NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush mban sytė nė humnerė, e vėshtron humnera

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Kush mban sytė nė humnerė, e vėshtron humnera   Fri Jan 15, 2010 1:19 pm

Kush mban sytė nė humnerė, e vėshtron humnera



Nė fjalorin politik tė oratorėve socialistė kohėt e fundit densitetin mė tė madh e ka patur fjala "gropė": gropa e korrupsionit, gropa e buxhetit, gropa e krizės, gropa e varfėrisė, gropa e defiēitit, gropa e pėrmbytjeve, gropa e... Vetėm zonja Meksi, nė njė intervistė televizive tė sė hėnės, ku na bėri njė autoportret grotesk, nė ēdo tri fjalė artikulonte fjalėn "gropė". Njė metaforė banale, qė tregon se opozita dhe kryeopozitari i mbajnė vazhdimisht sytė mbi humnerė. Eshtė rasti tė pėrmendim Niēen, kėtė njeri tė jashtėzakonshėm, i cili na ka lėnė njė porosi tė dobishme dhe aktuale pėr ne: mos i mbaj gjatė sytė nė humnerė, se edhe humnera nis e vėshtron nga ti. Natyrisht kjo thėnie nuk i erdhi Niēes se ashtu deshi ai, gjatė jetės dhe kėrkimeve tė tij, arriti logjikisht te kjo sentencė.

Vėshtrimi nė humnerė ėshtė njė dukuri aktuale tek ne, por edhe njė veēori gjithėkohore, tė paktėn nga 1945 e kėtej, e cila na ka ndalur rrezikshėm hapin pėrpara dhe na ka lėnė gjithmonė pas nė garėn e zhvillimit, krahasuar edhe me kombet mė barbare e mė tė pacivilizuara tė Europės. E veēanta qėndron se ne pėr 45 vjet e pamė humnerėn jashtė kufijve tanė. Tej telave me gjėmba, qė na ruanin nga e keqja, ishte ferri kapitalist, bota e krimit, mizerabla, varfėria ekstreme, ku fėmijėt e punėtorėve ushqeheshin nėpėr togjet e plehrave ku hidhte mbeturinat borgjezia, ishte xhungla, ku njeriu pėr njeriun ishte ujk. Brenda kufijve tanė ishte parajsa, ishulli i vetėm i lumturisė njerėzore, toka e premtuar dhe e lakmuar pėr tėrė rruzullin, ku, pas pak, do tė hahej me lugė floriri dhe njeriu (sidomos ai "i riu") ishte kapitali mė i (pa)ēmuar. Ndėrsa nė periudhėn postkomuniste, pėr tė mbijetuarit dhe pinjollėt e projektuesve tė parajsės socialiste, pėr tė pėrkėdhelurit dhe mėkatarėt e djeshėm, humnera katastrofike qenka brenda kufijve, ndėrsa jashtė ėshtė parajsa biblike. Pra, gjėrat u pėrmbysėn me njė lėvizje tė gishtit, siē ndodhte dje me frymėn e shenjtė tė marksizėm-leninizmit dhe forcėn mbinjerėzore tė udhėheqėsit. Nėnteksti ėshtė i thjeshtė: e keqja na erdhi nga demokracia dhe demokratėt.

Deri nė vigjilje tė 2010-ės humnera ishte imagjinare, e fantazuar dhe e promovuar nga zoti Rama. Nga tellallėt dhe tė dėshpėruarit rreth tij u pėrdor ēdo lloj mjeti e metode, pėr t'u bėrė e besueshme. Me pėrmbytjet nė zonėn veriperėndimore opozita ekstreme thirri e ekzaltuar: ja humnera reale! Profecia e liderit tonė u vėrtetua! Pritej vetėm rrokullisja e padiskutueshme nė tė, tė paktėn e qeverisė. Po tė ishin shkarkuar rezervuarėt e Drinit dhe mė pas tė bėnte thatėsirė me pasoja energjetike, opozita do tė akuzonte qeverinė pėr hapjen dhe do tė fliste pėr gropė energjetike... Mbėrritja e zotit Rama nė Shkodėr, pasi mbaroi vakancėn nė Dubai, pa e bėrė qejfin qeder (kėsaj i thonė: fshati digjet, kurva krihet), thirrja e tij pėr solidaritet dhe evakuimin e qytetarėve tė rrezikuar, nė rezonancė tė pjesshme me pozitėn, na dha lumturinė pėr tė menduar se u realizua ajo qė pritej nė kapėrcyellin e ndėrrimviteve dhe qė ishte kėrkuar njėherėsh nga pozita dhe ndėrkombėtarėt - reflektimi i Ramės, arritja e marrėveshjes dhe bashkėveprimit konstruktiv me pozitėn. Mirėpo u pa se me kaq zoti Rama lau duart si Pons Pilati. Pas pozave teatrale alarmante tė shqetėsimit pėr ngjarjet dhe melodramatike tė dhimbjes pėr tė dėmtuarit nga reshjet natyrore, rifilloi skenari pėr pėrfitime politike. Me kėtė rast fantazia punoi me kapacitete pėrmbytėse nė trurin e lidershipit socialist dhe jo vetėm, por edhe tė Gjinushit plak-foshnjė, tė Erjonit foshnjė-plak dhe disa tė humburve tė tjerė, tė cilėve s'u ka mbetur mė asgjė pėr tė humbur. Sipas tyre, ishim nė njė situatė biblike: Shqipėria ishte fėlliqur nga qeveria e Berishės, prandaj erdhi pėrmbytja e madhe, ku Rama, nė rolin e Noes, do tė bėhej shpėtimtari, duke marrė nė varkėn e tij specien e racės hibride mė tė re, tė krijuar prej tij, socialisto-ramiste-ruēiste. Mirėpo tjetėrkush e mori varkėn e shpėtimit para tij. Atyre u mbeti vetėm imazhi i errėt i humnerės virtuale.

Realisht pėrmbytja, krahas tė kėqijave, pati edhe disa tė mira. Ujėrat e shumta bėjnė lėvizje tė mėdha, trazojnė e pastrojnė llumrat, marrin pėrpara pengesat e grumbulluara gjatė kohės, qė ka rrjedhur bashkė me ujėrat dhe nxjerrin pėrsipėr ca asortimente tė padėshiruara, qė i kanė mbuluar prurjet e kohės. Dolėn nė sipėrfaqe disa specialistė, qė s'ua kishte dėgjuar kush emrin dhe, duke ndėrruar penxheret televizive, iu pėrveshėn punės, pėr tė promovuar veten si superkompetentė, duke na treguar disa tė "vėrteta" trishtuese, dhanė vlerėsime, kėshilla dhe parashikime ogurzeza. Ndėrsa tė vėrtetėn e di specialisti i vėrtetė, zoti Farudin Hoxha, i cili vėshtron lartė e jo poshtė nė humnerė. Dolėn ca heronj mediatikė, tė zhytur nė ujė, tė cilėt pasuruan CI-vitė e tyre pėr karrierė mediatike, duke pėrmbytur ekranet me informacione qė paralajmėronin apokalipsin, si shėrbime politike me zell tė pėlqyeshėm pėr padronėt. Dolėn disa deputetė socialistė, anonimė deri te pėrmbytja, tė cilėve bojkoti ua kishte privuar mundėsinė e promovimit tė vlerave "tė mėdha" pėr publikun; u krijuan mundėsira pėr hakmarrje dhe pėrndjekje, pėr ekspansion elektoral dhe rezerva tė mėdha pushteti; pati prurje tė bollshme shprese kryeministrore e ministrore pėr Ramėn e tė tijtė...

Por shpresa mė e madhe pėr opozitėn ekstremiste nga pėrmbytjet nė zonat e Veriut ishte diversioni nė kėtė bastion tė paepshėm tė demokratėve, pėr pėrhapjen e panikut dhe pėr krijimin e njė situate anarkike, njė '97 nė miniaturė, qė s'dihet ē'emėr do t'i vihej. U ndėrmorėn ca nisma dhe u krijuan ca struktura tė dyshimta tė ngjashme me ato tė Vlorės mė 1997. Shkodranėt krenarė dhe impulsivė ndaj politikave tė mbrapshta, siē ishte ajo komuniste, kėtė radhė nuk do ta duronin mė Berishėn, nė se do tė arrihej tė bindeshin se gjithēka qė ndodhi ishte pasojė e politikave korruptive dhe tė qėllimshme tė tij. Detyrėn e mori pėrsipėr i ashtuquajturi "Komitet i Shpėtimit tė Shkodrės", me shpresė se do t'i besohej profecia e pėrhapur me telefonata e mesazhe pėr ēarjen e sigurt tė kaskadės sė Drinit dhe se nė Shkodėr mungonte edhe buka. Skuadra e angazhuar pėr njė vepėr makabėr tė tillė mund tė arrinte tė irritonte familjet shkodrane pėr njė fillim si ai i '97-ės dhe lėvizja apo revolucioni do tė pėrhapej si ortek nė gjithė Shqipėrinė. Mė tej gjithēka do tė vijonte sipas kalkulimeve tė shtabit revolucionar. Mirėpo shkodranėt janė kockė e fortė dhe me mend nė kokė. Ata dinė ta ndajnė shapin nga sheqeri. Skenari makabėr nuk funksionoi, projekti ishte tepėr mediokėr dhe situata shėrbeu jo vetėm si dėshtim i provokatorėve, por edhe si njė gurė prove pėr qeverinė "Berisha", pėr funksionimin e demokracisė, pėr konsolidimin e institucioneve dhe strukturave shtetėrore, si dhe pėr mbėshtetjen e demokracive perėndimore. Kėshtu, fillimi i vitit 2010, nga ogurzi, siē u pėlqente disave, u bė njė fillim tepėr premtues pėr mazhorancėn qeverisėse dhe njė ogur frymėzues pėr popullin, i cili pa soidaritetin e vėrtetė nė raste fatkeqėsish, potencialet e fuqishme tė vendit e tė shtetit, tė mirat e aderimit nė NATO dhe nė strukturat europiane. Politizimi i skajshėm i situatės sė pėrmbytjeve nė Shkodėr e Lezhė, irritimi i shtirur dhe gjuha e urrejtjes e Ramės ndaj qeverisė dhe kryeministrit, janė dėshmi e freskėt e vėshtrimit tė tij nė humnerė. Thėnie tė tilla: nuk bėhet ky vend, vendi ėshtė zhytur nė njė depresion pa kthim, secili nga ne e ndien veten njė hiē tė madh nė mes tė hiēit, qė nuk ėshtė nė gjendje tė ndryshojė asgjė nė kėtė vend... pėrbėjnė njė zallamahi deklaratash negativiste absurde, njė menu pijesh narkotike pesimiste dhe nihiliste, tė cilat shėrbejnė si njė mekanizėm i dhunimit dhe tensionimit tė mjedisit publik, duke demotivuar dėshirėn pėr punė, dėshirėn pėr tė jetuar kėtu, duke fashitur kurajon qytetare dhe burrėrinė pėr tė bashkuar forca nė situata tė vėshtira dhe emergjente, kapitullimin para forcave madhore tė natyrės. Dhe absurdi nuk ka fund, kur flitet e shkruhet nga ndonjė opinionist (me siguri i ēekuilibruar mendėrisht) se '97-a ishte njė farė burrėrie, me tė cilėn ne shqiptarėt jemi krenuar edhe kur ajo (burrėria) na bėnte gjėmėn... Kėto ampula helmatisėse dalin nga goja e atyre qė i mbajnė gjatė sytė nė humnerė, midis tė cilėve ka edhe nga ata qė, fatkeqėsisht, pėr hir tė karakterit apo veseve tė tilla, si dembelizmi, parazitizmi, shprehi tė kohės sė sundimit tė amoralitetit apo tė veseve tė kultivuara gjatė tranzicionit, vėnė nihil mbi gjithēka, por kėta do t'i pranonim si viktima tė karakterit tė tyre dhe mund t'u gjendej ilaēi shėrues. Problemi ėshtė se ka edhe opinionistė, qė ndėrgjegjja ua pėrthyen keq realitetin, janė nė shėrbim tė verbėr tė padronėve ose janė tė pakėnaqur nga qeveria pėr mosplotėsim tekash, probleme qė i kompromentojnė profesionalisht. Por mė tė ndėrkryer janė tė dėshpėruarit rreth Ramės, ekstremistėt e lidershipit socialist, tė cilėve babėzia pėr pushtet u bėn hije mbi gjithēka tė arritur nga qeveria e Berishės dhe me vetėdije tė qėruar vėnė syza tė errėta, bojatisin me skurro ēdo gjė qė ka forcė pėrparimi dhe krijimi. Ata e shikojnė dhe e krijojnė humnerėn atje ku s'ėshtė: nė shėndetėsi, nė arsim, nė ekonomi, nė investime, nė administratė, nė korruptimin e gjithēkaje, edhe tė natyrės, nė morte, duke dashur tė helmojnė atmosferėn shoqėrore dhe tė mbjellin pesimizmin e madh nė tėrė shtresat sociale. Ata i ekzalton ēdo fatkeqėsi personale apo kolektive, qofshin aksidentale, pėr gabime njerėzore apo natyrore, me shpresėn e grumbullimit tė ndonjė thėrrimeje kapitali politik, pėr tė blerė karrigen pushtetare. Natyrisht gjenden edhe nga ata qė i besojnė dhe si njė masė amorfe opozitare vėrtiten rrugėve e shesheve dhe vėshtrojnė me nostalgji nga e djeshmja, ashtu si ēifutėt skllevėr, kur fituan lirinė nga Egjipti dhe endeshin nėpėr shkretėtirė, kujtonin qepėt, preshin, kastravecat dhe pjeprat e ėmbėl qė kishin ngrėnė nė Egjipt.

Qėndrimi ende kokėfortė dhe alogjik i opozitės dhe miratimi nga njė pjesė minorene e popullsisė flet edhe pėr njė kulturė ende konservatore, jo demokratike. Nė mjaft vende tė Europės kanė ndodhur pėrmbytje, nė SHBA janė ēarė diga, qė kanė pėrmbytur qytete tė mėdha dhe opozita ėshtė bėrė njėsh me pozitėn, pėr tė rritur kurajon e popullit nė pėrballimin e fatkeqėsive. Tek ne ndodh e kundėrta: njėra palė i pėrvishet punės pėr pėrballimin e vėshtirėsive, tjetra mallkon e vė re llogaritė e pėrfitimeve tė saj. Lufta e egėr pėr pushtet ngjan absurde dhe cinike nė situata tė tilla. Gjuha e ashpėr dhe e pikėrrt e urrejtjes dhe ofezave publike nuk ėshtė as shenjė e inteligjencės, as shenjė e kulturės bashkėkohore. Ajo ėshtė reminishencė e amoralitetit dhe e harbutėrisė sė regjimit tė vjetėr. Pavarėsisht se civilizimi ynė nuk ka qenė ndonjė herė nė ballė tė civilizimeve, tani, qė ėshtė pranuar e provuar, mė sė fundmi, pėr praninė e genit elitar nė psikikėn tonė dhe jemi tė lirė, nuk ka mė arsye qė tė mbetet nga mė tė vonuarit. Kontrasti i mendimit, i mprehtė si diamant, me ngadalėsinė e avancimit, tė sjell ndėrmend pistėn e vrapimit, ku njė atlet shumė i pėrgatitur fizikisht dhe teknikisht, ka veshur njė palė kėpucė tė rėnda me lidhėsa tė gjata. Kėpucėt e rėnda e pengojnė dhe e bėjnė tė shikojė nga lidhėsat, kur tė tjerėt vrapojnė, duke vėshtruar pėrpara. Historikisht kėpucėt e rėnda na i kanė veshur tė tjerėt me zor, pėr shkak tė vocėrisė sonė, pushtuesit e mėdhenj e tė fuqishėm, ushtarakisht dhe ideologjikisht. Por sot ama, ato kėpucė i kemi flakur nė atė humnerė ku vėshtrojmė ende. Bile sot kemi veshur atlete tė lehta, sportive dhe mė 1992 jemi vėnė nė njė start me shumė vende tė kontinentit. Por sėrish jemi tė fundit, prapė ne vėshtrojmė atletet dhe lidhėsat, kur tė tjerėt vazhdojnė tė vrapojnė, sepse vetė i baltosim e i rėndojmė.

Ne praktikuam me kryeneēėsi prej adoleshenti gjatė tėrė vitit 2009, duke e etiketuar me gojėn e kryetarit tė Partisė Socialiste, si viti i krizės totale, viti katastrofik, viti i varfėrisė ekstreme, tė kundėrtėn e porosisė sė filozofit gjerman. Duket sikur djalli ka marrė mashėn dhe po trazon urat. Shpresėhumburit na ndėrsejnė ēdo ditė gogolin e krizės, profetizojnė ēdo ditė njė tė ardhme tė dėshtuar tė Shqipėrisė. Kjo ka bėrė qė disa qytetarė, sidomos tė rinj, tė presin me padurim heqjen e vizave, pėr ta braktisur vendin e tyre. Dhe nuk mendoj se kjo dukuri ėshtė shfaqja e inercisė sė periudhės diktatoriale gjysmėshekullore, vrastare e shpresave, ngrica e ėndėrrave, por ėshtė vullneti diabolik i tė pėrgjėruarve pėr pushtet. Pėr kėtė kategori njerėzish, qė s'duan ta shikojnė kontrastin e tė djeshmes me tė sotmen, pėrgjigjja mė e goditur do tė ishte ajo e Krishtit: "Nuk do t'ju llogaritej faji nė qoftė se do tė ishit tė verbėr, por, me qenė se pohoni 'ne shohim', jeni fajtorė".

Shqipėria e ka kapėrcyer hutimin dhe pasigurinė e kryqėzimit historik, e ka pėrcaktuar qartė rrugėn e duhur tė zhvillimeve demokratike. Treni ynė ka hyrė nė shina drejt Europės dhe askush s'dėshiron tė ndalet dhe askush nuk beson se do tė ndalet, me pėrjashtim tė atyre qė e quajnė Shqipėrinė pronė tė tyre dhe shqiptarėt kope delesh idiote. Arritje tė tilla si antarėsimi nė NATO dhe mbėrritja e Pyetėsorit nga BE, privatizimet me aksese tė mėdha ekonomike nė strukturėn e tregut tė lirė, standartet e zgjedhjeve tė fundit, reformat e mėdha demokratike, progresi i dukshėm nė shumė aspekte janė me tė vėrtetė krenime pėr qeverisėsit dhe tė qeverisurit e njė vendi qė ka dalė nga izolimi mė i paparė. Kėtė e thonė tė huajt dashamirės, e thonė amerikanėt, e thotė Obama, por e treguan dhe organizimi i punės dhe ndihmat nga tė gjitha anėt pėr pėrballimin e faktorėve natyrorė nė qytetet e Shkodrės dhe Lezhės. Vėshtrimi tek humnera nga egoistėt dhe kryelartėt ėshtė tjetėrsim i turpshėm dhe mjeran pėr ta. Fjalori panikpėrhapės nė ditėt e vėshtirėsive nė zonat e Veriut i bėri qesharak dhe i distancoi nga pjesa realiste e popullsisė. Cinizmi i tyre duket nė dritė tė diellit kur flasin pėr varfėri tė skajshme tė shqiptarėve, krizėn e papėrballueshme tė vendit dhe vetė bėjnė pushime sheikėsh nė Dubai. Nga ana tjetėr, deklarata tė tilla janė vetėvrasėse se shtrohet pyetja: ku i gjejnė kėta liderė tėrė ato para nė njė vend kaq tė varfėr pėr tė bėrė pushime nė hotelet mė tė shtrenjta tė botės? Logjika ėshtė e thjeshtė: ose gėnjejnė pėr krizė e varfėri ose vjedhin njė popull fukara.

Po aq ėshtė e vėrtetė se edhe ne realistėt, fituesit, duhet ta lėmė pas kohėn e krenimeve dhe tė prekim e pėrcjellim kulturėn perėndimore tė kėrkimit tė mė sė mirės. Qeveria, pas arritjeve dhe pėrvojės sė fituar katėr vitet mė tė suksesėshme tė tranzicionit, tė cilės populli i besoi mandatin e dytė, duhet t'i kthejė tashmė sytė nga induktimet dhe ndikimet e krizės globale (bile edhe tė ngrohjes globale) mbi ekonominė tonė dhe masat pėr shmangien e pasojave mbi mirėqenien e qytetarėve. Pikėrisht kėtė duhet tė kėrkojė dhe pėr tė tė angazhohet opozita, duke zhvilluar luftėn e ndershme politike pa kompromis nė Parlament.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Kush mban sytė nė humnerė, e vėshtron humnera
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: