Nė kėtė kuptim, edhe kandidimi i katėrt, plot hezitim deri dhe i vonuar, i zotit Rama, ishte jo ai i duhuri. Aq mė tepėr, pėr njė kryetar partie – kandidat pėr kryeministėr! Bile, edhe nė kushte fitoreje, ai do tė krijonte, pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2013, situata tė ngjashme me ato tė zgjedhjeve tė vitit 2009…Sė fundi, nisur nga pyetja e juaj konkrete, dėshiroj tė bėj dhe disa plotėsime mė pėrgjithėsuese mbi zgjedhjet shqiptare dhe institucionin e votės sė lirė e demokratike, nė mėnyrė mė tė veēantė me parregullsitė shoqėruese tė tyre. Dhe pėr kėtė ka disa arsye. Nė radhė tė parė kjo lidhet me ethen jodemokratike tė ruajtjes apo marrjes sė pushtetit, akumulimit dhe shfrytėzimit tė tij. Sė dyti, kjo ethe ėshtė bashkėshoqėruar, nė rrjedhje tė kohės, me njė korrupsion politik tė pėrmasave tė dukshme, qė ka ushqyer po aq fuqishėm edhe vetė korrupsionin ekonomik. Sė treti, i gjithė procesi i tranzicionit, edhe pėr arsye tė udhėheqjeve konkrete politike-partiake, mentalitetit tė kaluar, intolerancės dhe mungesės sė bashkėpunimit, papjekurisė dhe prirjeve tė qarta antidemokratike, ėshtė shoqėruar me njė mungesė tė fortė besimi midis forcave politike kryesore tė vendit. Sė katėrti, vetė strukturimi partiak nuk ka arritur tė demokratizohet deri nė atė shkallė qė tė pasqyrohet drejtpėrsėdrejti nė pėrfaqėsimin institucional, nė qeverisjen qendrore apo ajo vendore. Po ashtu, dhe infrastruktura zgjedhore ka mbetur tėrėsisht partiake nė ēdo nivel tė saj, ndryshe nga fryma fillestare e Kushtetutės apo amendamentet e neneve nr. 153 dhe 154 tė saj mbi KQZ-nė, qė e pėrcaktonin atė si njė strukturė ligjore-institucionale jopartiake si nė vendet e tjera europiane. Dhe, sė fundi, ne ende nuk e kėrkojmė, nuk e gjejmė apo nuk e pranojmė zgjidhjen brenda nesh. “Preferojmė” atė jashtė mjedisit institucional e social shqiptar, jashtė kornizės tonė ligjore e kushtetuese, duke i “fyer” apo pa i shfrytėzuar fare kapacitetet tona njerėzore-institucionale, pėrfshirė dhe atė tė kryetarit tė shtetit…

Nė dy zgjedhjet e rėndėsishme tė zhvilluara qė pas ardhjes sė Edi Ramės nė krye tė PSsė, nė 2009-n zgjedhjet e pėrgjithshme dhe nė 2011-n zgjedhjet vendore, pėrtej akuzave pėr manipulim nga lidershipi i PS, e majta nuk po arrin dot tė vijė nė pushtet dhe tė shpalosė alternativėn e saj. Ka ky rezultat njė kosto pėr tė majtėn dhe mendoni se Edi Rama ka dėshtuar nė kėtė mision dhe duhet tė largohet pėr t’i hapur rrugė njė lidershipi tė ri?

Pas zgjedhjeve tė vitit 2009, unė, nė pėrputhje me statutin e PS-sė, jam prononcuar kundėr kandidimit tė z. Rama, njėlloj siē u deklarua z. Rama kundėr kandidimit tė z. Nano pas zgjedhjeve tė vitit 2005. Madje, ky i fundit pati kurajėn, me gjithė kėrkesėn e mjaft delegatėve nė kongresin e vjeshtės 2005, tė respektonte “moralin” e statutit tė partisė. Pra, mirė apo keq, pas zgjedhjeve partiake 2009, tė “stisura” ose jo, ku kandidat alternativ ishte Maqo Lakrori (njė nga themeluesit e PS-sė), Edi Rama mbeti kryetar partie, por tashmė me mandat 4-vjeēar. Nė “justifikim” tė kėtij kandidimi tė sforcuar, ishte e natyrshme edhe sjellja e tij opozitare jobashkėpunuese, deri duke krijuar njė mbilodhje brenda PS-sė e strukturave tė saj, nga njėra anė, dhe mosbesim e ftohtėsi nė komunitetin ndėrkombėtar ndaj tij e kryesisė sė PS-sė, nga ana tjetėr… Aktualisht po tentohet tė tejkalohet ky “paradoks”. Ndėrkohė, mbetet si problem konceptimi i drejtė mbi aleancat politike. Lidershipi socialist, vetė Rama apo kushdo qoftė ai nė krye tė partisė, duhet tė kuptojnė drejt “matematikėn” elektorale, pėrfshirė dhe lojėn e ngjyrave qė nė teorinė e tyre lidhet, nė mėnyrė tė veēantė, me tri “ngjyra” politike themelore! Aktualisht, tė tilla janė PS, PD dhe LSI. Por, tė rėndėsishme janė dhe “nuancat” e tjera si PSD, PDS etj., nga njėra anė, apo PR, PLL etj., nga ana tjetėr, me njė mes tė luhatshėm si PDNJ, PDIU etj. Kjo duhet kuptuar edhe nga PS-ja, ndryshe nga PDja, qė, siē vihet re vitet e fundit, e ka realizuar mė sė miri, bile pa rezerva, njė orientim tė tillė. Aq mė tepėr qė kjo bėhet e domosdoshme me sistemin e sotėm zgjedhor…

Meqė jemi te aleancat, mund tė pohohet se rolin parėsor nė zgjedhjet e ardhshme do ta luajnė pikėrisht kėto aleanca; serioziteti, ndershmėria dhe zemėrgjerėsia (jo megalomania apo arroganca) nė realizimin e tyre. Dhe, nė kėtė kuadėr, duhet tė shihet mundėsia e bashkėpunimit PS-LSI, madje nė drejtimet e kėtyre partive duhet tė promovohen individė qė e kuptojnė qartė njė domosdoshmėri tė tillė! Kėshtu, nė zgjedhjet e vitit 2005, lufta e egėr midis PS-sė e LSI-sė i dha fitoren PD-sė, pa pasur as votat e duhura. I rrethuar nga disa servilė, kėtė nuk e kuptoi as Nano, qė shquhej pėr nuhatje e lojė politike.

Ndaj pozicionimit tim tė qartė mbi domosdoshmėrinė e aleancės PS-LSI, krahas unifikimit tė partive tė tjera tė kėtij kampi, janė ngritur nė atė kohė mjaft nga “zėrat” e sotėm qė janė sot pro kėtij bashkėpunimi. Apo ata qė, edhe pse ende “timidė”, janė nė mbėshtetje tė kėsaj aleance. I nisur po nga ajo bindje, nė zgjedhjet e vitit 2009, me kėrkesė tė LSI-sė (tė pėrfaqėsuar nga S. Brokaj dhe N. Legisi) dhe me mbėshtetje tė S. Pėllumbit, D. Agollit dhe M. Zeqos, takova z. Rama pėr ta bindur atė mbi domosdoshmėrinė e bashkėpunimit apo aleancės elektorale me LSInė. Ai ishte krejtėsisht kundėr, duke besuar “entourage”- in servil tė tij pėr njė fitore elektorale mbi 60%. Kjo, pikėrisht kur, sipas llogaritjeve tė mia tė ekspozuara para tij, rezultati i PS-sė sė bashku me LSI-nė nuk e kalonte dot numrin e 72 deputetėve… Bile, edhe ky rast konkret mė ka rritur dyshimin mbi kapacitetin pėrbashkues tė lidershipit tė sotėm socialist dhe kryetarit tė saj. Aq mė tepėr qė edhe gjatė zgjedhjeve tė fundit vendore, krejt ndryshe nga sjellja e PD-sė ndaj aleatėve tė saj tė vjetėr e tė rinj, PS-ja vazhdoi tė mbetej refraktare ndaj aleancave tė saj me PSDnė, PDS-nė etj. Sė fundi, dėshiroj tė shtoj se jo gjithmonė aspekti numerik ėshtė mbizotėrues. Bile, nė kėtė kuptim, strukturat drejtuese tė LSI-sė, nė analizėn e rezultateve elektorale, duhet tė bėjnė dallimin midis zgjedhjeve vendore dhe atyre tė pėrgjithshme. Pėr mė tepėr, kjo parti duhet tė pėrcaktojė krahun politik tė saj pėrpara zgjedhjeve tė vitit 2013, madje shumė kohė para tyre. Jo vetėm nė kuptimin e pėrfaqėsimit elektoral, por edhe tė programit politik e qeverisės, pėrndryshe, rezultati mund tė rezultojė zhgėnjyes! Kjo edhe pse “karemi” i penalitetit tė kryetarit e vėshtirėson deri diku pamjen politike dhe pragmatizmin e tij dhe tė forcės qė kryeson…

Kreu socialist Edi Rama pranoi pak javė mė parė se ndryshimet kushtetuese tė vitit 2008 ishin gabim, pasi u prishėn balancat mes pushteteve. Mendoni se duhet tė dalin pėrgjegjėsi pėr ndėrhyrjen nė Kushtetutė nė 2008-n pėr mėnyrėn se si ndryshimet u bėnė dhe koston qė solli nė funksionimin e institucioneve dhe prishjen e balancave mes pushteteve? Ka kreu socialist njė pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr kėtė dhe si duhet menaxhuar ajo?

Ėshtė pak qė tė pranosh si kalimthi apo me “doreza” gabimin, aq mė tepėr kur gjithēka e lidhur me kėto ndryshime u bė me njė shpejtėsi rrufe, qė ēuditi sa shqiptarėt jomilitantė, po aq dhe ndėrkombėtarėt. Pėr mė tepėr, kur pas ngjarjes sė Gėrdecit, njė gjė e tillė nuk ishte as e nevojshme, as e dobishme pėr pozicionimin e PS-sė! Ishte kjo njė dehje ēasti, njė naivitet politik- ligjor apo njė konsulencė e paaftė pranė institucionit tė kryetarit tė partisė! Ekziston dhe njė variant tjetėr, madje disa “zėra tė ligė” flasin pėr njė tentativė tė paramenduar mirė pėr mėnjanimin e partive mė tė vogla, si: LSI-ja, PSD-ja, PDS-ja etj. nga skena politike, dhe kalimin e sistemit politik nė atė dypartiak (pėr tė cilin, nė fakt, nuk ėshtė ende e pjekur demokracia hibride shqiptare). Sidoqoftė, pėr mendimin tim, ndėrhyrja e rrufeshme, fare e pamenduar, nė Kushtetutė, ishte njė gabim jo i thjeshtė. Ajo preku seriozisht parimet demokratike kushtetuese tė ndarjes sė pushteteve dhe tė balancės midis tyre. Aq mė tepėr qė kundėr kėtyre ndryshimeve u pozicionua jo vetėm LSI-ja (me grevėn e saj disaditore brenda sallės sė Parlamentit), por dhe aleate tė tjera tė PS-sė, si PSD-ja. Kundėr atyre ndryshimeve nisi dhe njė lėvizje qytetare, pjesė e sė cilės ishin dhe dy kryetarė shteti!…”Ēudia” ime e madhe e atėhershme ishte heshtja e deputetėve socialistė qė kishin miratuar Kushtetutėn e vitit 1998 apo fakti qė listės sė nevojshme tė deputetėve pėr dėrgimin e kėtyre ndryshimeve nė popull nuk iu bashkuan dot emra socialistėsh, si: P. Majko, N. Dokle etj., qė kishin drejtuar vetė fushatėn e vjeshtės sė vitit 1998 pėr referendumin popullor tė Kushtetutės. Por, po aq e madhe ėshtė dhe “ēudia” ime e sotme me reagimet diametralisht tė kundėrta, diku dhe tė “prera”, tė disa drejtuesve tė LSI-sė, gjė qė vė nė dyshim pozicionimin parimor tė atėhershėm tė tyre!…

Ju jeni pjesė e njė iniciative pėr ndryshime kushtetuese bashkė me ish-presidentin Moisiu? Si e mendoni procesin e konsultimeve pėr ndryshimet nė Kushtetutė dhe, sipas jush, nė cilat aspekte duhet ndėrhyrė nė Kushtetutėn aktuale? Nuk e di pse ėshtė shqetėsuar aq shumė politika, sidomos ajo qeverisėse! Ēfarė i ka djegur?

Sidomos kur pa kontributin e saj nuk mund tė arrihet asgjė! Por le tė kthehemi te pyetja. Nė fakt, nuk bėhet fjalė pėr ndonjė temė tė re. Kėshtu, pas ndryshimeve tė papritura kushtetuese nė 2008-n, unė, sė bashku me juristėt e shquar A. Anastasi, V. Meēaj dhe prof. L. Omari, me mbėshtetje tė fondacionit “Soros”, organizuam disa konferenca shkencore me studentė dhe pedagogė tė fakulteteve juridike tė disa universiteteve. Me tė drejtė u shpalosėn nė kėto konferenca mjaft ide tė vlefshme, qė jo vetėm i shėrbejnė rritjes sė kulturės kushtetuese, por dhe ndihmojnė nė situata ndryshimesh tė mundshme tė vetė Kushtetutės. Po kėtij qėllimi do t’i shėrbejė dhe konferenca e nėntorit 2011, e planifikuar disa muaj mė parė, e palidhur me pretendimet e PS-sė sė javėve tė fundit. Ēudia e madhe ėshtė qė, paralelisht me shpalosjen e “ambicieve” tė PS-sė, ku as unė, as z. Moisiu nuk jemi pjesė, filloi dhe sulmi publik “ēavezian”, sidomos me dėrgimin e porosive te “llazoret mediatike”, tek zhvatėsit e zhyrėsit e tipit tė “55″-s!… Por, le tė kthehemi te pyetja juaj. Disa nga mendimet qė mund tė diskutohen nė kėtė veprimtari janė ato qė lidhen me organizimin parlamentar tė Shqipėrisė: me njė dhomė apo me dy dhoma, me zgjedhjen e Presidentit tė Republikės (1. duke ndjekur njė rrugė konsensusi midis forcave politike, gjė qė nėnkupton njė proces fillestar zgjedhjeje tė kryetarit tė shtetit, qė kėrkon votėn mbėshtetėse tė mbi 84 deputetėve (60%), ndėrsa, pas pėrfundimit tė pasuksesshėm tė 3 raundeve tė para, tė mos kalohet nė zgjedhjen e tij me shumicė absolute (50%+1), por tė kalohet nė zgjedhjen e Presidentit nga populli, nė bazė tė rregullimeve kushtetuese-ligjore pėrkatėse; 2) duke zbatuar drejtpėrsėdrejti variantin e zgjedhjes sė menjėhershme tė Presidentit nga populli, nė njė garė me njė numėr tė arsyeshėm kandidatėsh). Mund tė trajtohen probleme ligjore qė lidhen me emėrimin e ministrave (tė lidhur me detyrat specifike kushtetuese tė kryetarit tė shtetit: a) si pėrfaqėsues i politikės sė jashtme (nė ndėrlidhje me ministrin e Jashtėm dhe Trupin Diplomatik shqiptar), b) si komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura (nė ndėrlidhje me ministrin e Mbrojtjes dhe Shtabin e Pėrgjithshėm) apo c) si kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė (nė ndėrlidhje me ministrin e Drejtėsisė dhe kryetarin e Gjykatės sė Lartė, apo me prokurorin e Pėrgjithshėm pėr sistemin e Prokurorisė). Njė ēėshtje tjetėr pėr diskutim mund tė jetė ajo qė lidhet me Kėshillin e Sigurimit Kombėtar nė variantet pėrkatėse (ose organ vendimmarrės si nė paketėn kushtetuese, me riformulim tė nenit 169.1, ose tė ruhet ai pranė institucionit tė kryetarit tė shtetit (Presidentit) si njė strukturė e re, e ngjashme me atė tė KLD-sė, jo pėr vendimmarrje, por si organizim, planėzimi apo shikim orientues e vizionar mbi sigurinė, sidomos me kalimin nga siguria tradicionale shtetėrore nė atė njerėzore). Nė lidhje me Forcat e Armatosura duhet tė “dinamizohet” neni 12, paragrafi 3 (“Asnjė forcė e huaj ushtarake nuk mund tė vendoset dhe as tė kalojė nė territorin shqiptar, si dhe asnjė forcė ushtarake shqiptare nuk mund tė dėrgohet jashtė, pėrveē me njė ligj tė miratuar me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit”) pėr njė rrugėdalje tė shpejtė dhe elastike nė kuadėr tė anėtarėsimit nė NATO. Vlen tė analizohen pėr zgjidhje mė tė drejta nenet qė lidhen me mocionin e besimit dhe mosbesimit, qė me amendamentet e realizuara nė 2008- n prekin thelbin e ndarjes sė kompetencave apo tė pushteteve. Njė ēėshtje qė kėrkon analizė ėshtė dhe ajo e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, e Gjykatės sė Lartė dhe Gjykatės Kushtetuese (miratimi pėr to tė realizohet nė Kuvend me njė shumicė parlamentare mbi 60%, ndryshe nga praktika aktuale me njė votim tė thjeshtė apo me shumicė absolute). Mund tė ruhet njėlloj neni qė lidhet me shkarkimin e anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese, gjė qė vlen tė konsiderohet edhe pėr shkarkimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm (po me mbrojtje pėrfundimtare nga institucioni i Presidentit, sipas paragrafit 2, neni 149). Pa vazhduar mė tej, mund tė diskutohet problemi i mandateve nė mjaft institucione tė pavarura, pėrfshirė dhe mundėsinė e rizgjedhjes pėr anėtarin e Gjykatės Kushtetuese apo atė tė Lartė. Janė po aq tė rėndėsishme amendamentet qė pėrgatisin procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, p.sh., ato qė kanė tė bėjnė me detyra tė politikės monetare, qė i hiqen Bankės sė Shqipėrisė me integrimin e vendit nė eurozonė. E kėshtu me radhė…

Nė muajin shtator, me nisjen e sesionit tė ri parlamentar, pritet qė opozita tė kthehet nė Kuvend duke nisur, siē ėshtė deklaruar, njė kurs tė ri politik. Ēfarė kostoje ka dhėnė bojkoti 2-vjeēar i PS-sė dhe ēfarė ju prisni nga grupi i deputetėve duke nisur nga vjeshta?

Kurs politik!? Nuk e kuptoj kėtė term tepėr tė “fryrė”; pėr mua ai mishėron mė shumė njė retorikė politike pa pėrmbajtje. Pėr mua edhe termi “dialog”, i pėrmendur me kohė e pa kohė nga ndėrkombėtarėt, mė duket si ajo puna e fėmijėve, qė pasi janė zėnė me grushte, shtrėngojnė duart tė detyruar nga mėsuesit apo prindėrit e tyre. Ndėrkohė qė, nė kuadėr tė pėrfaqėsimit popullor, ėshtė i detyrueshėm ndėrveprimi institucional, brenda rregullave, kuadrit ligjor e kushtetues! Ndėrsa, kur ėshtė i domosdoshėm, njė mekanizėm korrigjues e ndryshues mbetet dhe reagimi qytetar e popullor. Sidoqoftė, pėr PS-nė, 2 vjet tė harxhuara pothuajse jashtė Parlamentin, besoj se kanė vlejtur pėr tė analizuar dhe kuptuar mė mirė pakėnaqėsinė e qytetarėve jomilitantė mbi protestat jodemokratike, djegiet e shkatėrrimet apo bllokimet institucionale 5-6-vjeēare tė PD-sė nė opozitė. Sė fundi, gjithēka ėshtė e mundur me hapjen e Parlamentit nė vjeshtė, megjithatė mė shumė se njė lojė legale mė tepėr e mundshme ėshtė njė sjellje e tipit tė “maces me miun”…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Rama nuk duhet tė rikandidonte pėr kreun e PS
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: