NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lėvizja haxhiqamiliste

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Lėvizja haxhiqamiliste   Mon Jan 18, 2010 4:18 am

Lėvizja haxhiqamiliste pritet tė startojė nė ditėt nė vijim protestat rrugicave tė Shqipėrisė, duke pėrshkallėzuar qėndrimin e egėr ndaj mazhorancės dhe rendit kushtetues nė tėrėsi. Kėtė paralajmėrim e dha dje Edvin Kristaq Rama nga Asambleja socialiste e zhvilluar nė orėt e para tė paradites nėn shoqėrinė e disa inskenimeve dokumentarėsh - tipikė monistė, me relator Erjon Braēe.
Organizimi i Asamblesė Socialiste me thjesht e vetėm disa pamje filmike, disa grafikė tė manipuluar dhe njėherazi me shifra tė sajuara, ku sipas trillimit socialist nė digat e kaskadės sė Drinit ėshtė bėrė nami, tregon qartė krizėn e rėndė tė identitetit tė PS, e shoqėruar njėkohėsisht nga njė shterpėsi e egėr idesh dhe mungese alternativash politike.
Partia Socialiste, drejtimin e sė cilės dje e morėn xhaketat e vjetra tė udhėhequra nga Gramoz Ruēi, ushtuan dhunshėm pėr asnjė moment kompromisi me mazhorancėn, pasi sipas tyre, e fshehta e pėrmbytjes natyrore fshihej te ato pamje filmike qė projektorėt e ndryshkur afishuan mbi njė faqe muri. Kėsisoj, Edvin Rama, i ndodhur nė kėtė kolaps aksioni politik jo vetėm qė nuk dėgjoi veshin e njė pjese tė deputetėve pėr tė mos manipuluar pėrmbytjet, por pėr tė diskutuar mundėsinė e njė vendimi tė dytė lidhur me bojkotin e tejzagjatur parlamentar, por edhe kėrcėnoi se pas tejkalimit tė emergjencės do tė riaktivizojė haxhiqamilizmin rrugėve tė Shqipėrisė, pėr tė kėrkuar hapjen e kutive dhe hetimin e pėrmbytjeve!
Nė kėto kushte, Edvini, nuk ka se si tė veprojė ndryshe, bojkoti dhe kėto pseudoprotesta janė e vetmja armė jo plotėsisht legjitime qė, ai mund tė ushtrojė nė kėtė sistem demokratik, ku ėshtė e garantuar liria e fjalės dhe shprehjes. Por, ai nuk ėshtė i vetėm nė kėtė linjė famėkeqe dhe e dėnuar jo vetėm brenda nė Shqipėri por nga tė gjitha kancelaritė perėndimore. Xhaketat e vjetra si Gramoz Ruēi me shokė, pra brezi i parė dhe i dytė i nomeklaturės komuniste, nuk janė gjė tjetėr, veēse njė klikė malavitoze qė urdhėron tė mjerin Rama, duke e vėnė atė nė buzė tė greminės ashtu si etėrit e tyre shpirtėror nė fund tė viteve ‘80-tė, pasi i kishin lyer mirė duart me gjakun e mijėra burrave dhe tė rinjve shqiptarė.
Edi Rama pėrcolli dje nga Asambleja socialiste, thagmėn e radhės tė qėndrimit nekropolitik ndaj rendit kushtetues nė vend, duke sajuar trillime nga mė tė ēuditshmet, thjesht e vetėm qė tė realizohen synimet e tij dashakeqe, pėr rrėzimin e qeverisė dhe kamosjen e interesave malavite tė klanit punist.
Rama, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme me disa pseudoprotesta gjatė muajve tė fundit tė 2009-ės, paralajmėroi pėr njė pėrshkallėzim tė ri tė lėvizjes haxhiqamiliste rrugėve tė Shqipėrisė, pasi vetėm kėshtu mund tė vihen nė jetė planet e tij ogurzeza pėr dhunimin e rendit demokratik dhe instalimin e njė sistemit tė kalbur, ashtu sic bėnė etėrit e tij shpirtėror.
Piku i absurditetit socialist arriti kur Edvini i toksikuar nga paralajmėrimet e grupit parlamentar socialist dhe veēanėrisht disa deputetėve tė qarkut tė Shkodrės pėr tė thyer bojkotin seancėn e sė hėnės, deklaroi se “seanca e thėrritur nga kryeparlamentarja ėshtė njė farsė e kėsaj mazhorance pėr tė fshehur tragjedinė e shkaktuar nga dora e njeriut”.
“Ne nuk kemi asnjė arsye qė tė bėhemi pjesė e farsave parlamentare. Ne nuk hyjmė nė seanca tė zakonshme qė na thuhet se janė tė jashtėzakonshme”, u shpreh kryesocialisti nė largim Edi Rama, duke hedhur poshtė ēdo vendim pėr thyerjen e bojkotin, pa realizuar mė parė synimet e tij dashakeqe, siē ėshtė fenomeni i hapjes sė kutive.
Asambleja i mbylli punimet e saj tė jashtėzakonshme duke u fokusuar vetėm tek situata nė Shkodėr dhe duke miratuar njė rezolutė pėr kėtė. Ndarja e Grupit parlamentar socialist, i cili akoma nuk ėshtė konstituar nė parlament, duket se ėshtė mė reale se kurrė.
Pothuajse 5 deputetė, tė cilėt pėrfaqėsojnė mendimin ndryshe nė parti kanė deklaruar tashmė zyrtarisht se do tė thyejnė bojkotin e gjatė.
...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Lėvizja haxhiqamiliste
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: