NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hera e parė kur Shkodra nuk u braktis

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Hera e parė kur Shkodra nuk u braktis   Tue Jan 19, 2010 2:14 am

Hera e parė kur Shkodra nuk u braktis

Jozefina TOPALLI

2,6 miliard m³ ujė tė tepėrt tė mbledhura vetėm nė dy javė pėr shkak tė ndryshimeve klimatike, natyra i hodhi mbi Alpet e Veriun e Shqipėrisė. Global Disaster Center, qendra botėrore studimore e fatkeqėsive natyrore, e cilėsoi kėtė si njė ngjarje tė shkallės sė dytė tė rrezikshmėrisė qė mund tė shkaktonte 100 deri nė 1000 jetė tė humbura pėrveē tė tjerave, po tė thellohej mė tej. Nė kėtė situatė, prurjet nė Fierzė nga 400 m³ nė sekondė u rritėn nė 1600 m³ nė sekondė, lumi i Kirit dhe i Gjadrit po fryhej mė shumė, batica dhe Shiroku nuk lejonin daljen e Bunės nė det, Drini po dilte nga shtrati, e temperatura brenda 24 orėve nga minus 4 gradė C u ngrit nė 16 gradė C. Reshjet e forta me borėn qė shkriu mund tė rrezikonin shumė, liqeni u rrit si asnjė herė mė parė. Kryeministri i kėrkoi banorėve tė Shkodrės qė tė evakuoheshin. Shkodra ishte rrethuar nga ujėrat. Shkodra ishte nė rrezik. Shkodranėt kėsaj radhe do tė kalonin njė provė tjetėr. Shkodra kishte nevojė pėr ndihmė. Ato ditė, zona ishte gjysėm e boshatisur, nėn ujė, por duke pritur qė jeta e shpresa tė kthehej. Jetesa e qindra banorėve ndryshoi nga ujėrat e papėrmbajtura. Detyra numėr 1 ishte shpėtimi i jetėve. Sot, dy javė pas shpalljes sė gjendjes sė emergjencės, suksesi ėshtė shpėtimi i jetėve. Njė ditė, nė Dajē njė banor mė tha: "Unė humba shtėpinė time, humba edhe tė mbjellat, por unė kam shpėtuar familjen…dhe prapė kam besim". Detyra numėr 2, evakuimi i gjėsė sė gjallė. Sot pas dy javėsh shumica e tyre janė tė padėmtuara. Detyra numėr 3, ngritja e rrjetit tė menjėhershėm tė koordinimit tė mbledhjes dhe shpėrndarjes sė ushqimit, ujit, ilaēeve, e ushqimit tė gjėsė sė gjallė. Suksesi i tretė ishte shpėrndarja e 400 ton ushqimeve, 200 ton koncentrat dhe ushqime pėr gjėnė e gjallė, pajisjeve shtėpiake, ilaēeve, batanijeve, dyshekėve, etj, etj. Mjekė, infermierė, ushtarė, policė, punonjės tė ndėrmarrjeve veterinare e bujqėsore, tė bordeve, u shpėrndanė nė zonė. Puna me evakuimin u bė mjaft mirė; puna pėr rimėkėmbjen po ecėn pėrpara. Zyrtarė, ministra, specialistė tė mjedisit, pushteti lokal janė nė terren, pompat po punojnė papushim, ndihmat nė ushqime e nė pajisje vijojnė. Ishte hera e parė qė Shkodra u paralajmėrua tre ditė mė parė. Detyra e madhe, qėllimi i madh "Shkodra tė rikthehet sa mė shpejt nė jetėn normale". Sot qyteti ėshtė kthyer pothuajse krejt nė normalitet. Nė kėto 2 javė kam parė tė njėjtin shpirt: forcėn e zemrės e tė karakterit qė i mbijeton ēdo fatkeqėsie, besimin tek Zoti, fuqinė e shqiptarit tė vendosur pėr tė larguar dėmet e pėr ta ndėrtuar jetėn edhe mė mirė. Ishin ditė kur gjithė Shqipėria shikonte nga Shkodra. Ishin ditė kur sėbashku me shkodranėt luftonim kundėr kohės. Ishin ditė kur shkodranėt grumbulluan forcat e kur vendi do tė ēertifikonte lidershipin. Ēdo natė sillte rreziqe tė reja dhe ēdo ditė kėrkonte kurajo tė re. Ishin ditė kur tė gjithė u bashkuam. Ishte hera e parė kur Shkodra nuk po braktisej. Kryetari i qeverisė me shumicėn e ministrave u instaluan aty ku kishte nevojė pėr ndihmė. Shteti u ēua nė kėmbė. Ashtu si nė historinė e vendit tonė dhe tė traditės shqiptare, humanizmi dhe solidariteti i kombit u dėshmua qė nė ditėn e parė. Ishte operacioni mė i madh i evakuimit dhe shpėtimit ndaj fatkeqėsive natyrore. U thoja ato ditė banorėve tė pėrmbytur: "Ju duhet tė dini se i gjithė kombi ka mendjen tek ju, por edhe nė ditėt e ardhshme, ne do jemi kėtu. Ne do tė qėndrojmė kėtu sa kohė qė duhet pėr tė rikthyer jetėn". Tė gjitha komunat e bashkitė e Shqipėrisė, nga Tropoja nė Sarandė nė njė aksion humanitar iu drejtuan Shkodrės pėr ta mbėshtetur. Dua t'i falėnderoj tė gjithė nga zemra. Biznesmenė, individė, shoqata tė huaja dhe vendase, faleminderit! Fryma e solidaritetit shkoi pėrtej kufijve. Shqiptarėt nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi me mend, trup e zemėr ishin nė Shkodėr. Por nė kėtė fatkeqėsi natyrore qė hodhi mbi Shkodėr miliarda m³ ujė, pati ndonjė qė nxiti telefonata. Ata qė telefonuan ato ditė pėr tė hapur panik, gabuan dhe gabuan rėndė kur menduan se shkodranėt bien pre e frikės e tmerrit. Qėllimi ishte i mbrapshtė, por edhe qyteti ia ktheu mbrapsht. Ata ishin kundėr frymės dhe shpirtit shqiptar. Tė gjithė atyre qė pyesin pėr tė ardhmen e Shkodrės ju them njė gjė: Shqipėria nuk mund tė imagjinohet pa Shkodrėn, Shkodra nuk mund tė imagjinohet pa kėto komuna. Dhe ato do tė ringrihen pėrsėri. Gjatė kėtyre ditėve tė fatkeqėsive natyrore, qė ndodh njė herė nė 100 vjet dikush tha se 2,6 miliard m³ ujė nuk janė nga Zoti, por nga robi. Kur e dėgjova pėr herė tė parė thashė, ėshtė lajthitje. Kur e dėgjova herėn e dytė thashė ėshtė papėrgjegjėsi. Sot i them atij se ke kapėrcyer tė gjithė kufijtė. Je jashtė frymės, jashtė njerėzores, je jashtė racionales, je jashtė ēdo morali. Nuk dua ta them, por e kam menduar vazhdimisht se ti shpresoje atė qė kėrkush nuk e donte. Ndryshimet klimatike goditėn edhe Britaninė, edhe Gjermaninė, edhe Poloninė, etj. Pati edhe tė humbur. Numri i tyre vetėm nė Poloni gjatė kėtyre ditėve shkoi nė 100. Por askush nuk tha se ishte marrėzia e pushtetit, apo farsa e Parlamentit. Ju ftoj ju, zotėrinj deputetė, por edhe ju qytetarė, tė mos e kujtojmė mė, ta fshijmė nga kujtesa urdhėrin e tij pėr kėshilltarėt socialistė nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės qė votuan kundėr njė fondi pėr Shkodrėn. Ajo nuk ėshtė historia jonė. Nuk ėshtė histori shqiptare. Nuk ishte njerėzore. Fshijeni nga kujtesa. Ajo nuk kishte ndodhur kurrė nė historinė e kombit tonė. Ajo s'ka pėr tė ndodhur kurrė mė. Dje, ai, me njė montazh filmik i tregoi shqiptarėve hartėn e zonave tė pėrmbytura nga uji. Ngjyra e ujit nuk ishte blu, por ngjyrė e kuqe, gjaku. Vetėm njė mendje e sėmurė mund tė pikturonte ashtu zonėn e Shkodrės.

Ndėrkohė, angazhimi ynė ėshtė: Kur fshatrat tė gjithė tė dalin nga uji, ato do bėhen mė tė bukura e mė tė forta nga ē'ishin para pėrmbytjes. Kur njė gazetar pyeti njė banor tė evakuuar, ai tha: "Unė do ta rindėrtoj shtėpinė, por do ta bėj mė tė lartė". Ky ėshtė vizioni ynė pėr tė ardhmen, nė kėto fshatra, nė kėtė qark, nė gjithė Shqipėrinė. Ne jo vetėm do tė dėmshpėrblejmė, ne do t'i bėjmė mė tė larta shtėpitė e mė tė bukur jetėn. Tė mbrosh shtėpitė qė janė mė poshtė se uji nuk ėshtė e lehtė, por ato mund dhe duhet tė bėhen.

Dhe kur t'i mbarojmė tė gjitha kėto punė, tė gjithė shqiptarėt do tė kenė edhe diēka tjetėr pėr tė cilėn do tė jenė krenarė. Nė historinė e kombit tonė shpesh na ėshtė kujtuar se natyra ėshtė njė forcė e tmerrshme dhe se vetė jeta ėshtė e brishtė si gastare. Shqiptarėt nuk e kanė lėnė kurrė fatin e tyre nė trillet e natyrės dhe sigurisht qė nuk e lejuan as tani. Fatkeqėsia nė Shkodėr na rikujtoi se ka njė shpresė pėrtej ēdo dhimbjeje, se jemi tė lidhur tė gjithė si komb dhe se dhimbja na prek tė gjithė. Shkodranėt, gjatė historisė sė tyre kanė kapėrcyer vuajtje tė mėdha, por me dinjitet tė madh. Edhe kėsaj radhe treguan se as nuk ankohen e as nuk dorėzohen. Gjatė historisė, ato i kanė dhėnė Shqipėrisė dashuri, qytetėrim e dije, e nuk kanė kėrkuar kurrė asgjė. Ato janė sa tė pamposhtur, por aq edhe fisnikė. Tė thonė fjalėn e mirė edhe kur janė nė ditė tė kėqija. Nuk ishte hera e parė qė ato po pėrmbyteshin, por ishte hera e parė qė njė qeveri po i ndihmonte. Dhe kjo i dukej e jashtėzakonshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Hera e parė kur Shkodra nuk u braktis
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: