NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Meqė shpifi pa kandar, Rama s’ėshtė mė kryetar......

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Meqė shpifi pa kandar, Rama s’ėshtė mė kryetar......   Thu Jul 28, 2011 4:18 am

Shpifja ėshtė njė taktikė pėr tė fshehur konfliktualitetin. Kur ambiciozi humb shpresėn, krijon alibi qė tė mbijetojė. Po, kur dhe alibķtė s’e ndihmojnė, fillon nga shpifjet. Shpifja ėshtė njė nga format e dhunės. A mund tė bėhet dialog me popullin dhe ndėrkombėtarėt duke shpifur? Ambiciet e mėdha, qė nuk njohin skrupuj moralė, tentojnė tė realizohen me shpifje. Se shpifėsi e ha turpin me bukė. Mirėpo nuk ėshtė aq e lehtė tė shpifėsh. Edhe kjo do artin e saj. Lypset mjeshtėri ta bėsh tė besueshme shpifjen. Bilé, karrieristėt, kur katandisen nė humbės, shndėrrohen dhe nė magjistarė. Ata i bėjnė gėnjeshtra si tė vėrteta. Prezantojnė si fukarį tė pasurin dhe si miliarder - tė uriturin. A nuk e paraqiti Enver gėnjeshtari Shqipėrķnė si kombin me mirėqenien mė tė lartė nė botė? A s’e mashtroi ai kėtė Nėnoke, sa tė besonte te rreziqet imagjinare, te sabotimet dhe komplotet e paqena? A nuk “justifikoi” ai me to varfėrķnė dhe a nuk motivoi terrorin? Nuk vrapuan njė gjysmė shekulli shqiptarėt pėr tė arritur tė hanin me “lugė tė florinjtė”? Dhe, kur arritėn ta kuptonin mashtrimin, “qoftėlargu” e kishte hedhur lumin. Por tiranėt as qė pyesin nė i beson populli. Po t’u duhet, bėjnė dhe kaun me barrė. Shpifėsit e mėdhenj u besojnė dhe vetė sajimeve tė tyre. Si egoistė tė pamposhtur, ata janė autosugjestivė. Pėrpjekja pėr t’u bėrė tė besueshėm, i formon si gėnjeshtarė profesionistė. A nuk “bindi” Rama dhe neo-bllokmenėt mijėra njerėz pėr, gjoja, “kriza” artificiale?
E tėrė jeta nė diktaturė ka qenė njė vetiluzion, i krijuar nga detyrimi me “dajįk” pėr t’i besuar shpifjes. Gati tė gjithė kishin frikė edhe nga vetja tė mos u besonin gėnjeshtrave tė partisė. A nuk ėshtė inercia e shpifjes, qė po mban sot gjallė konfliktualitetin e sėmurė tė PS-sė ? A nuk presin gojėhapur gjithė fanatikėt e saj shpifjet e radhės tė liderėve tė tyre? Se shpifjet kanė mbetur ushqimi i fundit i dėshtakėve tė pashpresė. Ato i ēlirojnė ata nga ankthet e frikės sė dėshtimeve tė reja. Kėshtu tė dy palėt “lider-militant” bėhen mbėshtetės tė njėri tjetrit. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet qė shpifjet ndaj mazhorancės tė jenė besuar dhe nga njerėz me mend nė kokė. Enver Hoxha shpifte pėr suksese kolosale, Rama pėr mjerim tė tejskajshėm. “Qoftėlargu” gėnjente pėr fitorje tė papara, Rama pėr dėshtime tė frikshme. Enveri mburrej me “fenerin ndriēues”, Rama derdh lot pėr mungesėn e shtetit. Njėri krenohej me demokracķnė e “kopaēes”, tjetri ulėrin pėr diktaturė orientale. Mirėpo, si i dėshtuar i pandėrprerė, Rama e ka pasuruar shpifjen. Se, meqė s’vė dot nė veprim “dajįkun”, pėrdor pa kandar shpifjen. Se nuk ėshtė i pakėt “hśri” i manipulimit tė opinionit. Por, pėr ambiciozėt “liberalė” tė PS-sė nevoja pėr tė shpifur qenka mė e madhe. Se, po nuk shpifi opozita pėr korrupsion, si ta pėrbaltė madhėshtinė e rrugės sė kombit? Po nuk ekzagjeroi rritjen e ēmimeve, si tė tallet me shtimin e rrogave e tė pensioneve? Si ta ndotė opozita imazhin e Shqipėrķsė, po nuk vuri alarmin se kėtu po u ēahet barku nėnave tė reja dhe po bėhet trafik me fėmijėt e palindur? Si mund tė “justifikohen” demonstratat, po nuk u shpif se ėshtė shkelur shenjtėrķa e votės sė lirė? Si mund tė dhunohen institucionet, nėse nuk shpifet se mazhoranca po kryen “kanibalizėm zgjedhor”? Mė tej akoma, si mund tė pengohej liberalizimi i vizave, nėse nuk trembej Europa me sajimin e njė eksodi biblik? Jo! Nuk mund tė “binden” ndėrkombėtarėt ta heqin nga axhenda e integrimit Shqipėrķnė, nėse nuk shpifet se mazhoranca ka uzurpuar tė gjitha institucionet! Se, si mund tė “justifikohet” bojkoti i pakuptimtė i opozitės, nėse nuk shpifet sikur, gjoja, kjo po trajtohet si fasadė prej mazhorancės? Mirėpo, kur teprohet, shpifja ka rrezik tė kthehet nė bumerang. Prandaj ajo duhet pėrsėritur deri nė kufijtė e absurdit. Madje me njė kokėfortėsķ prej tė marri. Duhet shpifur duke ulėritur nė kupė tė qiellit, bilé, ēdo ditė. Pėr bojkotin permanent duhen kėrcėnuar deputetėt e majtė deri nė caqet e humbjes sė mandatit. Duhen lėnė me gojėn hapur europianėt, qė nuk e pėrfytyrojnė kufirin e paturpėsķsė sė shpifjes! Megjithatė, deri sot Europa nuk u ka besuar shpifjeve tė opozitės. Prandaj nė ēdo raport, kėshillė, a rekomandim ka porositur futjen e saj nė parlament, dialogun dhe reformat. Ajo i ka besuar sinqeritetit tė mazhorancės. Dhe mazhoranca ia ka dėgjuar fjalėn. Pėrsėrķ i ka bėrė ftesė pėr dialog opozitės. Pėrsėrķ i ėshtė drejtuar asaj me letra! Pėrsėrķ i ka krijuar tė gjitha hapėsķrat, qė tė bėhet pjesė e reformave. I ka kėrkuar vazhdimisht tė ulet me tė nė dialog, tė marrė pjesė aktive nė hartimin e ligjeve, sidomos tė atyre qė kėrkojnė tre tė pestat e votave tė parlamentit. Por, sa mė tolerante, e hapur, e sinqertė, konsensuale dhe mirėkuptuese tregohet mazhoranca, aq mė acaruese shfaqet PS-ja dhe liderėt e saj. Aq mė shumė “vickla” hedhin humbėsit pėr tė mashtruar elektoratin e tyre dhe partnerėt ndėrkombėtarė. Aq mė tepėr shpifin ata se, gjoja, mazhoranca tė gjitha propozimet i paska false, madje provokative! Atėherė, ē’tė bėjnė partnerėt europianė? Tė dėnojnė pėrfundimisht opozitėn? Atėherė, tė pikėlluar, miqtė e Shqipėrķsė lėshojnė thirrje se po rrezikohet integrimi. Mirpo Rama dhe neo-bllokmenėt kėtė dėshpėrim tė tyre kanė pritur! Kėta nuk e duan integrimin, se mendojnė qė endé nuk e kanė shndėrruar nė “ēiflig” Shqipėrķnė! Por dhe se u hapen “defterėt” e krimeve tė djeshme dhe vjedhjeve tė sotme!..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Meqė shpifi pa kandar, Rama s’ėshtė mė kryetar......
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: