NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Evazioni fiskal i Erion Veliajt nėpėrmjet bizneseve nė tė zezė tė vėllait tė tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Evazioni fiskal i Erion Veliajt nėpėrmjet bizneseve nė tė zezė tė vėllait tė tij   Wed Mar 31, 2010 11:28 am

Milionat e munguara nė arkėn e shtetit, si kreu i G 99 ngriti biznese tė paligjshme dhe faturoi qindra miliona lekė tė “Mjaft”, PS-sė etj


Shkeljet e rėnda tė ligjit dhe evazioni fiskal i Erion Veliajt, janė realizuar nėpėrmjet bizneseve tė vėllait tė tij Arbėr Veliaj.
Pas fillimit tė procedimit penal, pėr evazion fiskal ndaj kreut tė G 99, dalin nė dritė edhe faktet dhe mėnyrat e abuzimit tė Erion veliajt.
Denoncuesi i kėtij skandali, Avokati Altin Goxhaj, kreu i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit, shpjegon se, vėllezėrit Veliaj e kanė kryer evazionit fiskal prej qindra miliona lekėsh dy bizneseve tė paligjshme tė cilėt nuk kanė paguar asnjė taksė, si ēdo biznes tjetėr nė Shqipėri. Dy bizneset e familjes Veliaj janė prezantuar nė raport me klientėt nėpėrmjet dy emrave, “Grafik Propaganda” dhe “Fshati Urban”
Kėto dy biznese krejtėsisht tė paligjshme kanė kryer njė evazion fiskal nė pėrmasa qindra miliona lekėsh nga Erion Veliaj dhe i vėllai i tij Arbėr Veliaj.
Nė vitin 2005, kur Erion Veliaj i dha tė vėllait kredi pėr tė themeluar “Grafik Propagandėn”, ky biznes nuk u regjistrua nė gjykatė megjithėse ishte njė kusht i kontratės. Qė prej asaj kohe, pranė zyrės sė Tatim Taksave nuk ekziston asnjė pagesė detyrimesh fiskale megjithėse ky biznes prezantohet me dhjetėra klientė VIP.
Sipas Avokatit Altin Goxhaj mėsohet se, skema e pėrfitimit dhe abuzimit fiskal tė familjes Veliaj pėrfshin nga njė anė thithjen e parave tė projekteve miliardere tė mjaftistėve tė Veliajt dhe nga ana tjetėr, realizim tė faqeve on-line dhe tė shėrbimeve tė tjera tė imazhit dhe aranxhimit pėr dhjetėra biznese shqiptare dhe tė huaja si dhe institucione publike e jopublike.
“Grafik Propaganda ėshtė emri i prezantuar nga Veliajt nė rolin e realizuesit tė dhjetėra faqeve on-line, organizimit tė prezantimeve video dhe aspektit tė dizajnit dhe prodhimit tė posterave dhe materialeve tė tjera promocionale nė vlera qindra miliona lekėsh por ka tė dhėna qė tė dyshosh qė mund tė jetė kapėrcyer dhe shifra 1 miliardė lekė”, sqaron mė tej Goxhaj.
Duke akuzuar Erion Veliajn se si paratė e donatorėve tė “Mjaft”-it, i kaloi nė xhepat e vetė, Goxhaj rendit disa nga projektet e “Mjaft”-it, qė donatorėt e huaj i sollėn pėr rininė shqiptare dhe qė u administruan nga biznesi i paligjshėm “Grafik Propaganda”.
Sipas Goxhaj, mėsohet se “Grafik Propaganda”, mė 10 shkurt 2005, filloi tė punojė pėr ndryshimin e mazhit tė Lėvizjes “Mjaft” nė internet. Pjesė e pėrdorimit tė fondeve dhe donacioneve tė shumta, kryesisht tė huaja, janė edhe projektet “Unė Votoj”, “Mjaft Fest 2005”, Fushata “Shkunde Votėn”, Fushata “Jeto Gjelbėr”, “Haris @ 3 vjet ‘Mjaft’”,
Tė gjitha kėto projekte i kanė kaluar tė vėllait tė Erion Veliajt duke xhiruar qindra miliona lekė ku dhe evazioni fiskal arrin pėrmasa tė mėdha, sqaron mė tej Altin Goxhaj.
Pėr Avokatin Altin Goxhaj, njė nga “shėrbimet” mė surprizė ka qenė roli qė kanė pasur vėllezėrit Veliaj nė raport me Partinė Socialiste. Nė kėtė nivel bashkėpunimi, Goxhaj sqaron mė tej se, “Grafik Propaganda” realizoi dizajnin e faqes nė internet pėr partinė mė tė madhe opozitare nė Shqipėri. JO vetėm kaq, por nė kongrsin e datės 10 qershor 2006 tė PS-sė, “Grafik Propaganda” realizon imazhin e ri tė kėsaj partie, ndėrsa prezantoi pėr herė tė parė, disa produkte tė saj, vijon mė tej, me sqarime te tij Goxhaj.
“Kjo tregon njė histori tė vjetėr tė pėrdorimit tė Erion Veliajt nga Edi Rama vite mė parė dhe tregon se kujt i shėrben dhe kė pėrfaqėson nė tė vėrtetė Erion Veliaj, rininė shqiptare apo Edi Ramėn”, komenton kreu i Zyrės pėr Mbrojtjen e konsumatorit, Altin Goxhaj.
“Tė dhėnat e mbledhura pėr evazionin fiskal tė vėllezėrve Veliaj, i referohen vetėm abuzimeve para 2009, sepse nė vitin 2009, vėllai i Veliajt, Arbėri ishte shumė aktiv nė fushatėn elektorale tė Partisė Socialiste dhe tė G 99. Arbėr Veliaj ėshtė njeriu kryesor qė ka dizenjuar dhe prodhuar imazhin ylberit tė Partisė Socialiste dhe gjatė fushatės ka inkasuar shumė para pėr shėrbimet dhe produksionet e imazhit dhe printimet e pafundme me ploter (pajisje e llogaritur nė vlerėn me qindra mijė euro, origjina e tė cilave ende nuk dihet)”, shton mė tej Goxhaj.
Ajo qė ka rėndėsi ka tė bėjė me faktin se vėllai i Veliajt ėshtė i regjistruar nė QKR nė 2007 pėr njė biznes qė shet parfume dhe nė asnjė rast ai nuk ka deklaruar pranė tatimeve dhe taksave milionat qė ka qarkulluar nė shkelje te plotė tė ligjeve dhe detyrimeve qė ka ēdo biznes nė Shqipėri. Bashkia Tiranė ka mbrojtur me tė gjitha mjetet evazionin fiskal marramendės tė vėllait tė njeriut qė ulėrinte pėr transparencė tė qeverisė dhe qė ngjiti shkallėt e karrierės nė emėr tė luftės kundėr korrupsionit.
Tashmė, objekt i procedimit penal tė Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, mėsohet se do tė jenė edhe numrat e llogarive bankare tė Veliajt & Co
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Evazioni fiskal i Erion Veliajt nėpėrmjet bizneseve nė tė zezė tė vėllait tė tij
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: