NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sėbashku pėr Tiranėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Sėbashku pėr Tiranėn   Sat Mar 26, 2011 10:02 am

Lulzim BASHA

Kėtė mbrėmje vij para jush, si njė djalė i kėtij qyteti. Unė jam fėmija i parė i dy prindėrve tė pėrkushtuar dhe tė mrekullueshėm. Ata mė rritėn mua dhe vėllain tim mes vėshtirėsish dhe rropatjesh tė panumėrta. Ata na falėn gjithė dashurinė e tyre, duke sakrifikuar gjithēka nga vetja. Edhe pse kohėt ishin tė vėshtira ata ia dolėn tė na sigurojnė njė fėmijėri tė ėmbėl, plot me kujtime tė lumtura. Sepse pėr ta, ne fėmijėt e tyre ishim gjithmonė tė parėt. Unė u rrita nė atė Tiranė duke ėndėrruar se si mund tė bėhej ajo njė ditė! Si mund tė shndėrrohej nė njė qytet me mė shumė qytetėrim, me mė shumė drita tė vėrteta. Njė qytet qė tė rrezatonte mė shumė ngrohtėsi dhe mė shumė gėzim pėr banorėt e tij. 20 vjet mė parė ne, shqiptarėt, e rrėzuam tavanin e hekurt qė ndrynte ėndrrat tona, qė mbyste shpresat tona dhe qė burgoste mendjet dhe trupat tanė. Nė kėto 20 vjet e kemi parė si qyteti ynė u rrit, ndryshoi dhe u zmadhua. Por sot kur unė dhe Aurela shohim qytetin ku jetojmė bashkė me vajzėn tonė Dafina, ashtu si shumėkush, nuk jam i kėnaqur. Sepse ne tė gjithė kėrkojmė dhe po ashtu meritojmė mė shumė nga ky qytet, nga kjo shtėpi e madhe e pėrbashkėt. Tirana jonė dhe njerėzit e saj pėrballen me probleme reale dhe tė pėrditshme, probleme tė cilat nuk mund tė zgjidhen as me gjuhė tė egėr, as me protesta tė dhunshme dhe as me beteja politike, por vetėm me shumė punė, vizion krijues dhe duke u bashkuar tė gjithė si qytetarė. Sepse ky qytet ka nevojė pėr njė ajėr tė ri, tė freskėt, tė ndryshėm, tė pastėr dhe mė tė gėzueshėm. Njė ajėr tė ri, ku humania (njerėzorja) tė jetė shumė mė e pranishme. Njė ajėr tė ri, qė do ta bėjė qytetin mė mikpritės, mė bujar dhe mė tė dashur pėr banorėt e tij, fėmijėt, prindėrit, gjyshėrit tanė!

Koha pėr ndryshimin e kryeqytetit

Realiteti i sotėm ėshtė pėrherė e mė rraskapitės pėr banorėt e Tiranės. Vendet e punės janė tė pakta, ēmimet e strehimit tė larta, bllokimet e trafikut tė pėrhershme, ndotja e gjithpranishme, parqet dhe lulishtet tė pamjaftueshme, shkollat tė mbingarkuara, taksat bashkiake tepėr tė larta dhe korrupsioni mjaft i pėrhapur. Mund tė ēirremi sa tė duam para kėtyre sfidave. Mund t'i tundim grushtat nė erė sa tė duam para kėtyre problemeve. Mund tė bėjmė sikur i mbulojmė ato, duke u kaluar pėrsipėr njė dorė bojė. Por asnjė nga kėto nuk i zgjidh problemet e qytetit tonė! Klithja e sloganeve politike nuk hap asnjė vend tė ri pune dhe kėsisoj nuk ulet dot ēmimi, qoftė edhe i njė buke tė vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojnė kohėn e kthimit nė shtėpi, nuk e ēajnė dot trafikun kaotik pas njė dite tė lodhshme pune. As nuk ndėrtojnė dot, qoftė edhe njė park tė vetėm lojėrash pėr fėmijėt tanė. As gjuha e egėr dhe as bėmat e dhunshme nuk do ta shndėrrojnė Tiranėn nė njė qytet mė tė mirė pėr fėmijėt e mi dhe fėmijėt tuaj. Asnjė nga kėto nuk i ndihmon njerėzit tė pėrmbushin shpresat e tyre. Jo. Qytetarėt e Tiranės presin mė shumė se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit janė tepėr tė mėdha, sfidat e tyre tepėr urgjente dhe bastet pėr tė ardhmen tonė tepėr tė larta pėr tė lejuar teatrin politik tė radhės tė vazhdojė tė shfryjė plot mllef dhe hipokrizi. Sot ėshtė koha pėr t'u ndarė nga kėto shfaqje njėherė e mirė. Ėshtė koha pėr t'ju pėrveshur punės, pėr tė vėnė Tiranėn tė parėn, njerėzit tė parėt.

Rama, jo plane pėr qytetarėt por plane pėr karrigen e kryeministrit

Ēfarė mund tė bėjė njė kryebashkiak pėr punėsimin dhe ēmimet, nėse nuk rropatet natė e ditė pėr kėtė problem? Nėse nuk bėn tė vetin edhe problemet e tė tjerėve? Nėse nuk e ndjen deri nė palcė pėrgjegjėsinė e kėsaj detyre? Asgjė. Kėtė e dėgjuam dhe mbrėmė nga Kryetari aktual i Bashkisė, i cili tha se ka tė tjera plane dhe preokupime nė kėto kohė: Do qė tė kapė karrigen e Kryeministrit. Ka dy lloj njerėzish, ata qė marrin seriozisht vetėm veten e tyre dhe ata qė i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Unė u rrita, u shkollova dhe ēava nė jetė, falė kėsaj tė dytės. Ėshtė e vetmja rrugė qė njoh. Ėshtė e vetmja rrugė qė mėsova nga prindėrit e mi dhe ky qytet. Sepse, sipas meje sekreti ėshtė dashuria. Ne ndjejmė dhe e kuptojme njėri-tjetrin pėrmes dashurisė. Dashuria ėshtė elementi mė thelbėsor pėr ēdo njeri, ndriēimi mė rrezatues dhe forca mė e madhe, e aftė tė kapėrcejė gjithēka tjetėr. Prandaj e di se tė gjithė sė bashku, me dashurinė pėr fėmijėt tanė, pėr prindėrit tanė, me dashurinė pėr kėtė qytet dhe njėri-tjetrin nuk ka gjė qė nuk mund tė arrijmė. Prandaj sot nuk vij para jush pėr t'ju ndarė nė njė betejė tjetėr politike. Pėrkundrazi, ju ftoj sonte nga kjo foltore tė bashkohemi pėr ta vėnė Tiranėn tė parėn, pėr tė ndėrtuar sė bashku tė ardhmen europiane tė kėtij qyteti.

Qytetit i duhet njė Kryebashkiak pėr tė cilin "E para ėshtė Tirana"

Betejat e vėrteta nė kėtė qytet nuk zhvillohen nė teatrin politik tė radhės. Ato zhvillohen nė ēdo familje dhe nė ēdo shtėpi Tirane. Nė ēdo rrugė dhe nė ēdo lagje tė saj. Nė jetėn e ēdo banori tė saj. Kėto janė betejat e vėrteta. Betejat e njerėzve tė kėtij qyteti. Betejat pėr njė jetė mė tė mirė. Betejat me papunėsinė dhe ēmimet e larta. Betejat pėr mė shumė shkolla dhe shkolla mė tė mėdha e mė tė mira. Betejat kundėr pamundėsive tė pėrditshme. Betejat pėr mundėsi. Betejat tuaja tė pėrditshme do tė jenė tė vetmet beteja pėr mua. Unė sot i futem sfidės pėr ta kthyer qytetin tonė nė qytetin e mundėsive. Mundėsive pėr punėsim dhe jetė mė tė mirė. Mundėsive pėr rrugė, sheshe, parqe, kėnde lojėrash, ajėr tė pastėr, trafik normal, transport publik, arsim, kulturė dhe sport. Dhe pėr kėtė, qytetit i duhet njė Kryebashkiak pėr tė cilin "E para ėshtė Tirana, tė parėt jeni ju"! E di se ēdo politikan mund tė premtojė gjėra, shpesh tė bukura, por tė pamundura, por ajo pėr tė cilėn ka nevojė ky qytet ėshtė njė njeri qė t'i futet punės dhe t'ja dalė asaj nė krye. Nė tė folur njerėzit mund tė jenė njėlloj, por veprat e tregojnė ndryshimin midis tyre. Nė 6 vjet nė shėrbim tė publikut unė kam folur me vepra dhe jo vetėm me fjalė. Kam mbajtur ēdo premtim qė kam dhėnė, kam pėrmbushur ēdo angazhim qė kam marrė. Unė dua dhe di tė punoj pėr Tiranėn! Unė do tė punoj pėr ju, pėr tė gjithė ju sepse pėr mua "Ju jeni tė parėt, Tirana ėshtė e para".

Luftė ēmimeve tė larta dhe abuzive nė kryeqytet

Unė do tė punoj pėr tė luftuar ēmimet e larta nė kėtė qytet. Akti im i parė do tė jetė krijimi i njė Agjencie Bashkiake tė Mbrojtjes sė Konsumatorit, qė do tė ketė detyrė parėsore inspektimin, raportimin dhe turpėrimin publik tė ēdokujt qė spekulon me ēmimet nė Tiranė, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shėrbimet. Mbrojtja e konsumatorit nga ēmimet abuzive dhe mallrat jocilėsore si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme do tė jetė njė angazhim i plotė i Bashkisė. Konkurrenca e ndershme ėshtė ēelėsi i tregut tė lirė, ēmimeve tė ulėta dhe mundėsive mė tė mėdha. Tė gjithė nivelet e qeverisjes duhet tė luajnė rolin e tyre, duke filluar nga Bashkia. Bashkia gjithashtu do tė punojė pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės, pėr tė ulur koston e transportit qė lidhet me mallrat dhe shėrbimet nė mėnyrė qė kėto kursime t'i kalojnė konsumatorit.

Taskė-Forcė pėr punėsimin,

Akti im i dytė si kryebashkiak do tė jetė krijimi i Task Forcės pėr Punėsimin. Nė qytetin tonė njerėzit e kualifikuar nuk mund tė gjejnė vende pune dhe shpesh bizneset nuk mund tė gjejnė njerėz tė kualifikuar. Ngėrēi i zhvillimit ekonomik qė ka mbėrthyer Tiranėn nė kėto vitet e fundit ka nxjerrė nė pah problemin e punėsimit dhe tė papunėsisė. Potenciali ekonomik i qytetit tė Tiranės dhe ai i punėnxėnies janė dobėsuar ndjeshėm kėto 3-4 vitet e fundit. Ndėrkohė qė popullsia e qytetit vazhdon tė rritet. Dhe do tė rritet edhe nė tė ardhmen. Nė themel tė arsyes qėndron performanca e dobėt e Bashkisė nė tė gjitha drejtimet. Rritja e kostove dhe pasigurisė mbi bizneset si rezultat i politikave tė gabuara tė Bashkisė, tė tilla si rritja shumėfish e barrės fiskale lokale, shtimi i kostos sė burokracisė bashkiake, zhvillimi territorial pa plan dhe kaotik, mosangazhimi i Bashkisė nė krijimin e lehtėsirave pėr biznesin shqiptar apo tė huaj, e deri tek radikalizmi dhe konfliktualiteti i lartė, kanė shkaktuar frenimin e investimeve private, shqiptare e tė huaja e pėr pasojė edhe frenimin e mundėsive pėr punėsim e vetėpunėsim. Unė do tė punoj fort pėr kėtė. Bashkia do tė angazhohet nė zbatimin e politikave direkte pėr nxitjen e punėsimit dhe reduktimin e papunėsisė pėrmes ngritjes sė njė sistemi bashkiak tė informacionit mbi tregun e punės, lehtėsimit tė kontakteve mes punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve, afrimin e shkollės dhe universiteteve me biznesin, hapjen e mundėsive pėr praktika mėsimore pranė Bashkisė dhe gjithė rrjetit institucional apo partnerėve privatė tė saj, si dhe pėrmes trajnimit profesional. Pėr kėtė qėllim Bashkia do tė punojė ngushtė me komunitetin e biznesit, shkollat, universitetet, median, shoqėrinė civile si dhe me strukturat e specializuara tė qeverisė dhe bashkive e komunave fqinje. Shumė tė rinj qė mbarojnė studimet e kanė tė vėshtirė tė gjejnė njė punė nė profesionin e tyre. Bashkia do t'i ndihmojė kėta tė rinj duke financuar njė program stazhi qė do t'i afrojė ata me sektorin privat dhe do t'i pajisė me pėrvojė pune nė profesionin e tyre. 70% e atyre qė kryejnė stazhe tė tilla iu ofrohet punėsim i pėrhershėm nė sektorin privat dhe ne e kemi pėr detyrė tė bėjmė gjithēka pėr punėsimin e brezit tė ri. Por kjo nuk mjafton. Ne do tė krijojmė mė shumė vende pune dhe punėsim me paga mė tė mira. Sot Bashkia nuk bėn asgjė pėr punėsimin. Dhe ndonėse Bashkia nuk mund tė bėjė gjithēka pėr punėsimin, ajo mund tė bėjė diēka dhe me mjaft rėndėsi. Misioni im ėshtė hapja e 30 mijė vendeve tė punės nė dy vitet e ardhshme.

5800 vende pune vetėm nga ndėrtimi i Unazės sė Madhe

Vetėm Unaza e Madhe dhe projektet e tjera tė nėnkalimeve dhe parkingjeve nėntokėsore do tė krijojnė mbi 5800 vende pune. Por sektori publik nuk mund tė arrijė gjithēka. Pėr tė krijuar mė shumė punėsim dhe punėsim me pagė mė tė mirė ne duhet tė nxisim ekonominė, duke ndihmuar hapjen e bizneseve tė reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Por sot Bashkia jo vetėm qė nuk po ndihmon, por ajo po pengon. Tirana ėshtė qyteti me numrin dhe nivelin mė tė lartė tė taksave dhe tarifave vendore. Jo vetėm numėrohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore, por niveli i tyre ėshtė rritur me disa herė gjatė dekadės sė fundit. Nuk ka nevojė tė jesh ekonomist pėr tė kuptuar qė me taksa kaq tė larta mė mirė tė ulėsh qepenat, t'i vėsh kyēin derės dhe ta mbyllėsh biznesin. Unė sot deklaroj para jush objektivin: Tirana, vendi i duhur pėr tė bėrė biznes.

Do tė hiqen rreth 60 taksa dhe tarifa vendore

Si Kryebashkiaku juaj, unė do tė heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do tė ul 2 deri nė 5 herė taksat dhe tarifat qė mbesin. Unė angazhohem gjithashtu qė nėpėrmjet thjeshtėzimit tė procedurave administrative dhe pėrdorimit tė teknologjisė sė informacionit, krijimit tė parqeve industriale, pėrdorimit tė formave tė ndryshme tė partneritetit publik-privat pėr zhvillimin ekonomik dhe masave tė tjera do t'i japim njė implus tė ri zhvillimit tė biznesit tė vogėl, tė mesėm dhe tė madh duke rritur mundėsitė e punėsimit dhe reduktimin e papunėsisė. Bashkia do tė ndihmojė kėdo qė do tė sjellė biznesin e tij nė qytet duke thjeshtėzuar nė maksimum burokracinė bashkiake. Bashkia do tė lehtėsojė nė maksimum lėvizjen e ēdo biznesi qė dėshiron tė vijė nė Tiranė nga Roma apo Milano, nga Berlini apo Madridi: Ne do t'i ndihmojmė. Tirana do tė jetė qendra e biznesit dhe unė do tė bėj ēdo gjė qė tė sjell punėsim dhe investime nė Tiranė sepse pėr mua e para ėshtė Tirana dhe ajo duhet dhe do tė jetė krah pėr krah kryeqyteteve tė tjera tė Europės.

Internet falas pėr tė gjithė qytetarėt

Po pėr kėtė na duhet tė ndėrtojmė njė Tiranė moderne europiane. Ne duhet tė ndėrtojmė mė shumė shkolla, qė fėmijėt tanė tė mos rrinė nė klasa me nga 40 nxėnės, duhet tė krijojmė kushte mė tė mira, qė mėsuesit tė japin mėsim nė mėnyrė dinjitoze dhe nxėnėsit tė mėsojnė normalisht. Ne duhet tė eliminojmė mėsimin me dy turne dhe tė kemi klasa me mė pak se 30 nxėnės, shkolla tė hapura e tė mirėpajisura, ku zhvillohet mėsim, por edhe jetė sociale pėr nxėnėsit dhe komunitetin; internet falas pėr tė rinj, nxėnės e studentė, jo vetėm nė shkolla, por nė tė gjithė territorin e qytetit. Shkollat do tė shndėrrohen nė qendra tė jetės komunitare, duke u pajisur me mjetet dhe mjediset e pėrshtatshme, ndėrsa Bashkia do tė organizojė dhe financojė aktivitete tė larmishme ndėrshkollore.

Zgjidhje pėrfundimtare problemit tė trafikut

Tirana ėshtė qyteti i parė universitar i Shqipėrisė. Bashkia do tė krijojė mundėsitė qė Tirana tė presė dhe tė mbajė nė gjirin e saj, me tė gjitha kushtet dhe infrastrukturat, mė shumė se 100.000 studentė. Njė Bibliotekė Universitare e Tiranės, ėshtė premtimi im konkret, pėr Tiranėn, kryeqytet universitar. Ne kemi nevojė tė investojmė nė infrastrukturė, ēka do tė hapė fronte pune tė menjėhershme dhe do tė ndėrtojė themelin e njė rritje ekonomike afatgjatė. Unaza e madhe qė do tė qarkojė Tiranėn do tė rrisė efiēencėn e biznesit dhe qytetarėve, duke shkurtuar ndjeshėm kohėn e transportit. Ajo do tė ndihmojė edhe zhvillimin e lagjeve tė Tiranės, duke i lidhuar ato me njė sistem modern transporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe, nėnkalimet dhe parkingjet nėntokėsore do ta zgjidhin pėrfundimisht problemin e trafikut nė Tiranė. Unė do tė angazhohem edhe pėr njė sistem transporti publik cilėsor, tė shtrirė nė tė gjithė qytetin dhe tė pakushtueshėm, falas pėr tė moshuarit, fėmijėt dhe personat nė ndihmė sociale.

Tirana ashtu si ēdo kryeqytet europian do tė ketė tramvajin e saj

Ne kemi nevojė pėr mė shumė parqe dhe lulishte, pėr rrugė dhe trotuare cilėsore. Ne kemi nevojė pėr njė plan pėr qytetin tonė dhe jo tė vazhdojmė tė hedhim beton dhe tė ndėrtojmė kuturu. Tirana ashtu si ēdo kryeqytet europian do tė ketė tramvajin e saj. Ky plan do tė ketė nė vėmendje jo vetėm qendrėn e qytetit, por edhe lagjet tona, kudo ku jetojnė banorėt e kėtij qyteti. Tirana duhet tė pėrfundojė odisenė e mungesės sė pafundme tė planit rregullues, qė gjithmonė ėshtė afėr pėrfundimit, por asnjėherė nuk pėrfundon, duke mbetur kėshtu i hapur ai bark qė pjell tė gjitha abuzimet, korrupsionin me lejet e ndėrtimit dhe perspektivėn e paqartė tė vlerės sė ēdo ndėrtimi. Kjo do tė marrė fund njėherė e mirė. Dhe kėtu, unė si kryetar i Bashkisė nuk do tė hezitoj tė kundėrshtoj madje as vendime tė marra nga Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit, kur ato bien ndesh me interesat afatgjatė tė qytetarėve tė Tiranės. Unė e di se ka mes jush qė pyesin se ēfarė raporti do tė ndėrtoj unė nesėr si kryebashkiak me qeverinė qendrore. Pėr tė gjitha ata qė pyesin, kjo ėshtė pėrgjigjja ime: Unė do tė punoj me qeverinė qendrore sa herė e lyp interesi mė i mirė i Tiranės, por nuk do tė ngurroj kurrė tė pėrballem me tė, nėse ky interes vihet nė pikėpyetje. Qeveria qendrore mund, duhet dhe do tė bėjė shumė pėr Tiranėn, dhe unė si kryebashkiak do tė punoj me tė dhe do t'i jem mirėnjohėse pėr ēdo ndihmė kėsaj mysafire tė pėrhershme tė qytetit tonė. Lagjet tona, aty ku njerėzit bėjnė jetėn e pėrditshme, jo vetėm qendra, kanė nevojė t'i nėnshtrohen njė zhvillimi dinamik nė respekt tė plotė pėr pronėn private dhe njė harmoni tė drejtė tė zhvillimit tė saj nė favor tė familjeve qė e zotėrojnė atė. Ne duhet tė sjellim shėrbime thelbėsore dhe tė krijojmė njė qytet policentrik me hapėsira tė gjelbėrta dhe ambjente ēlodhėse dhe argėtuese, ku njerėzit tė jetojnė, tė punojnė dhe tė ēlodhen.

Program pėr rritjen e sipėrfaqeve tė gjelbėrta

Bashkia do tė angazhohet pėr njė program qė synon shpėtimin e sipėrfaqeve tė gjelbėrta nga prishja dhe rehabilitimin e shpejtė tė tyre. Gjithashtu, Bashkia do tė ndėrtojė parqe tė vogla dhe zona apo qendra argėtuese nė shumė nga zonat e qytetit ku ekzistojnė ende hapėsira tė lira. Pėrmes investimeve publike, por edhe partneritetit publik-privat ne do tė rrisim cilėsinė dhe kapacitetet ēlodhėse dhe argėtuese tė Parkut tė Madh tė Liqenit, tė Parkut tė Dajtit si dhe do tė investojmė pėr zona te mėdha tė gjelbėrta, ēlodhėse dhe argėtuese nė territoret e bashkive e komunave fqinje. Unė angazhohem sot, para jush pėr ndėrtimin e njė Parku tjetėr tė Madh tė Tiranės si dhe ndėrtimin e Korridorit Rekreativ tė Lumit tė Tiranės, si pjesė e njė plani tė ri tė zhvillimit qė Bashkia do tė vėrė nė jetė nė bashkėpunim dhe harmonizim me bashkitė dhe komunat fqinje. Ky plan duhet t'i kthejė qytetarit zėrin e tij pėr tė vendosur mbi tė ardhmen dhe zhvillimin e komunitetit. Pėr kėtė qėllim, mbledhjet ku shqyrtohet ēdo plan ndėrtimi pėr qytetin tonė do tė jenė tė hapura pėr publikun. Ju dhe fqinjėt tuaj do tė keni mundėsinė tė jepni mendimin tuaj dhe tė zgjidhni tė ardhmen e lagjes tuaj.

Mbwshtetje dhe ēdo lehtėsi pėr biznesin

Unė do tė kėrkoj gjithashtu, qė ēdo ndryshim destinacioni pėr biznesin tė jetė i hapur pėr komentet e publikut. Nėse dikush do tė hapė njė diskotekė te pragu i banesės tuaj, ju do tė keni tė drejtėn tė kundėrshtoni. Unė do tė jem njė kryebashkiak i hapur pėr tė dėgjuar nga ju. Ēdo tė premte unė do tė kem orar zyrtar pritjeje, ku ēdo qytetar me problem tė ēfarėdollojshėm do tė mund tė vijė dhe tė flasė vetė me Kryetarin e Bashkisė dhe unė do tė bėj gjithēka pėr tė zgjidhur problemin tuaj. Sepse ne kemi nevojė pėr njė kryebashkiak qė kujdeset pėr hallet dhe shpresat e njerėzve. Njė kryebashkiak qė do t'i pėrkushtohet Tiranės dhe qytetarėve tė saj me mish e me shpirt. Njė kryebashkiak, pėr tė cilin tė parėt janė njerėzit, e para ėshtė Tirana. Nėse duam qė Tirana tė jetė njė qytet modern dhe europian, ne na duhet njė plan modern urban, qė jo vetėm zgjidh problemet e sotme, por qė i krijon metropolit tonė, perspektivėn dhjetėra vjeēare tė zhvillimir. Por, Tirana nuk mundet kurrė tė realizojė potencialin e saj tė plotė kur korrupsioni zhbiron jetėt tona. Kur Bashkia harxhon 8300 lekė pėr frymė pėr pagat dhe vetėm 2500 lekė pėr shėrbimet ndaj qytetarit. Kur duhen plot 336 ditė pėr njė leje ndėrtimi, dhjetėra herė mė shumė se nė ēdo qytet tjetėr tė Europės, disa herė mė shumė se nė ēdo qytet tjetėr tė vendit. Ēelėsi ėshtė transparenca. Ēdo lek qė Bashkia shpenzon, duke pėrfshirė rrogat e punonjėsve dhe ēdo kontratė qė lidhet do tė publikohet nė faqen zyrtare tė internetit. Bashkia duhet tė jetė solidare, ajo duhet tė ēlirojė dhe inkurajojė energjitė bamirėse nė qytet. Ne duhet t'u gjendemi nė krah njerėzve nė nevojė. Bashkia do t'i vijė nė ndihmė nėnave kryefamiljare qė mbajnė tė vetme familjet. Nuk do tė ketė fėmijė qė braktisin shkollėn pėr arsye ekonomike, ne do t'i heqim nga rruga fėmijėt qė lypin dhe do t'i ulim nė bankat e shkollės bashkė me moshatarėt e tyre pėr t'ju dhėnė edhe atyre shansin qė u jep shkolla pėr njė jetė mė tė mirė. Tirana ėshtė zemra kulturore e vendit dhe kombit tonė. Kėtu jeton elita e vendit dhe njė komunitet i mrekullueshėm njerėzish tė artit dhe tė kulturės. Bashkia do tė vendoset nė qendėr tė njė mekanizmi dinamik qė ndjell ardhjen nė Tiranė tė shumė aktiviteteve kulturore. Konkurset dhe ēmimet bashkiake pėr shumė fusha tė kulturės, artit dhe letėrsisė do tė ngjallin garėn pėr krijim, art dhe kulturė nė qytet.

Projekte pėr shndėrrimin e Tiranės, nė njė destinacion turistik

Tirana, njė destinacion turistik do tė plotėsohet me disa destinacione turistike pėrreth saj si Dajti, Petrela, Preza apo Kruja, ndaj krijimi i njė Rrjeti Destinacionesh tė Integruara Turistike tė zonės sė Tiranės, nė bashkėpunim me kolegėt e komunave apo bashkive pėrreth kryeqytetit, do tė propozojė pėr turistėt njė Tiranė tė vizitueshme gjithė vitin. Dhe tani mė lejoni tė them dy fjalė pėr Edi Ramėn. Ai nuk ėshtė armiku ynė. Dhe ndoshta nė krye tė herės edhe ka arritur diēka pėr qytetin. Por, qė kur erdhi nė krye tė Partisė Socialiste, interesi i tij i vetėm ėshtė lufta me Kryeministrin Berisha dhe jo puna pėr Tiranėn dhe qytetarėt e saj. Qyteti ynė ka mbetur nė vendnumėro, sepse ai ėshtė obsesuar me kolltukun e Kryeministrit dhe i ėshtė futur njė beteje politike pėr hesap tė vet, por qė nuk na ndihmon tė ndėrtojmė asnjė shkollė tė vetme, nuk na shtron asnjė rrugė tė vetme, nuk na krijon asnjė vend tė vetėm pune. Dėgjova se dje tha qė do tė kandidonte pėr Bashkinė e Tiranės pėr t'u bėrė kryeministėr. Punė e paqme! Por, a ėshtė kjo, ajo qė kėrkojnė qytetarėt e Tiranės kur i drejtohen dhomės sė votimit pėr tė zgjedhur njeriun qė duhet tė zgjidhė hallet e tyre tė pėrditshme nė kėtė qytet? Unė ju ftoj ta refuzojmė me votė qytetare kėtė betejė tė re politike qė ai na propozon pėr interesat e tij dhe aspak tė qytetit tonė, dhe tė zgjidhni alternativėn qė ju vendos ju tė parėt, Tiranėn tė parėn! Dje, unė dhashė dorėheqjen si ministėr i Brendshėm, sepse besoj se Tirana meriton njė kryebashkiak me kohė tė plotė, qė do t'i vėrė veshin njerėzve dhe do tė punojė gjithė kohėn pėr t'i kthyer shpresat e tyre nė realitet dhe jo tė merret me beteja politike. Sepse kėtu diēka shumė e rėndėsishme ka humbur rrugės: arsyeja pse ēdo burrė apo grua garon pėr t'u zgjedhur ėshtė tė ndihmojė dhe t'u shėrbejė njerėzve. Nė ēdo hap tė kohės time nė shėrbim publik kjo ka qenė motoja ime. Gėzimi im dhe brenga ime ėshtė se pėr ēdo person qė kam mundur tė ndihmoj e di qė ka patur tė tjerė qė nuk kam mundur t'i ndihmoj. Por, unė dua ēdokėnd qė mė dėgjon sot, ta dijė se jam nė anėn tuaj, se do tė punoj pėr ju, se do e dėgjoj zėrin tuaj.

Bashkė nė rrugėn drejt Tiranės sė qytetarėve

Nė kėtė qytet ēdokush has pengesa tė ndryshme dhe ka qėllime tė ndryshme, sipas moshės, punės, lagjes ku jeton etj. Po kur flas me qytetarėt e Tiranės, ajo qė mė impresionon nuk ėshtė shumėllojshmėria, por ngjashmėria e dėshirave, kėrkesave dhe shpresave tė tyre pėr Tiranėn. Njerėzit e kėtij qyteti duan hapėsira tė gjelbėrta, parqe dhe kėnde lojėrash. Ata duan t'u mblidhen rregullisht plehrat, njerėzit duan trotuare dhe rrugė tė shtruara, njerėzit duan njė qytet, ku ajri qė ata dhe fėmijėt e tyre thithin ėshtė i pastėr dhe ku mbeturinat pastrohen, njė qytet me mė pak trafik, mė shumė parkingje dhe njė qytet me njė transport publik qė funksionon. Njerėzit duan njė qytet, ku lagjet tė jenė tė ndriēuara, ku kujdesi shėndetėsor tė jetė mė pranė tyre dhe ku zėri i tyre tė dėgjohet. Njerėzit duan njė Bashki qė punon pėr ta, dhe jo pėr tė ēuar mė tej axhendėn politike personale tė kryetarit. Njerėzit duan njė qytet mė tė mirė, dhe ajo qė ia ka zėnė rrugėn ėshtė lufta politike. Unė ju premtoj sonte, se ēfarėdo qė tė ndodhė, unė nuk do ta harroj kurrė, se arsyeja pse jam nė zyrė publike ėshtė qė t'ju shėrbej ju tė dashur bashkėqytetarė tė mi. Paēka nėse jeni demokratė apo socialistė, LSI apo PDU, Republikanė apo LZHK. Nuk ka rėndėsi, nėse jeni tė moshuar apo tė rinj, burra apo gra, tė punėsuar apo tė papunė, apo pensionistė. Ne tė gjithė jemi qytetarė tė Tiranės dhe unė do tė punoj ēdo ditė pėr tė ardhmen e ēdo qytetari. Sepse pėr mua tė parėt jeni ju! e para ėshtė Tirana! Nesėr, unė do ta nis fushatėn time me njerėzit, duke i takuar dhe duke i dėgjuar ata. Unė mezi pres tė jem mes jush nė ēdo lagje tė Tiranės t'ju shtrėngoj duart, tė ulem bashkė me ju dhe tė dėgjoj shqetėsimet, qėllimet dhe shpresat tuaja. Bashkė me ju do tė ndaj platformat e mia pėr zgjidhjen e problemeve, vizionin tim pėr Tiranėn moderne europiane. Ne gjendemi tani nė njė udhėkryq. Para nesh ka dy rrugė, dhe ne duhet tė zgjedhim. Njėra rrugė na kthen tek politika e vjetėr e ndasive, akuzave, konfliktit dhe pesimizmit dhe kjo rrugė na lė nė vend. Rruga tjetėr udhėheq drejt mundėsisė, bashkimit, shpresės, progresit dhe optimizmit, ku nė qendėr jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja, dhe kjo rrugė na ēon drejt mundėsive tė reja pėr secilin, drejt zgjidhjeve tė mėdha pėr Tiranėn. Unė dua tė luftoj betejėn e tė ardhmes tonė: njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė ne. Pėr Tiranėn, qytetin qė ne duam dhe qė meriton mė shumė. Prandaj ju ftoj: bashkohuni me mua nė kėtė rrugė, ta lėmė pas konfliktin shterpė tė akuzave politike, tė zgjedhim tė ardhmen mbi tė shkuarėn, tė zgjedhim mundėsinė, shpresėn dhe ėndrrat tuaja. Le ta shtrimė vėshtrimin tonė drejt mundėsive tė reja dhe zgjidhjeve tė mėdha, tė bindur se sė bashku do t'ja dalim. Tė ēohemi dhe tė fillojmė punėn pėr qytetin e ėndrrave tona, tė bashkohemi me njė zė tė vetėm dhe ta lėmė atė zė tė dėgjohet fort e mė fort nga besimi qė ne kemi, se ne mund tė ndėrtojmė njė Tiranė mė tė mirė, se ne do ta ndėrtojmė njė Tiranė mė tė mirė dhe do tė mposhtim ēdo sfidė dhe asgjė nuk do tė na ndalė nė rrugėn tonė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Sėbashku pėr Tiranėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: