NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Senati amerikan: Mbėshtesim pa rezerva integrimin euro-atlantik tė Shqipėrisė...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Senati amerikan: Mbėshtesim pa rezerva integrimin euro-atlantik tė Shqipėrisė...   Fri Apr 16, 2010 11:01 am

Komisioni i senatit amerikan pėr marrėdhėniet me jashtė zhvilloi dy ditė mė parė njė seancė mbi Ballkanin perėndimor ku u diskutua pėrparimi i bėrė nė vendet e kėtij rajoni drejt integrimit euro-atlantik dhe sfidat me tė cilat ndeshen kėto vende. Pjesėmarrėsit theksuan rėndėsinė e bashkėpunimit mes Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian pėr integrimin e kėtij rajoni

Ndihmės sekretari i Shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės dhe Eurazisė , Filip Gordon prezantoi pėrparėsitė e administratės sė presidentit Obama pėr rajonin e Ballkanit Perėndimor, njė ndėr to edhe integrimi euro-atlantik. Stabiliteti nė Kosovė, tha zoti Gordon mbetet njė nga sfidat kryesore. Ndihmės sekretari i shtetit nėnvizoi pėrparimin e bėrė deri tani nė Kosovė. "Dy vjet pas pavarėsisė, udhėheqja e Kosovės ka bėrė pėrparim tė jashtėzakonshėm. Qeveria ka ndėrtuar shkolla dhe rrugė, ministri dhe agjenci. 2009-a ishte viti i konsolidimit tė konsolidimit tė institucioneve, krijimit tė Gjykatės Kushtetuese dhe zgjedhjeve tė para tė administruara nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovės. Edhe pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhje ishte domethėnėse”. Kosova, shtoi zoti Gordon, ka arritur njė marrėveshje historike me Maqedoninė pėr demarkacionin e kufirit dhe ka vendosur marrėdhėnie tė plota diplomatike me tė dhe me Malin e Zi. Shtetet e Bashkuara e shohin Bashkimin Evropian si partnere tė rėndėsishme tė Uashingtonit pėr tė avancuar pėrpjekjet e Kosovės drejt reformės dhe pėrparimit.
Megjithatė, Kosova haset edhe me sfida. "Kosova ka arritur shumė gjatė dy viteve tė saj tė para, megjithatė ka ende shumė punė pėr tė bėrė. Ne po punojmė me qeverinė e Kosovės pėr t’i zgjidhur kėto ēėshtje. Decentralizimi i pushtetit duhet tė vazhdojė. Qeveria duhet tė vazhdojė pėrpjekjet pėr integrimin e pakicės serbe nė vend, duke pėrfshirė veriun e vendit”. Ėshtė e rėndėsishme qė qeveria tė theksojė pėrfitimet e decentralizimit dhe t’i japė mbėshtetje tė madhe komunave nė zbatimin e funksioneve tė tyre. Forcimi i zbatimit tė ligjit ėshtė qenėsor pėr Kosovėn, dhe ėshtė ēelėsi i suksesit edhe nė fushat e tjera, tha zoti Gordon. Por edhe ekonomia nuk duhet lėnė pas. Qeveria duhet tė zbatojė reformat e nevojshme pėr tė nxitur rritjen e sektorit privat.
Nė lidhje me Shqipėrinė, ndihmės sekretari i Shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės dhe Eurazisė tha se Shtetet e Bashkuara e mbėshtesin plotėsisht integrimin euro-atlantik tė vendit. "E mbėshtesim integrimin Euro-atlantik tė Shqipėrisė. Dhe megjithėse qeveria shqiptare duhet tė punojė mė shumė pėr tė luftuar korrupsionin, ndėrsa shpresojmė t’i jepet fund ngėrēit politik nė parlamentin e vendit, Shqipėria ka luajtur njė rol konstruktiv nė rajon”. Shqipėria, tha zoti Gordon, ka punuar shumė pėr pajtimin e komuniteteve serbe dhe shqiptare, ka ripėrtėritur marrėdhėniet e nivelit tė lartė me Serbinė dhe mbėshtet integrimin euro-atlantik tė Serbisė dhe Kosovės. Shqipėria sapo ka dorėzuar edhe pyetėsorin e anėtarėsimit nė Komisionin Evropian.
Zoti Gordon foli dje nė seancėn dėgjimore tė komisionit tė senatit pėr marrėdhėniet me jashtė.
...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Senati amerikan: Mbėshtesim pa rezerva integrimin euro-atlantik tė Shqipėrisė...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: