NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Asambleja Socialiste, Rama pranon humbjen nė zgjedhje, por s’jep shenja nėse do marrė pėrgjegjėsitė e kėsaj disfate

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Asambleja Socialiste, Rama pranon humbjen nė zgjedhje, por s’jep shenja nėse do marrė pėrgjegjėsitė e kėsaj disfate   Sat Jun 18, 2011 6:38 am

Arben Malaj: Fryma radikale po shkatėrron PS-nė

-- Thagma e Kryesocialistit: Rruga e protestave i “ēel” derėn integrimit Evropian tė Shqipėrisė!

-- Dėshpėrimi i humbjes sė 8 majit, Rama s’merr pėrgjegjėsitė por akuzon sėrish socialistėt si “tradhėtarė” dhe pushtetin si “hajdut”

Partia Socialiste mblodhi sot paradite Asamblenė kombėtare tė saj (punimet e sė cilės ende vazhdojnė), pėr riorganizimin e aksionit politik, pas zgjedhjeve vendore tė 8 majit si dhe formatimin e strukturave tė saj. Sipas parashikimeve, asambleja do tė pėrjashtonte dy deputetėt “rebelė” Andis Harasani dhe Kastriot Islami. “Gijotinės” sė pėrjashtimit dhe pėrndjekjes politike s’do i shpėtonin as deputetėt Fatmir Xhafa dhe Besnik Bare. Por asambleja ende nuk ka dalė me njė vendim zyrtar lidhur me formatimin e sekretariatit edhe pse s’pėrjashtohet mundėsia qė kjo t’i lihet njė momenti tjetėr. Pėrmes njė fjalimi tė gjatė dhe tė mbushur me tonalitete dėshpėrimi, pėr humbjen e 8 majit, Rama pranoi se partia e tij doli “duar bosh” nga ky proces elektoral, ndėrsa pėr asnjė moment nuk i atashoi vetes pėrgjegjėsitė e kėsaj disfate. Duke fajėsuar herė “socialistėt e papėrgjegjshėm” dhe herė pushtetin, i cili sipas tij i “vodhi” fitoren PS-sė, Edi Rama paralajmėroi se aksioni politik i radhės i opozitės do jenė protestat. Rruga e protestave sipas tij, ėshtė i vetmi moment kulmor pėr t’i “hapur” rrugėn Shqipėrisė drejt BE-sė. Por, ky absurditet i qartė i kryetarit tė socialistėve dhe sikleti i pashmangshėm qė e bashkėshoqėron qė prej humbjes sė zgjedhjeve vendore tė 8 majit, pas atyre parlamentare tė dy viteve mė parė, arrin kulmin kur Edi Rama nuk pėrmend pėr asnjė moment se cilat ishin arsyet e dėshtimit tė Partisė Socialiste nė Tiranė, ku tkurrja elektorale u pa nga tė gjithė. PS humbi 4 minibashki dhe pėrkthimi i rezultatit tė 4 viteve mė parė ku diferenca mes PD dhe PS ishte 3-8 minibashki, u pėrmbys nė 7-4. Kuptohet, humbja nė tėrėsin territoriale tė qytetit tė Tiranės, ėshtė padyshim humbje e bashkisė sė Tiranės. Edi Rama e di shumė mirė kėtė formulė tė thjeshtė, ndaj edhe, mbledhjen e asamblesė e afroi nė njė datė tė tillė ku, KQZ ende s’ka nxjerrė rezultatin pėrfundimtar elektoral...edhe pse mund tė thuhet se vula zgjedhore Tiranės ka marrė rrugėn e certifikimit me shpalljen e Lulzim Bashės fitues tė saj.

Arben Malaj: Fryma radikale po shkatėrron PS-nė

Nė njė kohė kur Partia Socialiste kishte lajmėruar mbledhjen e asamblesė kombėtare, deputeti dhe anėtari i kryesisė i kėsaj force politike, Arben Malaj, gjen rastin t’i rikthehet akuzave ndaj lidershipit drejtues tė PS-sė. “Pėr asnjė arsye dhe pėr asnjė moment, Partia Socialiste nuk duhet tė influencohet apo drejtohet me mentalitet dhe strategji radikalizuese”- shprehet Malaj, pėrmes njė interviste dhėnė nė njė nga tė pėrditshmet e Tiranės.
Duke u ndalur tek vendimet e fundit tė Kolegjit Zgjedhor Anėtari i Kryesisė sė PS-sė, Arben Malaj shprehet se “kur flasim pėr sistemin gjyqėsor, mbajmė parasysh faktin qė respektimi i vendimeve tė tij ėshtė i detyrueshėm”. Ndaj, ēdo analizė e mbingarkuar me emocione politike, partiake, individuale, “pro” ose “kundėr” mbi kėto vendime institucionale, vetėm ushqen tejzgjatjen dhe acarimin e krizės politike”. Duke komentuar deklaratat e kryetarit socialist Rama pėr njė ndihmė apo ekspertizė ligjore nga ndėrkombėtarėt, Malaj thekson se angazhimi i ndėrkombėtarėve pėr anulimin e njė vendimi gjyqėsor ėshtė praktikisht i pamundur dhe cenon kredibilitetin e dyanshėm. “Demokracia nė vendet e tyre mbėshtetet nė ndarjen e pushteteve dhe respektimin e vendimeve gjyqėsore. Nė momentet kritike tė krizave politike politikė-bėrja ndėrkombėtare ka kėrkuar zgjidhjen te gjyqėsori dhe ka ditur tė respektojė vendimet e tij.
Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja themelore pėrse demokracia ėshtė mė solide dhe funksionale nė civilizimet ku ėshtė arritur “de jure” dhe “de facto” ndarja dhe balancimi i pushteteve”, tha ai.
Pėr Malaj, asistenca e Komisionit tė Venecias do tė jetė e dobishme pėr tė qartėsuar mundėsitė pėrmirėsuese tė Kodit Zgjedhor pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore
Duke u ndalur nė situatėn paszgjedhore, Malaj vlerėson se PS-ja do tė nevojitet tė riorientojė strategjinė dhe taktikat e zhvillimit tė politikės nga ana e saj, veēanėrisht duke iu larguar mjeteve politike tė paefektshme apo qė kanė provuar se nuk sjellin rezultat apo produkt publik e duke u fokusuar mė mirė nė pasqyrimin dhe mbrojtjen e interesave themelore tė shtresave e grupeve shoqėrore qė pėrfaqėson.
“Duhet parandaluar pėrsėritja ciklike e metodave dhe mjeteve tė luftės politike qė “lodhin” elektoratin dhe zbehin angazhimin e tij. Kriza e tejzgjatur dhe dėshtimet nė integrimin europian tė vendit imponojnė njė fazė tė re e moderne tė tė bėrit politikė, imponojnė reforma konkrete nė modernizimin e partive politike, si parakusht pėr modernizimin e mbarė shoqėrisė shqiptare.
Publikisht qartėsoj se, ashtu si deri mė sot, jam kategorikisht kundėr radikalizmit tė forcės sonė politike, jam kundėr bojkotit, braktisjes apo sulmeve ndaj institucioneve publike, jam kundėr opozitės me tymin e zi tė gomave tė djegura apo bllokimit tė rrugėve kombėtare”, pohon Malaj.
Lidhur me mospjesėmarrjen e tij nė delegacionin shqiptar pėr takimin nė kuadėr tė Komitetit tė Stabilizim-Asociimit BE-Shqipėri, Malaj sqaron se “takimi i fundit ishte dėshtimi ynė i pėrsėritur, i kėrkojmė Europės sė Bashkuar tė hapė dyert e saj pėr ne, dhe e detyrojmė BE-nė tė mbyllė dyert e takimeve tė pėrbashkėta ku diskutohet pėr integrimin tonė”. Nė kushtet kur PS-ja nuk kėrkoi njė diskutim nė Parlamentin tonė, nė kushtet kur PS-ja nuk paraqiti njė ofertė politike nė Shqipėri dhe pastaj edhe nė Bruksel, nuk mund tė isha pjesė e pėrfaqėsimit tė vendit tim dhe Partisė Socialiste nė takimin e radhės”.
Duke pėrfunduar, anėtari i Kryesisė sė Partisė Socialiste, Arben Malaj, nėnvizon me force se Partia Socialiste nuk duhet tė influencohet apo drejtohet me mentalitet dhe strategji radikalizuese.
Sipas tij, tranzicioni ynė ka shumė momente kritike, ku radikalizmi i jetės politike vetėm na ka penguar dhe na ka rritur kostot sociale.
Pas krizės aktuale tė vendit dhe pėrballė sfidave historike tė tij, Partia Socialiste duhet tė pėrfaqėsojė shpresėn e sė ardhmes dhe duhet tė pėrmbushė nė ēdo mandat politik tė saj shpresat pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė shqiptarėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Asambleja Socialiste, Rama pranon humbjen nė zgjedhje, por s’jep shenja nėse do marrė pėrgjegjėsitė e kėsaj disfate
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: