NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHBA: Kushtetuta dhe ligji, kufiri qė politika shqiptare s’duhet ta shkelė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: SHBA: Kushtetuta dhe ligji, kufiri qė politika shqiptare s’duhet ta shkelė   Sat Feb 26, 2011 5:43 am

Zėvendėsi i Hillari Klintonit ka vendosur kufijtė pėr opozitėn politike, e cila s’njeh kushtetutėn, s’njeh zgjedhjet e 28 qershorit dhe s’pranon pjesėmarrjen nė zgjedhjet e 8 majit. Xhejms Shtajnberg e ka paralajmėruar Edi Ramėn tė mos guxojė tė mos u pėrgjigjet detyrimeve kushtetuese e ligjore qė paracaktojnė procesin e 8 majit
“E rėndėsishme ėshtė tė shihet si do sillet politika nė ditėt dhe javėt nė vazhdim”

Ndihmėsi i Hillari Klintonit e nisi konferencėn e djeshme tė shtypit me vlerėsimin pėr kompetencėn e jashtėzakonshme qė shfaq ambasadori Arvizu nė trajtimin e ēėshtjeve tė ditės dhe e pėrfundoi me frazėn se e rėndėsishme ėshtė qė protagonistėt e politikės tė respektojnė ligjet e kushtetutėn dhe si pjesė thelbėsore e analizės mbetet fakti se ē’do tė bėjnė kėta protagonistė nė ditėt nė vijim. Edi Rama s’ka mundur tė japė garancitė se do tė marrė pjesė nė zgjedhje, dhe partneri strategjik i shqiptarėve duket se do tė presė edhe vetėm pak ditė, derisa ta shqiptojė publikisht se ėshtė Partia Socialiste ajo qė s’po respekton rregullat e s’po merr pjesė nė zgjedhjet vendore. Paraqitja urgjente e komisionerėve nėpėr KZAZ ėshtė prova e vullnetit tė mirė qė kreu i PS mund t’u dėrgojė ndėrkombėtarėve, nė prag tė nisjes sė fushatės elektorale. Edhe zhurma mediatike se ambasadori Arvizu po ndiqte njė politikė personale qė s’ishte e Departamentit tė Shtetit u fashit qė nė fjalinė e parė tė zv/sekretarit Shtajnberg. Pėrfundimi i vizitės sė nivelit tė lartė me njė ultimatum pėr opozitėn e Edi Ramės ėshtė njė rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e 21 janarit, e konsumimit tė demonstratės sė dhunshme dhe e pėrpjekjeve pėr tė mos hetuar organizatorėt e kėsaj dite fatkeqe, qė u mori jetėn katėr shqiptarėve. Prokurorja e pėrgjithshme ka marrė pa dorashka paralajmėrimin qė tė mos bėhet njė lojtare politike, por tė qėndrojė titullare e njė institucioni tė pavarur. Nėse pėr tė, shqiptarėt mund tė presin edhe pak, para se tė bėjnė vlerėsimet publike, pėr Edi Ramėn linja e kuqe qė po shqiptojnė amerikanėt ėshtė sinjali se ai ka shkuar shumė larg e s’mund tė paraqesė mė njė alternativė tė besueshme nė zgjedhjet vendore tė 8 majit.

Xhejms B. Shtajnberg
“Jam shumė i gėzuar qė jam nė Shqipėri sot. Dėshiroj tė falėnderoj Ambasadorin pėr mirėseardhjen e tij. E di qė ka pak kohė qė ka arritur, por ne jemi krenarė qė kemi njė diplomat me aftėsitė dhe pėrvojėn e tij kėtu pėr tė pėrfaqėsuar Shtetet e Bashkuara”, nisi fjalėn e tij zv/sekretari amerikan i shtetit, Xhejms B. Shtajnberg. Ai vlerėsoi se “thuajse saktėsisht 2 vjet mė parė, vetėm dy javė pasi kisha marrė postin e Zėvendės Sekretarit tė Shtetit, qė pata privilegjin tė drejtoja njė ceremoni shumė tė rėndėsishme nė Departamentin e Shtetit”. “Ajo ceremoni kishte tė bėnte me pranimin e instrumenteve pėr ratifikimin e pranimit tė Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO. Ka qenė njė ēast shumė krenar, jo vetėm pėr ne, miqtė e mirė tė Shqipėrisė, por e di edhe pėr popullin shqiptar, arritjet e jashtėzakonshme tė tė cilit e bėnė kėtė tė mundur”- tha diplomati amerikan. Vizita ime kėtu sot sigurisht ndodh nė njė kohė mė sfiduese dhe dėshiroj tė filloj me shprehjen e trishtimit tė madh pėr humbjen e katėr jetėve mė 21 janar dhe tė ngushėllimeve tona pėr familjet. Ėshtė me rėndėsi pėr tė gjitha palėt, jo vetėm familjet, por tė gjithė popullin shqiptar qė tė ketė njė hetim gjithėpėrfshirės e tė pavarur i cili do tė pėrcaktojė faktet si dhe pėrgjegjėsitė pėrkatėse pėr ngjarjet. Kushtetuta juaj garanton njė proces tė pavarur hetimor nėpėrmjet Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe ne mendojmė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė pavarėsia e kėtij hetimi tė mbrohet. Vizita ime kėtu ndodh gjithashtu vetėm dy javė pėrpara njė ngjarjeje tjetėr shumė tė rėndėsishme, e cila shėnon 20-vjetorin e tranzicionit tuaj dhe fillimit si njė shoqėri demokratike. Dhe pėrpara kėsaj vjen edhe pėrvjetori i njėzetė i partneritetit tė fortė midis SHBA dhe Shqipėrisė demokratike. Sundimi i ligjit dhe procesi demokratik, kushtetuta qė keni pasur aq privilegj tė ndėrtoni gjatė 20 viteve tė fundit, ėshtė njė dhuratė e ēmuar qė unė e di qė populli shqiptar e vlerėson pa masė. Ėshtė me rėndėsi kritike nė kėtė kohė qė ju tė ndėrmerrni hapat e nevojshme pėr ta ruajtur dhe mbrojtur kushtetutėn, pėr tė mbėshtetur procesin demokratik dhe zgjedhjet demokratike qė i dallojnė demokracitė nga forma tė tjera tė qeverisjes. Presim me kėnaqėsi zgjedhjet tuaja vendore nė maj dhe zhvillimin e vazhduar tė proceseve tuaja demokratike. Ka rėndėsi tė posaēme qė zyrtarėt e qeverisė dhe udhėheqėsit partiakė tė pėrqendrohen mbi punėn pozitive pėrpara pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme pėr popullin shqiptar. Pa diskutim, demokracia ka tė bėjė me debatin energjik, por ėshtė dialogu i qytetėruar qė i shėrben interesave afatgjata tė popullit. Dhe, pėr tė gjithė ne nė Shtetet e Bashkuara, qė kujdesemi shumė pėr atė qė ndodh kėtu, urojmė ta shohim procesin tė ecė pėrpara nė njė mėnyrė tė tillė qė ndėrton mbi pėrvojėn pozitive tė sė kaluarės tuaj dhe ofron shpresa edhe mė tė mėdha pėr tė ardhmen. Dua ta shfrytėzoj kėtė rast edhe pėr tė shprehur mirėnjohjen pėr angazhimin energjik tė Shqipėrisė nė NATO dhe mbėshtetjen e saj pėr pėrpjekjet e pėrbashkėta nė Afganistan si dhe pėr pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr tė ndėrtuar paqen dhe sigurinė, sidomos nė Ballkanin Perėndimor, pėr tė cilin tė gjithė ne kemi shumė interes dhe shqetėsim. Dėshiroj tė falėnderoj tė gjithė personalitetet me tė cilėt u takova qė mė kushtuan kohė dhe shkėmbyen me mua pikėpamjet nė njė mėnyrė shumė tė ēiltėr dhe tė hapur, si dhe vlerėsoj mundėsinė pėr tė ndarė me ta pikėpamjet tona mbi mėnyrėn e ecjes pėrpara pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė e tanishme dhe pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė ndritshme dhe mė tė begatė”.

Pyetje: Ju vutė nė duke nevojėn e hetimeve tė pavarura nga zyra e Prokurores sė Pėrgjithshme. Deri tani ka pasur vetėm oficerė tė Gardės sė Republikės qė janė arrestuar dhe nuk ka hetime mbi organizatorėt e demonstratės ndėrsa disa nga protestuesit janė lėnė tė lirė. Nuk ėshtė ky njė hetim i njėanshėm?
ZV/S Stajnberg: Siē besoj se e dini, unė pata mundėsinė tė takohem me Prokuroren e Pėrgjithshme kėtė mėngjes dhe ajo theksoi angazhimin e saj pėr njė hetim gjithėpėrfshirės qė shqyrton tė gjitha rrethanat. Mendoj se ėshtė e rėndėsishme tė pranohet qė ky proces ėshtė ende nė zhvillim dhe do tė ishte e parakohshme tė bėhen gjykime se si do tė vazhdojė pėr sa kohė ai (hetimi) vazhdon. Nga ana jonė, SHBA janė tė angazhuara tė sigurojnė mbėshtetjen e duhur teknike pėr tė ndihmuar nė kėtė nė ēdo mėnyrė tė dobishme. Dhe, siē kam thėnė, e vlerėsoj angazhimin e marrė nga Prokurorja e Pėrgjithshme pėr tė garantuar qė hetimi tė jetė sa mė gjithėpėrfshirės ashtu si dhe i pavarur.

Pyetje: Mund tė na paraqisni pikėpamjet tuaja, pikėpamjet tė cilat ju ia paraqitėt personaliteteve dhe autoriteteve qe ju takuat, si zgjidhje pėr situatėn aktuale politike?
ZV/S Stainberg: Mendoj se rruga pėrpara ėshtė diēka qė duhet tė vendoset nga vetė populli dhe udhėheqėsit tė Shqipėrisė. Por, ndėrsa ata marrin kėto vendime, ne besojmė se ata duhet tė udhėhiqen nga disa parime themelore qė janė tė vėrteta pėr tė gjitha demokracitė. Ato parime janė sigurisht, respekti pėr kushtetutėn dhe shtetin e sė drejtės, zgjedhje tė hapura dhe transparente qė i lejojnė qytetarėt tė shprehin dėshirėn e tyre pėrsa i pėrket zgjedhjeve para tyre, njė angazhim pėr dialog tė qytetėruar qė pranon qė edhe pse ka ndryshime nė mendime, ato janė tė gjitha nė shėrbimin tė interesit afatgjatė tė popullit, dhe njė angazhim tė fortė pėr t’u siguruar qė ka ndershmėri nė tė gjitha proceset, pėrfshirė adresimin e sfidave shumė tė rėnda dhe shumė tė rėndėsishme tė korrupsionit me tė cilat pėrballen shumė demokraci tė reja… Njė angazhim pėr t’u marrė me sfidat e korrupsionit dhe integritetit tė qeverisė qė ėshtė njė problem i zakonshėm nė tė gjitha demokracitė nė zhvillim. Unė mendoj se brenda kuadrit, udhėheqėsit dhe qytetarėt e Shqipėrisė mund tė bėjnė zgjedhjet e tyre qė do tė ndėrtojnė njė tė ardhme mė tė fortė dhe do tė mbėshtesin institucionet pėr tė cilat ju keni nevojė pėr tė ardhmen.

Pyetje: Persona nga Partia Socialiste kanė deklaruar se ata do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė bulevard, ndėrkohė qė bėjnė krahasime mė Tunizinė, Egjiptin, dhe…Sa ndihmon kjo zgjedhje e opozitės nė zgjidhjen e situatės dhe a mundemi, a mund ju tė bėni krahasime midis situatės nė Shqipėri dhe kėtyre vendeve.
ZV/S Stainberg: Unė mendoj se nuk ka krahasime tė rėndėsishme ndėrmjet situatės nė Shqipėri dhe kėtyre vendeve, me Shqipėrinė. Kėtu ju keni njė demokraci. Ėshtė njė demokraci qė ėshtė gjithė kohėn nė zhvillim e sipėr, siē thotė gjithmonė edhe Presidenti Obama, qė demokracia amerikane ėshtė gjithmonė nė zhvillim. Por ju e keni njė kushtetutė, njė shtet tė sė drejtės, njė proces elektoral, tė pėrcaktuara nė mėnyrė demokratike, qė mund t’i lejojnė qytetarėt tė pėrcaktojnė zgjedhjen e tyre tė qeverisjes dhe zgjedhjen e tyre tė ligjeve. Sigurisht, mundėsia pėr tubim paqėsor dhe diskutime publike ėshtė pjesė e demokracisė dhe sigurisht qė ne e mbėshtesim tė drejtėn e qytetarėve pėr tė pasur tubime publike dhe shprehje pikėpamjesh, por duke marrė parasysh mundėsitė demokratike, nuk ka faktikisht arsye apo justifikim pėr zgjedhjen e aktiviteteve jashtė kushtetutės pėr tė arritur demokracinė. Dhe kjo ėshtė pse ne ua kemi theksuar tė gjithė udhėheqėsve dhe partive kėtu rėndėsinė e pėrdorimit tė mjeteve kushtetuese dhe mjeteve qė vė nė dispozicion kushtetuta pėr tė lejuar pikėpamjet e njerėzve tė dėgjohen dhe tė respektohen.

Pyetje: Z. Zėvendės Sekretar, ēfarė keni kėrkuar specifikisht nga Z. Rama dhe Z. Berisha? A morėt ndonjė angazhim pėrfundimtar dhe tė fortė nga palėt qė ata do tė marrin pjesė nė zgjedhje?
ZV/S Stainberg: Besoj se e dėgjuat, se ēfarė kėrkova nga udhėheqėsit; kėrkova tė njėjtėn gjė nga tė gjithė udhėheqėsit: respekt pėr kushtetutėn; respekt pėr institucionet e pavarura qė ekzistojnė nė bazė tė kushtetutės tuaj; respekt pėr proceset zgjedhore qė janė pėrcaktuar nga kushtetuta; pjesėmarrje nė proceset zgjedhore, dhe, njėsoj e rėndėsishme pėr kėto dispozita ligjore, njė debat tė qytetėruar mbi tė ardhmen e vendit. Mendoj se kėto gjėra janė gjėra qė nuk i kėrkon vetėm SHBA, por i kėrkojnė qytetarėt e Shqipėrisė. Dhe mendoj se shumė mė e rėndėsishme sesa ajo qė mė thanė mua, ėshtė ajo qė ata do tė bėjnė nė ditėt dhe javėt nė vazhdim. E vlerėsoj tonin pozitiv dhe frymėn pozitive qė tė gjithė udhėheqėsit qė takova sot shprehėn gjatė bisedave tona dhe kam shpresė se do tė shohim pėrparim ndėrsa ecim pėrpara.
Faleminderit tė gjithėve qė ishit kėtu sot.


SHBA: Dialog politik dhe angazhim tė forcave politike pėr zgjedhjet e 8 majit

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ri-apelojnė pėr vendosjen e dialogut politik nė vend. Duke kėrkuar kėshtu nė mėnyrė ultimative ndėrprerjen e politikės sė rrugės, dhėnien fund tė linjės sė shantazhimit, dhunės dhe bojkotit tė institucioneve, tė kuadrohet dialogu institucional. Kėto kanė qenė detyrat e diplomatit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhejms B. Shtajnberg, nė tė gjitha takimet qė ia ka zhvilluar gjatė ditės sė djeshme si me kryeministrin e vendit, presidentin dhe kreun e opozitės. Rėndėsia e vendosjes sa mė tė shpejtė tė dialogut tė frytshėm mes forcave politike dhe pėrgatitjen sa mė tė mirė e nė kohė pėr zgjedhjet vendore, qė do tė zhvillohen nė 8 maj tė kėtij viti ka qenė nė fokus tė takimit tė mbajtur mes Presidentit Topi dhe Zėvendėssekretarit Amerikan tė Shtetit, Shtajnberg, i shoqėruar nga Zėvendės/ndihmės Sekretarin pėr Evropėn dhe pėr Azinė, Tomas Kantrimen. Nė takim ishte i pranishėm edhe Ambasadori amerikan nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu. Shtajnberg nėnvizoi qėndrimin e Shteteve tė Bashkuara pėrsa i pėrket domosdoshmėrisė pėr tė rivendosur dialogun politik institucional dhe pėr shėndoshjen e demokracisė funksionale shqiptare si dhe tė respektimit tė institucioneve tė pavarura tė njė vendi, qė luan njė rol tė rėndėsishėm nė qėndrueshmėrinė dhe paqen e rajonit ballkanik. Uashingtoni i ka dhėnė njė leksion tė merituar opozitės shqiptare, liderit tė saj Edi Rama dhe tė gjithė ndjekėsve tė tij, tė kapur pas politikės sė destruktivitetit. Mesazhi i diplomatit amerikan qa qenė pėr atė tė cilėt nė 21 janar organizuan puēin e shtetit, me qėllim rrėzimin e qeverisė dhe instalimin e diktaturės sė korrupsionit tė 20%-shave tė Bashkisė sė Tiranės. Mesazhi i diplomatit amerikan ka qenė pėr ata tė cilėt quajtėn demonstratėn e dhunshme tė 21 janarit si ngjarje bulevardi; ishte pėr ata tė cilėt nuk arrestuan dhunuesit e Kėshillit tė Ministrave, por vunw nw pranga mbrojtėsit e ligjit dhe tė institucioneve. SHBA ka unifikuar mw shumw se kurrė qėndrimin zyrtar se njw qeveri legjitime s’mund tw vihet nw dyshim asnjwherw.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
SHBA: Kushtetuta dhe ligji, kufiri qė politika shqiptare s’duhet ta shkelė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: