NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Strasburgu i mbyll dyert bojkotit, urdhėron Ramėn tė kthehet nė parlament

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Strasburgu i mbyll dyert bojkotit, urdhėron Ramėn tė kthehet nė parlament   Thu Feb 11, 2010 5:53 am

Zėvendėspresidenti i Parlamentit Europian Libor Roucek, pėrfaqėsues i Partisė Socialiste Evropiane i ka kujtuar kryesocialistit nė detyrė se ndėrkombėtarėt prisnin prej tij qė ai tė kthehej pa kushte nė Parlament e tė kontribuonte pėr reformat qė i duhen Shqipėrisė. Alibia e Edi Ramės s’ka funksionuar dhe pas shuplakės sė re evropiane, pritet njė tjetėr debat brenda strukturave tė PS-sė

Politika bojkotuese e kryesocialistit nė detyrė Edvin Rama, ka marrė dje njė dush tė ftohtė nė Strasburg, ku kishte shkuar pėr tė realizuar disa takime tė veēanta me euro-socialistė, lidhur me situatėn politike nė Shqipėri.
Zyrtari i lartė, Libor Roucek, Zėvendėspresidenti i Parlamentit Evropian, i pėrcolli me vetėdije Edi Ramės, ultimatumin se Shqipėria ka nevojė pėr alternativa konstruktive politike, ndėrsa shtuan se bojkoti i parlamentit nuk mbėshtetet, nė ēfarė do lloj forme qoftė ai.
Kėsisoj, dėshton nė mėnyrė spektakolare vizita e kryebojkotuesit, nė njė vend tė qytetėruar perėndimor dhe me demokraci solide, ku edhe janė ngritur themelet e funksionalitetit tė institucioneve tė Bashkimit Evropian.
Rama shkoi nė Strasburg me trastėn e bojkotit, por kurrfarė argumentesh tė besueshme nuk pėrcolli, veē refrenit se i kanė pėrvetėsuar votat dhe se pėr kėtė kėrkonte nė mėnyrė ilegjitime hapjen e kutive.
Mėsohet se Rama u ka komunikuar mė herėt socialistėve evropianė se ka dokumente tė besueshme qė faktojnė padrejtėsitė nė zgjedhjet e pėrgjithshme, por nė momentin qė i ėshtė kėrkuar t’i bėjė transparente ato, kryesocialisti ka vėnė nė zbatim format e vjetra manipuluese, pėr tė mos nxjerrė tė vėrtetėn, pra atė se nuk ka asnjė dokument qė hedh dritė mbi ato pretendime tė ngritura muaj mė parė. Nė kėtė drejtim, politika bojkotuese e Edi Ramės ėshtė shkelur jo vetėm nė Bruksel, por tashmė edhe nė Strasburg, aty ku ai shpresonte sado pak kapital politik, pėr tė vėnė nė jetė synimet ogurzeza, pėr destabilizimin total tė vendit.
Gjatė takimit tė zhvilluar me Zėvendėspresidentin e Parlamentit Evropian Libor Roucek, ky i fundit i urdhėroi Edvinit tė shkojė nė tryezėn e dialogut dhe nėse ėshtė i gatshėm tė propozojė nė parlament ngritjen e komisionit hetimor pėr zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit. Nė asnjė pėrgjigje tė Roucek, euro-deputet i socialdemokratėve ēekė, nuk mbėshtetet hapja e kutive, pėrveē hetimit tė limituar tė zgjedhjeve, madje edhe kjo e fundit, duke respektuar kuadrin ligjor.
Zyrtari i lartė ēek, u shpreh gjithashtu edhe kundėr protestave, nė njė kohė kur Shqipėria po pėrgatitet pėr sfidat e integrimit nė BE.
Aventura e kryesocialistit nė detyrė, ka marrė fund. Ai rikthehet nė Shqipėri, por s’dihet nėse, pas kėtij shpėrfytyrimi, do tė marrė pjesė nė tryezėn e dialogut, pasi tashmė gjithēka ėshtė vendosur, pas kėtij momenti, grupi parlamentar socialist, hyn nė Kuvend, mė 4 mars.
Pėrfaqėsues tė sė majtės nė institucionet ndėrkombėtare, mė se njė herė kanė shfaqur rezerva pėr bojkotin e socialistėve shqiptarė si mjet demokratik. Nė kėtė kontekst, edhe qėndrimi i fundit i Zėvendėspresidentit Libor Roucek, ėshtė njė konfirmim i qėndrimit tė tij tė para disa ditėve, nė takimin qė ai pati edhe me deputetėt e Lėvizjes pėr Mendim Ndryshe nė PS.
Disa ditė mė parė nė Bruksel ishin kundėrshtarėt e bojkotit, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, tė cilėt nė takimin me Zėvendėspresidentin e Parlamentit Evropian, Libor Roucek, morėn tė njėjtin mesazh pėr tė hyrė nė Parlament.
“Do tė dėshiroja qė vendimi tė merrej nga e gjithė partia para mbarimit tė afatit, qė do tė thotė para marsit. Mesazhi im ėshtė qė duhet rikonsideruar situata, jo vetėm nė Shqipėri, por ka njė rregull tė pėrgjithshėm. Bojkotimi i Parlamentit nuk tė ēon gjėkundi”, u shpreh Roucek, nė takimin me tre deputetėt socialistė.
Numri dy i Parlamentit Europian, nė takimin me deputetėt e Lėvizjes pėr Mendimin Ndryshe, pėrēoi edhe mesazhin shqiptarėve se, mė e rėndėsishme se ēėshtja qė ngre opozita ėshtė puna e pėrbashkėt pėr tė mirėn e vendit.
"Sistemi politik nė Shqipėri tė jetė mė i bashkuar, kjo do tė thotė qė forcat kryesore politike tė bien dakord pėr njė strategji tė pėrbashkėt pėr tė mirėn e popullit shqiptar. Tė pėrqendrohen tek prioritetet, ku kryesori ėshtė integrimi evropian", theksoi disa ditė mė parė, nė takimin me Blushin, Harasanin dhe Islamin, Zėvendėspresidenti i Parlamentit Libor Roucek.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Strasburgu i mbyll dyert bojkotit, urdhėron Ramėn tė kthehet nė parlament
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: