NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ėshtė e vėshtirė tė takosh opozitėn kur ajo rri nė rrugė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Ėshtė e vėshtirė tė takosh opozitėn kur ajo rri nė rrugė   Fri Apr 30, 2010 4:00 am

Kreu i NATO-s shpjegon arsyet e mos pėrfshirjes nė axhendė tė njė takimi me Edi Ramėn

S’kam planifikuar takim me Edi Ramėn. Ėshtė e vėshtirė qė ta takosh opozitėn kur ajo nuk ėshtė nė Parlament”. Kėshtu ėshtė shprehur dje Sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės sė Atlantikut tė Veriut, Anders Fogh Rasmussen gjatė njė interviste televizive. Duke u ndalur te axhenda e tij, specifikisht tek mos pėrfshirja e njė takimi me kreun e opozitės, Rasmussen tha se s’e kishte planifikuar njė ndalesė se selia socialiste, porsa kohė kjo nuk gjendet nė parlament. Rasmussen theksoi se e inkurajon opozitėn qė tė aktivizohet pozitivisht dhe aktivisht nė jetėn politike tė vendit dhe tė jetė e pranishme nė Parlament. Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s pėrmes njė mesazhi drejtuar qeverisė dhe opozitės theksoi se duhet tė gjendet njė mėnyrė pėr tu angazhuar nė parlament dhe theksoi rėndėsinė madhe pėr konsensusin e gjerė nė parlament dhe nė shoqėrinė shqiptare si njė vend anėtar i NATO-s. Pėrsa i takon kontributit real tė Shqipėrisė nė NATO, Rusmussen theksoi se njė nga angazhimet konkrete ėshtė se vendi ynė ka luajtur njė rol tė madh nė Afganistan dhe se qeveria shqiptare i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht kėrkesės sė NATO- pėr njė shtesė trupash dhe kjo ėshtė sipas tij ėshtė njė kontribut konkret. Rasmussen vuri nė dukje se njė kontribut tjetėr ka dhėnė nė arenėn politike pasi me perspektivėn euroatlantike ka luajtur njė rol konstruktiv pėr stabilitetin nė rajon. Gjithashtu shefi i NATO-s, theksoi se ėshtė njė kėnaqėsi e madhe qė ai ka vizituar Tiranėn pasi vendi ynė ka festuar 1-vjetorin e anėtarėsimit nė NATO duke theksuar se pėrgėzon kontributin e forcave shqiptare nė Afganistan. Pėrsa i pėrket raportimit tė mediave pėr vizitėn nė Shqipėri tė drejtorit tė zyrės sė sigurisė nė NATO-s Michael Turner Evanoff, Rasmussen theksoi se ėshtė diskutuar pėr ēėshtjet e sigurisė por edhe tė dialogut me qeverinė shqiptare. “Ne bėjmė dialogje tė tilla nė ndonjė rast me vendet anėtare, kjo pėr njė ēėshtje specifike”, deklaroi mė tej, Rasmussen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Ėshtė e vėshtirė tė takosh opozitėn kur ajo rri nė rrugė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: