NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Skandal, drejtuesi i PS-sė sė Korēės falsifikonte pasaportat biometrike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Skandal, drejtuesi i PS-sė sė Korēės falsifikonte pasaportat biometrike   Mon Jul 11, 2011 8:43 am

Truri i grupit tė falsifikimit tė pasaportave biometrike pėr personat e inkriminuar ishte njeriu i afėrt i Edi Ramės, profesori i Matematikės nė Universitetin e Korēės, Sitki Mullai. Burimet e Policisė sė Korēės bėnė tė ditur se, Mullai nė bashkėpunim me tė birin, Relsi Mullai, i cili punonte nė kompaninė e prodhimit tė pasaportave, "Aleat", dhe me ndihmėn e dy bashkėpunėtorėve tė tjerė, vidhnin gjeneralitetet e personave tė paskeduar nga agjencitė e hetimit tė krimeve tė vendeve tė BE-sė, duke i tjetėrsuar dhe pajisur me kėto tė dhėna, persona tė tjerė me precedentė penalė nė vendet e huaja. Pėr ēdo falsifikim, ata siguronin njė shumė nga 5 deri nė 7 mijė euro. Profesori Sikti Mullai organizonte lidhjet mes klientėve me tė dhėna kriminale dhe punonjėsve tė "Aleat". Pėr Policinė e Korēės pėrfshirja e profesorit tė Matematikės nė kėtė rrjet kriminal ishte surprizė, pasi ai ishte i panjohur nga forcat e rendit tė qytetit juglindor, pasi nuk kishte precedentė penalė. Por, profesori ėshtė njė figurė e njohur politike, pasi ai ishte mes grevisteve tė urisė tė Partisė Socialiste, tė ngujuar nė ēadrat e ngritura nė Bulevardin "Dėshmorėt e kombit", nė maj tė vitit 2010. Njė ndėr 220 heronjtė, siē i etiketoi kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama. Pamjet televizive e tregonin atė shpeshherė nė krah tė liderit socialist, madje edhe duke mbajtur fjalime apo duke dhėnė intervista pėr mediat. Madje, ai u bė i njohur mediatikisht edhe pėr faktin, se disa gazeta tė pėrditshme aluduan me faktin se si njėkohėsisht profesori mundi tė ishte edhe nė grevėn e urisė, edhe duke dhėnė mėsim nė Universitetin e Korēės.

Sipas policisė, veprimtaria kriminale e grupit tė drejtuar prej tij, ka nisur pėrpara se ai tė rreshtohej nė krah tė Edi Ramės, nė grevėn e urisė dhe ka vijuar gjatė grevės dhe pas saj. Por, pjesėmarrja e elementėve me tendenca dhe precedencė kriminale nė aksionet politike tė Partisė Socialiste nuk pėrbėn risi tashmė, siē u vėrtetua edhe nė dhunėn ndaj institucioneve kushtetuese, mė 21 janar, ku mjaft nga ata qė sulmuan forcat e policisė, rezultuan me precedentė tė rrezikshėm kriminalė.

Shtetasit Artur Feto, 31 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Fitore-Devoll, Relsi Mullai, 27 vjeē, lindur dhe banues nė Korēė me detyrė specialist IT-je pranė firmės "Aleat", Armand Cenolli, 21 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Vashtėmi, Korēė me detyrė operator aplikimi pranė kompanisė "Aleat" nė Komunėn e Libonikut-Korēė, dhe Setki Mullai 56 vjeē, lindur dhe banues nė Korēė me detyrė Pedagog nė Universitetin "Fan. S. Noli" Korēė, u arrestuan para tre ditėsh gjatė operacionit "Specialisti". Operacioni ėshtė realizuar pas njė pune intensive 3-mujore, ku janė aplikuar metodat speciale tė hetimit, nga ku janė mbledhur prova tė mjaftueshme pėr veprat penale tė "Falsifikimit tė letėrnjoftimeve, pasaportave ose vizave", "Ndihma pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit" dhe "Ushtrim i ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qė ushtrojnė funksione publike".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Skandal, drejtuesi i PS-sė sė Korēės falsifikonte pasaportat biometrike
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: