NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian   Wed Jan 20, 2010 1:52 am

Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian

Kėshilli i Europės: Opozita duhet tė kthehet nė Kuvend

Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Europės pritet tė miratojė sė shpejti njė rezolutė qė dėnon ashpėr bojkotin e Kuvendit nga opozita nė Shqipėri. Projektrezoluta qė parashikohet tė miratohet mė 28 janar ėshtė hartuar nga dy raporterėt e Kėshillit tė Europės, tė cilėt gjatė vitit 2009, zhvilluan njė vizitė nė Shqipėri dhe u njohėn nga afėr me situatėn politike nė vend si dhe masat qė po merr qeveria shqiptare nė kuadėr tė liberalizimit tė vizave dhe integrimit europian. Konkretisht, nė projektrezolutėn e pėrpiluar nga Jaakko Laakso dhe David Uilshire, i kėrkohet opozitės qė tė kthehet nė parlament dhe tė angazhohet plotėsisht nė veprimtarinė parlamentare. Projektrezoluta gjithashtu thekson ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr zgjedhjet e 28 qershorit, njė kėrkesė kjo pėr tė cilėn qeveria shqiptare ėshtė shprehur kohė mė parė e gatshme pėr ta plotėsuar. Dy pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Europės pėrmes kėsaj rezolute theksojnė se bojkoti parlamentar i Partisė Socialiste dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin europian. Sipas dy raporterėve tė Kėshillit tė Evropės, ky bojkot dhe mungesa e dialogut dėmton funksionimin e institucioneve demokratike. Nė rezolutė nėnvizohet se Kėshilli i Europės thekson edhe njėherė se dialogu politik duhet tė kryhet nė Parlament e jo nė rrugė. Gjithashtu, pėrmes kėsaj draft-rezolute nėnvizohet se bojkoti i opozitės ka dėmtuar marrėdhėniet e Shqipėrisė me Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės pėr shkak tė mungesės sė anėtarėve tė opozitės nė delegacionin parlamentar tė Kuvendit tė Shqipėrisė nė kėtė Asamble. Dokumenti i mėshon me forcė faktit se ėshtė shumė e rėndėsishme qė deputetėt duhet tė zėnė vendet e tyre nė Kuvend brenda 6 muajsh, siē parashikon Kushtetuta. Nė kėto kushte, Asambleja e Kėshillit tė Europės angazhohet tė japė ndihmėn e saj nė pėrmirėsimin e klimės politike nė Shqipėri dhe vendosjen e themeleve tė njė dialogu parlamentar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: