NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bashkėjetuesja e koordinatorit tė PS porosit njė apartament rezidencial

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Bashkėjetuesja e koordinatorit tė PS porosit njė apartament rezidencial   Mon Apr 11, 2011 10:53 am

Erioni dhe Ajola vilė 200 mijė euro nė Mullet

Avokati Altin Goxhaj ka publikuar dje njė kontratė porosie nė tė cilėn bashkėjetuesja e koordinatorit tė Partisė Socialiste, Erjon Veliaj, porositi njė apartament banimi nė Mullet me vlerėn 200 mijė euro. Duke reaguar mbi sulmet qė Partia Socialiste ka ndėrmarrė kundėr shoqėrisė civile nė vend, avokati Goxhaj akuzoi Erjon Veliajn se ėshtė ai qė ka vėnė PS-nė kundėr shoqėrisė civile dhe shkaku ėshtė publikimi i dokumenteve qė faktojnė abuzimet e tij me fondet e organizatės "Mjaft". Sipas kontratės sė lidhur nga bashkėjetuesja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe subjektit ndėrtues Shoqėria "Prime capital", ajo ka porositur ndėrtimin e njė apartamenti rezidencial ku pėrfshihen ambient dite 69.80 m2, ambient nate 66.00 m2, ambient nate 66.60 m2, parking dhe depo 20.8 m2 si dhe kopsht individual 155.60 m2 me njė vlerė total prej 200 mijė euro nė Mullet tė Komunės Petrelė. Ndėrsa ka publikuar kėtė kontratė avokati Goxhaj i ka kėrkuar Erjon Veliajt qė tė japė shpjegime se ku u gjendėn kėto lekė, kur ai deklaronte vjet se nuk kishte nė pronėsi asnjė apartament banimi. "Pse Erjoni ka dy javė qė po e vė tė gjithė Partinė Socialiste kundėr shoqėrisė civile dhe shumė shoqatave, duke pėrfshirė shumė emraė Kėtu jam pėr t'iu treguar edhe njėherė, shihni pak kėtė kontratė blerjeje, njė vit mė parė, tė Ajola Xoxės me vlerė 200 mijė euro, gruas sė Erjon Velisė. Kam njė pyetje pėr Erjon Veliajn. Ē'lidhje ka me vilėn qė ka blerė vjet Ajola Xoxa nė Mulletė Ku i gjeti 200 mijė euro pėr kėtė vilė", u shpreh Goxhaj. Kontrata parashikon edhe afatet e pagesės sė kėstit prej 200 mijė euro, ku pagesa nė masėn 30% tė vlerės ose 60.000 euro do tė bėhet nė datėn e nėnshkrimit tė kontratės. Pagesa nė masėn 40% tė vlerės ose 80.000 euro do tė bėhet nė momentin e pėrfundimit tė karabinasė. Pagesa nė masėn 25% tė vlerės ose 50.000 euro do tė bėhet nė momentin e kryerjes sė rifiniturave. Ndėrsa diferenca e pagesės prej rreth 5% ose 10.000 euro do tė bėhet nė momentin e dorėzimit tė ambientit sipas kushteve tė kėsaj kontrate dhe pas nėnshkrimit tė procesverbalit tė marrjes nė dorėzim tė tij. Duke u ndalur nė abuzimet me fondet dhe zhdukjen e 5.4 milionė euro nga Lėvizja "Mjaft" nė kohėn kur atė e drejtonte Erjon Veliaj, avokati Goxhaj i kėrkoi atij qė tė shfrytėzojė kallėzimin pėr shpifje dhe t'i tregojė publikut se gjithė kėto janė tė pavėrteta. Sipas Goxhajt nėse kėto akuza do tė ishin tė pavėrteta Veliaj do t'i kishte hedhur poshtė ato nėpėrmjet fakteve konkrete. Avokati Goxhaj i kėrkoi Veliajt gjithashtu tė shpjegojė pėr publikun zhdukjen e 5.4 milionė euro, 300 mijė euro tė projektit pėr rininė shqiptare si dhe 100 milionė lekėve pėr blerjen e revistės "Mapo" nė vitin 2004. "Ku i gjeti 100 milionė lekė Endri Fuga, Ardian Mazniku kur themeluan dhe blenė revistėn 'Mapo' nė vitin 2004-2005ė Dhe pse 'Mjaft' po bėrtet sot pėr presion tė tatimeve, kur thjesht unė kam bėrė njė denoncim pranė zyrės tatimore pėr evazion mbi shuma 5.4 milionė euro, qarkullime parash nga Erjon Veliaj me shokė nėpėrmjet mjaftėve tė vetė. Dhe ata thonė qė po na bėjnė presion tatimet. Pseė A mė ka hedhur nė gjyq pėr shpifje Erjon Veliaj, pse nuk e shfrytėon rastin pėr tė bėrė transparencė dhe tė tregojė ku janė paratė e rinisė shqiptareė Ku vajtėn fondet pėr kredinė e biznesit rinor me Fondacionin 'Mjaft', 300 mijė euroė Ku janė pėrgjigjet e akuzave tė miaė Ju garantoj se ėshtė blerė edhe njė radio nga grupi 'Mjaft', janė blerė shumė asete tė cilat le tė japin shpjegime", u shpreh Goxhaj.

Kreshnik MERSINLLARI





KONTRATA E PRONĖSISĖ

Sot nė Tiranė nė datėn 16.07.2010, pėrpara meje, noteres Meri CALA me seli nė rrugėn "Vaso Pasha" u paraqitėn palėt e mėposhtme:

1. Shoqėria "Prime capital"……….. pėr efekt tė kėsaj kontrate mė poshtė do tė emėrohet "Ndėrtuesi".

2. Ajola Xoxa, e bija e Arbenit datėlindja 16.07.1983… pėr efekt tė kėsaj kontrate mė poshtė do tė emėrohet "porositėsi".

Pasi biseduan ndėrmjet tyre ranė dakord tė lidhin kėtė kontratė pėr ndėrtimin e njė apartamenti me kushtet e mėposhtme.

Neni1

Vendndodhja dhe pėrshkrimi

Ndėrtuesi ka marrė leje pėr shesh ndėrtimi me vendim nr.5, datė 16.10.2009 tė KRRT-sė tė Komunės Petrelė, pėr ndėrtimin e njė objekti "Kompleks Rezidencial 1 dhe 2 katėsh" nė Mullet, Petrelė.

2- Porositėsi kėrkon ndėrtimin e apartamentit me emėrtim konvencional D 2/3, i cili ndodhet nė kėtė kompleks, nė nivelin D me orientim nga jugu, rifiniturat e BASIC dhe sipėrfaqe tė pėrbėrė prej:

Ambient dite 69.80 m2;

Ambient nate 66.00 m2;

Ambient nate 66.60 m2;

Parking dhe depo 20.8 m2;

Kopsht individual 155.60 m2.

Neni 2

Apartamenti sė bashku me aksesorėt dhe sipėrfaqet e pjesėt e tjera nė bashkėpronėsi do tė ndėrtohet me njė ēmim total prej 200 mijė eurosh.

Nė kėtė ēmim do tė hyjė dhe nėnkuptohet e pėrfshirė edhe kuota pėrkatėse e bashkėpronėsisė mbi objektet nė pronėsi tė pėrbashkėt tė detajuar nė vijim:

a) Trualli i kompleksit rezidencial me pėrjashtim tė truallit mbi tė cilin janė ngritur njėsitė individuale, muret rrethuese dhe mbajtėse, strukturat mbajtėse tė tyre, hapėsirat deri nė hyrjen e secilit apartament, rrugėkalimet e makinave, vendi i mbledhjes sė mbeturinave, hapėsirat rekreative me pishinėn dhe fushėn e sportit dhe pėrgjithėsisht tė gjitha ato pjesė tė kompleksit tė nevojshme pėr pėrdorim tė pėrbashkėt, etj.

2. Po ashtu porositėsi ėshtė i detyruar qė pėrveē pagesės sė mėsipėrme tė paguajė edhe njė fond garancie si kusht pėr zbatimin e rregullores sė bashkėpronėsisė prej 0.5% tė vlerės sė blerjes sė ambientit. Kjo pagesė do tė kryhet nė momentin e kalimit tė pronėsisė, pra, tė nėnshkrimit tė kontratės pėrfundimtare.

Neni 3

Ndėrtimi i krejt kompleksit rezidencial do tė pėrfundojė brenda muajit dhjetor 2012.

Neni 4

Afatet dhe mėnyra e pagesės

Pagesa pėr ēmimin e pėrcaktuar nė nenin 2 do tė bėhet si vijon:

1- Pagesa nė masėn 30% tė vlerės ose 60.000 euro do tė bėhet nė datėn e nėnshkrimit tė kontratės.

2- Pagesa nė masėn 40% tė vlerės ose 80.000 euro do tė bėhet nė momentin e pėrfundimit tė karabinasė.

3- Pagesa nė masėn 25% tė vlerės ose 50.000 euro do tė bėhet nė momentin e kryerjes sė rifiniturave.

4- Diferenca e pagesės prej rreth 5% ose 10.000 euro do tė bėhet nė momentin e dorėzimit tė ambientit sipas kushteve tė kėsaj kontrate dhe pas nėnshrimit tė procesverbalit tė marrjes nė dorėzim tė tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Bashkėjetuesja e koordinatorit tė PS porosit njė apartament rezidencial
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: