NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbritja tek pazaret zbulon pozicionin e mjerė tė PS-sė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Zbritja tek pazaret zbulon pozicionin e mjerė tė PS-sė   Tue Feb 02, 2010 11:57 am

Zbritja tek pazaret zbulon pozicionin e mjerė tė PS-sė
02-02-2010 /

Njė klithmė ngrihet mes tymnajės politike qė ka kapluar opozitėn, ėshtė njė vetėtimė midis dhimbjes dhe shpresė qė lėshohet nga konferencat pėr shtyp tė PS: “Duam bisedime dhe mbėshtesim plotėsisht kėtė rezolutėn e KiE dhe shpreh gatishmėrinė pėr tė pėrmbushur detyrimet qė burojnė nga kjo rezolutė”. Ėshtė e qartė se Partia Socialiste ka rėnė nė pikė tė hallit sepse kėrkon me nevrasteni nga maxhoranca njė asist pėr tė hyrė nė Kuvend. Asisti ose pasimi i topit - mė e mirė nė gjuhėn e futbollit - e jep fantazisti i skuadrės qė kėsaj radhe, si gjithmonė, ėshtė lojtari ndėrkombėtar me njė rezolutė. Ku vetiu kuptohet se rezoluta ėshtė njė dokument shumė i rėndėsishėm rekomandimi, por jo njė dokument detyrimi ndaj maxhorancės. Duke parė luhatjet e qėndrimeve brenda PS, njė ditė pėr bisedime dhe njė ditė tjetėr tė hapjes sė kutive, gjendja e bisedimeve bėhet pak e besueshme, joserioze. Ndėrsa maxhoranca pranon bisedime vetėm brenda kontureve tė kartės sė Kushtetutės, ku nuk lejohet nė asnjė mėnyrė kėrkesa e “hapjes sė kutive” apo e njė ndonjė forme tjetėr pazari nė dėm tė vendimeve tė gjykatės. Pazaret politike nė kurriz tė vendimeve tė “Gjykatave” do tė thonė njė shpėrblim pėr “bojkotin” disamujor tė PS. Njė bonus pėr veprime tė tjera nė tė ardhmen ku shihet e udhės marrja e
pozicioneve radikale pėr tė frenuar qeverinė nė reforma.
Ndėrkaq konferencat e shtypit tė eksponentėve tė PS pėr veshur qeverisė “hezitime”, “kriza” a “refuzime” janė tė habitshme, po aq sa edhe banale. Nga maxhoranca nuk ka asnjė hezitim, pėrpos faktit tė pranimit tė uljes nė bisedime me rregulla tė qarta. Tė mos jetė njė kurth hyrja dhe dalja nga parlamenti ditėn tjetėr, pėr tė kėrkuar favore apo lėshime tė tjera?
Assesi, ėshtė fakt shumė interesant angazhimi i PS pėr t’i dhėnė fund “bojkotit”, pra asaj forme jashtė-parlamentare tė tė bėrit politikė. A nuk ishte PS qė kėrkonte me ēdo kusht, me ēdo metodė e mėnyrė pushtetin? Ēfarė ka ndryshuar pėr tė ndryshuar mendim Edi Rama? Deri mė sot qė po flasim Partia Socialiste nuk ėshtė lodhur kurrė sė pėrdoruri fjalėt “bojkot”; kurse tani papritur pėrdor kryefjalėn “krizė” pėr tė sugjestionuar edhe mė tepėr opinionin publik.
Sė pari Edvin Ramės i shėrbeu radikalizimi i gjuhės politike pėr tė mos humbur fronin e kryetarit, mė pas i pėlqeu rruga e protestave, por shpejt do tė kuptonte se njerėzit nuk arrinin tė kuptonin kauzėn e sajuar ad-hoc pėr tė pėrligjur marrjen e pushtetit me “rrethime kėshtjellash” tri ditore, me qofte e birrė. E vetmja politikė qė ka prodhuar opozita pas zgjedhjeve parlamentare janė konferencat bajate pėr shtyp ku i bėhet ēdo ditė pretence akuzuese qeverisė “Berisha 2”.
Sė dyti ėshtė dalja nga vatha e Edvinit... Persona qė nuk e kishin fort qejf homologimin e mendimeve dhe qėllimeve politike, grupi i separatistėve tė LMN-sė tė kryesuar nga Ben Blushi ka qenė gjithmonė njė gjemb nė zemrėn e tė Papranueshmit.
Sė treti ėshtė presioni ndėrkombėtar, njė presion i heshtur, indiferent ndaj kėrkesave tė sajuara nga sutaku i Edvinin. Ekskursionet e tij nė Evropė apo SHBA ishin kryesisht tė nivelit tė provave qė snoboheshin dukshėm nga administratat apo kancelaritė mė tė mėdha tė Perėndimit.
Sė katėrti janė mbarimi i mandateve tė deputetėve socialistė, qė skadojnė me 7 Mars. Shumė prej kėtyre deputetėve nuk do ta kenė mė fatin e tė ushtruarit tė funksionit tė deputetit nė legjislaturat e ardhshme, pasi disa prej tyre nuk janė mė nė gjirin e Edi Ramės; disa janė renegatė tė vijės e ndonjė nuk pajtohet ekonomikisht me tė. Mė pas afėrmendsh halli mė i madh qė ka PS sot ėshtė konfuzioni i saj nė lidhje me “rezolutėn postbojkot”. Dhe halli i madh ėshtė heqja e mundėsisė sė deputetėve pėr tė ushtruar ligjėrisht mandatin e tė bėrit opozitė. Votuesit shqiptarėt i kanė votuar si opozitarė, kurse PS me njė vendim absurd e ka abdikuar qysh nė lindje kėtė mundėsi pėrfaqėsimi.
Hetimi parlamentar i zgjedhjeve mbetet diēka e mirė kur ka dyshime, por ėshtė e nevojshme qė procesi tė ushtrohet konform Kushtetutės, pra nuk mund tė hidhen nė kosh
vendimet e Gjykatave. Do tė ishte njė precedent jo fort i mirė shkelja e vendimeve
tė Gjykatės, nė kompleksitetin e drejtėsisė shqiptare.
...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Zbritja tek pazaret zbulon pozicionin e mjerė tė PS-sė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: