NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 S’pranohet ultimatumi i Edvinit, i cili tashmė pėrballet edhe me skadencėn e 4 marsit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: S’pranohet ultimatumi i Edvinit, i cili tashmė pėrballet edhe me skadencėn e 4 marsit   Sat Feb 13, 2010 10:13 am

Pa rezultate, takimi i parė i tryezės, Edi Rama s’heq dorė nga ultimatumet antikushtetuese, por gjendet nė ngushticė kohore. Tre orė bisedime nė Presidencė, pėr situatėn politike, Berisha konfirmon zotimin ndaj ligjit dhe Kushtetutės

Pėrfundon takimi i parė mes Partisė Demokratike dhe asaj Socialiste, nė prezencė edhe tė Presidentit tė Republikės, Bamir Topi. Mėsohet se takimi prej mė shumė se tre orėsh u ka shėrbyer palėve politike pėr ngritjen e ēėshtjeve zgjedhore ndėrsa ėshtė konfirmuar nga shefi i mazhorancės dhe i qeverisė, Sali Berisha zotimi pėrballė ligjit, pėr tė miratuar ēdo kompromis qė lidhet me zgjedhjet, ndėrsa ka nėnvizuar me vendosmėri se ēėshtjet e gjykatave nuk do tė diskutohen. “Jemi tė gatshėm pėr tė gjitha kompromiset e nevojshme pėr ēėshtjet zgjedhore. Ne nuk mund tė trajtojmė ēėshtje qė i ka vendosur gjykata. Ne ramė dakort qė Presidenti tė vijojė rolin e tij nė normalizimin e situatės politike”,- u shpreh kryeministri Berisha. Berisha gjithashtu bėri tė ditur se i kėrkoi kreut tė PS tė listojė ēdo kėrkesė tė mėtejshme, porse duke paralajmėruar se kėrkesa pėr hapjen e kutive bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutėn e vendit. Sipas kryeministrit, pėrmes njė qėndrimi tė tillė, PS po dhunon sistemin gjyqėsor nė vend. “Unė i kėrkova zotit Rama ta listoje gjithė programatikėn. Natyrisht unė nuk mund tė trajtoj dhe nuk kėrkoj tė trajtohet problemi qė kam me gjykatėn sikundėr problemet qė Rama i ka me Gjykatėn e Apelit, kjo ėshtė ajo qė mund tė them, ēdo problem qė ka me mazhorancėn jam i hapur ta trajtoj, por problemet me gjykatat, jo”, deklaroi shefi i mazhorancės, Sali Berisha. Tryeza e Presidentit Topi pėrfundoi pas tre orėsh negociata ndėrmjet Berishės dhe Ramės. Mėsohet gjithashtu se Presidenti, ka kėrkuar nga tė dy pėrfaqėsuesit e forcave politike, zgjidhje tė ngėrēit brenda kuadrit tė lejuar ligjor. Pėr kėtė, kreu i shtetit ka pranuar edhe rolin e tij si negociator, rol qė ia atribuon edhe rezoluta e Kėshillit tė Evropės.

Takimi i parė i presidentit Bamir Topi me delegacionet e dy partive kryesore politike nė vend, Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste, ashtu siē ishte pritur, ka konfirmuar qendrimin radikal tė Edi Ramės, i cili ka mbetur tek kėrkesat antikushtetuese tė hapjes sė kutive, nė kundėrshtim me vendimin e Gjykatės sė Apelit. Qendrimi duket se ka vendosur nė pozitė edhe presidentin e republikės, i cili tashmė ka detyrimin qė tė identifikojė mėnyra tė tjera pėr kapėrcimin e ngėrēit politik, i cili duket se do tė dėmtojė edhe ecurinė e reformave nė vend. Nė pėrfundim tė takimit, kryeministri Sali Berisha ka qenė i pari qė ėshtė deklaruar pėr mediat, duke konfirmuar qendrimin e mazhorancės se ajo ėshtė e hapur pėr tė gjithė kompromiset qė mbėshteten nė dy dokumente kryesore; nė rezolutėn e Kėshillit tė Evropės si dhe nė raportin e OSBE/ODIHR-it pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Ende s’ėshtė e qartė se si do tė vijohet dialogu, por me sa duket, afrimi i skadencės sė 4 marsit pėr deputetėt socialistė do tė sjellė eksportimin e debatit brenda grupit parlamentar socialist, i cili po ndjen se ėshtė sakrifica kryesore e qendrimit jopolitik tė kryetarit tė PS-sė, Edi Rama. Nė deklaratėn e parė zyrtare tė Edi Ramės, u duk se ai kishte dalė nga tryeza nė njė ngushticė kohe, meqenėse u pėrkujdes tė theksonte se oferta e tij pėr dialog s’mund tė priste shumė gjatė. "E sqarova Berishen se ne nuk kemi pune me vendimin e gjykatave dhe nuk bejme perpjekje per te permbysur rezultatin, por duam realizimin e autopsise se zgjedhjeve te vdekura, me qellim qe zgjedhjet e ardhshme te mos jene te tilla", u shpreh Rama, ne konferencėn per shtyp. Ai theksoi se opozita nuk terhiqet nga kerkesa per transperence te zgjedhjeve dhe se lenia e kutive jashte objektit te hetimit parlamentar, do te ishin shkelje e parimit per te nxjerre ne drite te verteten e 28 qershorit. Edvini theksoi se jam i gatshem per te vazhduar dialogun, por sipas tij, kjo nuk mund te zgjase per shume kohe, sepse thellimi i krizes behet edhe me teper problematik ne interes te shqiptareve. Ende s’ėshtė e qartė se si do tė vijohet dialogu, por me sa duket, afrimi i skadencės sė 4 marsit pėr deputetėt socialistė do tė sjellė eksportimin e debatit brenda grupit parlamentar socialist, i cili po ndjen se ėshtė sakrifica kryesore e qendrimit jopolitik tė kryetarit tė PS-sė, Edi Rama. Vetė presidenti Bamir Topi rezervoi nė daljen e vet vetėm fjalė tė mira pėr tryezėn, duke e klasifikuar tryezėn si njė pėrvojė e mirė politike nė vend dhe duke lavdėruar tė dyja partitė si tė angazhuara pėr tė mos e lėnė vendin mė gjatė nė kėtė ngėrē institucional. Nė pėrfundim tė deklarimit tė tij pėr mediat, ai pėrsėriti se ishte rėnė dakord pėr tė “eksploruar” mundėsitė pėr gjetjen nė tė afėrmen tė njė zgjidhjeje qė do tė kthente opozitėn nė parlament.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
S’pranohet ultimatumi i Edvinit, i cili tashmė pėrballet edhe me skadencėn e 4 marsit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: