NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kombėsia, detyrim moral

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Kombėsia, detyrim moral   Sun Aug 07, 2011 3:13 am

Hamit TAKA

Ka njerėz, dmth shqiptarė, qė, me njė tė rėnė tė lapsit, fshijnė identitetin dhe trashėgiminė e tyre historike. Ky ėshtė motivi qendror i debatit dhe polemikave tė ashpra qė ka ndezur regjistrimi i popullsisė dhe vetė ligji i miratuar pėr tė nga ligjvėnėsit. Kėto debate dhe polemika, tė cilat nė disa forume on line, shkojnė deri nė vulgaritete e banalitete tė panevojshme, konvergojnė te vetėdeklarimi i fesė dhe etnisė, por nėn shtresėn e hollė patriotike, rrjedhin ujėra tė nėndheshme ideologjike tė natyrave fetare, raciste, politike etj. Nėse debati apo polemika do tė zhvilloheshin tė civilizuara, brenda realitetit bashkėkohor, nė perimetrin gjeografik ballkanik dhe kontekstin evropian, do tė ishte mjaft i shėndetshėm dhe dobiprurės nė rindėrtimin e njė stature bashkėkohore tė identitetit tonė kombėtar. Ne, pėrderisa aspirojmė anėtarėsimin nė BE, duhet tė pranojmė pa ngurim realitetin e njė identiteti tė dyfishtė: identitetit kombėtar dhe atij europian, realitet, i cili ka ekzistur dhe ekziston mė ndritshėm se kurrė nė ndėrgjegjen e ēdo shqiptari si njė matricė qytetėrimi dhe si pikė referimi shpirtėrore. Shija e mirė qė lė ky debat dhe kjo polemikė te shqiptarėt ėshtė sensibilizimi i opinionit shoqėror pėr kėto realitete dhe shėndoshja sadopak e ndjenjės nacionaliste, e cila, gjatė regjimit totalitarist, ishte ftilluar, nėpėrkėmbur e mekur. Ideologjikisht po se po, por edhe ligjėrisht ishte zėvendėsuar me internacionalizmin proletar. Por, shpesh kėto debate e polemika kthehen nė fjalėkryqe ideologjike e politike me konture tė pacaktuara, njė tryezė tensionesh e disonancash. Natyrisht, unė nuk mund tė flas pėr kėtė problem me terma juridike, por jam i lirė tė shpreh mendimin tim si qytetar, qė do tė plotėsoj formularin tim.

Do ta nis nga ajo qė thuhet rėndom nė shumė komente, inferioriteti ynė qytetar ndaj vendeve fqinje pėr interesa "tė vogla", por qė mė tepėr u faturohet qeverive dhe sidomos qeverisė aktuale. Sindromės sė "vendit tė vogėl" nuk i shpėtojmė dot ne as nė aspektin politik dhe as nė atė ekonomik. Kėtė e ka provuar historia dhe s'i kanė shpėtuar akoma edhe vende tė anėtarėsuara nė BE prej vitesh, siē janė Irlanda, Greqia apo Portugalia. Enver Hoxha u pėrpoq tė bėnte njė eksperiment aventuror, pėr tė mos pėrfillur vendet e zhvilluara, formacionet e mėdha dhe tė fuqishme politike, ekonomike dhe ushtarake, qofshin tė Perėndimit, qofshin tė Lindjes. Rezultati ishte ai qė dihet, katastrofa e gjithanshme. Duke kaluar mbi urėn tepėr tė ngushtė tė kėsaj pėrvoje, politikanėt dhe qeveritarėt tanė, janė pėrpjekur tė kombinojnė politika afatgjata dhe ato pragmatiste afatshkurtėra, sidomos me vendet fqinje, tė cilat kanė fuqi vendimmarrėse nė organizmat e strukturat ndėrkombėtare. Murit me kokė nuk i bihet. Njė fenomen i tillė ka shoqėruar evenimente tė tilla, qė pėr nga rėndėsia historike mund tė konsiderohen epokale, si anėtarėsimi nė NATO, aplikimi pėr tė marrė statusin e kandidatit pėr nė BE, heqja e vizave pėr zonėn Shengen etj. Sindroma e lartpėrmendur ka ekzistuar, ekziston e do tė ekzistojė edhe pėr disa kohė. Problemi ėshtė se nuk ėshtė kthyer nė bumerang politik.

Eshtė dhe njė faktor tjetėr, sa i pėrligjur aq edhe emocional. Shqipėria, sa prej fatit, sa prej inatit, ka humbur shumė kohė dhe nxiton tė fitojė kohėn e humbur. Sado e pjekur tė jetė klasa politike dhe qeveritė, nė nxitim e sipėr pėr realizimin e reformave dhe integrimin nė tė gjitha strukturat euroatlantike, mund tė hedhin hapa jo tė mirėmenduar. Kjo ėshtė ana e pėrligjur. Ana pasionante dhe emocionale qėndron nė faktin se nė demokracitė reale, siē pretendojmė tė jemi dhe ne, qeveritė janė afatshkurtėra, njė ose dy mandate. Qoftė pėr tė ardhmen e vendit, qoftė pėr lavdinė e liderėve kryesorė (dhe kėtė s'duhet ta pėrbuzim), por edhe pėr kapital politik pėrpara votuesve, qė tė rifitojnė ndonjė mandat tjetėr qeverisės, nguten tė realizojnė synime tė mėdha nė kohė sa mė tė shkurtėr. E natyrisht ndodh qė kėto synime nuk janė nė rezonancė me konjukturat e jashtme dhe tė brendshme.

Por, le tė nisemi nga traditat tona kombėtare (duhet ta pranojmė se janė bjerrur shumė). T'i referohemi sė pari besės. Nga ky kėndvėshtrim pėrgjegjėsia mė e madhe morale dhe atdhetare bie mbi qytetarėt. Kur thua "pėr besėn ther djalėn", atėherė mos "ther" besėn pėr ca interesa tė vogla, punė vize, punė pensioni, punėsim tė pėrkohshėm etj. Tė mos e vulgarizoj dhe tė mos i thjeshtoj kaq shumė gjėrat, por ndryshimi i emrit, ndryshimi i fesė, ndryshimi i kombėsisė, dmth prerja nė besė e tė parėve tė t'u, zhvleftėsimi i kombit, pėrdhosja e krenarisė sonė mitike, shkurt, shfytyrimi i identitetit tėnd, pėr mua ėshtė vetėvrasje. Kjo punė i ngjan asaj gotės me ujė tė ftohtė, qė ta afrojnė kur je i pėrvėluar nga etja, por atje brenda tė kanė hedhur helm me veprim tė largėt, qė do ta vuash t'i dhe pasardhėsit e t'u.

Nė momente tė vėshtira, njeriu mund tė sakrifikojė pak nga integriteti i vet. Sipas traditės e psikologjisė sonė, kryesisht pėr interesa madhore kombėtare, atdhetare apo pėr jetėn dhe tė ardhmen e fėmijėve tė vet. Mirėpo, kėto lėshime bėhen nė konjuktura tė veēanta, duke mirėllogaritur tė ardhmen. Ndėrrimi i kombėsisė, mbi tė gjitha, ta lėmė fenė apo emrin, nuk ėshtė si puna e njė pije apo gjelle, qė mund ta shijosh nė ēast dhe kur velej e hedh poshtė. Njė vendim i tillė i gabuar do tė rėndojė si gurė nė qafė tėrė jetėn tėnde dhe, pas shumė vjetėsh, mund tė bėhet gurė Sizifi mbi shpatullat e pasardhėsve tė t'u. Para 15-20 vjetėsh, Shqipėria ishte nė hall dhe shqiptarėt, tė ftohur me vendin e tyre pėr shkak tė izolimit, tė njė propagande false dhe mashtruese me pasoja vdekjeprurėse, tė joshur prej imazhit tė shndritshėm qė u afronin vendet demokratike pėrtej telave me gjėmba, bėnė veprime tė detyruara, tė nxituara dhe tė pamatura, tė cilat dihen dhe s'ėshtė nevoja t'i pėrmendim e t'i pėsėrisim herė pas here, pasi do tė mirrnin kuptimin e fyerjeve. Por, sido qė kanė bėrė, nė vend tė huaj kanė qenė, janė ndjerė e do tė ndihen tė diskriminuar. Ata janė pėrditė nė dyluftim me veten dhe heqin zvarrė kufomėn e pendesės, pasi fshehin identitetin e vet. Kėtė peshė psikologjike dhe morale ua transmetojnė edhe fėmijėve tė vet, plus qė ata e ndjejnė vetiu nė ēdo hap: nė rrugė, nė shkollė e kudo. Kjo i angazhon fėmijėt nė njė luftė me veten pėr t'u sjellė nė shoqėrinė e huaj pėr ta, ndryshe nga ēfarė ndjejnė, dmth ndodh ndrydhja e ndjenjave. Dhe nga psikanaliza dihet se, nėn trysninė e ushtruar prej konflikteve tė brendshme, formohen simptoma tė ēekuilibrimit shpirtėror dhe devijime tė pashėndetshme… Njė shkak mė tepėr pėr tė ashtuquajturėn "konflikt i brezave".

Nė vijim tė arsyetimit, nesėr rrethanat mund tė ndryshojnė kryekėput. Shqipėria, atdheu e mėmėdheu i atyre qė kanė ndryshuar kombėsinė, me sistemin demokratik tė konsoliduar dhe me resurset reale tė saj, mund tė bėhet mė mirė se shumė vende tė tjera. Atėherė, kėtyre shqiptarėve me kombėsi tė ndėrruar nga subkoshienca do t'u ngrihet si krater me llavė tė shndritshme instikti i krenarisė dhe do tė shpallet hapur konflikti i nacionaliteteve, gjė qė do tė jetė rėnduese pėr vetė shtetin qė ka pranuar ose imponuar ndėrrimin e kombėsisė. Mund tė ndodhė, qė fėmijėt tė mallkojnė prindėrit (konflikti etėr-bij), kur tė huajt t'u thonė se ju jeni pa nder, pasi keni ndėrruar kombėsinė pėr njė cope bukė. Duke ndėrruar struktura e shoqėrisė nė tė dy vendet, nė atdheun amė e nė atė tė falsifikuar, do tė lindin ndjenja dhe konflikte nacionaliste, qė mund tė jenė me pasoja katastrofike. Kėtė duhet ta bėjė prezente para publikut nėpėrmjet mediave, konferencave, tubimeve, raca intelektuale shqiptare, pa dallim bindjeje, e shpėrndarė nėpėr partira, OJQ-ra, institucione dhe administratėn shtetėrore.

Unė mendoj se i gjithė debati dhe nė disa raste polemikat mediatike, problematike nėnkuptojnė vetėm marrėdhėniet me fqinjin tonė jugor, ku ekzistojnė akoma qarqe, brenda e jashtė vendit, tė cilat kanė pretendime tė vjetra shumėllojėshe, deri tek ato territoriale. Kėtė e tregojnė jo vetėm deklarimet e thirrjet, nė dukje sporadike, por edhe retorika e ashpėr dhe fodulle e disa pėrfaqėsuesve tė minoritetit nė Shqipėri. Nė ligjėrimet e disa prej tyre duket sikur bie erė kufomė e njė politike dhe morali tė vjetėr. Ata kėrkojnė me kėmbėngulje vetėdeklarimin e qytetarėve pėr kombėsinė dhe fenė, duke pretenduar se nė monizėm njė pjese tė tyre u ėshtė mohuar, gjė qė s'ėshtė aspak e vėrtetė. Unė mendoj se minoriteti grek nė Shqipėri, i cili asnjėherė nuk ėshtė ndjerė i diskriminuar nė Shqipėri, mos tė bjerė pre e ca qarqeve ekstremiste greke. Sot qė shqiptarėt janė nė nevojė, se nesėr, pasnesėr, kur gjendja e tyre ekonomike do tė jetė pėrmirėsur akoma mė shumė, mund tė shpėrthejė marazi i tyre dhe pasojat do tė jenė tė pakėndshme. Krejt ndryshe ndodh me shtetasit shqiptarė, qė kanė kombėsi tė tjera. Ata nuk kanė prapavija tė interesuara pėr kėtė problem dhe janė tė vetėdijshėm se kombėsinė reale mund ta shpallin lirshėm, po aq sa janė tė vetėdijshėm se kombėsia nuk u jep as avantazhe diku jashtė Shqipėrisė dhe as ndonjė viktimizim brenda saj. Edhe shqiptarėt janė tė bindur se, nė asnjė vend tjetėr ndėrrimi i kombėsisė nuk u sjell asnjė avantazh. E kundėrta do t'u sjellė pasoja tė largėta nė shėndetin mendor dhe fizik tė tyre. Po tė ishte se ndryshimi i kombėsisė me dėshirė do t'u sillte pėrfitime madhore, shumė shqiptarė do tė preferonin tė vetėdeklaroheshin amerikanė. Mjaft prej tyre kanė nė SHBA varret e gjyshėrve, tė prindėrve, xhaxhallarėve apo dajallarėve, ish-emigrantė ekonomikė apo azilantė politikė nė kohėn e regjimit komunist.

Nė kuadrin e politikave globale, nė botė po konsolidohet njė moral i ri politik, qė kėrkon edhe zgjidhje tė reja politike. Mjaft njerėz vizionarė sot ulen rreth tryezave tė rrumbullakta pėr tė diskutuar pa paragjykime zhvillimet e reja brenda vendit tonė dhe nė mbarė kontinentin. Nesėr mund tė jemi tė lirė e tė barabartė nga poli nė pol dhe kombėsia do tė jetė vetėm njė akses shpirtėror, nostalgji apo shenjėz gjeografike. Nė kėto situata, nėse Shqipėria do tė ishte njė vend anėtar me tė drejta tė barabarta nė BE, ku respektohen mirėfilli me ligje dhe shprehitė e kulturės demokratike, tė gjitha tė drejtat dhe liritė e njeriut, feja dhe etnija do tė ishin thjesht ca shenjėza identiteti personal. Njė historian portugez, Hoze Matoso thotė (nė kontekstin e integrimit europian tė Portugalisė): "Ēdo komb pėrpiqet tė jetė diēka mė tepėr se ē'ėshtė". Nėnteksti i pėrshtatet fort edhe stadit ku kemi mbėrritur ne si komb. Vetėdeklarimi ėshtė vlerė morale dhe qytetare e individit. Por nė njė demokraci tė brishtė dhe njė kulturė demokratike nė zhvillim, pa u mbyllur ende tranzicioni, pa u mbyllur ende plagėt e sistemit tė kaluar, brenda konjukturave tė sotme ballkanike, ku ende nuk janė sheshuar paragjykimet e kaluara, vetėdeklarimi i kombėsisė reale, pa deformime (pėr fenė nuk kam ndonjė ekzigjencė munduese) bėhet jo vetėm vlerė patriotike, por edhe detyrim moral. Shqiptarėt nuk mund tė fshijnė me njė tė rėnė tė lapsit tėrė trashėgiminė e tyre. Pa dyshimin mė tė vogėl racės shqiptare, kur tė plotėsojė formularin, do t'i kumbojė koka nga jehona e thirrjeve tė tė parėve, nga egoja, kapriēoja dhe krenaria. Kjo do tė jetė nė tė mirėn e tė gjithėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Kombėsia, detyrim moral
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: