NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tre vendimet e para tė Bashės si kryebashkiak

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Tre vendimet e para tė Bashės si kryebashkiak   Sun Jun 26, 2011 7:11 am

Me tė marrė zyrtarisht detyrėn e kryetarit tė ri tė Bashkisė Tiranė, Lulzim Basha do tė vendosė nė zbatim platformėn e tij ambicioze pėr ndryshimin e kryeqytetit shqiptar. Kryebashkiaku Basha do e nisė punėn me krijimin e Agjencisė sė Konsumatorėve, e cila do tė shqyrtojė problemet e qytetarėve me njėsitė publike. Po ashtu kjo agjenci do tė ndėrmarrė veprime pėr tė ndaluar spekulimet nė treg nga njėsitė tregtare, tė cilat deformojnė konkurrencėn. Vendimi i dytė i kryetarit tė ri tė Bashkisė Tiranė do tė jetė krijimi i Agjencisė sė Punėsimit. Pėrmes politikave lehtėsuese tė kėsaj agjencie, Basha do tė realizojė prioritetin e tij numėr njė gjatė mandatit tė tij tė parė, krijimin e tė paktėn 30 mijė vendeve tė reja tė punės. Pėrfundimi i planit urbanistik dhe vėnia nė jetė e planit turistik, do tė jetė vendimi i tretė qė Basha pritet tė marrė qė nė muajin e parė nė drejtimin e Bashkisė mė tė madhe nė vend. Plani i ri do tė ketė si orientim kryesor respektin pėr pronėn private dhe rifitimit tė hapėsirės publike nė favor tė tė gjithė qytetarėve. Basha do tė vejė nė jetė programin e tij, i cili i jep zgjidhje problemeve tė shumta, qė Tirana ka, duke filluar nga punėsimi, zhvillimi i lagjeve, ulja e taksave dhe reduktimi i tyre, plani i ri urban, krijimi i hapėsirave tė reja publike etj.

Vende tė reja pune

Kryebashkiaku Basha synon qė vetėm nė dy vitet e para tė mundėsojė krijimin e mbi 30 mijė vendeve tė reja tė punės pėr qytetarėt e Tiranės. Qytetarėt do tė kenė mė shumė mundėsi punėsimi dhe papunėsia do tė ulet ndjeshėm, duke i dhėnė njė impuls tė ri zhvillimit tė biznesit tė vogėl, tė mesėm e tė madh shqiptar apo tė huaj. Garanci pėr kėtė ėshtė zbatimi me pėrpikmėri nga administrata e re e Bashkisė e programit pėr zhvillimin e fuqishėm ekonomik dhe investimet publike nė infrastrukturė. Administrata e re e Bashkisė do tė thjeshtėzojė procedurat administrative pėr tė gjitha bizneset. Basha do tė nxisė krijimin e parqeve industriale, si dhe do tė pėrdorė forma tė ndryshme tė partneritetit publik-privat pėr zhvillimin ekonomik. Pėrmes krijimit tė Agjencisė sė Punėsimit qytetarėt do tė mund tė marrin informacion mbi tregun e punės pėrmes ngritjes sė njė sistemi bashkiak tė informacionit. Nė kujdesin e kryebashkiakut Basha, qytetarėve do t'u lehtėsohen kontaktet me punėdhėnėsit e kryeqytetit. Bashkia do tė nxisė afrimin e shkollės dhe universiteteve me biznesin, duke krijuar mundėsi pėr praktika mėsimore pranė Bashkisė dhe gjithė rrjetit institucional apo partnerėve privatė tė saj, si dhe pėrmes zgjerimit tė arsimit dhe trajnimit profesional. Pėr kėtė qėllim, Basha si kryebashkiak do tė bashkėpunojė ngushtė me komunitetin e biznesit, shkollat, universitetet, median, shoqėrinė civile, si dhe me strukturat e specializuara tė qeverisė dhe bashkitė e komunat fqinje. Programi dhe angazhimi i Bashkisė do tė mbėshtetet nė performancėn mjaft tė mirė tė ekonomisė shqiptare, e cila po iu rikthehet ritmeve tė larta tė rritjes ekonomike dhe mundėsitė pėr punėsim po fillojnė tė rigjallėrohen bazuar nė politikat efektive tė qeverisė pėr rritjen ekonomike dhe nxitjen e punėsimit.

Heqje e 60 taksave dhe ulje 2 deri 5 herė e atyre qė mbeten

Ndėr veprimet e para nė krye tė Bashkisė, Basha do tė shkurtojė 60 taksa dhe tarifa vendore, si dhe do tė ulė 2 deri nė 5 herė taksat qė mbeten. Kjo politikė fiskale e Bashės parashikon qė brenda njė periudhe tė shkurtėr tė krijojė bazė mė tė gjerė taksapaguesish, duke rritur tė ardhurat, tė cilat do tė shpenzohen pėr investime publike nė infrastrukturė dhe pėr shėrbimet mė tė rėndėsishme tė qytetit. Pėrmes aplikimit tė politikės sė re fiskale qytetarėt do tė pėrfitojnė reduktimin e taksave e tarifave nė mė pak se 20 tė tilla, ndėrsa do tė ulet me 2-5 herė niveli i pjesės mė tė madhe tė taksave e tarifave. Nga ana tjetėr, Basha do tė rrisė vigjilencėn e administratės nė mėnyrė qė tė shmangen abuzimet dhe diferencimet e padrejta. Duke i kthyer frymėn e bashkėpunimit reformės sė decentralizimit, do tė thellohet decentralizimi fiskal dhe do tė realizohet edhe ndarja e tatimeve nė mėnyrė qė kontributet fiskale tė qytetarėve tė Tiranės tė mbeten nė shėrbim tė buxhetit tė qytetit tė tyre. Qytetarėt do tė gėzojnė rigjallėrimin ekonomik tė qytetit, rritjen e investimeve shqiptare dhe tė huaja, si dhe tė punėsimit e vetėpunėsimit. Rezultati i kėtyre politikave parashikohet tė sjellė njė rritje me tė paktėn 2,5 herė tė tė ardhurave tė Bashkisė, ndėrsa kjo politikė fiskale do tė ketė njė efekt mjaft pozitiv nė uljen e barrės fiskale mbi bizneset dhe pra, nė gjallėrimin e bizneseve dhe shtimin e punėsimit. Shpenzimet e Bashkisė do tė orientohen nė kryerjen e investimeve tė programuara nė infrastrukturė dhe shėrbime prioritare. Pesha e tyre do tė kalojė nivelin e 40% tė buxhetit, ndėrsa do tė ulen ndjeshėm pesha e shpenzimeve pėr paga dhe ato administrative. Qytetarėt do tė mund tė ndjekin nga afėr politikat fiskale dhe buxhetin, qė do tė jenė proceset mė tė hapura, mė transparente e mė pėrfshirėse nė formulim, zbatim dhe vlerėsim.

Plani i ri rregullues brenda vitit tė parė

Kryebashkiaku Basha do tė hartojė njė plan bashkėkohor rregullues pėr qytetin brenda vitit tė parė qeverisės pa ngrirė zhvillimin siē ka bėrė Bashkia nė 3 vitet e fundit.

Plani i ri do tė mbėshtetet nė 7 pika kryesore:

1. Njė strategji pėr tė rigjallėruar sektorin ndėrtimor dhe duke e vėnė atė nė shinat e standardeve dhe cilėsisė sė shėrbimit pėr qytetarėt.

2. Njė strategji pėr tė pasur njė ekonomi dhe investime tė larmishme nė Tiranė, duke tėrhequr investime jo vetėm pėr banim, por edhe pėr hoteleri, universitete e shkolla, qendra tregtare, kinema, qendra kulturore dhe park teknologjik.

3. Njė formulė tė suksesshme pėr njė menaxhim tė drejtė tė pronės, Tirana nuk duhet tė njihet mė si oferta spekulative e sektorit tė ndėrtimit, por si vendi i shanseve tė barabarta nė investim.

4. Njė strategji reale rajonale nė konsultė dhe nė koordinim me autoritetet lokale pėrreth Tiranės, si dhe nė pėrputhje me politikat qeverisėse.

5. Njė plan tė qartė se si tė ndėrhyhet nė ēdo lagje banimi pėr njė planifikim real dhe rritje tė cilėsisė sė jetesės nė blloqe banimi. Ky plan do tė realizohet pėrmes njė marrėveshjeje transparente me universitetet qė kanė ekspertizė nė kėtė fushė.

6. Procesi i planifikimit do tė jetė i hapur, transparent dhe gjithėpėrfshirės.

7. Ndihma sociale.

Fund ēmimeve abuzive ndaj konsumatorėve

Bashkia nėn kujdesin e veēantė tė kryebashkiakut tė saj do tė mbrojė konsumatorėt nga ēmimet abuzive dhe bizneset nga konkurrenca e pandershme. Kryetari i ri i Bashkisė Basha do tė vejė nė jetė qė nė ditėt e para tė detyrės njė plan tė mirėdetajuar, i cili i jep mundėsi banorėve tė Tiranės tė blejnė mallrat e tė pėrfitojnė shėrbimet me ēmime tė arsyeshme, si dhe tė mund tė strehohen me kosto tė pėrballueshme. Akti i parė i Bashės si kryebashkiak do tė jetė krijimi i njė Agjencie Bashkiake tė Mbrojtjes sė Konsumatorit, qė do tė ketė detyrė parėsore inspektimin, raportimin dhe turpėrimin publik tė ēdokujt qė spekulon me ēmimet nė Tiranė, nga buka dhe karburanti, tek strehimi dhe shėrbimet. Mbrojtja e konsumatorit nga ēmimet abuzive dhe mallrat jocilėsore, si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme, do tė jetė njė angazhim i plotė i Bashkisė. Konkurrenca e ndershme ėshtė ēelėsi i tregut tė lirė, ēmimeve tė ulėta dhe mundėsive mė tė mėdha. Tė gjithė nivelet e qeverisjes duhet tė luajnė rolin e tyre, duke filluar nga Bashkia. Basha do tė punojė pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės, pėr tė ulur koston e transportit qė lidhet me mallrat dhe shėrbimet nė mėnyrė qė kėto kursime t'i kalojnė konsumatorit. Qytetarėt do tė kenė lehtėsime, duke e bėrė koston e jetesės nė Tiranė tė pėrballueshme. Kjo do tė vijė si pasojė e zhvillimit tė fuqishėm ekonomik dhe investimeve masive publike nė infrastrukturė. Fondet e Bashkisė do tė pėrdoren me efikasitet, transparencė e ndershmėri dhe do t'u vijnė nė ndihmė qytetarėve nė nevojė nė format e pėrkrahjes sociale, do tė lehtėsojė peshėn e rritjes se ēmimeve mbi shtresat nė nevojė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Tre vendimet e para tė Bashės si kryebashkiak
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: