NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ēfarė fshihet brenda themeleve tė Piramidės?..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Ēfarė fshihet brenda themeleve tė Piramidės?..   Fri Jul 29, 2011 1:50 am

Biseda qė risjell nė kujtesė rreth 11 vjet mė parė, ka ndodhur nė zyrėn e njėsisė administrative, ku unė isha drejtues i saj nė Elbasan. Njė qytetar i moshuar dhe me njė kasketė tipike qė mbanin vetėm sigurimsat apo fanatikėt e tyre, me njė bastun-patericė pėr shkak tė ēalimit, mė kėrkon njė vėrtetim pensioni. E respektova pėr moshėn mbi tė 70, duke e pyetur se pėrse ishte munduar, duke i afruar karrigen qė tė ulej. I bėri pėrshtypje kjo sjellje dhe mė pyeti pėr orgjinėn. Ia thashė. Qeshi, duke m'u pėrgjigjur se ka qenė nė qytetin e prindėrve tė mi. E pyeta se ēfarė pune ka bėrė mė pėrpara se tė vinte demokracia. Mė thotė se ka qenė punonjės i Sigurimit tė Shtetit. Mbeta pėr njė ēast dhe njėherazi e pyeta se, meqė u tregua i sinqertė, qė si mendonte ai pėr regjimin diktatorial tė Enver Hoxhės, ēfarė ai regjim nuk bėri mirė, sipas tij. U mendua pak dhe mė thotė se dy ishin gjėrat qė ai i quante tė tepėrta: Lufta e klasave u bė ekstremisht e ashpėr dhe u bė shumė gabim, qė u prishėn kultet fetare dhe u ndalua feja. Bile shtoi se, "unė qė po vuaj tani kėshtu siē mė shikon ti, mė tha ai, e kam mallkim nga nėna ime, pse vura dorė nė prishjen e xhamisė sė qytetit ku unė kam orgjinėn (Burrel). E vuaj prej shumė vitesh kėtė mallkim".

M'u ngulit nė mendje fakti dhe m'u pėrpunua mendimi se sigurimsi pati njė moment dobėsie, si shpėrblim ndaj respektit qė i tregova unė. Por ajo qė mė bėri ta rikujtoj kėtė bisedė ėshtė debati i nisur dhe kokėfortėsia e pinjollėve tė diktaturės nė lidhje me prishjen e Piramidės. Mė duket se pėrtej atyre argumentave bajate dhe tė zverdhura nga koha, fshihen, ndoshta, disa tė vėrteta qė janė edhe enigma tė madhe. Nuk po bėj fjalė pėr ndonjė zbulim historik, por pėr disa tė vėrteta qė do tė trondisnin edhe fėmijėn nė bark tė nėnės, siē i thonė fjalės. Nė parantezė do tė thoja se prishja e kėsaj gėrdalle do tė ishte edhe dėshirė e atyre qė e kuptojnė se demokracia u bė drita pėr tė kuptuar errėsirėn e stalinizmit, qė zbatoi diktatura dhe diktatori ndaj shqiptarėve dhe kėtij vendi.

Do tė doja ta pyesja njėrin nga pinjollėt e mbrojtjes sė Piramidės, se a sjellin ndonjėherė nė kujtesė se sa vepra arkitekturore, kulte fetare myslimane, ortodokse, katolike dhe bektashiane u prishėn nė mėnyrėn mė vulgare, po aq sa edhe kriminale dhe duke i kthyer nė pluhur e hi, edhe pse ato mund tė ishin 300, 500 apo 1.000 e mė shumė vjeēare? Ato ishin pasuri kombėtare autentike dhe me vlera tė papėrsėritshme, qė bota e qytetėruar i ka kthyer jo vetėm nė vende pelegrinazhi, por edhe nė njė pasuri botėrore tė papėrsėritshme qė nuk u gjendet shoqja.

Lind pyetja, se sa vlerė ka njė Piramidė qė nuk ka asnjė identitet pėrpara vlerės qė kanė bashkėsia e kulteve fetare aq arkitekturore dhe historike qė na risjellin shekujt nė kujtesėn mbarėkombėtare shqiptare. Ėshtė me vend tė rikujtoj pėr audiencėn intelektuale shqiptare se Zhak Zhak Ruso na ka lėnė nė kujtesėn iluministe se, "Nuk mund tė ketė atdhetarizėm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe keni ēdo gjė qė iu nevojitet; pa atė ju keni asgjė, pėrveēse skllevėr qė nga sundimtari e deri poshtė".

Derisa ai regjim stalinist nuk dha shembullin e qytetarit tė vėrtetė, por mbolli praktikėn e skllavit tė kthyer nė kavie eksperimentale tė Lej Feni, kuptohet qė ky lloj qytetari nuk mund tė kishte virtyte e aq mė pak liri e atdhetarizėm, qė janė edhe shtyllat e qytetėrimit nė vendet e zhvilluara europiane dhe amerikane. Derisa Piramida sjell nė kujtesė pikėrisht njė regjim dhe sundimtarin e saj skllav tė njė ideologjie shkatėrruese vlerash, nuk mund tė rrijė nė kėmbė si simbol i sė keqes.

Por ajo qė do tė doja tė cilėsoja, se cila ėshtė e fshehta e kėrkesės histerike pėr mosprishjen e Piramidės, ndoshta do tė duhet tė mendojmė se nė themelet e kėsaj Piramide mund tė ketė eshtra tė viktimave tė diktaturės. A nuk krahasohet komunizmi stalinist me mafien shtetėrore. Po ēfarė bėnte mafia, a nuk i muroste tė gjallė apo tė vdekur viktimat e veta dhe me to ngrinte pallate e kurrkush nuk merrte vesh se ku mund tė gjendeshin eshtrat e tė vrarėve tė saj.

Sa viktima tė komunizmit nuk u gjenden eshtrat dhe diktatori duket ka pasur kėnaqėsinė qė eshtrat e viktimave tė tij t'i kishte rreth vetes pėr tė qenė i sigurtė se do tė mbijetonte si faraonėt e Egjiptit. Nėse akoma rri nė kėmbė ajo Piramidė, nė kujtesėn e ēdo shqiptari do tė sillen nė mendje mijėrat e viktimave qė u bėnė theror pėr idenė e ēmendur tė stalinizmit tė tij. Si nė njė film do tė sillen nė mendjet e shqiptarėve ato masakra nė birucat e hetuesisė sė Sigurimit tė Shtetit apo nė bugjet e Burrelit e Spaēit, Qafės sė Barit apo Bulqizės, nė galeritė e minierave, nė kėnetėn e Maliqit apo tarracat e Lukovės, ku u varrosėn tė gjallė jetėt e mijėra shqiptarėve. Drithmat e trupit do tė bėnin qė ēdo shqiptar tė vinte njė dorė nė rrėzimin e kėsaj Piramide fantazėm tė ndėrtuar me eshtrat e bijve tė vrarė nga dora e filozofia e njė diktatori, qė deri nė fund tė jetės sė tij vrau edhe tė vetėt si makbethian. Sa krim tė rrijė ende nė kėmbė njė Piramidė, qė i bėn karshillėk ende shqiptarėve, se brenda saj janė tė murosura jetėt e antikomunizmit dhe kundėrshtarėve tė regjimit antidemokratik.

Ėshtė provuar, ndaj edhe themi se realiteti i komunizmit ishte aq i vrazhdė dhe aq shfrytėzues pėr njeriun, sa Aleksandėr Solzhenicin thoshte se: "Po tė mos ishte pėrmbysur komunizmi, do tė ishim shndėrruar nė majmunė". Ndaj dhe pyesim se, si ėshtė e mundur qė njė ideologji me pretendime humaniste tė pillte praktika nga mė ēnjerėzoret nė historinė e njerėzimit?! Pikėrisht kjo Piramidė ėshtė pjella dhe hija e sė keqes antihumane dhe realiteti ēnjerėzor i dorės vrastare tė mafies komuniste shqiptare nė pushtetin enverian, prandaj dhe duhet zhdukur nga faqja e dheut. Piramida nuk mund tė qėndrojė nė kėmbė si ngrehina e mallkimit tė shqiptarėve nga krimi qė gjendet deri nė themelet e saj nga dora e njė diktatori qė veēse vrau e vrau pėr tė ngritur Piramidėn makbethiane.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Ēfarė fshihet brenda themeleve tė Piramidės?..
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: