NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bojkoti i partise Socialiste po mban peng integrimin e Shqipėrisė nė BE”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Bojkoti i partise Socialiste po mban peng integrimin e Shqipėrisė nė BE”   Fri Jun 24, 2011 7:22 am

Alarmi i europarlamentares gjermane, Doris Pack

Refuzimi i opozitės pėr tė bashkėpunuar pėr disa ligje nė Shqipėri, pėr miratimin e tė cilave janė tė nevojshme edhe votat e saj, mund tė ēojė nė mos plotėsimin e kushteve tė domosdoshme pėr integrim. Eurodeputetja Doris Pak nė njė interviste pėr DW ku ėshtė pyetur pėr situatėn politike nė Shqipėri thotė se problemi ka mbetur nė fushėn e opozitės.
“Opozita duhet t’a mbajė parasysh qė vetėm synimi pėr tė rrėzuar qeverinė, gjė qė ėshtė e kuptueshme kur je nė opozitė, nuk mund tė mbajė peng tė gjithė vendin. Dhe unė mendoj se njė gjė e tillė ėshtė e dėmshme”, thotė nė intervistė Pack.
Lidhur me pretendimet e opozitės pėr parregullsi nė numėrim Doris Pack shprehet se do tė jetė raporti i ODIHR ai qe do tė vendosė pėr gjithēka. Doris Pack i bėn apel opozitės qė tė bėhet pjesė e parlament dhe tė japė kontributin e saj pėr miratimin e ligjeve te domosdoshme.

Nė Shqipėri vazhdon ngėrēi politik. Situata pas zgjedhore e tej zgjatur mbetet shqetėsuese. BE kėrkon qė nė Shqipėri tė nisė dialogu politik: zonja Pack, si mund tė arrihet ky dialog?
Ne kemi kohė qė u kėrkojmė shqiptarėve qė tė bisedojnė me njėri- tjetrin, por njė gjė e tillė do tė jetė e vėshtirė, sepse kemi tė bėjmė me pozicione qė nuk pėrkojnė me njėra - tjetrėn. Opozita pretendon se votat nė Tiranė nuk janė numėruar si duhet, qeveria thotė qė ky numėrim ishte nė rregull dhe prandaj duhet tė presim deri sa tė numėrohen votat e fundit, pastaj duhet tė kemi besim tek ODIHR-i nė se ėshtė dakord me kėtė. Atėherė edhe opozita duhet ta pranojė pėrfundimin e votimit. Pra, nė rast se ODIHR-i dhe OSBE-ja e pranojnė vendimin e Komisionit Zgjedhor, atėherė opozita nuk ka asnjė shkak se pėrse duhet ta vazhdojė ta bojkotojė parlamentin dhe tė refuzojė dialogun. Kjo ėshtė njėra gjė, por tjetra ėshtė nė se ata vėrtet do tė veprojnė kėshtu. Unė vetė nuk besoj se do tė kemi njė dialog tė vėrtetė.

Nė zgjedhjet e fundit, qytetarėt vetė treguan maturi, por kjo maturi mungon tek klasa politike. Mes pozitės me nė krye Sali Berishėn dhe opozitės me nė krye Edi Ramėn ashtu si edhe nė vitin 2009 kemi pėrsėri mospajtim pėr rezultatin e votimeve. A ka probleme nė drejtim tė institucioneve apo tė individėve, qė nuk respektojnė vendimet e kėtyre institucioneve?
Unė besoj qė kjo gjė ka tė bėjė mė shumė me persona tė veēantė se sa me institucionet. Dhe unė besoj se ky ėshtė problemi.

Shqipėria ka humbur shumė kohė, ndėrsa ka pėrpara sfida tė mėdha. Pritet plotėsimi i 12 rekomandimeve tė BE-sė. A ka shanse Shqipėria, zonja Pack, qė tė marrė njė vlerėsim pozitiv nga Komisioni i BE-sė, pavarėsisht mosmarrėveshjeve tė brendshme politike, apo ajo rrezikon qė tė largohet edhe mė shumė nga Brukseli?
Unė besoj se rreziku ėshtė i madh, sepse ajo ēfarė pasqyron politika shqiptare nė botėn e jashtme do tė ndikojė edhe nė raportin e Komisionit tė BE-sė. Po ashtu duhet tė mbajmė parasysh se refuzimi i opozitės pėr tė bashkėpunuar pėr disa ligje nė Shqipėri, pėr miratimin e tė cilave janė tė nevojshme edhe votat e tyre, mund tė ēojė nė atė qė nuk mund tė plotėsohen kushtet qė duhen plotėsuar. Ky ėshtė njė problem, i cili mbetet nė fushėn e opozitės. Por prej kėsaj, probleme do tė ketė i gjithė vendi dhe opozita duhet ta mbajė parasysh qė vetėm synimi pėr tė rrėzuar qeverinė, gjė qė ėshtė e kuptueshme kur je nė opozitė, nuk mund tė mbajė peng tė gjithė vendin. Dhe unė mendoj se njė gjė e tillė ėshtė e dėmshme.

A mundet BE-ja ta ndihmojė kėtė vend qė kėto situata tė evitohen nė tė ardhmen?
Ne vetėm duhet tė bėjmė thirrje dhe apele. Ne nuk jemi pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė
kėtij vendi. Njerėzit qė kanė zgjedhur aty, politikanėt, duhet tė mbajnė parasysh dhe tė kujdesen qė ta marrin punėn e tyre seriozisht. Ky ėshtė njė problem qė nuk mund ta zgjidhim dot ne. Ne mund tė bėjmė apele, por disa prej apeleve injorohen. Megjithatė unė e di qė edhe nė radhėt e opozitės ka shumė njerėz tė arsyeshėm, tė cilėt duan tė vazhdojnė mė tej dhe duan tė marrin pjesė nė procesin e bėrjes sė ligjeve, por nė kėtė mes ne vetėm mund tė shpresojmė qė ata do tė arrijnė ta bindin opozitėn qė tė marrė pjesė e gjitha nė kėtė proces. Por veēse tė shpresojmė s’kemi ē’tė bėjmė tjetėr. Sepse ne nuk e kemi asnjė mundėsi pėr tė vendosur sanksione ndaj njė partneri, i cili nuk ka vullnet. Dhe prej kėsaj vuan i gjithė vendi pėr fat tė keq.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Bojkoti i partise Socialiste po mban peng integrimin e Shqipėrisė nė BE”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: