NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njė kryetar "Part-time"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Njė kryetar "Part-time"   Mon Apr 11, 2011 10:59 am

Edi Rama, duke injoruar zėrat brenda partisė sė tij, pėr tė mos kandiduar pėr njė mandat tjetėr nė krye tė Bashkisė sė Tiranės, nė fakt ka njėsuar tė gjithė oponencėn e brendshme nė njė aksion tė heshtur politik ndaj tij. Disa mijėra socialistė tė Tiranės nuk ia kanė faluar Ramės pėrjashtimin gradual tė njerėzve tė Nanos, Meidanit dhe tė njė brezi qė transformuan aq sa mundėn PPSH-nė.

Duke mos lėnė pas asnjė brengė ideologjike, mundet qė mė 8 maj 2011 zyra e kryetarit tė Bashkisė tė jetė e mirėpritur pėr Bashėn dhe e refuzuar pėr Ramėn, pėrveē tė tjerash edhe pėr shkak tė mosmiratimit prej kėtij elektorati tė majtė, tė krijimit tė njė lobi financiar rreth Ramės, lob i cili ka interesa krejt tė tjera nga ato tė socialistėve tė thjeshtė.

Duke e kuptuar kėtė rrjedhė tė nėndheshme, Rama ėshtė pėrpjekur t'i dalė asaj pėrpara me slloganin "e vetmja rrugė", duke pėrshtatur kėshtu njė zhargon politik tė ish-diktatorit, sipas tė cilės "O me ne, o kundėr nesh, rrugė tjetėr nuk ka".

Pėrballė kėtij sllogani ofendues dhe intolerant pėr njė banor, europian tė Tiranės, qytetarėt nė fakt do tė kenė prirje pėr t'i besuar pėrkushtimit njerėzor tė Bashės, i cili ka vlerėsuar "tė parin qytetarin". Nė njė mėnyrė pluraliste, Basha po promovon energji pozitive dhe efiēiente, tė njė zhvillimi tė ardhshėm, njė paketė imediate prioritetesh pėr qytetarėt e kėtij qyteti, ndaj tė cilėve duhet shfaqur mirėkuptim pėr largimin e njė kryetari, i cili prej 5 vjetėsh i ka ofruar qytetit vetėm konfliktualitet dhe intolerancė.

Nė fakt, nuk mund tė ketė njė sllogan mė intolerant nė botėn demokratike se sa "e vetmja rrugė", por konfliktualiteti qė parathotė prodhuesi i saj nuk mbaron me kaq, ai ėshtė vėrtetė i frikshėm. Nxitimi pėr tė rreshtuar tė majtėn, njė segment i sė cilės kontrollohet nga Ilir Meta dhe LSI, e ka ēuar Ramėn dhe stafin e tij nė njė gabim thellėsisht taktik. Pėrveē elektoratit tradicional "tė kuq" e "blu", sidomos nė Tiranė, fatin e fituesit e vendos zona gri, apo e tė pavendosurve, e tė paangazhuarve me zhurmė sipas llogoreve politike. Historikisht gjatė zgjedhjeve lokale, votuesit kanė prirje tė pėrzgjedhin kandidatin dhe jo partinė, dhe aq mė pak, kryetarin e partisė.

Ky elektorat, ka njė pjekuri tė konfirmuar nė disa zgjedhje, i cili ka zgjedhur ata qė kanė paraqitur njė projekt pėr Tiranėn, apo qė kanė patur shpresė, se do t'i pėrkushtohet punėve tė mėdha tė njė qyteti prej 1 milion banorėsh, i cili nuk ka jetė kulturore, nuk ka jetė sportive, nuk ka jetė komunitare. Ky elektorat kėsaj radhe do tė jetė me Bashėn, i cili ka njė pėrvojė ndėrkombėtare komunikimi dhe njė fillim tė besueshėm si njė prej qytetarėve tė kėtij qyteti. Njė njeri i ri ėshtė duke i folur me dorė nė zemėr qytetit pėr ta ēuar atė mė pėrpara, pa injoruar atė ēfarė Rama bėri me tė vėrtetė mirė gjatė viteve 2000-2003, por duke ofertuar njė projekt tė vėrtetė pėr tė riparuar atė ēfarė Rama nuk ka bėrė apo ka bėrė shumė keq, sidomos gjatė mandatit tė fundit, duke filluar nga lėnia pas dore e qytetit, dhe nxitjes sė frymės sė konfliktualitetit dhe radikalizmit partiak.

Nė tė vėrtetė, Rama ka hyrė nė konflikt me sipėrmarrjen qė zhvillon njė qytet. Ai ka vite qė ka ndėrprerė ēdo leje ndėrtimi, ēdo mundėsi legalizimi tė qindra pallateve tė reja, tė cilave nuk ua jep lejen e shfrytėzimit, ka vite qė ka shtuar taksat vendore dhe rritur ato, nė mėnyrė gjeometrike.

Rama ka krijuar kėto vite portretin e njė drejtuesi lokal arrogant, i cili edhe pas 11 vjetėsh nė qeverisje nuk dėnjon t'i japi llogari qytetit pėr ēfarė ka bėrė mirė apo keq, ndėrsa i kėrkon kėtė gjė me kėmbėngulje sfidantit tė tij Lulzim Basha, akoma pa shkuar nė zyrėn e kryebashkiakut. Idea pėr tė trajtuar zgjedhjet lokale si politike nuk ka pėr tė funksionuar nė Tiranė.

Llogaridhėnia ėshtė njė normė themelore demokratike, pėr ēdo person qė ka njė post publik, aq mė tepėr pėr njė person qė ka drejtuar njė qytet tė madh prej 10-12 vjetėsh, siē ėshtė Rama.

E vėrteta ėshtė se, Rama e filloi para 12 vjetėsh me njė padurim pėr t'i shėrbyer komunitetit, duke zgjeruar rrugėt dhe ēliruar hapėsirat publike, por po e mbyll nė mėnyrė medikore. Tortuaret, pėr tė cilat qe akuzuar nga PD se po i ngushtonte pėr qėllime tė dyshimta fitimi, tashmė i ka sketėrrosur, duke i vijėzuar, gjysmėn pėr pėrdoruesit e motorave dhe biēikletave dhe gjysmėn tjetėr pėr kėmbėsorėt! Kjo ėshtė njė dėshmi e plotė e dorėzimit tė tij pėrballė emergjencave tė njė kryeqyteti, sidomos tė gjetjes sė njė zgjidhje pėr trafikun kaotik tė Tiranės. Edhe New Yorku me mbi 10 milionė banorė tė pėrhershėm e me disa milionė tė tjerė qė hyjnė e dalin ēdo ditė (ku dhe kam jetuar pėr disa muaj), e ka tė zgjidhur ēėshtjen e trafikut, ndėrsa Tirana njė qytet modest ballkanik akoma jo, kjo veēanėrisht pėr faj tė Ramės.

Rama ka hyrė nė konflikt me mijėra nxėnės, studentė, mėsues dhe punonjės tė ndryshėm nė Tiranė, tė cilėt ēdo ditė shkojnė me vonesė apo me shumė vonesė nė punėt e tyre, nė shkolla, zyra, dyqane etj., pėr shkak se Rama nuk ka paraqitur asnjė plan pėr zgjidhjen e trafikut nė Tiranė.

Rama ka hyrė nė konflikt me komunitetin kulturor tė Tiranės, pasi pėr tre vjet me radhė bllokoi lejen e ndėrtimit tė Qendres Ndėrkombėtare tė Kulturės, duke e nxjerrė atė nga axhenda pėr shkak tė solidaritetit ideologjik.

Rama ka hyrė nė konflikt me interesat jetike qytetare, pasi prej 5 vjetėsh e ka parė atė vetėm nė rolin e kryetarit tė Partisė Socialiste. Rama vėrtetė mund tė mburret se ka organizuar mbi 3000 protesta kundėr qeverisė Berisha, por ka munguar gjatė 5 vjetėve tė fundit plot 1460 ditė nė zyrėn e tij tė kryetarit tė Bashkisė, duke e shndėrruar atė nė njė kryetar "part-time" (me kohė tė pjesshme). Tirana ka nevojė pėr njė kryetar "fool time"(me kohė tė plotė), tė pėrkushtuar ndaj punėve tė shumta tė qytetit ndaj jetės sė tij. Rama i grabiti fitoren Besnik Mustafės nė Tetor 2000, i rrėmbeu atė Spartak Ngjelės nė vjeshtė tė vitit 2003 dhe i manipuloi Sokol Olldashit nė shkurt 2007. Tani skema e manipulimit ėshtė e zbuluar, pritet vetėm ndėshkimi i 8 majit 2011
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Njė kryetar "Part-time"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: