NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Deshtaket e ps me 8 maj.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Deshtaket e ps me 8 maj.   Fri Jun 17, 2011 2:12 am

Me Asamblenė e sė shtunės, nė PS nis faza finale e pėrjashtimit tė grupeve armiqėsore ndaj Edi Ramės. Nė vjeshtė nis viti zgjedhor pėr strukturat partiake, tė cilat gjatė dimrit do tė pastrohen, jo veē nga nanoistėt e mbetur, por edhe nga “dėshtakėt” e 8 majit. Fatmir Xhafa do shpallet fajtor pėr Kolegjin Zgjedhor, Besnik Bare pėr Tiranėn, por pritet tė nisė edhe njė seri hetimesh staliniste ndaj komisionerėve dhe numėruesve tė partisė. Ngritje nė pėrgjegjėsi do tė pėrfitojė Saimir Tahiri, i cili sė bashku me shpurėn edviniste do tė udhėheqė fazėn finale tė privatizimit tė PS-sė nė njė celulė personale kamikaze tė ish-kryebashkiakut

Rikthehet gjuetia e shtrigave nė Partinė Socialiste. Aksioni i spastrimit politik tė partisė starton duke nisur nga punimet e nesėrme tė Asamblesė kombėtare, ku do tė “priten” kokat e atyre qė s’kanė dhėnė kontributin e pritur si dhe tė padėshiruarit qė prej javėsh tė tėra kanė bojkotuar vendimet qorrsokake tė PS-sė, pėr tė thyer njė tjetėr bojkot, atė tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Paralajmėrimet e para nga selia rozė kanė qenė pėr deputetėt e dalė tashmė jashtė ‘orbitės’ sė ēmendurisė, paaftėsisė dhe absurditetit tė promovuar nga Edi Rama. Fat i paqartė mbetet pėr 2 deputetėt “rebelė” Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Komentet e ditėve tė fundit tė dy ligjvėnėsve kanė qenė vėrtetė tė ashpėr si dhe me goditje e akuza tė drejtpėrdrejta ndaj kryesocialistit Edi Rama, pėr dėshtimin elektoral tė opozitės nė zgjedhjet vendore tė 8 majit. Por aksioni i spastrimit s’do ndalet me kaq, pasi logjikisht deputetėt nė fjalė kanė pranuar vetė-largimin nga PS, edhe pse nga selia rozė ende s’ka dalė njė vendim i qartė pėr tė ardhmen e Harasanit dhe Islamit. Dy deputetėt nė fjalė kanė mbajtur ‘peshė’ njė kėrcėnim ndaj kryetarit Rama qė ndoshta rezulton i vėrtetė, se nga PS do ketė tė tjera largime, edhe pse kėto mund tė vijnė si rezultat i vendimeve tė forumeve drejtuese tė partisė mė tė madhe nė opozitė. Dhe siē duket vėrtetė ashtu do tė ndodhė. Nė analizėn post-zgjedhore, asambleja kombėtare e Partisė Socialiste do nxjerrė nė “shesh” tė burrave, pėrgjegjėsit e humbjes elektorale tė 8 majit. Gjasat janė qė, Edi Rama tė mos kėrkojė llogaridhėnie pėr humbjen me epėrsi votash nė shkallė kombėtare, por tė fokusohet te rezultati zgjedhor nė bashkinė e Tiranės. Edi Rama s’ia fal dot organizatorėve tė tij, faktin qė 4 vjet mė parė fitorja e tij nė Tiranė ishte disa mijėra vota, ndėrsa jo mė larg se para 6 javėsh, ai u “njoh” me humbjen. Nėn drejtimin e tij, Partia Socialiste shėnoi nė Tiranė humbjen mė tė thellė qė ėshtė njohur ndonjėherė kėto 20 vite. Ai ka si synim t’i shpėtojė kėsaj njolle qė jo lehtė mund tė kapėrdihet. Por, pėr kėtė ėshtė mendua edhe “seria” e sulmeve ndaj komisionerėve dhe numėruesve. Strategji kjo qė ri-vjen nė skenėn akuzave dhe pėrbaltjeve pas 2 vjetėsh. Pėr tė drejtuar gishtin ndaj pėrgjegjėsve tė humbjes sė ithėt nė Tiranė, dhe pėr tė zbuluar grupet armiqėsore nė Parti, Edi Rama mbledh Asamblenė kombėtare socialiste, ku edhe do hidhet dritė mbi dezertorėt. Fatmir Xhafaj rriskohet seriozisht nė gjyqin e ditės sė nesėrme, pėr faktin e vetėm se paditė e Partisė Socialiste nė Kolegj shoqėroheshin nga suporti i tij juridik dhe si i tillė, dėshtimi me kėrkesat eunuke dhe pa baza ligjore tė opozitės, bie kryekėput mbi Fatmir Xhafėn. Absurde nė dukje por selia rozė ka plotėsuar tashmė procesverbalet e pėrjashtimit si dhe ka bėrė gati ankesė-padinė, qė do i klasifikojė ata si tradhėtarė dhe tė padėshiruarit e Partisė. Akuza pėr grup-armiqėsor e pret edhe Fatmir Xhafėn. Pėrballė “fortunės” pėr tė qėndruar me ēdo kusht nė parti, pas humbjes sė bashkisė, “kėputja” e kokave tė dezertorėve, ėshtė stimuli mė i mirė pėr t’i treguar bazės socialiste se fajtor nuk ishte ai, por grupi armiqėsor qė kishte punuar pėr kundėrshtarin... Por, gjuetia e shtrigave, s’ndalet me kaq. Pėrgjegjėsit dhe armiqtė e Partisė do kėrkohen nė Tiranė. Besnik Bare s’i ka realizuar mirė detyrat e Partisė dhe si i tillė ai do marrė “dėnimin”. Bare, si kryetar i Partisė Socialiste dega Tiranė, shihej nga Edi Rama si njė potencial i fuqishėm elektoral. Ai i besoi atij kryeqytetin, ndėrsa vetė do kujdesej pėr betejat politike. Por, rezultati ėshtė thellėsisht disfavorizues dhe si i tillė ka ēuar nė humbjen e bashkisė mė tė madhe nė vend. Edi Rama s’mund t’ia falė “profesorit” neglizhencėn dhe shpėrfilljen qė ai demonstroi nė qytetin e Tiranės. Arratia qė pritet tė marrė grupi armiqėsor dhe dezertorėt e Edi Ramės nė zgjedhjet lokale tė 8 majit, do tė zėvendėsohet nga ri-noshėt e papjekur si dhe pa profil politik, por hapi i tyre karrierist lidhet fort me spiunllėqet dhe paaftėsinė e tyre pėr tė dalė nė dritėn e tė vėrtetės... Kėsisoj, PS shkon gjithnjė e mė shumė drejt njė shpure hispanikėsh dhe servilėsh, tė cilėt pritet ta kthejnė atė nė celulė private tė ish kryetarit tė bashkisė. Kėsisoj, Sajmir Tahiri pritet tė konfirmohet nė pozitėn e njėrit prej atyre qė do pėrndiqen nga Edi Rama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Deshtaket e ps me 8 maj.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: